12
 
Lajme Shqip Friday, 21 June 2013 13:09

Legjenda e popit Michael Jackson, para se të vdiste po përgatiste turneun e tij në atë që sipas parashikimeve, do të thente të gjitha rekordet. Mirëpo Jackson ka thyer edhe një rekord. Madje ai ka thyer rekordin e të gjitha qenieve njerëzore sipas ekspertëve. Kjo pasiqë Jackson, nuk ka bërë “gjumë real” për 60 ditë me radhë para vdekjes së tij.

Për këtë, doktorri i tij Dr. Conrad Murray, ka thënë se ai i ka dhënë rekomandime që të trajtojë insomaninë e tij.

Këtë fenomen e ka shpjeaguar edhe doctor Charles Czeisler, i cili shërben në ekipet e NASA-s, CIA-s dhe Rolling Stones për trajtimin e gjumit.

Ai ka thënë se edhe nëse Jackson nuk do të vdiste nga mbidoza, jeta e tij do të shuhej si pasojë e 60 ditëve pa gjumë, shkruan CNN.

 

 
Lajme Shqip Wednesday, 27 June 2012 12:03

E tërë bota u pikëllua tre vite më parë kur në mënyrë tragjike mbreti i Pop-it u nda nga jeta. Por tani fansat e shumtë të këngëtarit kanë mundësinë që të kenë në duart e tyre diçka të tij pasi dje në rreth orës 11:00 kapelja e Jackon ka dalë në ankand.

Kapelja origjinale e nënshkruar me një firmë të Michael Jackson është nxjerrë në ankand nga Mattheu Fiddes, i cili ka punuar për yllin e muzikës për 12 vite. Dy nga kapelet më të famshme janë tashmë në ankand.

Të dyja kapelet janë veshur edhe nga dukesha e Cambridge në disa evente që ajo ka marrë pjesë përpara se të martohej me William.

Shumë menduan se ajo i kishte blerë kapelet por dukesha thjesht i kishte marrë me qera kapelet e famshme.

Pritet që kapelet të shiten rreth çmimeve 1,000 dhe 1,500 paund, edhe pse shtëpia e ankandeve Taylor shprehet se çmimi final mund të jetë shumë më shumë se kaq.

 
Lajme Shqip Tuesday, 26 June 2012 11:00

Në mes luleve për homazh do të jenë edhe një sërë koncertesh të cilat do të kurohen në çdo detaj nga familja e legjendës së ndjerë të muzikës, Michael Jackson.

Tre vjet pasi ai u shua, vëllezërit e këngëtarit do të bëhen bashkë në një turne ndërsa fansat me 10 mijë trëndafila mbi varrin e tij.

Do të jetë ky homazhi për mbretin e pop-it i cili u shua në vitin 2009 për shkak të një mbidoze të propofolit, dhe janë fansat ata që kanë bërë të mundur mbledhjen e 30 mijë dollarëve për të dërguar lulet në varrin e tij.

Ndërsa vëllezërit Jackson, 30 vjet pas performancës së tyre të fundit si grupi “Jackson Five” janë ribashkuar në turneun e pagëzuar “The Jacksons”.

Kanë kaluar kështu 3 vjet nga shuarja e artistit, i cili ndërroi jetë më 25 Qershor të vitit 2009, ku mjeku i tij personal Dr. Conrad Murray është shpallur fajtor dhe u dënua me 4 vjet heqje lirie. Pas këtyre betejave, një ndër to edhe ligjore, tashmë gjithçka ka ndryshuar. Fëmijët e M. Jackson, Paris dhe Blanket jetojnë me gjyshen e tyre në Los Angeles dhe e mbajnë përherë gjallë kujtimin e mbretit të pop-it. Paris është vetëm 15 vjeçe, por këtë janar ka vendosur t’i bëjë një homazh të atit të saj në Hollivud, që ka shtangur shumë njerëz. Ajo u shfaq teksa mbante veshur një bluzë në të cilën mes emrit dhe mbiemrit të të atit, ishte vizatuar një zemër.

Ndërsa vëllezërit e tij kanë programuar koncerte në nder të ikonës së muzikës në të paktën 12 qytete amerikane që do të mbahen deri në fund të korrikut, koncerte në të cilat Michael do të jetë prezent virtualisht ndërsa në skenë koncertet do të udhëhiqen simbolikisht nga Jackie Jackson 61 vjeçar, më i madhi ndër vëllezërit Jackson.

 
Lajme Shqip Thursday, 07 June 2012 09:15

Kanë kaluar pothuajse tre vjet që nga ndarja tragjike nga jeta e legjendarit Micheal Jackson, por dhimbja për të bijën e tij Paris nuk është zvogëluar kurrë.

Në një intervistë në programin e famshëm amerikan “Talk-Show” të Oprah Winfrey, 14 vjeçarja hapi zemrën përpara publikut duke rrëfyer: “Vazhdoj ta ndiej mungesën e tij në jetën time si në ditën e parë, që në 2009-ën. Dhimbja për vdekjen e tij nuk lehtësohet kurrë për mua”.

Në intervistë, gjatë së cilës adoleshentja refuzoi të fliste për çështjen Conrad Murrey, mjeku i dënuar me katër vjet heqje lirie për neglizhencë në vdekjen e Jackson, Paris trajtoi edhe çështjen e karrierës së ardhshme në aktrim.

Paris ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në dy filma fantastiko-shkencor për të rinj, por ka hedhur poshtë disa oferta të shumta që i janë drejtuar.

”Kam folur me gjyshen dhe hallën (Janet Jackson) disa herë në lidhje me këtë temë dhe jam dakord me faktin që ka një kohë të duhur për gjithçka. Nuk është koha për mua që të nis një karrierë në kinematografi. Këtë mund ta bëj në të ardhmen, por për momentin dua thjesht të shijoj sa më shumë këtë stad në jetën time”, është shprehur me çiltërsi 14 vjeçarja Paris.

 
Lajme Shqip Monday, 26 March 2012 10:30

Rezidenca në Los Angles ku mbreti i Pop-it, Michael Jackson, kaloi orët e fundit në lagjen Hills Holmby nuk po shitet!

Mauricio Umansky, një nga agjentët e shitjes së pasurive të patundshme në Kaliforni, as me aftësitë e tij s’po e shet dot, madje as qiramarrësit nuk e preferojnë.

Siç raporton TMZ.com prona mund të blihet për 18.200.000 euro, një çmim i arsyeshëm duke marrë parasysh se ka të gjitha lukset. Prona prej 1.600 metrash katrorë, e stilit francez, ka një kinema, pishinë, një kantinë vere, një super palestër, shtatë dhoma gjumi, 13 banjo dhe ashensor.

Në vitin 2008 para se të vdiste Jackson, shtëpia e tij ishte vlerësuar 39 milionë dollarë. Por fundi i tmerrshëm i këngëtarit nga një mbidozë propofoli në 25 qershor 2009, nuk ka bërë që shtëpia e tij të ruajë vlerën, përkundrazi tashmë mund të shitet sa gjysma e vlerësuar më herët. Ndërsa për t’u dhënë me qera vlen 76.000 dollarë në muaj.

Për të lehtësuar shitjen, pronari hoqi të gjitha mobiljet, por siç duket, askush nuk dëshiron ta blejë këtë vend ‘të mallkuar’ siç thonë tabloidët.

 
Lajme Shqip Sunday, 11 March 2012 11:10

Një rrëfim në chat i vajzës së mbretit të Popit, Michael Jackson, ka vënë në dyshim zërin e vërtetë të tij.

Sipas tabloidit TMZ, vajza e të ndjerit, Paris Jackson ka qenë duke ҫatuar me një shoqen e saj kur i ka thënë se kënga “Hold my Hand” që ka dalë në qarkullim në disa media që prej vitit 2010, nuk është regjistrim i vërtetë i zërit të Jackson, por i njërit të ngjashëm me atë të të atit, Jason Malachi.

Ky fakt, bisedë e cila pretendohet të jetë e regjistruar, është mohuar si nga Sony Production, po ashtu edhe nga vetë Jason Malachi. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 16 December 2011 14:00

Paris Jackson e ftuar në intervistë në studion e Ellen DeGeneres ka rrëfyer se fillimisht mendonte se vënia e maskës në publik ishte një ‘budallik’.

Babai i tyre Michael Jackson i mbulonte shpesh fytyrat e tyre, për të mbajtur Prince Michael 14-vjeç, Paris 13 dhe Prince Michael II 9-vjeçar (Blanket), të mbrojtur nga syri i paparacit. Ajo thekson se në fillim mendonte se maska ishte diçka e pakuptimtë, por duke u rritur filloi të kuptonte më shumë.

“Më vonë kuptova se ai vërtetë e bënte për të mirën tonë. Unë kam patur një fëmijëri shumë të qetë pavarësisht se të gjithë donin të më njihnin. Por falë mbrojtjes të babit tim unë kam patur shansin të jetoj një fëmijëri normale si gjithë fëmijët e tjerë. Kur kam filluar shkollën, askujt nuk i bëri përshtypje prania ime, pasi nuk më njihnin. Jam trajtuar njësoj si gjithë njerëzit e tjerë.”

Ndërsa tani, vajza e Michael Jackson po e kërkon vetë famën duke marrë pjesë si aktore në një film serial.

“Babai im ishte duke marrë pjesë në filmin e Moonwalker dhe unë u habita kur e pashë që po aktronte. Që prej asaj here më lindi dëshira të bëhesha si ai. Filluam të bënim bashkë improvizime. Na jepte skenare të vegjël  si për shembull të qanim, dhe unë filloja e qaja për skenën.” (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 30 November 2011 10:59

Conrad Murray u dënua me 4 vjet burgim pasi u shpall për akuzën e vrasjes së pavullnetshme të shkaktuar nga pakujdesia.

Pavarësisht kërkesës së avokatit të tij për mos dënim me burg, pasi vetëm persekutimi i tij nga të gjithë pas kësaj ngjarje do të ishte i mjaftueshëm për të, gjykata arriti në përfundimin e saj se ai duhej të kryente dënim me burg për vrasjen e yllit të popit botëror..

Gjithashtu, prokuroria kërkoi që doktori i tij të dëmshpërblejë fëmijët e Jacksonit për humbjen që u shkaktoi atyre.

Ky vendim i jep fund njërës prej çështjeve më të debatueshme në Amerikë, duke qetësuar në këtë mënyrë edhe fansat e Mbretit të popit mbarë botës.

Por sipas mediave amerikane, Murray mund të vuajë vetëm 2 vite burgim për shkak të mbipopullimit të burgjeve në Amerikë dhe se ai ka humbur liçensën dhe të drejtën për të ushtruar profesionin e tij si mjek.

Michael Jackson vdiq më 25 qershor të 2009-ës në shtëpinë e tij në Los Angeles, pas konsumimit të një sasie të tepruar qetësuesish, kryesisht propofol. (LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Thursday, 24 November 2011 13:02

Shtëpia më e fundit ku mbreti i popit Michael Jackson ka jetuar me qira në Bel Air, ka nxjerrë në ankand të gjitha mobiliet dhe orenditë e shtëpisë.

Pjesa më e madhe e mobilieve janë punuar enkas për Michaelin, por nuk është kjo surpriza e këtij ankandi!

Në mes të orendive është gjetur një tabelë vizatimi kuzhine, ku mbi të ishte shkruar në mënyrë të shpenguar nga fëmijët e Jacksonit, Blanket, Prince dhe Paris.

“Unë e dua babin,” shkruhej dy herë në tabelë, si dhe mesazhi “Buzëqesh, sepse është falas!”.

Kujtime që mbase do të jenë të dhimbshme për fëmijët e tij…

Ndër orenditë është edhe një dollap, mbi pasqyrën e të cilit Michael ka shkruar itinerarin e turit botëror “This Is It” që po planifikonte. (LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Wednesday, 12 October 2011 12:48

Procesi gjyqësore për vdekjen e Michael Jackson-it ka vazhduar edhe dje, më 11 tetor. Juria dje ka parë fotot e autopsisë së këngëtarit.

Patologu që ka bërë autopsinë e Jackson-it, Christopher Rogers, i ka deklaruar jurisë se këngëtari ishte i shëndetshëm dhe nuk kishte ndonjë sëmundje kardiake apo ndonjë anomali. Rogers, gjithashtu ka nënvizuar se në bazë të zbulimeve të tij “Conrad Murray që ka patur në kontroll dozën e Propofolit, mund t’i ketë dhënë aksidentalisht më shumë se ç’duhet”.

Doktori Murray është deklaruar i pafajshëm për vrasje të qëllimshme, por ai tani është nën proces gjyqësor për vrasje të paqëllimshme. Nëse ai gjykohet fajtor, do të përballet me 4 vjet heqje lirie dhe humbje të licencës mjekësore.

Momenti më shokues gjatë gjyqit, ka qenë ai kur u shfaq fotoja nudo e Jacksonit mbi barelën e spitalit, fotografi e shkrepur pak orë pas vdekjes së tij. (LajmeShqip.com)

12