Lajme Shqip Friday, 10 January 2014 11:44

 

Cristiano Ronaldo është favoriti kryesorë për fitimin e “Topit të Artë” këtë sezon duke lënë pas Riberyn dhe Messin.

Por, nëse ai dhe Ribery do ta fitojnë këtë trofe për ta do të ketë vetëm vlera morale dhe jo monetare.

Sipas marrëveshjeve aktuale sponsorizueze të Nike dheAdidas, besohet se edhe në rast se fiton Ronaldo të hënën, ai nuk do të jetë në gjendje që të përfitojë nga reklamat me logon e Topit të Artë, pasi këtë të drejtë nga FIFA e ka vetëm Adidas.

Ronaldo është i kontraktuar nga Nike si sponsor e kështu është edhe Ribery. Pa marrë parasysh cili fiton, nuk do të mund të arrijnë të fitojnë të holla nga Topi i Artë.

Adidas është sponsori zyrtar i FIFA-s, një prej më të mëdhenjve, që nga viti 1970 dhe së fundmi u rinovua kjo marrëveshje deri në vitin 2030 me përfitime prej 30 milionë eurove në vit për FIFA-n.

Lionel Messi, bartësi aktual i Topit të Artë, ka arritur që të shfrytëzojë më së miri triumfin, duke përfituar miliona euro nga marrëveshja që ai posedon meAdidas, e që është edhe pjesë e FIFA-s.

Shumë besojnë se Adidas do ta shtyjë Lionel Messin drejt promovimit edhe në Amerikë në vitin 2014 dhe shumë do të varet nga forma e lojtarit që ai të marrë një rekord Top të Artë, të pestin për vitin e ardhshëm.

As Adidas dhe as Nike nuk kanë dashur të komentojnë për këto teori konspirative dhe kontestet kontraktuale mes gjigantëve të veshmbathjeve sportive. /albeu/

 
Lajme Shqip Monday, 25 July 2011 18:48

“Po të isha si Lionel Messi do të thosha: nuk do të vij. Më qoni në gjykatë, më suspendoni, por unë nuk do të vij të turpëroj veten se jam lojtar i madh. Unë luaj për Barcelonën dhe nuk do të vij të luaj me disa idiotë që nuk dinë të luajnë me mua”, ka thënë De Laurentis për “Sky Itali”, duke vazhduar se: “Messi është një idiot. Ai e turpëroi veten duke shkuar në Copa America dhe për këtë ai bëri një gabim.”

Në vazhdim, citon “Sky Italia”, De Laurentis ka shfaqur habinë se si mundet nje lojtar i madh sikurse është Mesi, të luaj me disa lojtarë,  me të cilët nuk është familjarizuar.

“Si mundet një lojtar, i cili është mësuar të luaj në një mënyrë dhe të luaj ne një mënyrë tjetër me lojtarë, me të cilët nuk është i familjarizuar, në një afat aq të shkurtër kohorë? Unë jam kundër kësaj”, ka përfunduar De Laurentis.