Lajme Shqip Thursday, 20 June 2013 19:58

 

 

Kryediplomati i Kosovës Enver Hoxhaj firmosi më 26.04.2012 një marrëveshje mirëkuptimi me British Council si partner implementues për të zhvilluar aktivitetet e diplomacisë publike në interes të Kosovës lidhur me Strategjinë për Njohje.

“Në Marrëveshjen e Mirëkuptimit me British Council të nënshkruar

nga Ministri me datën 26.04.2012, MPJ duhet të financojë vlerën prej 180,000€”, potencon raporti vjetor i auditimit për Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Raporti zbulon se e tërë shuma është transferuar si avans pa marrë aprovim nga Komisioni për Buxhet e Financa i Kuvendit të Kosovës.

Ministritë në Kosovë kanë të drejtë të transferojnë avance deri në vetëm 15 për qind të vlerës totale të kontratës.

Nëse avansi tejkalon këtë përqindje atëherë duhet marrë aprovimi i Komisionit për Buxhet e Financa i parlamentit të Kosovës.

“Po ashtu, përfituesi i kësaj marrëveshje nuk kishte ofruar asnjë raport

për të dëshmuar shërbimet e ofruara apo realizuara”, ceket në raportin e bërë publik këtë muaj.

Për më tepër, kjo marrëveshje është realizuar nga kategoria e mallrave

dhe shërbimeve dhe si e tillë nuk është e nënshkruar nga menaxheri i

prokurimit.

 

 

 
Lajme Shqip Thursday, 06 June 2013 17:28

Londër – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës zyrtare në Londër, ka takuar sot anëtarët e Grupit Gjithëpartiak në Parlamentin Britanik për Kosovën. Kryeministri Thaçi në takimin me parlamentarët, lordin Peter Bowness, lordin George Robertson, Mark Pitchard dhe Tony Baldry, i ka njoftuara ata për zhvillimet e fundit në vend, sidomos për përgatitjet për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e nënshkruar në mes të Kosovës dhe Serbisë më 19 prill, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. 

Thaçi në takim ka theksuar se Republika e Kosovës është thellësisht e përkushtuar për implementimin e të gjitha kritereve dhe standardeve evrpiane të integrimit dhe në këtë kuadër përkushtimi institucional për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, është në funksion të perspektivës evropiane të rajonit. 

Nga ana e tyre, parlamentarët u shprehën të kënaqur me progresin e arritur në Kosovës, duke vlerësuar sidomos faktin që në pesë vitet që kur është shpallur shtet i pavarur, Kosova është duke u konsoliduar çdo ditë e më tepër. Gjatë kësaj periudhe, Kosova ka arritur të jetë pjesë e Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, njofton Kryeministria. 

Parlamentarët e siguruan kryeministrin Hashim Thaçi se Britania e Madhe do të vazhdoj të jetë një partner i fuqishëm për Kosovën edhe në të ardhmen, duke e ndihmuar që të jetë një shtet i përkushtuar për qytetarët e saj.