Lajme Shqip Thursday, 04 August 2011 20:08

Përveç shkëlqimit të tyre në porta, gardianët shpeshherë në historinë e futbollit kanë ditur të jenë fatalë për skuadrave veta. Magjia e futbollit nuk qëndron vetëm te spektakli, por edhe te defektet e yjeve të tij.

Portali Lajmeshqip.com në vijim sjellë dhjetë golat dhe gabimet më interesante të portierëve.

 

1. Mart Poom

2. Paul Robinson

3. Hans Jorg Butt

4. Peter Schmeichel

5. Jimmy Glass

6. Andres Palop

7. Luis Martinez

8. Yoni Mosari

9. Jose Chilavert

10. Yoni Mosari

 
Lajme Shqip Wednesday, 03 August 2011 13:51

Ndeshjet jozyrtare gjithmonë sjellin spektakël. Pa kompleksin e humbjes së pikëve, lojtarët dëshmojnë talentin e tyre. Portali Lajmeshqip.com ka përzgjedhur tetë golat më të bukur në miqësoret e klubeve.
1) I pari në renditje është ai i sulmuesit të Manchester Unitedit, Michael Owen, i cili pranoi një top mjaft të bukur nga Dimitar Berbatov, ndërsa ky i fundit edhe më bukur e dërgoi topin në rrjetë.

2) Menjëherë pas tij, në vendin e dytë, vjen një gol mjaft i bukur nga Yossi Benayon, në miqësoren kundër Wycombe Wanderers, i cili pasi i kaloi 3-4 lojtarë, pa e lëshuar topin të prekë në tokë, në fund e la të shtangur gardianin.

3) Tani është radha për John Arne Riise, ish-sulmuesin e Liverpoolit, i cili renditet i treti. Ai shënoi një gol mjaft të bukur në ndeshjen kundër Celticut, nga një goditje e lirë. Vetëm Roberto Carlos mund të shënojë gol të ngjashëm.

4) I katërti renditet sulmuesi i AC Milan, Super-Pippo. Në ndeshjen kundër Barcelonës ai e pranoi një top të gjatë nga Andrea Pirlo, dhe ky i fundit pa e ndalur fare, e dërgoi topin menjëherë në rrjete dhe gardiani i Barcelonës mbeti i shtangur.

5) Vendi i pestë i takon bishës së Chelseat, Didier Drogba, i cili në miqësoren kundër Milanit, nga 30 metra goditi fuqishëm dhe e befasoi portierin Dida.

6) I gjashti renditet ish-sulmuesi i Arsenalit, i cili në miqësoren kundër SC Wiez, pranoi një top nga mesi i fushës dhe me mjeshtri e nxori nga loja një lojtar, kurse më pas goditi në drejtim të portës me një parabolë, të cilën portieri nuk kishte mundësi ta ndalte.

7) Në radhë është lojtari i Manchester Unitedit, Chris Eagles, i cili renditet i shtati. Ai nga 20 metra, me një goditje të fuqishme e mposhti gardianin e skuadrës Shenzhen.

8) Është radha për kryeveprën franceze, ish-sulmuesin e Juventusit dhe Real Madridit, Zinedin Zidane, cili në miqësoren kundër Tokyo Verdy, me mjeshtrinë e tij i nxori nga loja dy lojtarë dhe, prapë, me mjeshtrinë e tij e mashtroi portierin dhe e vuri topin në rrjetë.

 

 
Lajme Shqip Monday, 04 July 2011 13:47

Tiranë – Siç dihet, në Argjentinë ka nisur java e parë e ndeshjeve në futboll për Copa Amerika 2011. Në vijim mund t’i shihni top-aksionet dhe top-golat për katër ndeshjet e zhvilluara deri më tani. Përballja Argjentinë – Bolivi, startoi në edicionin e 43-të të Copa America, aktivitet futbollistik ky më i madh për kontinentin amerikan. Top-aksionet dhe golat e shënuara të ndeshjes mes Argjentinë-Bolivi 1-1

Ky është shansi më i mirë për yjet e Amerikano – Jugorëve, konkretisht yllin e kombëtares së Argjentinës, i cili aktivizohet tek skuadra e Barcelonës, Leo Mesin dhe yllin e kombëtares së Brazilit, i cili aktivizohet tek skuadra e Santos, Neymar, që të çojnë ekipet e tyre drejt fitimit të kupës, trofe ky i pa fituar nga dy yjet e futbollit amerikano jugor, Maradona dhe Pele.

Miliona dollarë do të qarkullojnë gjatë Copa America 2011. Sipas medieve vendase, shuma e parave që do të përfitohen gjatë një muaji është gati dyfishi i asaj që u shpenzua katër vite më parë në Venezuelë.

Favoritë kryesor në ketë garë janë Argjentina dhe Brazili, të cilët kanë skuadra kompakte, të mirë-organizuar mes të rinjve dhe të veteranëve, por që të dyja dështuan në lojërat e para, Argjentina barazoi me Bolivinë (1-1) dhe Brazili barazoi mbrëmë me Venezuelën (0-0).

Ndeshjet e tjera të zhvilluara deri më sot në ketë garë janë: Kolumbia – Kosta Rika (1-0) dhe Paraguai – Venezuela (0-0). Sonte pritet të zhvillohen edhe ndeshjet ndërmjet Uruguai – Peru dhe Kili – Meksika.

Ndeshja tjetër pa gola e datës 03.07.2001 mes Paraguay dhe Ecuador, e cila përfundoi me rezultatin 0-0

(LajmeShqip.com)