Lajme Shqip Saturday, 18 January 2014 17:24

Michelle Obama mbushi 50 vjeç te premten dhe sot do ta shënojë këtë rast me një mbrëmje festive. Diten e djeshme, Zonja e Parë e kaloi larg syve të publikut, megjithatë orët e vona të së shtunës do të jene krejtësisht të sajat, kur dhe do të vendoset në qendrën e vëmendjes së eventit të organizuar në Shtëpinë e Bardhë.

Hollësitë e festimeve nuk janë bërë publike, por të ftuarit thonë se do të ketë vallëzim. Zonja e Parë vuri një fotografi në Tëitter, ku ajo mban në dorë një kartë nga organizata AARP, e cila lobon për amerikanët mbi 50 vjeç. 

Por a eshte vertet ky nje pervjetor i hareshem per Michelle Obama-n, sic premton ta beje kjo feste? E-mail-i qe fton miqte per `”koktejle, kercim dhe embelsira” i keshillon te veshin kepuce te rehatshme e te praktojne levizjet e dansit. Obama-t jane cifti me i vezhguar i botes, por do te jete e rralle, shkruajne gazetat roze, nese ndonje nga te ftuarit e mbremjes nuk do t`i ndjeke levizjet e tyre me interes te veçante. Kjo, per shkak te spekullimeve per krisje ne lidhjen e tyre. Heren e fundit kur ishin bashke ne publik, ne ceremonine kushtuar Nelson Mandeles, Zonja e Pare nuk dukej aspak e kenaqur nga fakti qe i shoqi dy karrige me tej qeshte e shkrepte poza “selfie” me kryeministren daneze Helle Thorning-Schmidt. 

Nese do besojme tabloidet amerikane, cifti i arte i ëashingtonit ka probleme qe shkojne pertej shikimeve kercenuese. Keshtu ‘National Enquirer’ pretendon se martesa e tyre 21-vjeçare po kalon sprova te medha pas zbulimit te zonjes Obama se truprojat e sherbimit sekret kane mbuluar tradhetite e bashkeshortit. Shtepia e Bardhe deri tani nuk ka bere asnje koment. “Enquirer” shkon deri aty sa te profetizoje se Michelle ka ndermend te qendroje ne krah te te shoqit deri ne fundin e presidences. Pas kesaj ai do te shkoje ne Haëaii ku eshte rritur, ndersa ajo do te qendroje ne ëashington me femijet. 
/ Top Channel/