Lajme Shqip Saturday, 18 January 2014 19:27

Arsenal dhe Manchester vijojnë në distancë duelin për kreun e Premier League. Të dy skuadrat kanë fituar edhe në javën e 22 duke ruajtur të njëjtën diferencë pikësh me njëra-tjetrën dhe duke pritur të qetë ndeshjet e rivalëve të tyre.

“Topçinjtë” mundën në shtëpi Fulham-in me një dy-golësh të spanjollit Santi Cazorla (57 dhe 62), ndërsa Manchester Cityfitoi në “Emirates Stadium” 4-2 përballë Cardiff City me gola të Dzeko (14), Navas (33), Yaya Toure (77) dhe Aguero (79). Duhet përmendur që goli i shënuar nga sulmuesi boshnjak është i 100-ti për ManchesterCity-n këtë sezon duke shënuar një rekord më vete.

Pas javës së 22 Arsenal ruan kreun me 51 pikë, ndërsa City vjen i dyti me një pikë më pak.

Rezultatet e plota:

Sunderland 2 – 2 Southampton
Arsenal 2 – 0 Fulham
Crystal Palace 1 – 0 Stoke City
Manchester City 4 – 2 Cardiff City
Norwich City 1 – 0 Hull City
West Ham United 1 – 3 Newcastle United/albeu/