Lajme Shqip Wednesday, 23 May 2012 12:15

Ndarja nga një prej grave më të bukura të planetit i ka të gjitha mundësitë që të zhysë në depresion edhe meshkujt me vetëbesimin më të lartë.

Megjithatë, nuk është ky rasti i këngëtarit Marc Anthony, që pas divorcit me Jennifer Lopez, ka nisur të frekuentojë bukuroshen Shannon De Lima, përkrah të cilës u prezantua edhe në një ceremoni sportive në Los Anxhelos.

Duke shtuar faktin se venezueliania është 20 vjet më e re se Lopez, është e qartë përse Anthony dukej kaq i kënaqur gjatë festës.

24 vjeçarja, edhe ajo këngëtare, tregoi linja të pabesueshme, ndërsa pozoi përkrah partnerit të saj 43-vjeçar.

Midis momenteve që tërhoqën më shumë vëmendjen e publikut ishte ai kur çifti pozoi me miqtë e tyre, David dhe Victoria Beckham.

 
Lajme Shqip Friday, 13 April 2012 15:42

Marc Anthony më në fund ka firmosur letrat e divorcit nga gruaja e tij superstar, Jennifer Lopez. Firmosja e dokumentacionit u bë një vit pasi ata njoftuan ndarjen.

Këngëtari i muzikës pop latine, e arsyetoi motivacionin e divorcit me ‘diferenca të papajtueshme’ mes çiftit. Firmën në këtë dokument Marc e ka vendosur me emrin e tij të vërtetë Marco Muniz.

Dokumentacioni u firmos në Los Anxhelos në Gjykatën Superiore. Ndërkohë, vokalisti ka kërkuar që të ketë kujdestarinë e binjakëve Emme dhe Max, që tani janë 5 vjeç.

Mbetet për t’u diskutuar fakti përse Anthony priti kaq gjatë për të dhënë firmën. Mos ndoshta kishte besim se ai dhe gruaja e tij bukuroshe do të ktheheshin sërish bashkë?

Gjithsesi, duke parë fotot e fundit të J-Lo me të dashurin e saj të ri 25-vjeçar ideja për ribashkim ishte shumë e largët.

Ky është divorci i tretë i Jennifer dhe i dyti për Marc-un. Nga martesa e parë Marc ka dy djem Cristian Marcus Muniz, 11 vjeç dhe Ryan Adrian Muniz, 9 vjeç.

 
Lajme Shqip Tuesday, 17 January 2012 14:39

Kaliforni – Mos vallë menduat se Jennifer Lopez dhe Marc Anthony janë bashkuar vërtetë? Në fakt ata janë bashkuar si dy shok mjaft të mirë, dhe atmosfera e këndshme shoqërore ndërmjet tyre është parë qartë gjatë intervistës së tyre.

Gjatë promovimit të programit të tyre televiziv është dukur qartë se ata i kishin lënë mbas krahëve problemet e tyre të dikurshme. Dhe atmosfera shoqërore ndërmjet tyre duket mjaft reale, pasi që të dy janë duke përjetuar histori të reja dashurie, Lopez me balerinin e skuadrës së saj Casper Smart dhe, Anthonony me ish të dashurën e tij të më parshme, modelen venezueliane Shannon De Lima.

Siç kishin delaruar edhe më parë gjatë ndarjes së tyre në maj, ata do të vazhdonin të punonin së bashku mbi projektin televiziv “Q’Viva!”. Ish-çifti bashkëshortor është dukur aq i lirshëm dhe shoqëror me njëri-tjetrin, saqë Anthony e ka kapur për dore Lopezin gjatë eventit. Kur Jenniferin e ka pyetur në lidhje me marrëdhënien e tyre në punë, ajo është përgjigjur, “Është njësoj si çdo herë tjetër gjatë bashkëpunimeve tona. Ne jemi shumë në harmoni kur punojmë me njëri-tjetrin”. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 29 September 2011 09:35

Muajt e fundit kanë qënë të vështirë për Marc Anthony, që mbas ndarjes në korrik nga gruaja e tij Jennifer Lopez. Por të paktën ai ka ‘djemtë e tij’, shokët e tij që e ngushëllojnë apo e shoqërojnë për t’ia zbutur disi vetminë. Dhe kësaj here një shok mjaft i mirë për të ka qënë asi i futbollit, David Beckham. Për këngëtarin latin, jeta ka treguar vërtetësinë e shprehjes “Miqtë e mirë duken në ditë të vështira”.

Ka qënë vetë David që ka postuar dje foton me këngëtarin latin në profilin e tij në FaceBook. Ai ka komentuar: “Kjo është një foto me shokun tim Marc Anthony. Mbrëmë bashkë me Victorian shkuam në koncertin e tij. Ai ishte i pabesueshëm… një profesionist i madh! E shijuam shumë koncertin e tij…”

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

(Foto 1: Miq si në kohët e vjetra, David dhe Marc, 2011.)

Ata janë bërë shok që kur David dhe Victoria u shpërngulën për të jetuar në Los Angeles në 2007-ën. Të dy burrat, gratë e të cilëve ishin shoqe të mira ndërmjet tyre, janë fotografuar shpesh teksa shkonin rregullisht në vitin 2008 për të ndjekur ndeshjet e Los Angeles Lakers.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

(Foto 2: David dhe Marc gjatë një ndeshjeje të Los Angeles Lakers në 2008-ën.)

Ndërkohë që Marc Anthony kalonte kohë të bukur mes miqsh,  ish gruaja e tij Jennifer Lopez ishte duke marrë pjesë në “iHeart Radio Music Festival”. Paraqitja e saj në natën e dytë finale të festivalit në Las Vegas, i bëri mediat të flisnin shumë për veshjen e saj paksa të ekzagjeruar, që gati nxorri vithet sheshit. Një ndër arsyet të thellimit të krizës midis Jenniferit dhe Marcut, ishte xhelozia e këtij të fundit pasi dëshironte që bashkëshortja e tij të ishte imazhi i një gruaje të denjë për të dhe fëmijët, dhe jo vetëm imazhi i një këngëtareje argëtuese dhe seksi.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

(Foto 3: Këngëtarja 42 vjeçare Jay-Lo në skenën e “iHeart Radio Music Festival”.)

 

(LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Monday, 19 September 2011 13:16

Këngëtarja Jennifer Lopez ka shkuar në shtëpinë e ish-partnerit të saj prej 7 vitesh, Marc Anthonyt, në shoqërinë e fëmijëve të tyre binjakë 3 vjeçarë, Emme dhe Max.

Të dy janë fotografuar teksa mbanin në krah njërin prej fëmijëve dhe argëtoheshin me ta tek pishina e shtëpisë në Florida, tek e cila deri para një muaji bashkëjetonin të gjithë.

 

Lopez është parë e veshur me pantallona të shkurtëra sportive dhe syze të mëdha, e dalë menjëherë nga xhirimet për filmin “ What to Expect When You’re Expecting”.

Një natë më parë Anthony ka festuar me 150 miqtë e tij në “Club 50” ku ka dhënë një shfaqje muzikore mjaft mbresëlënëse për të githë ata që ishin të pranishëm.

Por për “US Weekly” ai është shprehur se surpriza për të ka qënë mbledhja në familje si dikur, me ish-partneren e tij Lopez dhe dy fëmijët e tyre. Duket se miqësia ndërmjet tyre vazhdon më së miri… (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 02 September 2011 12:10

Mbrëmë është dhënë intervista e parë që këngëtari, mbreti i salsës ka dhënë për divorcin e tij me Jennifer Lopez. Që kur ata shpallën divorcin e tyre përpara 6 javësh, vëmëndja dhe aludimet rreth ndarjes së tyre ka qënë pothuajse fokusi i mediave kryesore.

I inatosur, ai ka përgënjeshtruar të gjithë ato aludime që media të ndryshme kanë ngritur mbi tradhëtitë e tij, si një arsye e divorcit.

“Njerëzve iu është dukur shokuese ndarja jonë dhe janë mundur të fokusohen por t’ja vënë fajin dikujt dhe diçkaje.  Por e vërteta është ndryshe. Martesa thjeshtë nuk po funksiononte më! Ishte diçka që e vumë re të dy… Nuk është shokuese. Këto gjëra ndodhin.”

Dhe kur Anthonyt ju drejtua pyetja nëse ai e donte apo jo divorcin, ai u përgjigj:

“Ky ishte një vendim i përbashkët. Vetëm kaq mund të them…”

Në lidhje me fëmijët e tyre 3 vjeçar, të dy binjak, Max dhe Emme, ai është shprehur se divorci nuk ka për të ndikuar aspak në jetën e tyre, pasi ai do të jetë gjithnjë prezent për ta, do të jetë gjithnjë babai i tyre.

I përfolur shumë edhe për xhelozinë e tij që kurse Jennifer ishte juriste në “American Idol”, ai ka mohuar çdo gjë dhe ka thënë se nëse ata përpara nuk kanë treguar asnjë shenjë  përçarje, kjo s’do të thotë që tani është fundi i botës, apo sikur të jetë një varrim.

“Xhelozia nuk ka vend për t’u përmendur. Të gjithë që na njohin do t’ju thonë se unë e kam mbështetur atë që në ditën e parë dhe do të vazhdoj ta bëj. Neve do tëjemi të pranishëm në jetën e secilit për shumë vite pasi shoqëria jonë është shumë e fortë.”

Përpos të gjithave kur është pyetur nëse e donte Jenniferin, ai ka thënë: “Unë e dua Jenniferin. Unë do ta dua gjithnjë dhe ajo e di këtë…” (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 03 August 2011 11:46

Vetёm dy javё pas ndarjes nga bashkёshorti i saj Marc Anthony, J-Lo pozon pёr Vanity Fair pothuajse e zhveshur. Njё mёnyrё vёrtet e bukur pёr t’i treguar tregut tё beqarёve se ёshtё e lirё. Por, pёr ‘Vanity Fair’ ajo tregon arsyen pёrse u nda kёngёtari latino-amerikan Marc Anthony:

“Desha shumё qё kjo familje tё funksiononte. Ajo ka qenё ёndrra ime mё e madhe dhe jam munduar shumё pёr tё.  Por, ndonjёherё gjёrat thjeshtё nuk funksionojnё dhe kaq!

Ndonjёherё nuk e kuptojmё qё jemi duke kompromentuar vetёveten. Pёr tё kuptuar qё njё person nuk ёshtё i mirё pёr ty, apo qё nuk po tё trajton nё mёnyrёn qё e meriton duhet kohё. Unё kohёn e pata dhe nuk dua tё humb mё shumё kohё. Nёse do tё qёndroja, nuk do tё isha duke bёrё gjёnё e duhur pёr veten time.  E dua veten mjaftueshёm pёr t’i dhёnё jetёs drejtimin e duhur.

Por unё ngelem njё optimiste e pёrjetshme e dashurisё sё vёrtetё. Unё besoj tek dashuria. Ajo ngelet ende ёndrra ime mё e madhe.”

Ndёr tё tjera ajo ka insistuar se ndarja ishte njё marrёveshje dyanёshme, prandaj ajo ruan sёrish njё vend tё veçantё nё zemёr pёr babain e dy fёmijёve binjak tё saj, Max dhe Emme 3-vjeçar.

Sipas disa burimeve tё Anthony-sё, 42-vjeçar, ai kёrkonte qё gruaja e tij tё shfaqej krah tij si gruaja e tij dhe jo si seks-simbol. Kёtё gjё ai e urrente. Ai gjithmonё grindej me Lopez pёr veshjet e saj dhe ishte kthyer nё njё partner qё kёrkonte tё posedonte gjithçka nё jetёn e saj. Por, po ta gjykojmё nga fotografitё, Lopez nuk ia ka ndaluar vetes veshjen seksi nga askush! (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 16 July 2011 13:28

Jennifer Lopez mbrёmё ka shokuar fansat e saj me njё deklratё qё ajo ka dhёnё:
“Marc dhe unё kemi vendosur t’i japim fund martesёs sonё. Ky ka qёnё njё vendim i vёshtirё pёr ne, por kemi arritur nё njё konkluzion tё paqshёm mbi tё gjitha.”

Çifti i cili ka dy fёmijё binjak 3-vjeçar, Max dhe Emmёn, deklaruan ndarjen e tyre duke i dhёnё fund historisё sё çiftit mё tё famshёm tё showbizit.

Ajo nuk dha asnjё sqarim apo arsye, por vetёm shtoi:
“Kjo ёshtё njё periudhё e vёshtirё pёr familjen dhe familjarёt tanё. Prandaj do ta vlerёsonim shumё nёse do ta respektoni privatsinё tonё gjatё kёsaj periudhe.”

Kёngёtarja/aktorja 41-vjeçare, J-Lo, dhe ylli i salsёs Anthony, 42-vjeçar, u martuan nё 2004 nё njё ceremoni sekrete nё Beverly Hills. Kjo ndodhi pesё muaj pasi J-Lo ishte ndarё nga ish i fejuari i saj Ben Affleck dhe, njё javё pas divorcit zyrtar tё Marcut me ish-Miss Universin, Dayanara Torres.

Martesat e vipave nuk zgjasin asnjёherё… (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 11 June 2011 15:35

Kёngёtari i muzikёs latino-amerikane ka shpёrthyer si stuhi kur nё njё intervistё ёshtё pyetur pёr çёshtjen e kasetёs intime tё gruas sё tij Jennifer Lopez.

Ai ishte duke dhёnё njё intervistё pёr Univision nё gjuhёn spanjolle nga zyrat e tij nё New York kur u pyet rreth betejёs ligjore me ish-bashkёshortin e gruas sё tij, Ojani Noa.

Edhe nё fotografi duket qartё pamja e tij e inatosur qё menjёherё duke u drejtuar nga kamera bёnte me shenjё duke lёvizur dorёn dhe kthyer gjuhёn nё anglisht duke thёnё: “Vazhdo me pyetjen tjetёr.”

E ka pёrsёritur kёtё thёnie pёr katёr herё rresht ndёrkohё qё gazetarja nuk ndryshonte temё, deri sa ёshtё çuar shumё i inatosur dhe nuk ka pranuar tё japё mё asnjё intervistё pёr ta.

Jennifer Lopez e cila ka qёnё e martuar pёr 1 vit me Ojani Noa nё vitin 1997, ka katёr vjet qё po pёrpiqet tё bllokojё nxjerrjen nё shitje tё kasetёs sё saj tё muajit tё mjaltit me bashkёshortin e hershёm. Kaseta thuhet tё ketё rreth 21 orё xhirim tё Lopezit me pamje nudo, tё pjesёve tё ndryshme. Ajo gjithashtu ka qёnё e martuar me Cris Judd pёr 18 muaj. Ndёrsa me Marc Anthony ka 7 vite martesё, prej sё cilёs edhe dy fёmijё binjak tri-vjeçar, Max dhe Emma.