Lajme Shqip Wednesday, 26 October 2011 12:14

San Diego – Gjatë javës së kaluar u përfol shumë nga media amerikane se princi britanik Harry, pretendent i mundshëm i fronit mbretëror, ka kaluar një mbrëmje nën shoqërinë e një vajze misterioze në hotelin Marriott Courtyard, pranë plazhit Solana.

Pikërisht, pas pretendimeve se Harry ka kaluar mbrëmjen atje me brunen misterioze, interesi i klientëve për këtë ambient është rritur shumë. Për këtë arsye dhoma tek e cila ka ndenjur princ Harry, që ka një kosto prej 129 dollarësh natën, dhoma është emëruar si Royal Suite (suita mbretërore).


Është zbuluar se vajza që e ka vizituar gjatë mbrëmjes Harryn dhe se është larguar në ora gjashtë të mëngjesit, ka qenë vajza e tatuazheve, me emrin Jessica Donaldson. Por këto fjalë të nxjerra deri tani, nuk kanë ngjallur asnjë reagim ndaj familjes mbretërore. Një nga rojet e natës së hotelit, i pyetur nga gazetarët amerikan, ka treguar me gisht fotografinë e vajzës që i ngjante asaj që u paraqit në hotel, dhe ajo ishte Jessica Donaldson. Nuk ka qenë e vështirë të hamendësoheshin vajzat e mundshme, pasi një ditë më parë Harry ishte parë të festonte me disa vajza në një klub nate. E marrë në pyetje, Jessica Donaldson që thuhet të jetë në një lidhje tre vjeçare, nuk ka pranuar asnjë fjalë nga spekulimet duke thënë:
“Atë natë kur ishim me shoqërinë në klubin e natës, Harry është treguar një kavalier i vërtetë dhe unë s’kam të bëj fare me histori të tilla. Më vjen vërtetë keq që disa fjalë shpërthejnë kot!”

Ndërkohë që personazhet real të kësaj ngjarjeje të vërtetë apo jo, rrijnë pasiv, hoteli që ka strehuar princin atë natë, ka filluar planet për shndërrimin e dhomës nr. 202 në një suitë mbretërore. Zhurma e këtyre thashethemeve ka bërë që njerëzit e thjeshtë të kërkojnë pikërisht këtë dhomë për të kaluar mbrëmjet e tyre romantike. Menaxheri i përgjithshëm i hotelit ka thënë për MailOnline:

“Ne kemi vënë re rritje të kërkesave për të qëndruar në hotelin tonë, sidomos në atë dhomë! Kemi marrë shumë telefonata dhe kërkesa rezervimesh. Duke parë edhe kërkesat e klientëve që janë rritur këto ditë, kemi menduar që në brendësi të asaj dhome të ndërtojmë një ambient që t’i përshtatej një suite mbretërore. Por kjo është diçka që ne duam ta bëjmë thjeshtë nga dëshira jonë, pasi njerëzit mjaftohen me idenë që ajo ka qenë e njëjta dhomë, i njëjti shtrat që ka fjetur edhe Princ Harry.” (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 08 October 2011 12:42

Shqiponja është ulur në tokë!

Dje Princ Harry 27 vjeçar ka zbarkuar nga aeroplani e tij për të nisur qëndrimin e tij dy-mujor në Amerikë.

Pilotët e helikopterëve ushtarakë mbërritën në fushën ajrore të El Centro në Kaliforni. Ai do të qëndrojë pikërisht atje përpara se të shkoj me Forcat Ndihmëse Ajrore në jug të Arizonës.

Kapiteni Harry Wales, emri me të cilin ai njihet në Trupat Ajrore të Ushtrisë, ndodhet jashtë vëndit të tij për trajnimin e të ashtuquajturës “Ushtrimi i Shqiponjës”, gjatë së cilës ai dhe pilotët e tjerë të Apache-it do të stërvisin aftësitë e tyre sulmuese.

“Pas këtij trajnimi ai do të jetë mjaft i kompletuar mbi Apache-in,” ka thënë një burim i pallatit mbretëror. “Pas kësaj ai do të caktohet në një skuadër Apache-i, ku më pas do të jetë pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes.” (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 13 September 2011 18:24

Të hënën princ Harry 26-vjeçar arriti të mbyllte një marrëveshje me një vlerë monetare 24.5 bilion dollarë në London’s Canary Wharf. Sipas Metrosë së Mbretërisë së Bashkuar, ai arriti të mbyllte një marrëveshje me një partner homolog në Europë nëpërmjet telefonit.

Në këtë event morën pjesë Sarah Ferguson dhe vajzat Pricesha Beatrice dhe Eugenie. Kjo u organizua në nder të punonjësëve të Cantor Fitzgerald që ndërruan jetë më 11 shtator 2001, në sulmin kamikaz e bërë në Qëndrën Tregëtare Botërore përpara 10 vitesh.

Kur Harry mbylli marrëveshjen prej 24.5 bilion dollarësh, përfitoi prej saj një komision prej 9 mijë dollarë. Këtë fitim ai pritet që ta dhurojë për fondacionin Sentebale, një organizatë bamirësie të cilën e ka themeluar vetë në vitin 2006 në ndihmë të fëmijëve në Lesoto të Afrikës. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Sunday, 07 August 2011 17:49

Disa ditë pas martesës mbetërore të kushërirës së tij, Zara Phillipsit, Princ Harry 26-vjeçar është parë të kalojë pushime relaksuese në ishullin mesdhetar, në Majorca.

Duke kaluar pushime vërtetë relaksuese, duke pirë lëngje frutash dhe jo birra siç e kanë zakon anglezët. Kuptohet që ai nuk ka qënë vetëm fare, pasi shoqërohej nga miqtë e tij, ndërmjet tyre edhe vajza me bikini, emrat e të cilave nuk bëhen të ditura.

Pavarësisht se thashethemet kanë qënë të shumta, nuk dihet ende me siguri nëse Princi ka lidhje me modelen Flee apo jo. Një nga deklaratat e fundit të Princit ka qënë: “Jam 100% beqar!” Dhe pse të mos e besojmë? (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 29 June 2011 14:29

Sipas tabloidit “The Sun”, burime të sigurta i kanë konfirmuar se Princ Harry ka filluar të ketë një lidhje romance me Florence Brudenell-Bruce.

Duket se mbas historive të shumta që ka patur Harry dhe asaj të shumënjohur deri më tani, me Chelsy Davy, gjithëçka ka ndryshuar. Shoqëria e tyre prej vitesh tashmë ka marrë një trajtë të re, këtë gjë e ka konfirmuar një burim i familjes mbretërore.

E dashura e tij e re është vërtetë e bukur dhe shumë ‘shik’. Ajo është 25-vjeçe dhe njihet me nofkën Flee. Mësohet se të dy bashkë kanë kaluar takime private në shtëpinë e saj në Notting Hill.

Flee është një modele e veshjeve intime dhe kostumeve të plazhit. Ajo është duke studiuar për Historinë e Artit, të njëjtën degë që ka studiuar Princ William dhe bashkëshortja e tij Kate. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 11 May 2011 09:24

Keith Allen do tё debutojё filmin e tij tё shumёdiskutuar, “Vrasja e Paligjshme”, i cili nuk do tё shfaqet nё kinematё e Mbretёsisё sё Bashkuar.

“Vrasja e Paligjshme” ёshtё njё dokumentar i cili fokusohet nё ‘forcat e errёta’ tё kuadrit britanik qё kanё punuar pёr tё mbuluar tё dhёnat e vёrteta tё vdekjes sё Lady Dianës nё aksidentin me Mercedesin e zi, i cili u përplas me kollonat e tunelit të Almas në Paris, mbrëmjen tragjike të 31 gushtit 1997.

 

Vetё Allen e ka pёrshkruar si “hetim gjyqёsor tё hetimit gjyqёsor” dhe ka tёrhequr mjaft polemika pёr shkak tё ekspozimit tё fotografisё sё princeshёs sё vdekur, foto e marrё nga paparacёt pak momente pasi makina e saj u pёrplas nё njё tunel nё Paris. Deri tani fotoja nuk ishte publikuar ndonjëherë, të paktën jo në Angli. Është konsideruar shumë e dhimbshme për anglezët pamja e Princeshёs sё vdekur.  Vendimi për të mos e bërë publike ishte pёr tё evituar ndezjen e gjakrave të mbështetësve të saj. Tani vendimi është shkelur teksa pamjet do t’i tregohen të gjithë botës në dokumentarin “Unlawful Killing” i cili do të prezantohet në Kanë këtë të premte.

Allen thotё se ka zgjedhur tё mos e shfaqi dokumentarin e tij nё Angli pёr shkak se i ёshtё kёrkuar çensurimi i tij. Gjatё kёtij dokumentari janё marrё dёshmitё e shumё tё afёrmve tё ngushtё tё Princeshёs si  Tony Curtis, Howard Stern, Kitty Kelley, Mohamed Al Fayed (babai i Dodi-t, tё dashurit tё Dianёs), Piers Morgan dhe Michael Mansfield QC.

Dokumentari ёshtё njё “hetim mbi hetimin gjyqёsor”. Dhe kjo, jo pёrpara se tё ndodhte aksidenti fatal nё tё cilёn ndodhej Diana me Dodin, por pёr tё gjithё proçesin post-investigues; pёr tё gjithё ato njerёz qё ishin nё pozitё: gjyqtarё, politikanё, avokatё, shefa policie, shёrbime sekrete, madje edhe redaktorё gazetash, tё cilёt kanё mbrojtur interesat e shtetit.

“Kёto njerёz e dinё shumё mirё se çfarё pritet prej tyre kur interesat e shtetit janё nё kёrcёnim, kёshtu qё veprojnё nё pёrputhje me rrethanat duke minuar dёshminё dhe besueshmёrinё e dёshmitarёve, evidenca e tё cilave ёshtё kontradiktore me raportin/rrёfimin zyrtar,”pёrfundoi Allen.

Sigurisht qё ky dokumentar me imazhet e tij nuk do të priten mirë nga William dhe Harry, të cilët megjithatë nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për të mos bërë publicitet për “Unlawful Killing”.

 
Lajme Shqip Saturday, 07 May 2011 07:16

Londër – Duket se vëllai i William, Harry dhe motra e Kate, Philippa (Pippa) i kanë ‘vjedhur’ disi protagonizmin çiftit në ditën e tyre të martesës. Sharmi i së voglës Pippa tërhoqi vëmendjen e medieve dhe audiencës, ndërsa fjalimi i Harry-t në ceremoninë e ‘Buckingham Palace’ ka bërë që të pranishmit të mallëngjehen, por edhe të qeshin me fjalët e tij.

Ndoshta nuk do të jetë kurrë mbret, por princi Harry ka të gjitha cilësitë për të qenë i tillë, për shkak të karizmës.

Duke u nisur nga ajo çfarë kishte parë në media kohët e fundit, Harry u shpreh se para të gjithëve se ndoshta martesa e William do të jetë eventi më i parë në historinë e njerëzimit, por ai dhe i vëllai janë dy djem të mirë dhe normalë, si gjithë të tjerët. Më pas iu drejtua Kate-t, të cilës i tha se e donte shumë, njësoj si një motër, dhe se dashuria mes William dhe Kate, ishte për të një frymëzim personal.

Shumë pjesëmarrës thanë se në këtë moment Kate u mallëngjye, ndërsa sytë e William morën një shkëlqim të veçantë.

Harry është edhe një shakaxhi i vërtetë, pasi imitoi shumë mirë William. Ai kishte nder mend të thoshte në fjalimin e tij se motivi i vërtetë se përse William la kokën pas Katë, ishin këmbët e saj, por miqtë e tij të ngushtë ia këshilluan që këtë pikë të mos e thoshte, duke qenë se në ceremoni ishte e pranishme edhe gjyshja e tij, mbretëresha Elisabetë, së cilës nuk i pëlqejnë shumë këto ‘zhargonet e të rinjve”.