Lajme Shqip Friday, 18 April 2014 13:22

Humbja e njërit prej penave më të shquara të letërsisë botërore, Gabriel Garcia Marquezit, ka prekur me miliona adhurues të tij anekënd botës. Dhimbja për njeriun që arriti t””i shiste librat e vetë me milina kopje dhe u përkthye në dhjetra gjuhë të botës u shpreh nga shumë adhurues të penës së tij edhe në rrjetet sociale. Njëra nga to ishte edhe këngëtarja Shakira, bashkëkombase e Gabriel Garcia Marquezit.

Ajo, në profilin e saj në Facebook, ka postuar një foto me nobelistin e madh bashkë me një status, ku ndër të tjera ka shkruar: “Ti do të jesh gjithmonë në zemrën time dhe të atyre që të admiruan… Shak”