Lajme Shqip Tuesday, 09 October 2012 08:15

Mario Balotelli vendosi të shpenzojë një milionë euro për të blerë nëj shtëpi për të dashurën e tij shtatzanë, modelen Raffaella Fico.

Itali-22-vjeçari, i cili është rikthyer në romancën me ish-protagonisten e “Big Brother” në Itali pas disa muajsh krize, pajtoi një arkitekt, të cilit i kërkoi që të projektojë shtëpinë e tyre, e cila do të shërbejë si baza kryesore për të qëndruar kur çifti nuk do të jetë në Mançester.

Shtëpia prej 250 metrash katrorë do të ndërtohet në qytetin e Breshias, pranë shtëpisë ku jetojnë prindërit birësues të Balotellit, Giovanni dhe Cristina.

Vila do të ketë një pamje spektakolare të qytetit, maleve përballë dhe do të ketë një tarracë spektakolare e qilar. Një prej arkitekteve më të njohura në Itali, Elisa Bianchi, nga qyteti i afërt i Mantovës, do të jetë ajo që do të ndërtojë shtëpinë.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 26 September 2012 13:20

Masimo Morati dhe Mario Baloteli duket se po bëhen gati të plotësojnë premtimin për t’u ritakuar që i kanë dhënë njëri-tjetrit në momentin e largimit të sulmuesit nga radhët e Interit në vitin 2010.

Palët mund të bashkohen përsëri në vitin 2013, ndonëse është shumë e vështirë që një gjë e tillë të ndodhë në janar kur rihapet merkato, por me shumë mundësi gjatë verës kur është edhe periudha e duhur për të diskutuar gjerësisht rreth një marrëveshje të tillë me Mançester Sitin.

Pavarësisht fjalëve të menaxherit Mino Raiola, Baloteli duket se është mërzitur në Angli dhe do të kthehet në Itali, ku është më i lirë për të bërë çfarë dëshiron pa u ndjekur nga dhjetëra fotografë.

Shkëndijat me Mançinin në fund të sfidës së fundjavës, të përfunduar në barazim ndaj Arsenalit, janë sinjali i radhës së diçka nuk shkon mes palëve dhe as fanella e titullarit në ndeshjen e kupës ndaj Aston Vilës nuk ka kthyer buzëqeshjen e sulmuesit italian. Baloteli vazhdon të jetë një lojtar i rëndësishëm për Mançester Sitin, por me kthimin në formë të Edin Xheko, mungesa e tij nuk ka filluar të ndjehet edhe aq shumë, ndërsa hapësirat në formacion janë ngushtuar ndjeshëm. Si rrjedhojë, nëse vjen një ofertë e mirë, ai mund të shitet.

Fjala i kalon Masimo Moratit, i cili publikisht ka thënë shpesh se do të dëshironte ta kthente te Interi. Zikaltërit do të jenë të pranishëm kurdo që Mançester Sitit ta hedhë në merkato sulmuesin.

Në fakt, në kontratën e shitjes të vitit 2010 ekziston një klauzolë në të cilën shkruhet qartësisht se Interi mund ta rimarrë lojtarin duke barazuar çdo ofertë që bëhet nga një klub tjetër. Baloteli ka një kontratë deri në vitin 2015 me skuadrën angleze, nga e cila përfiton 6 milion euro në sezon dhe mendohet se tani vlera e tij është rreth 30 milionë euro. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 16 July 2012 11:40

Mamaja e futbollistit multimilioner Mario Balotellit tashmë ka një punë të re për të plotësuar nevojat familjare.

Ndërkohë që në rrugët e Manchester City, futbollisti Balotelli endet me makinën e tij Bentley 120.000 paundëshe, mamaja e tij biologjike mer çdo ditë autobusin numër 11 për të shkuar në punën e saj prej pastrueseje.

Kjo është pak a shumë panorama e jetës së Super Marios dhe nënës së tij biologjike Rose Barwuah, 46 vjeç e cila e dha për adoptim djalin e saj, kur ai ishte në moshë shumë të vogël. Sipas informacioneve të besueshme Rose nuk kërkoi të takonte Marion, deri në kohën kur ky i fundit u bë një kampion.

 Nënë e bir dukej se ishin afruar së fundmi, kur Rose dhe vajza e saj e vogël Angel 13 vjeç u transferuan në qytetin anglez të Manchester për të qenë më afër sulmuesit të City-t dhe vëllait të tij Enoch.

Kampioni 21-vjeçar ka shkuar disa herë ta takojë nënën e tij në lagjen tepër të varfër të Wythenshawe. Fqinjët thonë se duket gati e pabesueshme që djali kaq i pasur të mos e ndihmojë nënën e tij që jeton në varfëri.”Kur ai vjen në lagjen tonë me makinën fantastike, të gjithë mbetemi pa frymë”, thonë fqinjët për “Sunday Mirror”. 

Megjithatë ka edhe nga ata që thonë se Rose nuk i do paratë e Marios. “Ajo është shumë besimtare, nuk përton të punojë shumë dhe gjëja e vetme që kërkon është të rikuperojë raportin me djemtë e saj”. 

 Gruaja çdo natë merr autobusin për të shkuar në punë dhe pastron zyrat e një kompanie. Burime të mirëinformuara thonë se Rose ka qëllim që të qëndrojë në Angli dhe së shpejti aty do të mbërrijë edhe bashkëshorti i saj Thomas.

Mario u dha për adoptim në moshën 2-vjeçare, pasi prindërit e tij banues në Itali, por me kombësi ganeze, kishin vështirësi të mëdha ekonomike dhe në atë kohë Mario kishte probleme të rënda me një infeksion të brendshëm që kërkon kura të njëpasnjëshme. 

Rose dhe Thomas kërkuan të riafroheshin me të birin, por nuk pati sukses. Mario, në fakt i është trembur gjithnjë faktit se qëllimi i vërtetë për t’u afruar ishte vetëm interesi ekonomik. 

 
Lajme Shqip Monday, 09 July 2012 14:38

Ylli i futbollit italian, Mario Balotelli, ka kaluar një festë në Saint Tropez, nën dehjen e shampanjës dhe vajzave të bukura.

Tabloidët anglezë kanë publikuar foto të tij ku shfaqet gjysmë i zhveshur ndërsa pi shampanjë, duhan dhe masazhohet në shpatulla nga një bjonde.

Kjo një mënyrë e mirë për të harruar humbjen e hidhur në finalen e Euro 2012 kundër Spanjës, apo për t’iu kundërpërgjigjur ish të dashurës së tij që pret një fëmijë prej tij?

 
Lajme Shqip Saturday, 07 July 2012 09:00

Vëllai i show-girl-es italiane e ka sulmuar publikisht futbollistin e famshëm italian Mario Balotelli duke thënë:

“Është shumë e turpshme kërkesa për një test ADN-je nga ana e Mario Balotellit. Madje, ai ka provuar që t’ia ndryshojë mendjen Rafaelës mbi lindjen e fëmijës; por ai fëmijë është e sigurtë që do të vijë në dritë, edhe pa dëshirën e tij! Mario e di mjaft mirë që është i biri. Ata e kishin në plan një gjë të tillë përpara se të ndaheshin, sidomos Mario e dëshironte shumë një gjë të tillë. Ai e di mirë këtë gjë!”.

Për treguar një të vërtetë të re mbi shtatzëninë e Raffaella Fico është Francesco, vëllai i showgirl-it, që sipas së cilit Balotelli e dinte për shtazëninë, madje i kishte kërkuar Raffaellës që të bëntë një abort.

“Kemi marrë telefonata nga njerëz të afërt me Balotellin për të bindur Raffaellën që ta ndërpresë shtatzëninë. Por kërkesat e tyre u refuzuan,” rrëfen Françesko. “Duke dëgjuar nga media se Mario i ka kërkuar një test ADN-je motrës sime është një mungesë respekti ndaj saj. Raffaella në këtë moment është keq dhe shumë e stresuar. Është fyer si grua dhe si nënë e ardhshme. Në këtë moment ajo ka nevojë për qetësi,” vijoi ai.

Francesco Fico ka shtuar se ai dhe nëna e tyre që në fillim nuk e kanë parë me sy të mirë lidhjen e Raffarellas me Marion. “E kisha pranuar vetëm për dashurinë që kam për motrën time. Mjaft tani! Kërkoj respekt dhe qetësi për një vajzë të re që po bëhet gati të përballojë shtatzëninë,” është shprehur gati i mllefosur vëllai i saj.

 
Lajme Shqip Wednesday, 04 July 2012 10:50

Mario Baloteli nuk është 100% i sigurt se do të bëhet baba, ndonëse është gati të marrë përgjegjësitë e tij nëse rezulton kështu. Sulmuesi i kombëtares italiane ka treguar se ai është gati të ndërmarrë rolin e ri në jetën e tij, vetëm pasi të jetë siguruar nga testi i DNA se ish-partnerja e tij, Rafaela Fiko, është shtatzënë me fëmijën e tij.

Lojtari ka lëshuar një deklaratë për shtyp rreth kësaj ngjarje, duke vendosur të përgënjeshtrojë pjesërisht deklaratat e ish-partneres, sidomos për faktin se kishte marrë vesh për shtatzëninë e saj nga persona të tretë.

“Marrëdhënia ime me Rafaela Fiko ka përfunduar në prill dhe që atëherë nuk kam patur kontakte me të dhe nuk kam ndër mend që të bashkohem përsëri me të. Pak ditë më parë, kam mësuar nga persona të tretë që ajo ishte shtatzënë. Për këtë vendosa ta kontaktoj dhe vetëm pasi e pyeta, ma konfirmoi që ishte e vërtetë”.

“Jam i zhgënjyer pasi nuk më duket normale që për një gjë kaq të rëndësishme ta mësoj vetëm në muajin e katërt. Unë do të marr të gjitha përgjegjësitë e mia në momentin kur do të kem prova për atësinë e fëmijës”.

“Ajo që më shqetëson është të shoh se kjo çështje po kthehet në objekt përfitimi ekonomik. Rafaela është e famshme dhe nuk besoj se kishte nevojë të përfitonte nga kjo histori duke shitur foto e intervista për publicitet. Kjo është hera e fundit që flas për këtë çështje, pavarësisht asaj që mund të thuhet në ditët në vijim nga Rafaela”, shkruhej në deklaratën e publikuar nga Baloteli. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 04 July 2012 09:23

Pas përfundimit të ëndrrës së Euro 2012 në atë finale “makthi” përballë Spanjës, Balotelli është kthyer me këmbë në tokë, jo vetëm në jetën e tij sportive, por edhe në atë personale.

Në ndeshjen përpara Gjermanisë, ku ai shënoi dy golat e fitores, sulmuesi i City mësoi ne telefon lajmin se ishte duke pritur një fëmijë nga ish e dashura e tij, Raffaella Ficco. Duket se 21 vjeçarit i kanë lindur dyshimet e para dhe sipas një burimi pranë tij, “SuperMario” është i vendosur që të kërkojë të bëjë testin e atësisë për fëmijën.

Sipas të njëjtave burime, dyshimet kanë lindur pasi marrëdhënia e tij me modelen Ficco është duke përjetuar një moment krize dhe kontakti i tyre i fundit seksual duket se ka ndodhur në fund të muajit prill.

Mundësia që nga ky kontakt modelja të ketë mbetur shtatzënë nuk përjashtohet, por pesë javët e kaluar të ndarë, e kanë bindur Balotellin që përpara se të marrë përgjegjësitë e babait, të kërkojë realizimin e testit të ADN-së.

“Do të marr përsipër të gjitha përgjegjësitë e mia kur të kem provat se unë jam babai i fëmijës.”

Kështu është shprehur Mario Balotelli, sulmuesi i kombëtares italiane dhe Manchester City-t, në lidhje me shtatzëninë e ish të dashurës së tij Raffella Fico.

“Disa ditë më parë mora vesh nga disa njerëz që Raffaella është shtatzënë. Për këtë arsye vendosa ta kontaktoj dhe më konfirmoi që lajmi për shtatzëninë është i vërtetë. Jam shumë i zhgënjyer sepse nuk mendoj se është normale që unë të mos dija gjë deri në muajin e katërt”, lexohet në një komunikatë të futbollistit.

“Edhe pse do të preferoja mos të flisja publikisht për jetën time private, jam i detyruar të ndërhyj për të sqaruar marrëdhënien time me Raffaella Ficon. Kjo marrëdhënie ka mbaruar në fillim të prillit dhe që atëherë nuk kemi folur më me njëri-tjetrin. Raffaella e di mirë se unë nuk kam ndërmend më t’i kthehem asaj historie”, shton 21 vjeçari, i cili thekson se do të marrë mbi shpatulla të gjitha përgjegjësitë kur të ketë provat e mjaftueshme se fëmija është i tij.

“Kjo është hera e parë dhe e fundit që flas për këtë çështje dhe nuk do të kthej më asnjë përgjigje pavarësisht se çfarë do të thotë Raffaella”, përfundon sulmuesi me origjinë ganeze.

 
Lajme Shqip Thursday, 28 June 2012 08:40

Daniele De Rosi ka refuzuar zërat se ai dhe Mario Baloteli janë përfshirë në një zënkë gjatë dhe pas ndeshjes çerekfinale kundër Anglisë, ku Italia fitoi me penallti.

“Po, në fundin e pjesës së parë shkëmbyem fjalë me njëri-tjetrin. Ndoshta mund të kemi ulëritur me zë të lartë pasi në ato momente ka adrenalinë, ka shumë zhurmë nga turma. Ishim edhe larg njëri-tjetrit. Por nuk ka asnjë lloj problemi mes nesh. Të gjitha zërat për zënka janë të pabazuara”.

“Shkuam në dhomat e zhveshjes dhe aty thjesht kemi folur për atë që do të bënim në pjesën e dytë. Mario ishte edhe më i mirë në pjesën e dytë. Mendoj se ai ishte i shkëlqyer kundër Anglisë. Ndaj nuk mendoj se ai ka karakter të vështirë, flasim shumë për të vetëm sepse është një lojtar i mirë. Shumë e cilësojnë të çmendur por ta shohim sa do të çmendet nëse shënon golin që na çon në finale”, komentoi me humor mesfushori italian.

Sipas tij, në ndeshjen me Gjermaninë, askush nuk duhej të tregohej më aq “bujar” para porte, pasi nuk të jepej shpesh një mundësi e tillë.

“Nuk kemi luksin të humbim raste siç bëmë ndaj Anglisë, një ndeshje që nuk duhej të kishte shkuar kurrë te penaltitë. Nuk duhet të jemi kaq bamirës ndaj Gjermanisë”, deklaroi lojtari që ka 77 ndeshje me fanellën e Italisë. (LajmeShqip.com)

Grupi C

Spanjë-Itali                   1-1

63’ Fabregas / 61’ Di Natale

Itali-Kroaci                   1-1

39’ Pirlo / 72’ Manxhukiç

Itali-Irlandë                   2-0

35’ Kasano, 90’ Baloteli

Çerekfinalet

Angli-Itali                     0-0 (2-4 p.)

Gjysmëfinalet

28.06.2012

Gjermani-Itali               20:45

 
Lajme Shqip Wednesday, 30 May 2012 10:50

Sulmuesi më ngjyrë i Italisë, Mario Baloteli, ka kërcënuar se do të braktisë Euro 2012 nëse ndaj tij do të ketë fyerje raciste nga tifozët. Sulmuesi problematik italian është përballur edhe herë të tjera me situata të tilla në karrierë dhe ka treguar për “France Football” se nuk do të tolerojë më sjellje të tilla.

“Ishin 2-3 djem në një lokal në Romë që më fyen dhe jam me fat që policia mbërriti shpejt në vendngjarje, pasi ju betohem që do t’i kisha rrahur keq. Do t’i kisha shkatërruar! Shpresoj që të mos ndodhë përsëri, pasi në rast se dikush me hedh një banane në rrugë, unë do të përfundoj në burg, pasi do ta vras atë person”, ishte kërcënimi i lojtarit italian që njihet për temperamentin e tij të zjarrtë.

Baloteli është përballur me racizëm edhe kur luan, ashtu siç i ka ndodhur përballë Juventusit në vitin 2009 kur u bë objekt vërshëllimash nga tifozeria kundërshtare. Kjo e ka bërë atë të marrë në konsideratë idenë e braktisjes së turneut nëse tifozët do të tentojnë ta fyejnë.

“Të shohim se çfarë do të ndodhë në Evropian, shpresoj që të kalojë pa probleme. Sinqerisht që nuk mund ta përballoj më një situatë të tillë. Nuk e pranoj më një sjellje të tillë. Nëse ndodh, do të largohem menjëherë nga fusha e lojës dhe do të kthehem në shtëpi”, kërcënoi sulmuesi italian.

“Është viti 2012 dhe kjo sjellje është e papranueshme. Në disa raste, kur je futbollist i fortë, njerëzit gjejnë mënyra të tjera për të të nervozuar. Ata mendojnë se e vetmja mënyrë për të dëmtuar është duke të provokuar”, ishin fjalët e Balotelit. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 25 April 2012 12:26

Në një intervistë për revistën “Chi”, kapiteni i Interit, Havier Zaneti, ka folur për dy ish-zikaltër, Zhoze Murinjon dhe Mario Balotelin, ashtu si edhe ka bërë një bilanc të skuadrës dhe dështimit të këtij viti me trajnerë të ndryshëm.

“Me Murinjon sigurisht që vazhdoj të flas, është miku im. Shpresoj që Reali i tij të fitojë Ligën dhe Champions. Me Ibrën? Jo dhe nuk jam pishman. Ai mbetet një lojtar i madh për atë që ka bërë te Interi por pastaj secili ecën në rrugën e tij”.

Argjentinasi tregon se zikaltërit do të pritnin me shumë qejf kthimin e Mario Balotelit, ndonëse ky i fundit vazhdon të jetë një personazh problematik. “Mario është një kampion, por duhet të gjejë ekuilibrin jashtë fushës. Unë do ta kisha dashur përsëri në skuadër. Kam vlerësuar faktin që ka kërkuar falje për gabimet që ka bërë kohët e fundit. Po nëse nuk ndërron sjellje, rrezikon që të dëmtojë përgjithmonë karrierën e tij”.

“Unë trajner? Jo, preferoj të jem më afër klubit në një rol drejtuesi, më pret një tavolinë sapo të braktis futbollin. Falënderoj Moratin që më ka plotësuar këtë ëndërr, por ka ende kohë deri atëherë”.

“Çfarë nuk funksionoi me Gasperinin? Gjithçka! Dëmtime, mungesë fati, rezultate që nuk vinin. Kur e hoqën nga puna erdhi më takoi me lot në sy, dukej si djali im, diçka shumë e dhimbshme. Ranieri? Grupi e mbështeste por përsëri rezultatet nuk erdhën. Stramaçioni? Është një djalë shumë guximtar, i ka idetë e qarta dhe e meriton këtë shans që i është dhënë”, deklaroi ndër të tjera kapiteni i Interit. (LajmeShqip.com)