Tag Archives: michael schumaher
|

Pas 10 javësh në koma artificiale, më në fund Michael Schumacher ka filluar të marrë frymë vetë, pra jo më me ndihmën e aparaturave.
Ky është lajmi i dhënë nga 2 gazeta të mëdha europiane, “La Gazzetta dello Sport” dhe “Bild”, të cilat dalin kundër të gjitha mediave të tjera, që mendojnë se vetëm një fuqi e mbinatyrshme mund ta shpëtojë tashmë Schumacher-in.
Reporterët e këtyre dy gazetave nuk kanë cituar asnjë burim, por, ndërkohë, kanë publikuar një deklaratë të menaxheres së Schumi-t, Sabine Kehm, e cila as nuk e pohon, por as nuk e mohon këtë lajm.
Mendohet se burimi i këtij lajmi të gëzuar mund të jenë disa nga ish-shokët e vjetër të Schumi-t te Ferrari, të cilët me një leje të posaçme kanë arritur të futen në spitalin Grenoble.
Marrja frymë pa ndihmën e aparaturave shihet si një shenjë e mirë, ndërkohë që “Gazzetta dello Sport” shkon më shumë se kaq, duke thënë se ish-drejtori teknik i Ferrarit, Ross Brawn, është “arkitekti” edhe i përmirësimit të gjendjes shëndetësore të Schumi-t.
Në këtë gazetë thuhet se Brawn u ka dhënë mjekëve një regjistrim audio me zhurmat e motorit të Ferrarit.
Në orare të ndryshme të ditës, mjekët i vendosin Schumi-t të dëgjojë këtë kasetë dhe, sipas burimeve të gazetës italiane, ata mendojnë se kjo gjë do ta ndihmojë ish-pilotin e Ferrarit të hapë sytë dhe t’i rikthehet kujtesa e humbur, gjatë aksidentit me ski në alpet franceze Dhjetorin e vitit të kaluar. / Top Channel
|

Michael Schumacher nuk është aspak në gjendje të mirë shëndetësore.
Lajmi është konfirmuar sot në mëngjes nga mediat gjermane.
Lajmet e fundit nga spitali i Grenobles në Francë thonë se Schumi nuk po arrinë të zgjohet nga koma dhe për më keq atij i ka dalur një problem shtesë.
Piloti i famshëm gjerman tani ka problem edhe me sëmundjen e penumonisë.
Trupi i Schumacherit gjatë gjendjes që ka qenë dhe është në koma, ka marrë më pak oksigjen se sa zakonisht, duke shkaktuar sëmundjen e njohur të mushkërive
Pneumonija mund të shkaktoi dështime në organe të ndryshme, ndërsa në shumë raste sjellë edhe vdekjen, gjë e cila ka shtuar shumë panik në famlijen e mbretit të shpejtësisë.
|

Aty ku nuk ka arritur ende Ferrari, mendon të shkojë Mercedes. Skuadra gjermane në fakt publikoi në profilin e saj zyrtar në Twitter foton e një pjese të njëvendëshes së re për botërorin e Formula 1 2014. Në makinën W05 do të jetë i stampuar një mesazh inkurajimi për MichaelSchumacher.
Mbi telajon e argjendtë në faktspikat shkrimi “Keep FightingMichael””, (Vazhdo të luftoshMichael), që i dedikohet ish-pilotit gjerman, i cili gjendet në koma që nga 29 Dhjetori i kaluar dhe mbetet ende i shtruar në spitalin e Grenoble pas aksidentit që pësoi ndërsa ishte duke bërë ski.
Në këtë mënyrë Mercedes tregon se qëndron pranë Schumacher, i cili e mbylli karrierën e tij pikërisht me skuadrën gjermane.
Njëvendëshja e re e Mercedes do ta bëjë debutimin e saj në testet e Jerez de La Frontera ditën e sotme. /albeu/