Lajme Shqip Friday, 05 October 2012 12:45

Los Anxhelos- Pas periudhës së keqe që kaluan kur Catherine Zeta-Jones u shtrua në rehabilitim për çrregullimin bipolar vitin e kaluar, vetëm disa muaj pasi Michael Douglas kaloi një kancer në grykë, duket se çifti tashmë i ka kapërcyer këto momente të vështira.

Sipas ‘Daily Star’, aktorët e famshëm hollivudianë po mendojnë të martohen sërish bashkë në një ceremoni në Bermuda.

“Ata duan të hedhin pas krahëve vështirësitë që kanë kaluar dhe do të organizojnë një ceremoni private në Bermuda”, shprehet një burim anonim.Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones kanë dy fëmijë: Dylan Michael Douglas (12 vjeç) dhe Carys Zeta Douglas (9 vjeç). (LajmeShqip.com)  

 
Lajme Shqip Tuesday, 14 June 2011 12:43

Michael Douglas vjet luftoi gjatё me kancerin nё fyt dhe iu nёnshtrua kimioterapive prej tё cilave humbi 32 kg. Mendohet se shkaktari i kёtij kanceri ka qёnё abuzimi me alkoolin para shumё vitesh dhe vite tё tёra tё konsumimit tё duhanit. Megjithёse ai tani ёshtё mirё, dieta e tij ёshtё e pashmangshme pasi mundёsia e pёrsёritjes sё kancerit nuk ёshtё eleminuar plotёsisht.

Madje edhe gruaja e tij, aktorja e famshme Catherine Zeta-Jones, pёr shkak tё streseve qё ka pёrjetuar nga sёmundja e Douglas-it, ka vuajtur nga çrregullime  depresive. Por mbas terapive mjekёsore, sot ajo ёshtё shumё mirё.

Familja e tyre ёshtё parё tё shёtisin tё gjithё sёbashku. Dukeshin shumё tё relaksuar!

Por akoma mё mirё ёshtё shfaqur Zeta-Jones nё tapetin e kuq nё Tony Awards tё djelёn.  Me njё paraqitje elegante dhe brilante!…

Ndryshe nga Douglas, pёr momentin ajo ёshtё e angazhuar me aktrimin nё tre filma.

 
Lajme Shqip Saturday, 26 March 2011 14:30

Nju-Jork – Edhe pse duket e pabesueshme, ka njërëz të cilët ia dedikojnë kohën e tyre parashikimit të njerëzve të famshëm që do të ndërrojnë jetë.

Faqja deathlist.com është e specializuar në këtë fushë dhe për vitin 2011 ka publikuar se do të shuhen 48 personazhe VIP.

Më i riu ndër ta është Michael Douglas, 67-vjeçar, i diagnostikuar me kancer në fyt në shtator 2010. Geoffrey Hughes është një tjetër aktor që vuan nga kanceri dhe bën pjesë në listë.

Aktori Kirk Douglas (95 vjeç), presidenti koreanoverior Kim Jong-Il dhe ish-zëvendëspresidenti amerikan Dick Cheney janë disa nga të famshmit e tjerë në listë.

Edhe personazhe si Nelson Mandela (93 vjeç) dhe Margaret Thatcher (86 vjeç) nuk i kanë shpëtuar listës, parashikimet e së cilës nuk kanë asnjë bazë shkencore.