Lajme Shqip Wednesday, 30 October 2013 14:11

Podgoricë- Mali i Zi ka bllokuar eksportin e trangullit shqiptar pasi përbërësi (pesticidi) i njohur si spiroxaminë, e kishte kaluar nivelin me 0089 miligramë për kilogramë pasi nivelin e lejuar 005 miligramë për kilogramë. Lajmi bëhet i ditur nga ministria e Bujqësisë së Malit të Zi dhe është konfirmuar edhe nga Ministria e Bujqësisë në Shqipëri.

Burime nga ministria shqiptare e Bujqësisë, kanë bërë të ditur se është nisur një grup pune në drejtim të Malit të Zi për të bërë analizat e mallit të bllokuar.

Siç bën të ditur, gazeta Blic, në kufi janë bllokuar 761 kilogramë trangull, pasi është gjetur një përqendrim të lartë të një përbërësi (pesticidi) të njohur si spiroxaminë në sasi prej 0094 miligramë për kilogramë, duke tejkaluar me 0084 miligramë, sasinë e përcaktuar që është 005 miligramë për kilogramë.

Ky është edhe niveli i lejuar nga Mali i Zi, në përputhje me legjislacionin e BE-së.

Ministria e Bujqësisë e Malit të Zi, ka ngritur një grup kontrolli për këtë rast, ndërsa është duke u pritur edhe përgjigja e ekspertëve të CETI./shqiptarja/ 

 
Lajme Shqip Sunday, 23 June 2013 18:56

Prishtinë – Bukuritë e rralla natyrore dhe kulturore, e bëjnë trekëndëshin kufitar Kosovë-Shqipëri-Mal i Zi një atraksion të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit rajonal. Në këtë hapësirë të brezit kufitar, Peja kryeson në zhvillimin dhe e promovimin e turizmit të Kosovës, thotë për DW kryetari i Komunës së Pejës, Ali Berisha.“Parku i Paqes në Ballkan”, “Majat e Ballkanit”, projekti “Slow Food”,  i cili pritet të fillojë, janë projektet ndërkufitare që e kanë zgjedhur Pejën si destinacion të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit rajonal.
Projektet, për të cilat kemi apikuar në fondet e IPA-s (Instrumenti për para anëtarësim në BE) do t´i japin një shtytje të mëtejshme zhvillimit të bashkëpunimit ndërkufitar dhe sektorit të turizmit, sepse rajoni i Rugovës me resurset e veta ka shanset më të mira për zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm, tha Berisha.
Projekti ndërkufitar “Majat e Ballkanit”, në mesin e 46 shteteve konkurruese të gjashtë kontinenteve, nga Organizata Botërore e Turizmit “World Travel and Tourism Council” në prill të këtij viti mori çmimin e parë si destinacion turistik.
Ky projekt i financuar nga qeveria gjermane nëpërmjet GIZ-së u përqafua nga qeveria e Republikës së Kosovës, Republikës së Shqipërisë dhe ajo e Malit të Zi, me qëllim të zhvillimit të  turizmit ndërkufitar; krijimin e frymës së bashkëpunimit ndërmjet të tri vendeve; krijimin e parakushteve për zhvillimin e turizmit; krijimin e paketave turistike rajonale; etj.
Projekti për turizmin e së nesërmes, në realizimin e të cilit bashkëpunuan ministritë e të tri shteteve, komunat dhe OJQ-të, ka shlyer nga harta vijat kufitare në mes të tri vendeve fqinje, thotë Arta Istrefi, këshilltare për media në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. 
“Turistët mund ta shfrytëzojnë shtegun e gjatë 192 kilometra, i cili ngjitet nga Gryka e Rugovës, shtrihet deri në Plavë të Malit të Zi, në njërën anë, dhe deri në Theth dhe Valbonë në Shqipëri, nga ana tjetër. Këtë projekt të filluar në vitin 2010 dhe të financuar nga qeveria gjermane, ministritë tona synojnë ta përtërijnë. Ndërsa, bartëse të projektit do të jenë sërish Komuna e Pejës, ajo e Plavës dhe e Shkodrës, të cilat kanë themeluar grupin drejtues për zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij projekti”, shpjegon Istrefi.
Një rol i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit ndërkufitar kanë organizatat joqeveritare dhe rrjetëzimi i tyre, thotë Fatos Lajçi, drejtor i ERA Group, e cila funksionon me këtë strategji dhe është nënshkruese e memorandumeve të shumta ndër rajonale.
Lajçi beson se bukuritë natyrore dhe kulturore, flora dhe fauna, mikpritja dhe bujaria, me të cilën shquhen banorët e brezit kufitar, janë potencialet më të rëndësishme që garantojnë suksesin.

 
Lajme Shqip Saturday, 01 June 2013 15:04

Prishtinë – Fillimi i qershorit shënon edhe fillimin e sezonit turistik. Dy pikë-kalimet kufitare: ai në Morinë që lidh Kosovën me Shqipërinë dhe pikë kalimi kufitar në Kullë që lidh Kosovën me Malin e Zi, janë të gatshme për pritje të fluksit të turistëve nga të dyja anët e kufirit. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Sabrije Kamberi, thotë spër Radio Kosovën se janë marrë të gjitha masat për të përballuar fluksin e madh gjatë muajve të verës. Ajo tha se nuk do të ketë pritje të gjata të qytetarëve në këto vendkalime kufitare. 

Kamberi bëri të ditur se kalimi i kufirit bëhet vetëm me letërnjoftim. Ndërsa për fëmijët nën moshën 16 vjeç, nevojitet një dokument ku duhet të jetë e bashkangjitur një fotografi identifikuese. Kjo rregull vlen për të dy pikëkalimet, thotë Kamberi.
Ajo tha se janë marrë masa jo vetëm për të përforcuar shërbimet policore në doganë, por janë shtuar edhe postblloqet e policisë përgjatë aksit rrugor Bajram Curri – Qafë Morinë, me synimin e vetëm parandalimin e ndonjë ngjarje të papëlqyer. Kalimi me letërnjoftim vlen gjatë sezoni turistik në tre muajt e verës, qershor, korrik dhe gusht.