Lajme Shqip Tuesday, 15 April 2014 16:06

Vazhdojnë problemet për mesfushorin e Kombëtares së Shqipërisë Migjen Bashën. 27-vjeçari ishte edhe dy herë më parë i lënduar këtë stinor por fati i njëjtë e ka përcjellë edhe në sfidën ndaj Genoas së fundmi. Torino arriti fitore spektakolare 2:1, ndërsa Basha ishte titullarë në këtë takim.

Në minutën e 57-të, Migjeni pësoi një lëndim dhe nuk arriti të vazhdoj më shumë ndeshjen duke u zëvendësuar nga bashkëlojtari i tij Alessandro Gazzi.

Ndërkohë skuadra e Torinos nuk ka dhënë ndonjë lajm më të saktë se kur do të kthehet lojtari shqiptar mirëpo ka bërë të ditur se kontrollet mjekësorë do të kryhen sot (të martën).

Gjatë këtij stinori, Migjen është paraqitur në 27 takime për Torinon ndërsa ka arritur të bëjë një asistim. Skuadra e kosovarit është duke kaluar nëpër një formë tejet të mirë ku pas 33 javësh ndodhet në pozitën e shtatë me 48 pikë të tubuara./rtk/