Lajme Shqip Thursday, 25 April 2013 12:07

Beograd – Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, gjatë një interviste për TV të Bisnjës (TV BHT) ka kërkuar falje për të gjitha krimet e bëra nga cilido individ në Bosnjë e Hercegovinë në emër të shtetit dhe popullit serb.

Nga fragmente të emicionit “Intervju 20”, të transmetuar edhe përmes You Toobe dhe portalit Klix.ba, Tomisllav Nikoliq i pyetur nga gazetarja rreth gjenocidit në Srebrenicë, fillimisht tha se ai duhet të argumentohet, por ka shtuar se “përulet dhe kërkon mëshirë për të gjithë serbët për këtë krim”, transmeton Koha.net.

Në ndërhyrjen se gjithë çka ndodhur rreth  Srebrenicës flet se me të vërtetë ka ndodhur gjenocidi, ai është përgjigjur se edhe gjithë çfarë ka ndodhur gjatë luftërave në ish-Jugosllavinë ka karakter gjenocidi. 

 Në insistimin e gazetares se Srebrenica megjithatë ka një peshë, presidenti i Serbisë është përgjigjur: “Unë gjunjëzohem për këtë. Ja po gjunjëzohem. Dhe kërkoj falje për Serbinë për krimet që janë bërë në Srebrenicë… Kërkoj falje për krimet e bëra nga cilido individ nga populli ynë  në emër të shtetit tonë dhe të popullit tonë”,  ka thënë.  

Ndër të tjera portali Klix.ba thekson se Nikoliq deklaroi se për të “Serbët nga Republika Serbska janë Boshnjakë, sado që disa sish nuk e pëlqejnë të quhen ashtu”

Transmetimi i kësaj interviste në TV BHT është paralajmëruar për datën 7 maj të këtij viti.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 30 October 2012 17:02

Bosnjë – Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton tha sot se pranimi i Bosnjës në Bashkimin Evropian dhe në NATO do të ishte mënyra më e mirë për të siguruar stabilitet të qëndrueshëm në këtë vend.

Këto komente Clinton i dha gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp në Sarajevë me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton.

Clinton gjithashtu kritikoi liderët serbë të Bosnjës, duke thënë se është tërësisht e papranueshme që integriteti territorial i Bosnjës ende po vihet në mëndyshje, edhe 17 vjet pas përfundimit të luftës.

Më herët gjatë ditës, Clinton u takua me anëtarët e presidencës trepalëshe të Bosnjës.

Clinton dhe Ashton, në orët e pasdites do ta vazhdojnë vizitën e tyre në Beograd, ku do të takojnë presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq, dhe kryeministrin Ivica Daçiq, ndërsa në Prishtinë pritet të arrijnë sot në mbrëmje.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 12 October 2012 10:12

Bosnje – Familjarët e viktimave të masakrës së Srebrenicës e kanë paditur Holandën në Gjykatën Evropiane për të Drejta të Njeriut në Strasburg.

Rreth 8000 djemë dhe burra myslimanë u vranë nga forcat serbe në korrik të vitit 1995, në një zonë të mbrojtur nga paqëruajtësit holandezë të Kombeve të Bashkuara, të cilësuar si “strehë e sigurt”.

Grupi i familjarëve të viktimave ka ngritur padi ndaj Holandës, pas një vendimi të Gjyaktës Supreme të këtij vendi, i cili thotë se Kombet e Bashkuara nuk mund të ndiqen penalisht nga një gjykatë kombëtare. Ky grup dëshiron që këtë vendim ta kthejë prapa, në Gjykatën Evropiane në Strasburg. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 10 October 2012 09:02

Romë – Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, deklaroi gjatë takimit në Romë me homologun e tij italian, Giorgio Napolitano, se nuk njeh gjenocidin e ndodhur në Srebrenicë.

Provat e palëkundshme tregojnë se 7-8 mijë boshnjakë muslimanë u ekzekutuan nga trupat paraushtarake serbe në afërsi të Srebrenicës gjatë Luftës Boshnjake për Pavarësi nga Jugosllavia (1992-95), por Nikoliq ruan një këndvështrim tjetër.

“Asnjë gjenocid nuk ndodhi në Srebrenicë. Kjo ka të bëjë me përgjegjësinë individuale të disa shtetasve. Parlamenti i Serbisë ka dënuar këtë krim, por pa e cilësuar si gjenocid. Asnjë serb nuk njeh që të ketë ndodhur gjenocid në Srbrenicë dhe unë nuk jam i ndryshëm në këtë pikë”, deklaroi Nikoliq, transmeton TCH.

I pyetur për të ashtuquajtur “xhelatë” të Bosnjes, drejtuesit e trupave famëkeqe paraushtarake, Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq, në gjykim në Hagë për krime të supozuara kundër njerëzimit, kryetari i shtetit serb theksoi se “ata janë të pafajshëm deri kur të provohet e kundërta”.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 27 September 2012 08:10

BOSNJE – Autoritetet boshnjake kanë zbuluar dy varreza masive në Bosnjë, ku në njërën besohet se ka viktima nga lufta e viteve ’90, ndërsa në tjetrën mbase nga Lufta e Dytë Botërore, njofton agjencia e lajmeve, AFP.

Mbetjet e nëntë viktimave, mes tyre dhe të një femre, janë gjetur në një varrezë masive në rajonin veri-lindor të Osmaqit, i ka thënë AFP-së Lejla Cengiq nga Instituti për Personat e Zhdukur të Bosnje e Hercegovinës.

AFP raporton se viktimat besohet se janë të civilëve myslimanë të vrarë në rajon në nëntor të vitit 1992.

Në një pjesë në qytetin lindor Rogatica, ekspertët kanë gjetur një varreze me të paktën “10 skelete”, – ka thënë Cengiq, për të shtuar se ato mund të jenë të ndonjë konflikti tjetër, mbase të Luftës së Dytë Botërore.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 26 July 2012 13:37

Sarajevë – Në kuadër të turneut të tij ballkanik, Ban Ki-mun sot e viziton Srebrenciën, duke u bërë kështu sekretari i parë i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, që e viziton vendin e masakrës në Bosnjë Hercegovinë.

Forcat serbe të Bosnjës i vranë afro 8 mijë burra e djem myslimanë, pasi e morën kontrollin në Srenbrenicë më 11 korrik të vitit 1995.

Mbrojtja e qytetit nga forcat paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara ishte joefektive derisa forcat serbe hynë në qytet.

Dje, në fjalimin e tij në Parlamentin e Bosnjë Hercegovinës, Ban Ki-mun, tha se OKB-ja nuk ishte në nivel të përgjegjësisë në atë kohë të krizës.

Ban Ki-mun sot e vizitoi Qendrën Memoriale në Potoçari afër Srebrenicës, ku janë varrosur më se 6.500 kufoma të viktimave të masakrës së Srebrenicës, që ishte vrasja më mizore në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore.

“Duhet ta mësojmë leksionin nga Srebrenica që të parandalojmë masakra të reja nëpër botë, tha ai dhe shtoi se për një sekretar të përgjithshëm të KB-së nuk ekziston vend më i dhimbshëm për vizitë sesa ardhja në Qendrën memoriale të viktimave nga gjenocidi në Srebrenicë.

“Derisa qëndroj këtu dhe i shikoj radhët pa fund me varre, emrat Amir, Hamdija dhe tetë mijë të tjerë, dua të them se Srebrenica është vend i shenjtë për familjet e viktimave, por edhe për familjen e kombeve”, porositi sekretari i përgjithshëm i KB-së.

Ban Ki-mun paraprakisht u përkul para viktimave të gjenocidit dhe vendosi kurorë tek pllaka përkujtimore.

Sot në mëngjes, zyrtari i lartë i OKB-së e vizitoi Stadiumin Olimpik në Sarajevë, ku në vitin 1984 janë mbajtur Lojërat Olimpike Dimërore.

Me këtë rast, Ban Ki-mun e kaloi me vrapim një rreth nderi në stadium.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 11 July 2012 10:55

Sarajevë- Ne Srebrenicë të Bosnje e Hercegovinës kujtohen sot 8000 viktimat e gjenocidit serb.

17 vjet më parë dhe pikërisht me 11 korrik të vitit 1995 në Srebrenicë të Bosnjë Hercegovinës ndodhi masakra më e madhe e pas luftës së dytë Botërore. 8000 djem dhe burra myslimanë u masakruan në formën më barbare nga ushtria shtetrore serbe e udhehequr nga Radovan Karaxhiqi perfshirë edhe paraushtarakët e njohur si “skorpionët” e  nën kontrollin e Ministrisë së Punëvë të Brendëshme të Serbisë.

E tëra ndodhi në kohën kur Këshilli I Sigurimit I OKB-së, kishte shpallur zonë të sigurtë këtë qytet dhe forcat holandeze të UMPROFOR-it ishin prezentë.

Në  ndërkohë, forcat serbe rrethuan  enklavat boshnjake me ushtri të  armatosur mirë  dhe penguan furnizimin e banorëve myslimanë me ushqime dhe medikamente. Në janar të vitit 1995 një battalion holandez i UMPROFOR-it u vendos në zonën e Srebrenicës por gjendja u përkeqësua më shumë pasi forcat serbe pengonin furnizimin e tyre me karburante dhe municion. Serbët lejuan largimin e ushtarëve holandez nga zona por nuk lejuan kthimin e tyre pas, ndërkohë që po avanconin cdo ditë duke marrë  nën kontroll të tyre enklavat muslimane.

Në mëngjesin e 10 Korrik  te 1995, gjendja në Srebrenicë ishte shumë e tensionuar. Disa prej banorëve, qe ishin të armatosur vershuan ne rrugët e qytetit. Me qëllim që të mbrohej qyteti, gjeneral-Kolonel Karremans kishte bërë kërkesë urgjente për mbështetje ajrore nga NATO por nuk kishte marrë asnjë ndihmë për këtë. Për më tepër ushtria serbe kishte zënë rob ushtarët holandezë dhe kishte kërcënura se do ti vriste ata në rast se NATO do të ndërhynte nga ajri.

Atë ditë në Srebrenicë u vranë rreth 8000 djem e burra myslimanë ndërsa 20 deri 25 mijë persona të tjerë ishin vendosur në zonën ushatarake të OKB-së në Potoqari. Radovan Karagjic personi që udhëhoqi me forcat serbe në Srebrenicë po gjykohet në Tribunalin e Hagës ndërsa Shteti serb akoma nuk ka kërkuar falje për gjenocidin e kryer. (LajmeShqip.com))

 
Lajme Shqip Tuesday, 10 July 2012 08:05

Sarajevë – Mjëra banorë të Sarajevës u mblodhën së bashku në heshtje, në rrugën kryesore të qytetit, për të shoqëruar korteshin me automjetet që bartnin 520 arkivole të myslimanëve të masakruar nga forcat serbe pas pushtimit të Srebrenicës në verën e vitit 1995.  

Këto janë viktimat e fundit të identifikuara nga testet e ADN-së këtë vit.

Ato do të varrosen ditën e mërkurën, ditën e përvjetorit  të 17 të masakrës në memorialin dhe varrezat të Potoçarit, në afërsi të 5,137 varreve ekzistuese.

Srebrenica përbën episodin më të rëndë të një krimi ndaj njerëzimit në Europë, që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Çështja është duke u gjykuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës. Në karrigen e të akuzuarve ndodhen Radovan Karadzic, së bashku me Ratko Mlladiç, që konsiderohen si krahu i djathtë i Miloseviç në spastrimet etnike dhe masakrat e tmerrshme të viteve 1990 në Bosnje, të cilat i kushtuan jetën më shumë se 200 mijë personave. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 15 June 2012 22:47

Sarajevë – Drejtësia boshnjake dënoi sot me 19 deri në 43 vjet burg katër ish-anëtarët e një njësiti elitar të ushtrisë serbe të Bosnjës për pjesëmarrjen e tyre në masakrën e 8 000 myslimanëve në Srebrenicë, Bonjë, në korrik të 1995-ës, sipas burimeve zyrtare boshnjake.

Të katër personat, tre serbo-boshnjakë dhe një slloven, ish-anëtarë të njësitit të 10-të të Sabotazhit, një forcë elitare nën komandën e drejtpërdrejtë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe të Bosnjës, u akuzuan fillimisht për gjenocid.

“Megjithatë gjykata boshnjake i dënoi për krime kundër njerëzimit, meqënëse prokuroria e vendit nuk e kishte vërtetuar akuzën për gjenocid kundër të akuzuarve”, deklaroi gjyqtarja, Mira Smajloviç. (LajmeShqip.com)