Lajme Shqip Thursday, 27 March 2014 15:27

Humbja në shtëpi me Liverpoolin dhe Manchester Cityn mund ti kushtojë largimin teknikut David Moyes. Duket se tashmë
drejtuesit e Manchester Unitedit janë lodhur me paraqitjet dëshpëruese të skuadrës.

Sipas tabloidit britanik Daily Telegraph javën e ardhshme pritet të diskutohet për shkarkimin Moyesit nga detyra, pasi nuk kanë mundur t’i përballojnë dy humbjeve në shtëpi nga Liverpool dhe Manchester City. /albeu/

 
Lajme Shqip Sunday, 19 January 2014 16:24

 

Është menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho trajneri i radhës që ka thurur elozhe për super talentin shqiptar të Manchester United-it, Adnan Januzajn.

Chelsea dhe United do të ndeshen sonte në ‘Stamford Bridge’ në kuadër të Premier Ligës angleze. Tekniku portugez në prag të përballjes me “Djajtë e Kuq”, ka thënë se Janzuaj i bën përshtypje, madje strategu portugez dyshon se 18 vjeçari duket më i rritur në fushë krahas moshës që ka.

“Ai në fushë nuk është 18 vjeç. Në fushë duket sikur të ishte 25 vjeç. Ndoshta ka ndonjë gabim në çertifikatën e lindjes së tij”, ka thënë Mourinho, shkruan almakos.

Ish trajneri i Portos, Interit e Real Madridit, mendon se Januzaj do të jetë një lojtar i famshëm i Manchester United-it.

“Januzaj duke futbollist shumë i pjekur në fushë. Ai i ka të gjitha kushtet për të qenë lojtar i famshëm te Manchester United. Nuk e njoh personalisht atë, por duket se është i kompletuar”, ka theksuar Mourinho.

Januzaj sot pritet të jetë titullar në sfidën e skuadrës së tij kundër Chelseas.

 
Lajme Shqip Sunday, 19 January 2014 14:31

Sipas tabloidit britanik “Sunday People”, drejtuesit e Manchester United kanë hedhur sytë nga Franca për të gjetur përforcimet e duhura në ringritjen e skuadrës. Në qëndër të vëmëndjes është sulmuesi uruguajan EdinsonCavani, i cili nuk po kalon në Ligue I formën që kalonte një sezon më parë te Napoli në Serie A, shkruan albeu.

Klubi anglez ka në dispozicion 150 milion sterlina, të cilat do të shpenzohen për forcimin e skuadrës. Një operacion i vështir që të kryhet në janar, por në verë Cavani mund të luajë në Premier League pas Botërorit “Brazil 2014”. /albeu/

 
Lajme Shqip Monday, 11 November 2013 12:39

Wayne Rooney e ka etiketuar fitoren e Manchester United kundër Arsenalit si një “ngritje të madhe” dhe ka thënë se kampionët kah viti ri do të jenë në krye të tabelës.Goli i shënuar me kokë nga Robin van Persie i siguroi fitoren në Old Trafford djelmoshave të David Moyes, të cilët tani pozicionohen në vendin e pestë me pesë pikë prapa liderit të Premier Ligës, Arsenalit.

Rooney ka pranuar se mposhtja e Arsenalit të dielën ishte thelbësore për klubin ndërsa ka thënë se fitorja do t`i kthejë ata në garën për titull.

“Ne e dinim se duhet të fitonim me çdo çmim”, ka thënë Rooney pas ndeshjes.

“Ishte ndeshje e vështirë dhe u mbrojtëm mjaft mirë. Ne e dinim se nuk duhej të humbnim pasi nuk mund të lejonim Arsenalin që të nga ikte për 11 pikë”, ka shtuar anglezi.

“Rezultatet e sotme dhe të djeshmet na dhanë një shtytje edhe më të madhe dhe tani jemi rikthyer”, ka theksuar 28-vjeçi.

“Ishte një fitore masive. Një vikend i mirë për ne para lojërave me kombëtare. Qëllimi ynë është që deri në vitin e ri të jemi në krye të Premier Ligës”./Koha/

 
Lajme Shqip Sunday, 27 October 2013 12:57

Ryan Giggs mendon se United është frymëzuar nga shfaqja e Adnan Januzajt dhe e ka vlerësuar produktin më të fundit të akademisë së Manchester United si fryt të punës së sistemit zinxhir të klubit.

“Adnani po ecën shumë mirë për momentin. Këshillat do mund t’ia jepja nëse gjërat nuk po shkonin kështu. Lojtarët e rinj kanë rënie forme dhe kjo është e pashmangshme.

Le ta lëmë të qetë të shijojë atë që po bën. Po shijoj progresin e tij. I kam thënë të vazhdojë të luajë si në ndeshjet e fundit. Është talent dhe djalë i shkëlqyer dhe i dëgjueshëm”, deklaroi veterani i United, Ryan Gigs./koha/

 
Lajme Shqip Friday, 23 August 2013 10:29

Jose Mourinho ia ka bërë të qartë Manchester Unitedit se ai do të bëjë edhe përpjekjen e tretë për të sjellur në Chelsea, Wayne Rooneyn.
Mirëpo Mourinho ka thënë se këtë nuk do ta bëjë derisa të zhvillohet ndeshja mes të dy skuadrave të hënën, raporton The Telegraph.
“Ne sërish do të provojmë përpjekjet për ta sjellur Rooneyn këtu. Është koha të veprojmë dhe të provojmë gjërat që i kemi provuar edhe më parë, mirëpo këtë do ta bëjmë më vonë. Tani është koha të fokusohemi në lojën e ardhshme dhe (tendenca për të mos kërkuar Rooneyn në këto momente) është çështje etike”, ka thënë Mourinho

 
Lajme Shqip Friday, 23 August 2013 10:17

Transferimi i talentit spanjoll Isco dhe ardhja e Gareth Bales në Real Madrid gjatë kësaj vere do të thotë lamtumirë për Mesut Ozilin.
Thuhet se reprezentuesi gjerman do ta ketë problem të zërë vend në formacionin e Carlo Ancelottit, dhe për këtë Real madrid po mendon ta shes, transmeton Express.
Sipas medieve të huaja, skuadra e Manchester Unitedit pritet ta transferoj ish mesfushorin e Werder Bremenit për 45 milion euro.

 
Lajme Shqip Thursday, 15 August 2013 14:02

Wayne Rooney duket se do të mbetet ende në skuadrën angleze, Manchester United. Në lidhje me të ardhmen e Rooneyt në Man United, ka folur edhe vet trajneri i ekipit, David Moyes.
“Ne u kemi thënë të gjithëve se lojtari nuk është në shitje. Unë mbrëmë shikova ndeshjen dhe besoj se gjatë 65 minutave ai luajti mjaft bukur. Dua ta shoh se si do luaj ai me ne kur të kthehet këtu”, ka thënë Moyes pas ndeshjes mes Anglisë dhe Skocisë.