Lajme Shqip Tuesday, 10 December 2013 22:39

Prishtinë- Pas deklaratave të veprimtarit Adem Demaçi se ish-presidenti Ibrahim Rugova nuk ka qenë hero dhe nuk ka vdekur për kombin, ka reaguar akademik Mark Krasniqi.

 

Krasniqi, i cili sot ishte temë gjithashtu për shkak të varrit që ia ka caktuar vetës se ku do te jetë ai, (Për më tepër shiko lajmin: https://www.lajmeshqip.com/kombetare/ti-besh-varrin-vetes ) madje edhe ka shkruar emrin dhe datën e lindjes në të, ka hedhur kritika ndaj deklaratës së Demacit për Rugovën. 

Ai ka thënë se Demaçi nuk mund të krahasohet asnjëherë me Rugovën, që sipas tij, me qasjen e tij paqësore ka shpëtuar popullin e Kosovës duke sjellur edhe intervenimin e NATO-s.

Në një intervistë, realizuar nga televizoni Rrokum, akademik Mark Krasniqi, ka thënë se Demaçi do bënte mirë të vdiste menjëherë kur ka dalur nga burgu.

“Adem Demaçi do të bënte mirë për vetveten sikur të vdiste atë ditë kur është dalë prej burgut se tash është njeri tjetër se çka kem mendu na sa ka qenë në burg…” ka thënë Krasniqi.

 

VIDEO: http://www.youtube.com/watch?v=Aj6FRlF4Xk8