Lajme Shqip Thursday, 13 March 2014 14:40

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka thënë se Rusia në vend që të veproj si partner për stabilitet në krizën e Ukrainës, po synon ta shfrytëzojë dobësinë e fqinjit të vet.

“Integriteti territorial i Ukrainës nuk mund të vihet në pikëpyetje”, tha Angela Merkel, gjatë fjalimit të saj në Parlamentin e Gjermanisë.

Mergel e ka bërë të qartë se situata në rajonin Krime të Ukrainës nuk mund të krahasohet me rastin e Kosovës në Ballkan, raporton Reuters.

 
Lajme Shqip Monday, 19 December 2011 16:34

Beograd-Politikani më kontravers i veriut të Kosovës ,Oliver Iivanoviç, ka kundërshtuar ashpër deklaratën e kancelarës gjermane Angela Merkes se Serbia duhet të heqë institucionet paralele në Kosovës.

Sipas Ivanoviçit, Serbia nuk mundet të largojë institucionet e veta në Kosovë, pasi kështu nuk do të mundej të ndihmonte serbët atje.

“Serbia ka obligimin dhe të drejtën që të ndihmojë serbet e Kosovës, dhe këtë nuk mundet veprojë si shumica e institucione e shtetit të Serbisë që veprojnë në Kosovë, dhe ajo nuk do të mundej të ndihmonte serbëve” ka thënë Oliver Ivanoviç, sekretar i përgjithshëm në të ashtuquajturën Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Ivanoviç i ka bërë këto kemente duke iu referuar dekleratës së kancelares gjermane Angela Merkel se nëse Serbia dëshiron BE-në, ajo duhet t’i shpërbëjë institucionet paralele në Kosovës.

“Institucionet paralele janë të vetmet që ekzistojnë në këtë pjesë dhe për serbët ato përfaqësojnë mbijetesën e tyre. Këto institucione shërbejnë që serbët të mbijetojnë dhe mendoj se Serbia nuk mundet të heqë këto institucione”- ka nënvizuar Ivanoviç.

 
Lajme Shqip Monday, 19 December 2011 15:34

Prishtinë-Serbia të heqë strukturat paralele në veri të Kosovës, ndërsa Prishtina të vazhdojë të jetë konstruktive në dialogun me Beogadin. Ishin këto dy mesazhet kryesore që kancelarja gjermane Angela Merkel përcolli gjatë vizitës së saj sot në Kosovë. 

Merkel u shpreh qartë në mesazhet e saj drejtuar Serbisë dhe Kosovës nga Aeroporti i Prishtinës, pasi përfundoi takimin me Kryeministrin Hashim Thaçi. Ajo kërkoi ngaSerbiaqë t’i heq strukturat e saj paralele nga Kosova, derisa Kosovës i kërkoi të jetë konstruktive në dialogun me Serbinë.

Ndërkohë kancelarja Merkel, i kërkoi Prishtinës zyrtare që të japë kontributin e saj për të normalizuar raportet me Serbinë. Ajo tha se ka ende shumë punë për të bërë në ndërtimin e shtetit ligjor, por edhe në raport me shtetin serb.

Merkel bëri të ditur se në kontaktet direkte Berlin-Beograd, palës serbe i është bërë tashmë e qartë se duhet të gjejë modalitetet për të mundësuar bashkëpunimin me Kosovën në fushën e tregtisë së lirë, në aspektin kufitar dhe në zhbërjen e strukturave të saja paralele në vend.

“Ne bisedat tona direkte me Serbinë e kemi bërë të qartë se çfarë duam ne. Pra, ka nevojë për të mundësuar tregtinë e lirë-gjë që aktualisht nuk mund të bëhet për shkak të barrikadave, që të zbatohet marrëveshja për kontrollin e përbashkët të kufirit dhe hap pas hapi duhet të arrijmë në zhbërjen e strukturave paralele”, tha ajo për të shtuar rëndësinë që pala kosovare të mënjanojë emocionet për të për të gjetur një zgjidhje paqësore për konfliktin ndërmjet të dyja vendeve.

Komenti i saj pason takimin që diplomatja gjermane zhvilloi me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ky i fundit tha se Kosova do t’i përmbushë të gjitha detyrimet që vendi ka para vetës kur bëhet fjalë për integrimin evropian. Ai theksoi përkushtimin e Kosovës për “përmbylljen e kapitullit të historisë së konflikteve dhe të hapë kapitullin e bashkëpunimit”.

“Kosova do të jetë e përkushtuar në dialogun me të gjithë fqinjët. Ne kemi ndërtuar raporte të shkëlqyera me Maqedoninë, Shqipërinë, malin e zi dhe me të gjitha vendet e rajonit. Andaj duam të kemi bashkëpunim të mirë midis shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Dialogu nuk është vetëm njëri nga opsionet por është opsioni i vetëm-komunikimi dhe zgjidhja e vetme për çështjet që duhet të zgjidhen në raportet ndërshtetërore Kosovë- Serbi”, u shpreh ai.

Kreu i ekzekutivit kosovar theksoi, megjithatë, rëndësinë që shteti serb të zbatojë marrëveshjet e arritura deri më tani në kuadër të dialogut me Prishtinën. “Ky dialog merr vlerën e vërtetë vetëm atëherë kur të implementohen në tërësi marrëveshjet e arritura dhe shpresojmë që edhe Serbia  të fillojë të reflektojë në këtë drejtim”, tha Thaçi.

Kërkesës së kancelares gjermane për thellimin dhe zbatimin në terren të bashkëpunimit me misionet ndërkombëtare-me theks të veçantë te EULEX-i, kryeministri Thaçi iu përgjigj me zotimin për vazhdimin e “qeverisjes së mirë dhe luftimin e korrupsionit e krimit të organizuar”.

Ndërsa Merkel falënderoi trupat gjermane të KFOR-it për kontributin e tyre në Kosovë dhe u siguroi mbështetjen e plotë të shtetit gjerman, Thaçi shprehu keqardhje për incidentet e fundit atje që në muajin nëntor çuan në lëndimin e mbi 20 ushtarëve të KFOR-it.

Kryeministri tha se Qeveria e Kosovës do të bashkëpunojë me të gjitha qytetarët e vendit për “ndërtimin e një Kosove multi-etnike, demokratike dhe evropiane”, ndërsa shprehu përkushtimin për të vepruar edhe në përputhje me interesat e qytetarëve në veri të Mitrovicës.

 “Ne duam të ofrojmë të gjitha mundësitë më afirmative për qytetarët ë veri. Ata janë qytetarët e vendit tonë dhe unë kam për nder, por edhe obligim kushtetues dhe ligjor të jem në mesin e tyre dhe t’u shërbejë të gjithëve. Në veri nuk është në konflikt qeveria me qytetarin, por ligji me anarkinë”, tha ai.

Mesazhe më të ashpra Merkel u kishte përçuar autoriteteve serbe gjatë vizitës së saj nëBeogradnë fund të muajit gusht.

Qëndrimi i saj duket se u bë më rigoroz pas incidenteve të nëntorit në veri të Kosovës, të cilat rezultuan me lëndimin e mbi 20 ushtarëve gjermanë-veprim, të cilin diplomatja gjermane e pat quajtur të papranueshëm.

E papranueshme, sipas saj, është dhe hyrja e Serbisë në Bashkimin Evropian pa normalizimin e raporteve me Kosovën. (REL)