12
 
Lajme Shqip Friday, 12 April 2013 17:07

Prishtinë – Në seancën e së premtes trupi gjykues ia ka vazhduar ish-sekretarit permanent të Ministrisë së Shëndetësisë Ilir Tolajt, masën e arrestit shtëpiak, me arsyetimin se nuk kanë pushuar bazat për heqjen e kësaj mase.

Tolaj do të vazhdojë të jetë në arrest shtëpie deri më 8 maj. Gjashtë të akuzuarit tjerë të Rastit “Tolaj e Bukoshi” do të mbrohen nga liria.

Seanca është duke vazhduar.(Lajmeshqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 12 February 2013 09:15

Prishtinë – Portali LajmeShqip.com sjellë në vijim pjesën e dytë të dosjes ekskluzive të përgjimit në bisedat telefonike, të cilat zbulojnë skemën mafioze në Kosovë. Në fragmentin në vijim, në të cilin për shkaqe të etikës profesionale nuk shfaqen të gjitha të zbardhurat e bisedave të përgjuara, bëhet fjalë kryesisht për ndërhyrje e përfolje të tjera midis personazheve të kësaj dosjeje.

Ish-ministri Astrit Haraqia dhe Dr. Ilir Tolaj, i fundit prapa grilave e tjetri gati aty, i përfolin për të keq zv/kryeministrin Bukoshi, të cilit i japin epitetin “pizdë”, dhe sikur e “amnistojnë” deputetin Ukë Rugova, i cili, sipas tyre, nuk ka se çfarë të bëjë në rastin e tyre.

Gjatë bisedës telefonike, krijohet përshtypja që Tolaj, Rugova, Bukoshi, Haraqia dhe shokët e tyre, janë një bandë në prag të shkapërderdhjes, për shkak të mosmarrëveshjeve që dolën pas skandaleve të korrupsionit, kështu që secili po kërkon të shpëtojë kokën e vet.

Dyshja Haraqia-Tolaj s`e kursejnë Dr. Bukoshin, por sikur kanë mirëkuptim për Ukë Rugovën, i cili sipas tyre, nuk ka se çfarë të bëjë për t`iu ndihmuar.

Janë dhe personazhe të tjera të jetës publike në Kosovë, si Enver Hasani, të përfshirë në bisedat e përgjuara telefonike në këtë rast. 

Tolaj flet (ka kontakte) me njerëz me ndikim,- konstatojnë hetuesit policorë. Si njeri të rëndësishëm e përshkruajnë Astrit Haraqinë që në atë kohë kishte pozitën e zv/ministrit të Financave në Qeverinë e Kosovës.

Haraqia i tregon Tolajt se “ka folur me dikë prej Deshishkëve, pronarë të kompanisë “Jona Med”, që denoncoi korrupsionin në Ministrinë e Shëndetësisë.

“Më kanë tregu Deshishkët se e kanë hjekë Naserin. Kur ta hjekin për Bujarin, bjen edhe për ty”, – citohet Haraqia.

Por, Tolaj nuk beson se mund të shpëtojë, edhe nëse Bukoshit, i hiqet aktakuza. “Munden me thanë ky e ka shti atë”,- thotë Tolaj.

“Po se i vogël është, tetëmbëdhjetë vjet i ka”,- thotë Haraqia për Bukoshin.

“Bujari është një lloj pizde” (skuthi-rrodhe),- thotë Tolaj.

Kjo miratohet edhe nga Haraqia, i cili thotë se: “njerëzit e rrethit të tyre po binden se Bukoshit i ka mbaruar karriera”.

Tolaj e pyet Haraqinë: “Si është Ukë Rugova”? Haraqia i thotë se: “ai nuk po ndihmon në rastin Tolaj”.

“Jo asnjë milimetër s`ka livritë, po mundësi s`po ka çka me ba”,- përgjigjet Haraqia.

“Jo, jo more, s`ka çka ban”,- thotë Tolaj.

Kontraditat mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Bujar Bukoshi dhe ish-sekretarit të përhershëm, Ilir Tolaj, janë shfaqur që në seancën gjygjësore, të mbajtur në gusht të vitit të kaluar, ku u konfirmua aktakuza ndaj tyre.

Avokati i Bukoshit, kishte kërkuar që rasti i Bukoshit të trajtohej i veçantë nga të tjerët, por kjo nuk ishte pranuar. Prokurorja kishte bindur gjykatësin e procedurës paraprake, se nga veprimet e të dy ish-zyrtarëve ishte dëmtuar një kompani farmaceutike.

Haraqia: Kam dy muaj pa shkuar në ministri?

Haraqia teksa bisedon me Tolajn, tregon edhe një problem tjetër. Në kohën kur ai ishte në postin e zv/ministrit të Financave nuk kishte treguar përgjegjësi ndaj kësaj detyre.

“Që dy muj ditë, sjam dalë hiq në ministri. Jo valla hiq s`jam dalë, dhe më thirrën m`u taku”,- thotë Haraqia.

Këtë veprim, ai thotë se e ka bërë pasi qeveritarët nuk po e ndihmojnë as atë e as Tolajn në dy proceset gjyqësore. Ndaj Haraqisë është hapur një proces gjyqësor, me akuzën për korrupsion, në kohën kur ai ishte ministër Kulture.

“Edhe për mu, eulex-it iu kanë servu vendorët”,- thotë Tolaj.

Në një bisedë me sekserin e tij, Imer Ajetin, përmendet emri i Alush Gashit. Një nga vendasit, i cili është edhe kundërshtari tyre.

“I kemi kundërshtarët e fuqishëm dhe duhet energji e madhe për t`i mposhtur”,- i thotë Tolaj sekserit të tij.

Përgjimet zbulojnë detaje tjera për marrëdhëniet midis Haraqisë dhe Tolajt

Haraqia i kishte premtuar Tolajt se do të takonte rektorin dhe do t`ia kryente punën. Nuk sqarohet mirë se për çfarë lloj favori bëhet fjalë.

Imer Ajeti e njofton Tolajn më vonë, se Haraqia e ka kryer punën për doktoreshën.

Iliri i thotë: “Gëzoje Jaskën (Jasmina Tolajn) si ta shohësh”.

Imeri e njofton shefin e tij, se Astrit Haraqia i është ankuar se për këtë rast iu është kërkuar ndihmë edhe njerëzve të tjerë.

Imeri shpjegon se i kishte thënë Astritit: “Vetëm ty të kemi thënë për këtë punë”.

Enver Hasani i premton Tolajt: Më mirë do të bëhet

Ilir Tolaj bisedon me vajzën e tij, Amantina Tolaj, më 15 qershor të 2012-ës.

Ajo i tregon të atit se është bashkë me Enver Hasanin, kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, në një lokal të quajtur “Ultra”.

Amantina ia kalon linjën Enver Hasanit, i cili bisedon me Ilirin.

Hasani i shprehë keqardhje Tolajt për rastin e tij dhe i thotë se “fundi do të jetë i mirë”. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 18 January 2013 10:37

Prishtinë – Dr. Ilir Tolaj, një nga “ushtarët” e shumtë të Hipokratit, i përfolur për përfshirje të shumta në tenderë brenda qeverisë dhe institucioneve të tjera të vendit, frekuentues tashmë i njohur i gjykatave, për dyshime korrupsioni, argumentohet të ketë llogaritur edhe në mbështetje të natyrës tjetër, për të shpëtuar nga drejtësia.

Ai ka shpresuar të gjejë mbështetje për presion mbi dëshmitarë edhe nga një tjetër i dënuar dhe i përndejkur i drejtësisë në Kosovë, konkretisht nga “macho” i njohur kosovar, njëri prej ish-komandantëve të lufës, Sabit Geci.

Përmes sekserëve të tij, Tolaj, ish-Sekretar Permanent i Ministrisë së Shëndetësië në Republikën e Kosovës, ka kërkuar ndihmën e Sabit Gecit për të ushtruar presion mbi dëshmitarë, në mënyrë që të mos i rëndohet situata në procesin gjyqësor, të njohur si skandali “Jona Med”.

Dosja dhe faksimilet, me rreth 800 faqe, të përgjimeve të bisedave telefonike, që i posedon portali LajmeShqip.com, flasin qartë për këtë histori bisedash, kontaktesh dhe planesh për të bërë presion mbi dëshmitarët.

Hetuesit policorë të Kosovës e përshkruajnë Imer Ajetin, nëpunësin e Qendrës Klinike Universitare në Kosovë, si ndërmjetësin e Ilir Tolajt, ish-Sekretarit Permanent të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë.

Në bisedat e përgjuara telefonike, me urdhër gjykate, të cilat i ka siguruar portali LajmeShqip.com, sekseri i Tolajt i kishte kërkuar ndihmë  Sabit Geci për lirimin e shefit të tij.

Por, edhe vetë Geci aktualisht është i dënuar me 15 vjet burgim. Vitin e kaluar ai ishte shpallur fajtor për krime lufte kundër popullatës civile, të kryera në periudhën prill-qershor të vitit 1999, në Kukës dhe Cahan.

Por, Geci, ndonëse zyrtarisht i burgosur, i premtoi sekserit të Tolajt se do të punonte për lirimin e ish-Sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Sabit Geci kryen vizitita mjekësore në QKU për shkak të një sëmundjeje nga e cila ai vuan.

Një bisedë e datës 3 qershor të vitit 2012, e realizuar midis Ilir Tolajt dhe sekserit të tij, nxjerrë në pah planin e tyre, i cili parasheh frikësimin e dëshmitarëve nga Sabit Geci, një ish-komandant i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.

Ajeti i përmendi Tolajt emrat e njerëzve të cilët kanë dëshmuar në procesin kundër tij dhe i tha se kishte në plan që t’ia dërgonte Sabit Gecit.

“Këtë të Jona Med-it , Sante Farmit, ata tre apo katër tek ti atje, Maliqi, Ismet Hyseni, Alban Pozhegu e Berat Marmullaku, ai Bajraktari, si dhe këtij flokëbardhit që edhe pse ka folë me të, prapë po na ban problem”, thotë Imer Ajeti.

Sipas tij, Sabit Geci kishte ndërmend t’i thërriste të gjithë personat e përmendur.

Një ditë më vonë, më 4 qershor, Ajeti e informon Tolajn për takimin me Gecin.

“Gjithashtu Imeri i tregon se është takur mbrëmë me atë në spital (dyshohet se e ka fjalën për Sabit Gecin) dhe se ai i ka premtuar se do të angazhohet për lirimin e tij”, thuhet në raportin për bisedat e përgjuara.

Ndërkohë, Imer Ajeti e kontaktoi Gecin sërish për të caktuar një takim tjetër me të.

Geci i thotë Imerit se jam duke pirë kafe me disa shokë mbi Gjinekologji (është fjala për Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK), dhe mund që të vijë kur të dojë, “vec ma bën një zile para se me ardhë”, i thotë Geci.

Edhe kur bisedojnë mes tyre, më 14 qershor, Ajeti i thotë Tolajt se ka pasur edhe një takim me Gecin dhe se ai ka premtuar se do ta ndihmojë në lirimin e tij.

Takimet e tij dhe të familjarëve të Tolajt me Gecin i ka kuptuar prokurorja e rasti, Maria Bameh.

Më 19 qershor, Imeri i tregon Ilirit se ka qenë i ftuar tek prokurorja dhe ajo i ka bërë disa pyetje rreth Sabit Gecit.

“Më veten pse Selimi e ka vizitu Sabit Gecin? I thash s’e ka vizitu. Po pse Jasmina Tolaj ka hi në vizitë te Sabit Geci? I thash nuk është e vërtetë”, i tregon Tolajt sekseri i tij.

Portali, në ditët në vijim, do të publikojë pjesë të tjera të dosjes voluminoze të përgjimeve të bëra ndaj Ilir Tolajt dhe aktivitetit të sekserëve të tij, që me cdo kusht t’u shpëtojë kthetrave të drejtësisë. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 10 January 2013 15:31

Prishtinë – Ka filluar sot gjykimi ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi, bashkë me ish-sekretarin permanent të Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Toljan, si dhe me tetë ish-zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Shëndetësisë. Të gjithë akuzohen për korrupsion, ndërsa aktakuza është lexuar sot në Gjykatë.

Të gjithë ata akuzohen për vepra korrupsioni.

Bukoshi dhe të akuzuarit tjerë vazhdojnë të jenë në liri, përveç ish-sekretarit Tolaj, i cili është arrestuar më 12 janar të vitit të kaluar dhe vazhdon të mbahet në paraburgim. Ish zëvendëskryeministri Bujar Bukoshi akuzohet se në kohën sa ka qenë ministër i Shëndetësisë, në mënyrë të paligjshme ka ndikuar që kompanive “Jona Med”, “Sonte Pharm” dhe “Yess Pharm” të mos iu vazhdohen kontratat, përkatësisht të mos iu jepen tenderë, transmetojnë medie.

Ish-sekretari permanent Ilir Tolaj dhe zyrtarët e tjerë, ndërkaq akuzohen për shpërdorim të pozitës zyrtare ose autoritetit, keqpërdorim të detyrës, keqpërdorim i autorizimeve ekonomike, lidhje të kontratave të dëmshme, nxjerrje të kundërligjshme të vendimeve gjyqësore.

Një akuzë shtesë ndërkaq, rëndon mbi Nexhat Shabani dhe Ilir Tolaj. Ata akuzohen edhe për veprën penale të kërkimit të ryshfetit apo përpjekje për të marrë ryshfet, evazioni fiskal dhe pengim të provave.(K.N/LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 10 October 2012 11:45

Prishtinë- Konfirmohet aktakuza ndaj zv/ kryeministrit të Kosovës Bujar Bukoshit, ish sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë Ilir Tolaj dhe tetë ish-zyrtarëve tjerë nga kjo ministri.

Këtë e ka konfirmuar për Express avokati i Bukoshit Besnik Berisha. Ai ka thënë se aktakuza është konfirmuar me disa ndryshime të vogla.

Bukoshi, Tolaj dhe të tjerët akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës zyrtare. Sipas aktakuzës dhjetë të pandehurit në bashkëveprim janë siguruar që kompania farmaceutike “Jona Med” pronë e familjes Deshishku të mos marrë asnjë tender nga Ministria e Shëndetësisë.

Portali LajmeShqip.com kishte publikuar disa dosje dhe materiale ekskluzive për keqpërdorimet e bëra në Ministrinë e Shëndetësisë.

1) Në 30 qershor 2011, LajmeShqip.com publikoi sëpari një dokument jo me pak peshë, në të cilin ish-ministri Bujar Bukoshi akuzon emra të mëdhenj e të vegjël të politikës kosovare, e deri te përfaqësues të diplomacisë amerikane në Prishtinë, të jenë të përfshirë, sipas tij, në një aferë barnash në vlerë prej 1.4 milionë eurosh. Nisma e Bukoshit, kurrë nuk shkoi në fund. Publikimin mund ta lexoni këtu.

2) Më pas në datën  5 qershor 2011, LajmeShqip.com publikoi një tjetër dokument prove korrupsioni i servirur drejtësisë pikërisht nga ish-sekretarit permanent në Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, Ilir Tolaj sipas të cilit, i shkruan Kryeprokurorit të EULEX-it, Johannes Van Vreesëijk dhe Zv/kryeprokurores së EULEX-it, Publikimin e plotë mund ta lexoni këtu.

3) Publikimi tjetër ekskluziv lidhur me keqperdorimin e fondit 18 milionë eurosh i paraparë për blerjën e barnave për spitalet publike është faktuar nga Njësia e Auditimit të Brendshëm e Ministrisë së Shëndetësisë. Publikimin ekskluziv mund ta lexoni këtu.

4) Pas shumë skandaleve dhe akuzave, Bukoshi e Haraçia japin dorëheqjen (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 20 September 2012 18:11

Prishtinë – Nxirret vendimi i Kolegji Penal në rastin Tolaj, lidhur me ankesat e mbrojtjes dhe të prokurorisë, me të cilin vendim ky kolegj i ka hedhur poshtë si të pabazuara deklaratat e Haki Ejupit, ish-shef i Inspektoratit Farmaceutik, që i kishte dhënë në prokurori, për të cilat deklarata mbrojtja thotë se prokurorja e ka intervistuar atë në cilësinë e të dyshuarit, përderisa është refuzuar kërkesa e mbrojtjes lidhur me imunitetin e Bujar Bukoshit.

Nxjerrjen e këtij vendimi e ka konfirmuar për Kosovapress edhe Besnik Berisha, avokat mbrojtës i Bukoshit, duke thënë se e kanë pranuar vendimin e panelit.

Sipas tij, në këtë vendim të Kolegjit Penal janë hedhur poshtë deklaratat e një dëshmitari, i cili, sipas Berishës, është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, përderisa është refuzuar sa i përket interpretimit në raport me imunitetin e Bukoshit.

“Aprovimi ka të bëjë me shpalljen e papranueshme të një deklarate të një dëshmitari siç e paraqet prokuroria, ndërsa është intervistuar në cilësi të të dyshuarit, ndërsa është refuzuar sa i përket interpretimit në raport me imunitetin e Bukoshit”, ka thënë avokati Berisha.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 13 September 2012 16:52

Prishtinë –  Gjykatësja për konfirmim të aktakuzës ka hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes së Bujar Bukoshit që ai të lirohet për shkak të imunitetit që gëzonte në kohën kur pretendohet se kishte kryer veprat, për çka dyshohet.

Këtë e ka konfirmuar për KTV-në, avokati i tij mbrojtës, Besnik Berisha. Ai ka shtuar se arsyetimi i gjykatëses ka qenë se imuniteti nuk është çështje që e mbulon atë për çka dyshohet zëvendëskryeministri i liruar nga detyra, Bujar Bukoshi. Avokati Berisha ka thënë se megjithatë gjykatësja ka vendosur të hedh poshtë dëshminë e Ekrem Maliqit, por jo edhe atë të Haki Ejupit. “Tash brenda 48 orëve ne do të ushtrojmë ankesë për çështjen e imunitetit dhe pastaj kolegji i gjyqtarëve do të mblidhet në një seancë jo të rregullt dhe do të vendos për këtë”, ka përfunduar Berisha.

Sipas aktakuzës, në rastin e Bujar Bukoshit e Ilir Tolajt, 10 të pandehurit në bashkëveprim janë siguruar që ‘Jona Med’ të mos marrë asnjë kontratë nga Ministria e Shëndetësisë, edhe pse në shumë tenderë ajo kishte plotësuar kushtet e përgjithshme dhe se kishte qenë kompania që kishte ofruar çmimin më të ulët. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 21 August 2012 16:58

Prishtinë -Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë është konfirmuar sot aktakuza ndaj të liruarit nga detyra e zv/kryeministrit dhe ish-ministrit të Shëndetësisë, Bujar Bukoshi, ish-sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolajt dhe nëntë të akuzuarve të tjerë.

Bëhet e ditur se, paraprakisht të gjithë të akuzuarit, janë deklaruar si të pafajshëm, ndërsa akuzohen për korrupsion, evazion fiskal dhe shpërdorime tjera të pozitës zyrtare.

Në 9 korrik është njoftuar se kryeministri i Kosovës ka pranuar zyrtarisht kërkesën për lirimin nga detyra të zv/kryeministrit Bukoshi deri në përfundimin e procesit gjyqësor.

 

Portali LajmeShqip.com kishte publikuar disa dosje dhe materiale ekskluzive për keqpërdorimet e bëra në Ministrinë e Shëndetësisë.

 

1) Në 30 qershor 2011, LajmeShqip.com publikoi sëpari një dokument jo me pak peshë, në të cilin ish-ministri Bujar Bukoshi akuzon emra të mëdhenj e të vegjël të politikës kosovare, e deri te përfaqësues të diplomacisë amerikane në Prishtinë, të jenë të përfshirë, sipas tij, në një aferë barnash në vlerë prej 1.4 milionë eurosh. Nisma e Bukoshit, kurrë nuk shkoi në fund. Publikimin mund ta lexoni këtu.

 

2) Më pas në datën  5 qershor 2011, LajmeShqip.com publikoi një tjetër dokument prove korrupsioni i servirur drejtësisë pikërisht nga ish-sekretarit permanent në Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, Ilir Tolaj sipas të cilit, i shkruan Kryeprokurorit të EULEX-it, Johannes Van Vreesëijk dhe Zv/kryeprokurores së EULEX-it, Publikimin e plotë mund ta lexoni këtu.

3) Publikimi tjetër ekskluziv lidhur me keqperdorimin e fondit 18 milionë eurosh i paraparë për blerjën e barnave për spitalet publike është faktuar nga Njësia e Auditimit të Brendshëm e Ministrisë së Shëndetësisë. Publikimin ekskluziv mund ta lexoni këtu.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 09 July 2012 16:29

Prishtinë – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar sot zyrtarisht kërkesën për lirimin nga detyra të zëvendëskryeministrit Bujar Bukoshi dhe lirimin nga detyra të zëvendësministrit të Financave, Astrit Haraçia deri në përfundimin e procesit gjyqësor, thuhet në një njoftim të Zyrës për Komunikim Publik të Kryeministrit. 

“Zëvendëskryeministri Bukoshi dhe zëvendësministri Haraçia këtë akt e kanë bërë për hir të respektimit të procedurave ligjore, që po zhvillohen ndaj tyre dhe me qëllim të krijimit të hapësirës për organet e drejtësisë për të kryer misionin e tyre”, theksohet në komunikatë. 

Në njoftim thuhet se Bukoshi dhe Haraçia kanë theksuar se “do të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë dhe se janë të bindur në pafajësinë e tyre”. Po ashtu, ata kanë potencuar se si përfaqësues të Listës Ibrahim Rugova, do të mbesin partnerë koalicioni në Qeverinë e Republikës së Kosovës. 

Portali LajmeShqip.com kishte publikuar disa dosje dhe materiale ekskluzive për keqpërdorimet e bëra në Ministrinë e Shëndetësisë.

1) Në 30 qershor 2011, LajmeShqip.com publikoi sëpari një dokument jo me pak peshë, në të cilin ish-ministri Bujar Bukoshi akuzon emra të mëdhenj e të vegjël të politikës kosovare, e deri te përfaqësues të diplomacisë amerikane në Prishtinë, të jenë të përfshirë, sipas tij, në një aferë barnash në vlerë prej 1.4 milionë eurosh. Nisma e Bukoshit, kurrë nuk shkoi në fund. Publikimin mund ta lexoni këtu.

2) Më pas në datën  5 qershor 2011, LajmeShqip.com publikoi një tjetër dokument prove korrupsioni i servirur drejtësisë pikërisht nga ish-sekretarit permanent në Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, Ilir Tolaj sipas të cilit, i shkruan Kryeprokurorit të EULEX-it, Johannes Van Vreesëijk dhe Zv/kryeprokurores së EULEX-it, Publikimin e plotë mund ta lexoni këtu.

3) Publikimi tjetër ekskluziv lidhur me keqperdorimin e fondit 18 milionë eurosh i paraparë për blerjën e barnave për spitalet publike është faktuar nga Njësia e Auditimit të Brendshëm e Ministrisë së Shëndetësisë. Publikimin ekskluziv mund ta lexoni këtu.

Kryeministri Thaçi nga sot i liron ata nga detyrat që i kanë ushtruar deri më tani, thuhet në njoftim. Komunikatën e plotë mund ta lexoni këtu. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 06 July 2012 16:52

Prishtinë-Listës së gjatë të zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë që kanë dosje në prokurori për korrupsion i janë shtuar edhe të tjerë. Prokuroria tashmë ngarkon ish kreun  kësaj ministrie dhe zëvendëskryeministrin aktual Bukoshi për shpërdorim të detyrës zyrtare në kontrata milionëshe.  Zëdhënësja e EULEX-it Bardha Azari tha se Bukoshi dhe të tjerët ngarkohen me të paktën 11 vepra penale.

“ Një prokuror i EULEX-it ka ngritur aktakuzë ndaj zëvendëskryeministrit Bujar Bukoshi, ish sekretarit permanent të  kësaj ministrie Ilir Tolaj  dhe nëntë të tjerëve.  Në mesin e  akuzave  me të cilat ata ngarkohen janë keqpërdorim i detyrës zyrtare, lajmërim i rremë,  keqpërdorim të autorizimeve ekonomike , kontrata të dëmshme për ministrinë,  evazion fiskal dhe mitmarrje”-tha Azari.

Avokati i Bukoshit, Destan Rukiqi  megjithëse  ka thënë  se nuk e  ka marrë aktakuzën ai ka këmbëngulur se klienti i tij është i pafajshëm. Përfshirja e Bukoshit në ndërmarrjen e përbashkët abuzuese lidhet  me shkëputjen e një kontrate për barna të kompanisë “Jona med”, pronë e Hashim Deshishkut deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Aktakuza  përmend  edhe 5 raste të kontratave të tjera. (LajmeShqip.com)

12