Lajme Shqip Friday, 05 October 2012 19:35

Londër – Femrat britanike çdo dy minuta blejnë këpucë të lustruara bezh, të cilat kushtojnë rreth 200 euro, qysh kur zinxhiri tregtar “Marks & Spencer” i ka vënë në rafte këto këpucë që duken identike me ato që ka veshur shpesh dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton.

Në Britani kanë një taktikë të përpunuar. Princesha Kate vesh dhe promovon markat britanike të modës, madje edhe ato me çmime shumë të ulëta, të arritshme për të gjithë.

Këpucët e lustruara me take të princeshës kanë emrin e L.K. Bennett, kreatorit të ri britanik, të cilin dukesha e re e Kembrixhit e adhuron dhe këto këpucë i vesh aq shpesh, sa që tashmë është kritikuar për to.

L.K. Benet nuk është në mesin e krijuesve luksoz dhe këpucët bezhë të princeshës kushtojnë pak më shumë se 200 euro, raportojnë mediat britanike.

Drejtoresha e furnizimit në “Marks & Spencer” thotë se kërkesat për “këpucët e princeshës” u rritën në sajë të princeshës, Kate Middleton, dhe nga kjo me siguri se do të përfitojnë markat britanike, “Limited Collection” dhe zinxhiri i “Marks & Spencer”.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Sunday, 30 September 2012 11:02

Londër-Në numrin e radhës të revistës “Se og Hor” (Shiko dhe Dëgjo) revista nordike publikon 16 faqe me fotot e Kate. Bëhet fjalë për fotot e publikuara më parë nga revista franceze “Closer”, e dënuar më pas nga një gjykatë në Paris me 10 mijë euro gjobë pas denoncimit të familjes mbretërore britanike.

Revista dandeze ka shkuar shumë më larg se sa homologia franceze. Ajo hapet me një foto të madhe të Kate duke ndërruar bikinit. Fotoja është marrë nga përballë, në të njëjtin pozicion si ato të publikuara e më pas të ndaluara të revistës Closer.Drejtori i revistës “Se og Hor”, i vendosur në qendër të kritikave nga familja mbretërore, tha se bëhej fjalë për foto të një personazhi publik që s’mund të mos i botonte.

Ai shtoi se revista e tij kishte siguruar imazhet para publikimit nga “Closer” dhe gjatë kësaj periudhë është konsultuar me juristët për të vendosur mbi publikimin apo jo të tyre.Ende nuk ka një reagim zyrtar të familjes mbretërore britanike, ndërsa nuk dihet akoma nëse edhe ndaj revistës daneze do të ndërmerret ndonjë hap ligjor, ashtu sic u veprua me francezen “Closer”.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 19 July 2012 15:54

Katërmbëdhjetë muaj pasi Princ William dhe Kate Middleton kaluan muajin e mjaltit, fotot e tyre janë bërë publike.

Momente private në Seychelles vijnë edhe nga Italia në faqet e revistës së përjavshme ‘Chi’ fotot e patreguara më parë të muajit të mjaltit të William dhe Kate

Revista e njohur Woman’s Day i ka dedikuar një foto të madhe çiftit në foton mbështjellëse të revistës ku çifti është duke mbajtur dorën e njëri tjetrit në plazh.

Në videon më poshtë mund të shikoni momente intime të kapura nga gazetarë të guximshëm dhe të duruar, duke vënë në siklet Buckingam Palace për pushtimin e privatësisë dhe intimitetit. (LajmeShqip.Com)

 

 
Lajme Shqip Thursday, 21 June 2012 10:00

Princi William trashëgon një dhuratë për ditëlindje prej 10 milionë stërlinash, (rreth 12 milionë euro) nga ana e mamit. Princi William feston të enjten 30-vjetorin e lindjes së tij, duke futur në kursimet e veta personale edhe pasurinë e nënës së tij të ndjerë, princeshës Diana.

Princesha e Uellsit, e cila ndërroi jetë në Paris në vitin 1997, kishte lënë trashëgimi pasurinë e saj për djemtë William dhe Harry, të cilët në atë kohë ishin 15 dhe 12 vjeç, duke pasur një klauzolë të veçantë: asnjë prej tyre nuk mund t’i përdorte paratë pa mbushur 30 vjeç.

Diana kishte një pasuri prej 16 milionë eurosh, një shumë që ka arritur deri në 20 milionë, për shkak të investimeve ndër vite. William dhe Harry ndajnë kështu pasurinë me njëri-tjetrin, por ende nuk dihet se për çfarë do t’i përdorin këto para. Ndërkohë janë përgënjeshtruar zërat për ndërtimin e një shtëpie të re.

 
Lajme Shqip Wednesday, 30 May 2012 14:28

I ftuar në një intervistë ekskluzive për ABC-Tv, Duka e Kembrixhit është shprehur se për të kishte qënë shumë e vështirë mungesa e nënës së tij ditën e dasmës. Princi William në një rrëfim emocional pranoi se i kishte munguar shumë princeshë Diana atë ditë në Westminsiter Abbey.

“Ishte hera e parë që prej kohësh, që kur ajo ka vdekur kur unë…i thashë vetës sime se do të ishte fantastike sikur ajo të kishte qënë këtu”, është shprehur Will.

Ai sëbashku me vëllain e tij Harry janë shprehur se u vjen keq që Diana nuk pati kurrë mundësinë të njihej me Kate.

“Mendoj se ai do të kishte qënë momenti më i mirë për të dhe s’ka dyshim që ajo do ta kishte dashur shumë Kate-n”, është shprehur Princ Harry.

William ishte 15 vjeç dhe Harry 12 kur nëna e tyre humbi jetën në një aksident rrugor në Gusht të viti 1997 në Paris.

William dhe vëllai i tij Harry u intervistuan të dy nga ABC për dokumentarin e Jubileut të Diamandë.

 
Lajme Shqip Monday, 14 May 2012 11:45

Dukesha e Cambridge ka mrekulluar sërish, duke u shfaqur në mbrëmjen gala që u zhvillua në Royal Albert Hall, për të startuar numërimin mbrapsht të Lojërave Olimpike të Londrës.

Kate kishte zgjedhur një fustan të mrekullueshëm të Jenny Packham, ndërsa sandalet prej 450 paund ishin të Jimmy Choo.

Kate dhe bashkëshorti i saj, princi William u shfaqën në këtë mbrëmje si një çift shumë i këndshëm dhe i lumtur, ndërsa dukesha ishte ajo që tërhoqi veçanërisht vëmendjen e të pranishmëve.

Në raste të tilla zakonisht Kate zgjedh t’i mbajë flokët e lëshuar ose gjysmë të kapura, por kësaj here ajo i ka stiluar flokët me një model tepër interesant, që jo për çudi pritet të bëhet shpejt trend edhe për zonjat e tjera.

(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 26 April 2012 11:33

Duka dhe Dukesha e Cambridge, Princ William dhe bashkëshortja e tij Catherine, e cila është e njohur si Kate, do e kalojnë 1-vjetorin e martesës së tyre, që u cilësua si martesa e shekullit, në privatësi të plotë. Dhe kështu ata do të reflektojnë padyshim për një vit i cili për ta ka qenë i mbushur me shumë evente.

Pas ceremonisë nga e cila ktheu sytë e gjithë bota, në eventin e parë publik ku u shfaq Kate ishte galaja e bamirësisë “Absolute Return for Kids” në të cilën mbante veshur një fustan të dizenjuar nga Jenny Packham. Ndërsa muaji Korrik shënoi vizitën mbretërore të çiftit në Kanada dhe Amerikë.

Ndalesa e tyre në Kaliforni duket se do të mbahet mend pasi çifti mbretëror mori pjesë në një darkë glamur mes yjeve të Hollivudit, bëhet fjalë për çmimet BAFTA. E pas një fejese të shkurtër, por një raporti të gjatë dashurie, çifti Will dhe Kate u shndërrua në të preferuarin e fansave të monarkisë britanike pasi ata kanë ditur të ruajnë statujën e tyre në publik.

Janë jo të paktë turistët nga e gjithë bota që vizitojnë pallatin mbretërore në Londër dhe kureshtja e tyre ngacmohet jo pak nga çifti i ri mbretëror të cilin e cilësojnë të jashtëzakonshëm. Një turiste amerikanë ka thënë: “Ata janë një çift i mrekullueshëm. Duhet të jenë një shembull i mire për këdo”.

William dhe Kate nga ana tjetër janë shndërruar në tepër fitimprurës për dyqanet e suvenirëve ku mund të gjesh gjithçka ka të bëjë me çiftin, momentet më të rëndësishme të tyre të jetës në publik. Një shitës rrëfen: “Ne kemi shitur shumë suvenire të William dhe Kate, sidomos në ditët e dasmës kemi pasur fitime të mëdha dhe tani padyshim që kushdo që viziton Londrën kërkon të marrë diçka që ka lidhje me çiftin”.

Detaje bëhen publike për ditët e ardhshme të çiftit. Ata shfaqen këtë 25 Prill në premierën e filmit “African Cats” dhe më 26 Prill do të jenë pjesë e dy pritjeve të organizuara për bamirësi dhe me këtë pjesëmarrje e mbyllin veprimtarinë e tyre publike pasi do të largohen menjëherë nga sytë e njerëzve sepse ata kanë preferuar një përvjetor martese vetëm të dy dhe në shtëpinë e tyre.

 
Lajme Shqip Friday, 20 April 2012 11:00

Pippa Middleton do të merret në pyetje nga autoritetet franceze pasi një nga shokët e saj drejtoi një armë zjarri ndaj një fotografi gjatë një ekspozimi në Paris.

Incidenti ndodhi gjatë festës së ditëlindjes të një miku të saj Vizconde Arthur de Soultrait. Anglezja udhëtonte me një Audi pa kuvertë me tre meshkuj, të cilët qeshnin me shtypin duke i drejtuar edhe një armë.

Pyetja që bëjnë mediat rozë në mbarë boten është nëse arma ishte e vërtetë apo lodër. Ne fotografi Pippa duket e buzëqeshur teksa arma i drejtohej shtypit që po i ‘përgjonte’. Madje autoritet kanë thënë se nuk do të tunden nga hetimi edhe pse Pippa i përket familjes mbretërore britanike.

Kohet e fundit shoqeria franceze është shumë e ndjeshme, që pas sulmeve të ndodhura në Tuluzë, dhe askush nuk dëshiron që t’i drejtohet arma një fotografi. Por njerëzit e showbiz-it nuk mendojnë shumë gjatë për pasojat e shakave të tyre, ndonjehere edhe pa kripë.

Shakaja e Pippas mund t’i kushtojë mikut te saj deri në 7 vjet burg dhe e vetmja gjë që mund ta shpëtojë është terheqja e denoncimit nga paparacët.

Pippa është motra e dukeshës Kate Middleton, bashkëshortes së princit William te Britanisë së Madhe.

 
Lajme Shqip Thursday, 05 April 2012 13:45

Kate Middleton, pjesëtarja më e re e familjes mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar, tashmë është pjesë edhe në muzeun e statujave të dyllit në Londër. Statuja e saj tanimë gjendet pranë statujës së bashkëshortit të saj, Princit William, dhe në mes të pjesëtarëve të tjerë të familjes mbretërore.

Por statujat e çiftit nuk gjenden vetëm në këtë muze, pasi më herët ato kanë zënë vend në muzetë e Nju Jorkut dhe Amsterdamit, megjithëse me Dukeshën e Kembrixhit të portretizuar në një stil ndryshe nga ai mbretërori i muzeut Madame Tussauds të Londrës.

Në Londër, realizuesit e statujës janë frymëzuar nga poza e famshme e çiftit në fejesën e tyre, imazh ky që ka bërë xhiron e botës në vetëm pak sekonda. Catherine Middleton mban veshur në këtë statujë dylli saktësisht fustanin blu, të cilin e ka mbajtur veshur në ditën e shpalljes zyrtarisht të fejesës në Pallatin Mbretëror në Londër.

Jo vetëm kaq, në statujën e saj gjendet gjithçka ajo mbante në ditën e fejesës, përfshirë edhe unazën me gur diamanti të fejesës. Një menaxher i muzeut ka deklaruar: “Njerëzit nga e gjithë bota duan ta shohin atë sepse ajo është një grua e bukur në tërë dimensionin e kësaj fjale. Ajo është një person model i jashtëzakonshëm dhe unë jam i lumtur që një njeri i tillë është pjesë e familjes mbretërore”.

Mësohet se statuja tjetër e cila do të zërë vend në muzeun e të famshmëve do të jetë figura e Mbretëreshës Elizabet, dhe pikërisht imazhi i saj në Jubileun e Diamantit që do të mbahet më vonë gjatë këtij viti.

 
Lajme Shqip Monday, 26 March 2012 13:30

Angli – Një çift që po martohej në Bashkinë e Mançesterit mbeti i shastisur kur pa të hynte e paftuar në sallë, Mbretëresha Elizabeta e Dytë, e ndjekur nga bashkëshorti i saj, Duka i Edingtonit.

Siç u shprehën më vonë, John dhe Frances Canning në fillim besuan se ishte një shaka dhe se në sallë po hynte ndonjë sozi e tyre, kur Madhëria e Saj u afrua dhe i uroi martesën personalisht.

Mbretëresha, e ndodhur në një drekë me 200 vullnetarë në një dhomë paralele, pyeti zyrtarët nëse mund të hynte për të parë celebrimin dhe kërkesa e saj u aprovua menjëherë.

Elizabeta II dhe Duka shpenzuan pesë minuta, duke biseduar dhe duke u fotografuar me të ftuarit.

“Nuk mund ta besoja që Madhëria e Saj i dinte emrat tanë dhe na u përshëndeti duke na thirrur në emër”, deklaroi për shtypin britanik nusja e entuziazmuar.

Nga ana e tij, dhëndri 48-vjeçar u shpreh se nuk mund të kishte marrë një surprizë më të mirë se ajo që mori. “Ajo ishte qershia mbi tortë. Nuk mund të kisha imagjinuar asgjë më të mirë se kjo”, u shpreh ai.

Ndërkohë, Mbretëresha, nga ana e saj e komplimentoi çiftin duke i thënë, “Dukesh jashtëzakonisht tërheqëse me këtë fustan të bardhë. Ju uroj gjithë të mirat për të ardhmen dhe u trashëgofshi”.