Lajme Shqip Friday, 20 September 2013 16:01

Tiranë- Lideri i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha ka theksuar se Tirana nuk do të mbyllë sytë për çdo regres për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni.

Ai këtë e theksoi në emisionin “Opinion” në TV Klan duke komentuar edhe deklaratën e kryeministrit të ri Edi Rama, i cili siç u theksua nga ai bëri një krahasim mes pakicës minore maqedonase në Shqipëri dhe shqiptarëve në Maqedoni si popull shtetëformues.
“Ishte një deklaratë që shkoi në vazhdën e gafeve që cënojnë imazhin e shqiptarëve, cënojnë marrëdhëniet me fqinjët, si dhe paqen e stabilitetin në rajon. Shqipëria është një vend lider në rajon që ka rekord pozitiv me minoritetet dhe kjo është faktuar edhe në të gjitha raportet ndërkombëtare. Të vësh në dyshim këtë do të thotë se ke kompleks inferioriteti ose mosnjohje të thellë të situatës. Që të dyja këto janë të pafalshme për një kryeministër të sapozgjedhur. Të heqësh një paralele të minoritetit, pakicës së respektuar maqedonase në Shqipëri dhe shqiptarëve në Maqedoni, që janë element shtetëformues pa të cilët nuk mund të ketë Maqedoni , do të thotë te kesh një dritëshkurtësi absolute, të papranueshme, dhimbse, therrëse dhe mosnjohuri totale sa i përket cështjes shqiptare në përgjithsi”, theksoi kryetari i PD-së, Lulzim Basha.
Ai ka vënë theksin edhe tek mospërmendja e Marrëveshjes së Ohrit nga ana e kryeministrit Edi Rama pas takimit me presidentin maqedonas Ivanov.
“Mos përmendja e Marrëveshjes së Ohrit është një problem. Marrëveshja e Ohrit është korniza që duhet çuar deri në fund, mbi të cilët duhej të insistonte. Është një marrëveshje e cila duhet respektuar pa asnjë dilemë, natyrishtë me mbështetjen tonë të cilën e kemi dhënë gjithmon. Nuk mund të na kërkohet ti mbyllim sytë për çdo regres të paplanifikuar, spontan apo të planifikuar kundër parimeve të kësaj marrëveshje”, theksoi kryetari i PD-së dhe Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. /INA/

 
Lajme Shqip Thursday, 19 September 2013 12:25

Tiranë- Partia Demokratike ka mbledhur grupin e saj parlamentar ku është vendosur në lidhje me komisionet parlamentare që do të drejtohen nga opozita.

Grupi parlamentar ka zgjedhur deputeten Majlinda Bregu si kryetare e Komisionit të Integrimit, Genc Pollon si kryetar të Komisionit të Medias dhe Albana Vokshin si kryetare të Komisionit të Shëndetësisë.

Por raportohet se ka pasur debat mes Bashës dhe Olldashit në grupin parlamentar.

Basha ka emëruar Genc Pollon në krye të Komisionit të Medias, ndërkohë që Olldashi ka qenë kundër.

“Në komisionin e medias duhet Mesila Doda”, mësohet të ketë thënë Olldashi.

I pyetur nga mediat nëse në mbledhje kishte debate për përzgjedhjen e kryetarëve të komisioneve, kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, u shpreh se në demokraci ka gjithmonë debate.

“Çdo diskutim ka debate. Po nuk pati debate, çfarë demokracie është”, tha Paloka.

Në mbledhje mungonte ish- kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha./tema/ 

 
Lajme Shqip Friday, 16 August 2013 19:52

Avio-kompania Belle Air”, ditëve të fundit bëri që qindra mërgimtarë të Kosovës të kthehen mbrapsht nga Aeroporti i Prishtinës për në shtëpitë e tyre, pasi nuk u ka siguruar udhëtim për në shtetet perëndimore, ashtu siç ishte obliguar me biletat që i kishte shitur.

Kompania ka filluar një fushatë medialle ku reklamon për rritjën e kapaciteteve të saj dhe në të njejtën kohë mohon operimin e saj në Kosovë. Askund në kampanjës e saj nuk e përmend që rritja e kapaciteteve po bëhet për shkak të mos përmbushjë së obligimeve ndaj pasagjerëve.

Reporteri.net një portal në Kosovë raporton se kompania ofroi botimin me pagesë të një njoftimi të saj dhe ajo u publikuar nga mediat kryesore të Kosovës si “koha.net”, “telegrafi.com”,“indeksonline.net”, “kosova-sot.net”, dhe shumë media tjera.

Të gjitha mediat e kanë botuar njoftimin sikur të ishte lajm dhe pa njoftuar se bëhet fjalë për reklamë.

Por, kjo kompani është vetmja kompani shqiptare e cila preferohej dhe përdorej rëndomtë nga Lulzim Basha kryetar i Partisë Demokratike gjatë kohës që ai mbulonte ministrinë e jashtme dhe ministrinë e brendëshme në udhëtimet e veta drejt Brukselit.

 

https://www.lajmeshqip.com/ekonomia/pezullohet-albania-airlines-belle-air-tashme-i-vetem

Madje gjatë udhëtimit të parë të 50 studentëve drejt Brukselit pa viza ishte pikërisht kompania Belle Air e cila vuri në dispozicion të kësaj nisme personale të ish-minsitrit të brendshëm Lulzim Basha një avion çarter.

Dhe për këtë “nder”, pas mbërritjes në Shqipëri, Basha nuk hezitoi të falenderonte kompaninë përpara studentëve duke e nënvizuar faktin se kishte qenë Belle Air që kishte mundësuar “falas” udhëtimin e tyre.

Një tjetër fakt interesant është se Belle Air u shfaq si kompani gjatë vitit 2006 kur pasi iu hoq licensa e operimit një kompanie mjaft të suksesshme loë-cost “Albatros” e cila asokohe kishte një “të metë” të madhe që menaxhohej nga nipërit e ish-presidentit Alfred Moisiu dhe për shkak të përplasjeve Moisiu-Berisha, ish-drejtori i aviacionit civil Gazmend Dibra mori një vendim absurd duke i hequr liçesën “Albatros”.

Dhe Belle Air u shfaq menjëherë si një kompani alternative loë-cost në Shqipëri në kohën kur ministër i transporteve ishte pikërisht ministri Lulzim Basha,

 

 
Lajme Shqip Wednesday, 14 August 2013 14:01

Tiranë -Gjykata e Tiranës njeh juridikisht zgjedhjen e Lulzim Bashës si kryetar të Partisë Demo-kratike. Me një vendim të datës 12 gusht 2013, gjyqtari i kryeqytetit, Asim Vokshi, ka pranuar kërkesën e Partisë Demokratike “për depozitim i akteve për zgjedhjen e kryetarit të ri Lulzim Basha”.

Sic bën të ditur e përditshmja, Panorama, në këtë proces civil, Partia Demokratike është përfaqësuar nga juristi Albert Avdulaj. Pasi ka hapur procesin gjyqësor, drejtuesi i seancës shqyrtoi dokumentet e paraqitura nga pala kërkuese, Partia Demokratike. Në vendimin e dhënë, gjykata shprehet se gatë hetimit gjyqësor rezultoi se me urdhrin nr. 12, datë 19.12.1990 të ministrit të Drejtësisë, është vendosur miratimi i formimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Po kështu, në gjyq u tha se me vendimin nr. 4890, datë 25 korrik 2005 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është vendosur pranimi i depozitimit në regjistrin e partive politike të vendimeve të miratuara në Kongresin VIII të partisë, i mbajtur në datën 23-24 prill 2005. Gjykata shprehet se më datë 22 korrik 2013 në Partinë Demokratike të Shqipërisë janë mbajtur zgjedhjet e anëtarësisë së kësaj partie për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike. Trupi gjykues më pas u është referuar dokumenteve zgjedhore të paraqitura nga PD në përfundim të procesit për zgjedhjen e kryetarit të ri. “Sipas tabelës përmbledhëse të datës 23.07.2013 rezulton se është zgjedhur si kryetar i Partisë Demokratike z. Lulzim Basha me 33 220 vota, nga 41 280 gjithsej”, thekson gjykata. Sipas saj, në seancë gjyqësore, Partia Demokratike, me anë të përfaqësuesit të saj, i paraqiti gjykatës dokumentacionin që provon procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të kësaj force politike. Duke cituar bazën ligjore për këtë rast, gjykata është shprehur me vendim se “praktika e zgjedhjes së kryetarit të ri të Partisë Demokratike duhet të depozitohet në regjistrin e posaçëm të partive politike, në mënyrë që të mundësohet zhvillimi i një veprimtarie normale për këtë person juridik. Kryetar i ri i Partisë Demokratike të Shqipërisë është z. Lulzim Xhelal Basha”. Në përfundim të shqyrtimit të dokumenteve të paraqitura, gjykata çmoi se kërkesa e kërkuesit Partia Demokratike e Shqipërisë është e mbështetur në ligj e në prova e, për rrjedhojë, duhet pranuar. Baza kryesore juridike mbi të cilën u zhvillua procesi ishte ligji për partitë politike, ku në nenin 9 të tij thuhet se Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë mban regjistrin e partive politike. Mes të dhënave të tjera në këtë regjistër, ligji kërkon që të shënohet edhe emri i kryetarit të Partisë./BW/

 
Lajme Shqip Tuesday, 30 July 2013 14:38

Tiranë – Kryetari i ri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, më në fund u shfaq në rolin që i është caktuar.
Pas takimit me ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Basha tha se PD kërkon transparencë për zgjedhjet tani, jo siç ka propozuar PS për të shtyrë transparencën për më vonë.
“Në takimin me zotin Sekui ngrita çështjen e problemeve të evidentuara pas procesit zgjedhor në Lezhë dhe Shkodër, por dhe në zona të tjera elektorale,” tha Basha duke shtuar se “ka pasur përdorim butaforik të elementëve kriminalë për të deformuar vullnetin e shqiptarëve”.
“Ky është një precedent që diskrediton vendin dhe dekurajon besimin e qytetarëve tek vota e lirë. Pikësëpari është e domosdoshme që të ketë transparencë të plotë për atë që ka ndodhur. Të gjitha përpjekjet për të ndalur këtë transparencë janë të dënueshme. Ajo tregon se përdorimi butaforik i elementëve kriminalë në zgjedhje nuk ka qenë spontan, por i organizuar. Transparenca duhet të bëhet sipas Kodit Zgjedhor dhe nuk duhet shtyrë në kalendat greke siç u propozua dje,” tha Basha duke shtuar se “Kolegji Zgjedhor është dukshëm nën trysni”.
“Jemi të vendosur që të mos e lejojmë precedentin e përdorimit dhe futjes në parlament të elementit kriminal, duke kthyer besimin tek vota”.
Basha tha se ka ngritur edhe shqetësimin e CV-ve që po mbledh Edi Rama online.
“Ndava me Sekuin shqetësimin që të kujton periudhën e partisë- shtet ku mblidhen në internet biografitë e anëtarëve të partisë.
E njoha me vendimin tonë për ngritjen e komisionit të mbrojtjes së administratës publike,” tha Basha.
Sipas kryetarit të ri të PD, shqetësues është edhe ai që e quajti presion të mazhorancës së re ndaj institucioneve.
“Shpreha shqetësimin për kulturën e presioneve ndaj institucioneve të shtetit duke filluar nga Presidenti, KLD, Kolegji Zgjedhor, Këshilli Kombëtar i Medias, Inspektorati i Deklarimit të Pasurisë, ku duket se ka një revansh verbal që duhet të frenohet menjëherë. PD qëndron fuqishëm në mbrojtje të institucioneve dhe jam i bindur se do kemi mbështetjen e partnerëve tanë ndërkombëtarë,” tha Basha./Tema/Lajmeshqip/

 

 
Lajme Shqip Friday, 26 July 2013 12:03

Basha: Për mua votuan 41 mijë persona
Tiranë – Kreu i ri i PD-së, Lulzim Basha, iu është përgjigjur akuzave të Astrit Patozit, se gara për zgjedhjen e tij ishte jo reale. Sipas Bashës, për të kanë votuar 41 mijë persona.
“Në PD çdokush thotë atë që mendon apo atë që do të thotë. Kjo vlen për këdo. Jemi parti e njerëzve të lirë dhe e lirisë së shprehjes së mendimit. Mbi 41 mijë anëtarë janë shprehur qartë dhe duke dëgjuar vullnetin e tyre është detyra ime dhe e gjithkujt të angazhohemi për një përballje të fortë me sfidat që na presin dhe kthimin e tyre në mundësi dhe shpresë për shqiptarët dhe për Partinë Demokratike” tha Basha.
Ndërkohë, ai ka akuzuar kryeministrin e ardhshëm, Edi Rama, për deklaratat e tij mbi INSTAT, shkruan tema.
“Qëndrimi i djeshëm i kryesocialistit dëshmon një mendësi të vjetër anti-shtet dhe është një propozim për të zhdukur dhe eliminuar një zë të fuqishëm të së vërtetës që është ISNTAT që opozita e djeshme e ka përdorur sa herë i ka shkuar për shtat. Projekt i rrezikshëm antishtet me qëllim manipulimin e të vërtetës, duke vërtetuar se premtimet piramidale të 23 qershorit që ishin skema e mashtrimit po sjellin kosto pas kostos, dhe pjesë e kësaj është tentativa për të manipuluar të vërtetave për fshehjen e dështimeve dhe mosmbajtjen e premtimeve piramidale. PD do mbrojë INSTAT si zë i besueshëm dhe në mbrojtjen e të vërtetës si është, demaskimin e përpjekjes pa u instaluar në pushtet” tha Basha.

 
Lajme Shqip Wednesday, 24 July 2013 16:30

Tiranë – Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, duke komentuar zgjedhjet e brendshme në Partinë Demokratike, tha se i uron fituesit Lulzim Basha fat, por nuk la pa përmendur faktin se ka pasur pikëpyetje për procesin.
“Ne i urojmë gjithë të mirat. Mendoj se, që një demokraci të jetë funksionale, duhet të ketë një opozitë të fortë, sikurse në këtë rast, kur PD-ja do të jetë në opozitë. Disa njerëz kanë ngritur pikëpyetje se sa efektiv dhe transparent ishte procesi i votimit. Janë pikërisht këta njerëz, të cilët e kuptojnë më mirë procesin, se sa unë. Për sa i përket Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kjo përbën një çështje të brendshme të PD-së dhe janë ata, që duhen të merren me këto çështje të brendshme, në mënyrën që e gjykojnë të drejtë. Ne i urojmë zotit Basha fat. Me kënaqësi pres të punoj me të, sikurse edhe me zotin Olldashi”, tha Arvizu, shkruan Tema.

 
Lajme Shqip Tuesday, 23 July 2013 10:59

Tiranë – Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha fitoi zgjedhjet brenda Partisë Demokratike me shumicë dërrmuese kundër kandidatit Sokol Olldashi, ndërsa mori urimet e para të fitores menjëherë pas nisjes së numërimit të votave.

Rezultati final nuk është publikuar ende, ndërsa numërimi i votave përfundoi në orët e para të mëngjesit të së martës. Basha raportohet se ka marrë mbi 80 për qind të votave, transmeton Shqip. Më pak se një e treta e anëtarëve të PD-së morën pjesë në zgjedhje, të cilat u konsideruan si poshtë standardeve demokratike, pasi nuk garantuan fshehtësinë e votës ndërsa kandidati Sokol Olldashi deklaroi se mijëra vetë janë shtuar në listat e votuesve në momentin e fundit.

Partia Demokratike përjashtoi nga zgjedhjet të gjithë anëtarët që nuk “kishin rinovuar” kartat e anëtarësisë, gjë që solli mohimin e të drejtës së votës për demokratët e anëtarësuar në këtë parti në dekadën e parë pas rënies së komunizmit.

 
Lajme Shqip Wednesday, 10 July 2013 10:25

Tiranë – Flamur Buçpapaj, një nga emrat e lëvizjes së dhjetorit 1991, thotë në një intervistë për Shqiptarja.com, se kryetari në detyrë i PD, Sali Berisha, i ka kërkuar të mos garojë për postin që lë bosh ai.
“Unë jam ndier gjithmonë një nga njerëzit më të zgjuar të PD, pavarësisht se nuk kam konkurruar më, pasi jam marrë më shumë me studime. Që pas ardhjes së Partisë Socialiste nuk kam pranuar më që të punoj në shtet. Jam marrë më shumë me botën e biznesit si dhe kam botuar 6 libra deri më tani,” thotë Buçpapaj.
“Gjatë bisedave të mia telefonike me kryetarin në detyrë të PD, Sali Berisha, u pa e arsyeshme nga ana e tij që të mos përfshihem në garë për shkak sepse unë mund të merrja shumë vota, a mund t`i prishja punë dikujt që ai e ka vendosur që të ketë kryetarin e ardhshëm të PD. Më ka telefonuar 3-4 herë për këtë. Nëse do garoja vetë i binte që unë të hyja në garë në mënyrë të pabarabartë. Do të hyja në garë dhe do të humbja. Nuk do më krijoheshin kushtet e barabarta për garën ashtu si do t’u krijoheshin kandidaturave që do të dilnin nga Kryesia. Gjithsesi mendoj se ai nuk ka për t’u shkëputur asnjëherë nga PD,” vijon ai.
I pyetur për dy kandidatët për kreun e PD, Buçpapaj thotë: “Këta njerëz nuk duhet të konkurronin më kurrë për këtë post. Të dy konkurruesit janë dy ish- ministra në disa poste të kësaj qeverie, që rezultoi qeveria më armike e popullit. Me rreth 1 milion vota kundër”.
Buçpapaj shprehet se në krye të PD-së duhet të jetë Olldashi, por garën do e fitojë Basha pasi kështu është orientimi.
Ai thekson se nuk do shkëputet nga PD dhe në momentin më të parë do të konkurrojë për kreun e saj.

 

 
Lajme Shqip Wednesday, 10 July 2013 10:10

Tiranë – Pas shumë ditësh, më në fund Jozefina Topalli është shfaqur në publik. Ajo ishte e pranishme në iftarin e shtruar nga Komuniteti Mysliman me rastin e nisjes së muajit të Ramazanit.
Në krah të Topallit ishte edhe Lulzim Basha, pretendenti për postin e kreut të PD.
Kurse përballë kishin Edi Ramën, kryeministrin e ardhshëm, me të shoqen, Lindën.