Lajme Shqip Monday, 25 July 2011 17:47

“Manchester City do të vazhdojë të punojë kështu dhe për disa vite do të jetë klub i madh si Barcelona. Për ne është me rëndësi të përdorim secilën shans që kemi dhe të japim gjithçka që të bëhemi si Barcelona”, tha Toure.

Më tej, lojtari nga Bregu i Fildishtë ka theksuar mundësinë që ka klubi për të blerë lojtarë nga më të mirët, që t’i vijnë në ndihmë klubit, sepse, sipas tij, Barcelona administron me një shumë të madhe të hollash.

“City është njëri ndër klubet më të pasura. Kemi shumë të holla dhe mund të blejmë cilin do lojtar. Barcelona është më shumë se një klub. Organizimi i tyre është i shkëlqyer me Xavi dhe Iniestan”, ka përfunduar Yaya Tour.