12
 
Lajme Shqip Tuesday, 04 March 2014 13:27

Beogradi zyrtarisht ka pranuar lëvizjen e lirë të kosovarëve në Serbi, por përsëri qytetarët me vulat e Republikës së Kosovës po pengohen nga autoritetetserbe.

Autoritetet serbe në kufi u kanë ndërhyrë në pasaporta qytetarëve kosovarë duke u rënë vulë “Anulohet”(Ponishteno) mbi vulate aeroportit “Adem Jashari”, njofton Presheva.com.

Policia serbe qytetarëve kosovar u’a ka “neutralizuar” vulat e Republikës së Kosovës në Aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd.

 
Lajme Shqip Friday, 14 February 2014 13:07

Kryetari i Gjykatës Themelore të Mitrovicës Veriore do të jetë nga nacionaliteti serb, ndërsa kryeprokurori – i nacionalitet shqiptar, kanë thënë burime të gazetës. Ata do ta drejtojnë Gjykatën në të cilën struktura etnike do të jetë 60 për qind shqiptare e 40 për qind serbe. Zyrtarë qeveritarë nuk kanë pohuar e as mohuar nëse ky është pajtimi i arritur në takimin e fundit mes kryeministrave Thaçi e Daçiq. Sipas analistëve, kjo do të shkelte parimin kushtetues të Kosovës për reflektim të strukturës etnike në sistemin gjyqësor, meqë do të kishte një mbizotërim të një komuniteti mbi një tjetër./koha/

 
Lajme Shqip Tuesday, 27 August 2013 16:28

Bruksel – Kanë vazhduar takimet me ndërmjetësimin e Baroneshës Ashton në përpjekje për të arritur marrëveshje për temat e mbetura të dialogut siç janë telekomunikacioni energjia dhe implementimi i marrëveshjeve të arritura deri më tani.
Maja Kocijancic sapo ka njoftuar se takimi Ashton – Thaçi -Dacic sapo ka vazhduar.
Por nga Brukseli bëhet e ditur se Thaçi dhe Dacic për herë të parë në kryeqytetin europian kanë realizuar edhe një takim bilateral, ku nuk ka qenë e pranishme Përfaqësuesja e Lartë.

Fillon takimi Thaçi-Dacic

Ka filluar raundi i ri i bisedimeve që po zhvillohen në Bruksel mes dy kryeministrave Thaçi-Dacic me ndërmjetësinë e baroneshës Catherine Ashton, ka njoftuar në një komunikatë për shtyp zëdhënësja e Ashton, Maya Kocijancic.
Sipas medieve temë e diskutimit do të jetë pamja e fletëvotimeve dhe çështja që ka të bëj me Energjinë dhe Telekomin.
Ashton, ashtu si herëve të tjera ka mbajtur takime të ndara me dy kryeministrat.
“Zgjedhjet do të jenë historike, meqë do të zhvillohen në gjithë territorin e Kosovës, pra edhe në pjesën veriore të vendit ku serbët përbëjnë shumicën”, u ka thënë Thaçi gazetarëve në Bruksel./express/

 

 
Lajme Shqip Friday, 05 July 2013 13:23

Beograd- Nëse Prishtina nuk e miraton Ligjin për amnisti, nuk është i mundshëm zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit, thotë ministri serb i Drejtësisë Nikola Selakoviq.

Ai në RTS ka thënë se pa amnisti nuk mund të ketë integrim të punëtorëve të gjyqësisë e të nëpunësve të policisë në institucionet e Kosovës.

“Problemi që u krijua pasi që Kuvendi i Kosovës nuk miratoi Ligjin për amnisti është shumë më serioz se sa që duket në opinion dhe pa të nuk është i mundshëm zbatimi i Marrëveshjes”, ka thënë Selakoviq dhe ka shtuar se “Ligji për amnisti ka qenë i caktuar si parakusht për implementim të Marrëveshjes”. 

Sipas fjalëve të tij, me këtë akt Prishtina hyn në ndalim të zbatimit të Marrëveshjes dhe për këtë Serbia nuk është fajtore.

Ai ka sqaruar se Ligji për amnisti garanton për serbët sigurinë juridike dhe me të i hapen dyert pajtimit të serbëve e shqiptarëve. 

 
Lajme Shqip Tuesday, 02 July 2013 17:23

Prishtinë – Kosova dhe Serbia po tregohen të vendosura në zbatimin e marrëveshjes së arritur për normalizimin e marrëdhënieve reciproke, ka deklaruar të martën në Prishtinë, ministri i Jashtëm i Suedisë,Carl Bildt.

Këto komente, Bildt i ka bërë pas një takimi që zhvilloi me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi. Ai është shprehur optimist se Kosova dhe Serbia kanë nisur rrugën e tyre evropiane.
“Kam besim të plotë në përkushtimin tuaj që të ndërmerrni hapat për zbatim dhe jam shumë i inkurajuar me bisedat e zhvilluara në Beograd”, është shprehur Bildt, gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin Thaçi, raporton REL.
Si rezultat i konstruktivitetit të treguar në dialog, Serbia ka marrë tashmë një afat kohor për nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kurse Kosova miratimin për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, për çka Bildt i ka përgëzuar të dyja palët.   
“Kjo është e rëndësishme për Kosovën, për Serbinë, por kjo dërgon një sinjal pozitiv edhe për gjithë rajonin se nëse jeni të gatshëm të bisedoni dhe t’i tejkaloni problemet nga e kaluara atëherë mund të lëvizni përpara. Kjo ofron mundësi të mira për zhvillim ekonomik e shoqëror për të ardhmen”, është shprehur Bildt 
Ndërkohë, kryeminikstri Hashim Thaçi ka thënë se Ballkani po pëson ndryshime të mëdha. Anëtarësimi i Kroacisë në Bashkimin Evropian, marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë si dhe organizimi i zgjedhjeve të lira në harmoni me standardeve evropiane në Shqipëri, sipas Thaçit, janë mesazh i mirë për evropianizimin e Ballkanit.
Edhe këtë herë, Thaçi është zotuar se pala kosovare do të zbatojë marrëveshjen e arritur me Serbinë dhe do të tregohet e gatshme për të vazhduar dialogun.
“Ne do t’i kryejmë të gjitha obligimet tona që dalin në këtë proces implementues. Takimi tjetër mes dy kruyeministrave nën udhëheqjen e baroneshës Ashton më 8 korrik në Bruksel, ku do të diskutohen çështjet e telekomit dhe energjisë. Të njëjtën kohë do të vazhdojmë me agjendën tonë implementuese”, ka thënë Thaçi. 
Një nga sfidat më të mëdha të zbatimit të marrëveshjes të cilën kryeministri Thaçi e ka përmendur, ka të bëjë me organizimin e zgjedhjeve lokale edhe në komunat veriore.
“Ne po përgatitemi që gjatë kësaj vjeshte të organizojmë zgjedhjet lokale, në një ditë, për herë të parë me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve duke përfshi edhe serbët nga veriu, që pastaj të kemi lidershipin e atjeshëm legjitim”, ka thënë Thaçi.
Para Prishtinës, Bildt ka vizituar edhe Beogradin. Atje ai ka përgëzuar Serbinë për faktin që Këshilli Evropian ka miratuar hapjen e negociatave të anëtarësimit me çka i hapet rruga këtioj vendi për fazën finale të reformave dhe integrimit në Bashkimin Evropian.

 

Bildt takoi edhe opozitën. Kjo e fundit është skeptike për zbatimin e Marrëveshjes

 

 

Diplomati suedez Carl Bildt ka takuar edhe liderët e opozitës kosovare, Isa Mustafa, Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj, me të cilët ka biseduar rreth marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe zbatimit të saj në teren, raporton K.Press.

Liderët opozitarë thanë pas takimit se i shprehen skepticizmin e tyre rreth zbatimit të marrëveshjes dhe që sa më shpejt Kosova të integrohet në BE dhe të bëhet liberalizimi i vizave që qytetarët e saj të mos mbesin në geto.

 
Lajme Shqip Thursday, 27 June 2013 14:09

Berlin – Kancerlarja gjermane Angela Merkel ka thënë sot para anëtarëve të Bundetsagut se mbledhja e parë mes Bashkimit Evropian dhe Serbi për negociatat për anëtarësimin e saj në BE duhet të mbahet në janar të vitit 2014 dhe kjo vetëm nëse në dhjetor ka elemente të sakta se ka zbatim të plotë të Marrëveshjes Kosovë –Serbi. Angela Merkel i ka dhënë një mesazh të qartë Serbisë se gjashtë muajt e tjerë të vitit 2013 janë vendimtar për të zbatuar marrëveshjen me Kosovën, ndryshe nuk do të ketë datë të negociatave për anëtarësim.

Merkel ka bërë të qartë pozicionin gjerman karshi Serbisë një ditë para se Këshilli Evropian të vendos nëse Serbisë do t’i jepet data e fillimit të negociatave për anëtarësim dhe Kosovës hapja e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.

Në fjalën e saj në Bundestag, i cili sot po debaton rreth datës për fillimin e negociatave me Serbinë për anëtarësim në BE, Merkel ka shprehur qëndrimin strikt të saj se nuk janë bërë hapat e nevojshëm nga Serbia për të marrë dritën jeshile të datës së hapjes së negociatave.

Ajo ka thënë se Gjermania pret anëtarësimin e plotë të Serbisë në Bashkimin Evropian vetëm pas normalizimit të plotë të marrëdhënieve Kosovë – Serbi. 

Qëndrimi gjerman është një kthesë negative për Serbinë pas sinjaleve shpresëdhënëse që dha takimi i ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Luxenburg.

Ky takim përmes një në njëfarë mënyrë i kishte dhënë dritën jeshile Kosovës për fillimin e negociatave të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, pa paragjykim për pozitën e vendeve anëtare ndaj statusit të Kosovë, ndërsa Serbia të nisë negociatat për anëtarësim.

 
Lajme Shqip Monday, 24 June 2013 16:58

Prishtinë – Komandanti rajonal  i policisë për katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, duhet të emërohet nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës dhe ky emërim nuk ka ndodhur ende.

Kështu i ka deklaruar Radios Evropa e Lirë, zëvendës-kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, duke mohuar deklaratën e zëvendës-kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq, të cituar nga mediet serbe se “komandanti është emëruar nga pala serbe”.
“ Në bazë të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore , në mes të Kosovës dhe Serbisë, në pikën 9 është e precizuar që komandanti rajonal për katër komunat me shumicë serbe, emërohet nga Ministria e Punëve të brendshme e Republikës së Kosovës…”
“Sot gjatë ditës ose më së largu deri nesër, Ministria e Brendshme e Kosovës do ta emërojë komandantin”, ka thënë zëvendës-kryeministrja Tahiri.
Ajo gjithashtu ka shtuar se në fakt, emërimi do të bëhet për ushtrues të detyrës së komandantit të policisë për rajonin e veriut dhe pas zgjedhjeve lokale në vend, atëherë do të emërohet komandanti me mandatin që i takon një komandanti të policisë.

 
Lajme Shqip Monday, 24 June 2013 12:47

Beograd- Duke marrë pjesë në emisionin “Përshtypja e javës” në b92, zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndër të tjera, duke iu përgjigjur pyetjes rreth emërimit të komandantit të policisë për katër komunat e pjesës veriore të Kosovës, ai tha se “nuk po gënjej, komandanti është emëruar” .

Brukesli kishte vërejtje për mospërmbushjen e kërkesave nga ana e Serbisë, ndër të cilat edhe mosemrimi i komandantit të policisë në pjesën veriore të Kosovës, por ai ka deklaruar se “nuk po gënjej, komandanti është zgjedhur nga pala serbe”, transmeton koha. 

“Brukesli e ka pranuar komandantin rajonal të policisë për pjesën veriore të Kosovës, që është emruar nga ana jonë, ndërkaq duhet ta propozojë edhe Prishtina”, ka deklaruar Vuçiq. Ai ka shtuar se nuk dëshiron t’ia përmend emrin, porse Brukseli e ka miratuar emërimin e tij. 

 “Brukseli e ka miratuar, ata kishin vërejtje për emrin tjetër, por ne kishim propozuar dy dhe ky është tregim i mbyllur”, tha Vuçiq. 

Sipas tij financimi i pjesës veriore të Kosovës është transparente dhe kjo mund të shihet në buxhetin e Serbisë. Ka mbetur të merremi vesh rreth Ligjit mbi amnistinë, që duhet të ndodhë brenda ditës së sotshme (të hënën), ndërsa është afër marrëveshja për telekomunikacionin, kurse nuk është afër vetëm marrëveshja për energjetikën. 

Vuçiq ka përsëritur se në këtë fushë problem paraqet liqeni i Gazivodës. 

 
Lajme Shqip Monday, 24 June 2013 10:17

Mitrovicë – Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, sot pritet të emërojë komandantin e policisë për katër stacionet në veri të vendit. Ky emërim do të bëhet në përputhje me marrëveshjen e 19 prillit ndërmjet kryeministrit, Hashim Thaçi dhe atij serb, Ivica Daçiq. Emërimi do të bëhet të hënën dhe në bazë të marrëveshjes, komandanti i policisë në veri duhet të jetë serb dhe pritet të ndikojë në zbatimin e pikave tjera të marrëveshjes siç është mbajtja e zgjedhjeve lokale dhe heqja e barrikadave në atë pjesë, raporton KosovaPress. Kurse, sipas zëvendëskryeministres Edita Tahiri, ky emërim është në kuadër të obligimeve të palës së Kosovës dhe do të bëhet nga ana e Qeverisë së Kosovës, i cili pritet të bëhet në fillim të kësaj jave. “Ne jemi zotuar që këtë obligim do të realizojmë në afatin e paraparë dhe në harmoni me procedurat ligjore të Kosovës dhe me Marrëveshjen për Normalizim, respektivisht Ministria e punëve të brendshme do ta bëjë emërimin”, theksoi zëvendëskryeministrja Tahiri.

Ndërkohë, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë deklaruar se në takim e fundit në mes kryeministrit, Hashim Thaçi dhe atij serb, Ivica Daçiq, ky i fundit ka paraqitur dëshmi konkrete që tregojnë se Serbia tashmë i ka ndërprerë pagesat për pjesëtarët e MUP-it që deri tani kanë vepruar në veri. Po ashtu, janë paraqitur dëshmi për mbylljen e objekteve të strukturave serbe të sigurisë. Ndërkohë pala kosovare dhe ajo serbe së bashku kanë rënë dakord edhe për projektligjin për amnisti në mënyrë që banorët e veriut të mund të votojnë në zgjedhjet lokale të Kosovës me dokumente të Serbisë. 

 
Lajme Shqip Friday, 21 June 2013 09:03

Prishtinë – Zbatimi i marrëveshjes së 19 prillit në Bruksel e arritur mes dy kryeministrave, të Kosovës dhe Serbisë, po del që s’mund të gjejë zbatim pa nisur me ndryshimet në Kushtetutën e Kosovës.

Pavarësisht deklarimeve të zyrtarëve të lartë qeveritarë, përfshirë kryeministrin Hashim Thaçi dhe zëvendësin e tij Hajredin Kuçi, se nuk do të ketë implikime në Kushtetutë, e vërteta po del të jetë krejt ndryshe.

Në dokumentet që ka siguruar gazeta “Tribuna”, është vetë Qeveria që para disa ditësh i ka dorëzuar në Kuvend dy ligje, zbatimi i të cilëve nuk mund të bëhet pa u ndryshuar Kushtetuta.

Është Ligji për vetëqeverisje lokale, ku përfshihet krijimi i asociacionit me komuna serbe dhe Ligji për të drejtat e komuniteteve, ku si kategori tashmë është futur edhe komuniteti malazez e kroat.

Ndryshimet në këto ligje, pashmangshëm po çojnë edhe në ndryshimin e Kushtetutës. Këtë e pranojnë edhe vetë njerëzit që kanë punuar në hartimin e Kushtetutës. 

12