Lajme Shqip Tuesday, 29 January 2013 10:30

France – Ushtria e Francës bënë të ditur se turpat e tyre kanë hyrë në qytetit historik Timbuktu në veri të Malit pas marrjes në kontrollë të aeroporitit të ktij qyteti.

Zëdhënësi i ushtrisë Thierry Burkhard ka thënë të hënën se nuk ka pasur luftime në mes të ushtrisë dhe rrebelëve islamik, por sipas tij, forcat franceze dhe ato të Malit ende nuk e kanë marrë nën kontroll të gjithë qytetin.

Ndërkohë, Presidenti i Francës Fracois Hollande ka thënë se forcat aleate e kanë “fituar betejën”.

Lajmi për arritjen e tyre në qytet është bërë vetëm pak orë pas deklaratës së kryetarit të Timbuktu ku ka bërë të ditur se militantët islamik kanë djegur një numër të madh të dorëshkrimeve antike në një bibliotekë.

Avancimi në Timbuktu, vije një ditë pasi që trupat tokësore të Francës dhe Malit, kishin çliruar qytetin perëndimor të Gao-s.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 17 January 2013 18:54

Mali – Kontigjenti i parë i trupave nga Afrika Përendimore arrin sot në Mali. Ata do t’i bashkohen operacionit ndërkombëtar kundër militantëve islamikë në veri të vendit.

Kjo vjen pas ofensivës tokësore të filluar nga forcat speciale të Francës.

Komuniteti Ekonomik i Shteteve Perëndimore Afrikane (ECOWAS), i cili po koordinon forcat afrikane, njoftoi se Nigeria i dërgon 500 ushtarë. Ata së shpejti do të përcillen nga trupat plotësuese nga Burkina Faso, Togo dhe Nigeri.

Franca tashmë ka 800 ushtarë në Mali dhe pritet ta rrisë numrin e tyre në 2500, përfshirë pjesëtarë të forcës elite të Legjionit të Jashtëm Francez.

Ndërkohë, Ansar Dine, një nga tre grupet rebele islamike që kontrollojnë veriun e Malit, ka mohuar çdo lidhje me militantët në Algjerinë fqinje, të cilët janë duke mbajtur dhjetëra pengje të huaja dhe kanë vrarë të paktën dy persona.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 17 January 2013 12:37

Algjeri (PLOTESUAR) – Një operacion i pasuksesshem i ushtrisë algjeriane per lirimin e disa dhjetera pengjesh, punonjes te nje impinati gazi ne Algjerine juglindore shkaktoi vdekjen e 49 personave, 35 pengjeve dhe 14 rrembyesve, konfirmuan pasditen e se enjtes mediat nderkombetare.

Agjensia Algjeriane e Lajmeve informoi se kater pengje jane liruar, por pranoi se operacioni eshte shoqeruar me “humbje te konsiderueshme jetesh”, pa saktesuar nje numer ekzakt.
Rrjetet e medha nderkombetare, si “BBC”, “CNN” apo agjensite “AFP”, “ANSA” e “RIA Novosti” percaktojne te gjitha ne 35 numrin e pengjeve te vrare deri ne oren 17:00.

Aktualisht, ushtarët algjerianë po mbajne të rrethuar impiantin në afërsi të lokalitetit Ain Amenas, të cilin militantët e pushtuan ditën e mërkurë, pasi vranë një shtetas britanik dhe një algjerian.
Militantët thanë për mediat lokale se forcat ushtarake algjerianë kishin hapur zjarr nga ajri. Sipas raporteve te para te pakonfirmuara, dyshohet se vrasja e pengjeve ndodhi kur autoritetet qelluan nje autobus, me te cilin pengmarresit po perpiqeshin te largoheshin nga rrethimi i forcave speciale se bashku me pengjet. Ministri i Brendshëm algjerian Daho Ould Kabila tha më herët se pengmarrësit ishin algjerianë që vepronin nën urdhërat e Mokhtar Belmokhtar, një ish-komandant i Al Kaedës në degën e Magrebit Islamik.
Edhe një banor lokal tha për agjencinë e lajmeve “Reuters” se ka pasur shumë viktima.
Nderkohe, nje agjensi lajmesh ne Mauritanine fqinje informoi se me militantet e mbetur gjalle mbeten ende edhe shtata pengje, ndersa operacioni i forcave speciale algjeriane eshte ende ne zhvillim.
Ne total, besohet se militantet pengmoren 45 persona, midis te cileve amerikane, britanike, japoneze, franceze, norvegjeze dhe malajziane. Midis punonjesve te impiantit te gazit te rrembyer ndodheshin edhe disa vendas, por ata u lane te lire ne vijim prej pengmarresve.
 (T.CH/LajmeShqip.com)

***********************************************************

ALGJERI – Forcat e sigurisë rrethuan dje një zone gazi në lindje të Algjerisë, ku një grup islamikësh lidhur me rrejetin Al-Kaeda mbante peng 41 persona dhe kërkonte ndërprerjen e ndërhyrjes ushtarake franceze në Mali. Shtetas nga SHBA, Japonia, Franca dhe Britania e Madhe bëjnë pjesë mes pengjeve, sipas rrëmbyesve.

”Edhe shtetas aziatikë janë gjithashtu pjesë e pengjeve”, sipas një prej pengjeve, cituar nga televizioni ”France 24”.Ministri algjerian i Brendshëm, Dahou Ould Kablia, përjashtoi çdo negociatë me pengmarrësit, pasi kishin njoftuar se sulmi i djeshëm, ndjekur nga marrjet peng, kishte shkaktuar dy të vdekur, një britanik dhe një algjerian. ”Autoritetet nuk i përgjigjen kërkesave të terroristëve dhe refuzojnë çdo negociatë”, theksoi ai. (LajmeShqip.com)