Lajme Shqip Monday, 22 April 2013 16:17

Sipas rezultateve përfundimtare të komisionit zgjedhor, del se Vujanoviq ka fituar 51.21% të votave, kurse kundërkandidati i tij Miodrag Llekiq 48.79%.

Shtabi zgjedhor i Llekiqit ka parashtruar ditë më parë 17 ankesa në KShZ, për disa vendvotime, dhe duke kërkuar që të përsëriten zgjedhjet me potë.

Shifrat e dhëna nga mbledhja e sotme e KShZ-së flasin se në zgjedhjet e 7 prillit kanë votuar 326.803 qytetarë me të drejtë vote, kurse me postë votuan 11.708 qytetarë.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 29 March 2013 19:22

Prishtinë – Mali i Zi do ta hapë Ambasadën e vet në Kosovë deri në fund të këtij viti, ka thënë sot ministri i jashtëm i këtij vendi, Igor Llukshiq.

Kjo deklaratë u bë gjatë seancës së përbashkët të këshillave të Parlamentit të Malit të Zi për marrëdhënie ndërkombëtare dhe integrime evropiane, në të cilën zoti Llukshiq e paraqiti raportin për punën e ministrisë së tij.

Mali i Zi e ka njohur Kosovën në vitin 2008.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 01 June 2012 12:20

Prishtinë – Qeveria e Malit të Zi ka vendosur të hapë ambasadën në Republikën e Kosovës, ndërsa Prishtina tashmë ka filluar procedurat për hapjen e ambasadës në Podgoricë.
“Me hapjen e ambasadës, do të mundësohet përparimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës”, është thënë në mbledhjen e Qeverisë malazeze, cituar mbrëmë nga media.

MPJ kosovare përshëndet vendimin e Malit të Zi për hapjen e ambasadës në Prishtinë.
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram falënderimi ministrit të Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Milan Rocen. Në telegram, ministri Hoxhaj ka falënderuar homologun malazez për vendimin e Qeverisë së Malit të Zi për të hapur ambasadën në Prishtinë.

“Ne e mirëpresim hapjen e ambasadës së Malit të Zi në Prishtinë. Republika e Kosovës tashmë ka filluar procedurat për hapjen e ambasadës në Podgoricë. Hapja e këtyre ambasadave hap një kapitull të ri në marrëdhëniet tona bilaterale. Këto marrëdhënie të shkëlqyera janë garantues i përhershëm i stabilitetit, sigurisë dhe paqes në Ballkan, si dhe i integrimeve euroatlantike të dy shteteve”, thuhet në këtë telegram.

Ministri Hoxhaj vlerëson se hapja e misioneve dhe shkëmbimi i ambasadorëve ndërmjet Kosovës me pothuajse të gjitha vendet fqinje, konfirmon marrëdhëniet shumë të mira me vendet fqinje dhe rolin e fuqishëm stabilizues në rajon të Republikës së Kosovës.

Në vendimin e Qeverisë së Malit të Zi thuhet se hapja e ambasadës në Prishtinë i kontribuon vazhdimit të vendosjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore, si një nga kriteret më të rëndësishme për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Mali i Zi e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 9 tetor të vitit 2008, ndërsa marrëdhëniet diplomatike me Prishtinën i ka vendosur më 15 janar të 2010. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 31 May 2012 21:57

Qeveria e Malit të Zi ka marrë vendim sot që të hap ambasadën të këtij shteti edhe në Kosovë për të mundësuar kështu, siç thuhet në vendim, avancim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat.

Mali i Zi pavarësinë e Kosovës e ka pranuar në tetor të vitit 2008, ndërsa marrëdhëniet diplomatike me Prishtinën i ka nisur nga 15 janari i vitit 2012.

Ende nuk është bërë e ditur se kur Podgorica dhe Prishtina do t’i shkëmbejnë ambasadorët dhe as kush do ta përfaqësojë Malin e Zi në Kosovë. (LajmeShqip.com)