Lajme Shqip Saturday, 19 April 2014 18:33

“Vendin kryesor në konferencën për shtyp të Tata Martinos e zunë temat më të nxehta që lidhen me të ardhmen e tij, të Messit dhe situatën e trazuar të skuadrës.

“Nuk ndiej asnjë kënaqësi nga puna ime dhe nuk shikoj asgjë pozitive pas humbjes së dy titujve dhe të tretit që tashmë është shumë i vështirë. Në lidhje me të ardhmen time, çfarë ka ndodhur nuk ka sjellë asnjë ndryshim, pra nuk kam asgjë për të komunikuar”, u shpreh ai.

Në një kohë kur shumë zëra qarkullojnë për një largim të paimagjinueshëm të Messit, e ardhmja e trajnerit argjentinas vazhdon të qëndrojë pezull, por ai tenton të shuajë çdo dyshim për fatin e Leos larg Barçës.

“Unë dhe 99% e njerëzve të botës së futbollit jemi të habitur që flitet për të ardhmen e Messit. Janë fjalë që nuk duhen marrë për bazë dhe me mendjen time, as që nuk mund ta imagjinoj Messin që karrierën ta mbyllë larg Barcelonës.”

Në vazhdim Martino pohoi se morali i skuadrës ka rënë sepse mori tre goditje të forta brenda pak ditësh, por forca është e madhe për të reaguar e për të luftuar deri në fund të sezonit. Sikur të mos mjaftonin telashet, vuajtja e Barçës është bërë edhe më e rëndë me humbjen e Neymar. Veç brazilianit, tekniku argjentinas komentoi edhe çfarë pritet nga takimi me Bilbaon.

“Nuk jam optimist dhe e shikoj të vështirë rikthimin e Neymar brenda këtij sezoni. Kemi humbur një lojtar të kategorisë së lartë. Ndaj Bilbaos presim më shumë lojë në ajër, është karakteristikë e tyre. Izolimi i lojtarëve të rrezikshëm si Aduriz është zgjidhja për të marrë rezultatin që duam”, ishin fjalët e Martinos. 

 

 
Lajme Shqip Tuesday, 10 December 2013 15:00

Në Francë mendojnë se Lionel Messi nuk ka asnjë mundësi për të fituar “Topin e Artë”. Në këtë përfundim dalin analistët sportivë në vendin transalpin, sipas të cilëve, janë Cristiano Ronaldo dhe Franck Ribery kandidatët më të mundshëm për ta marrë në shtëpi këtë trofe. Në dritaren speciale të gazetës “L’Equipe” me titull “L’Equipe 21”, 80 % e votave janë dhënë përpara ndeshjeve Play-Off të Kupës së Botës, duke hedhur poshtë zërat se shumë persona kanë zhvleftësuar votën e parë duke kërkuar rivotim.

Në Francë mendojnë gjithashtu se numri 7 i Real Madrid ka shanset më të mëdha në këtë garë dhe mesfushori francez është i vetmi që e konkurron. Përsa i përket Messit, ata mendojnë se shkaku kryesor që e përjashton nga gara finale janë dëmtimet e shumta që argjentinasi ka pësuar gjatë vitit 2013, duke mos e lejuar të tregojë maksimumin në fushën e lojës, shkruan albeu. 

Në këtë mënyrë, mendohet se votuesit janë bazuar në këtë logjikë të thjeshtë, duke ndryshuar trend pas 4 viteve ku numri 10 i Barcelonës është shfaqyr në krye të preferencave. 

 
Lajme Shqip Tuesday, 15 October 2013 14:19

Ajo u shndërrua në një seks simbol në Botërorin e futbollit 2010, kur mbështeste kombëtaren e Paraguajt, ndërsa tashmë shihet si një nga femrat më të dëshiruara në botë. E ftuar në një emision televiziv në Kili, Larissa Riquelme bëri të ditur se ka patur mjaft oferta nga futbollistët për të kaluar një natë të nxehtë me të. 

“Sikur ta dinit kush më ka ofruar para për të bërë seks me mua…Futbollisti më i mirë i botës, Messi.”- deklaroi bukuroshja paraguaiane. 

Tifozja seksi rrëfeu gjithashtu se gjatë kohës që ndodhej në Brazil për të reklamuar numrin e revistës “Playboy”, ku ajo kishte pozuar e zhveshur, një numër i madh futbollistësh i kishin kërkuar marrëdhënie seksuale në këmbim të parave. 

“Gjëja më e çuditshme është se edhe presidenti i vendit tim më kontaktoi njëherë dhe më tha se mund të më dërgonte një avion privat për të shkuar tek ai, por unë nuk pranova. Nuk jam një grua e lehtë, nuk do shitesha kurrë për seks.”- deklaroi bukuroshja. 

 
Lajme Shqip Sunday, 18 August 2013 17:13

Gjeniu i futbollit Lionel Messi, thotw se nuk ka rivalitet me yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Messi shton se Ronaldo është një njeri i mirë.

“Ai është njeri i mirë dhe ai mund të ndryshojë secilën ndeshje. Ai bën gjërat e tij dhe unë jam i fokusuar që të kem sukses me Barcelonën”, ka deklaruar Messi

“Nuk kam rivalitetet me Ronaldon”, ka potencuar ai.

Lojtari më i mirë në botë përgjatë katër viteve të fundit dhe ylli i madrilenëve po dominojnë futbollin spanjoll e atë botëror me paraqitjet e tyre.

Të dy lojtarët përballen mes vete disa herë brenda vitit në të famshmën El Clasico që luhet ndërmjet Barcelonës e Real Madrid.