Tag Archives: liveveriu1
|

Beograd – Në tavolinën e negociatave të raundit të nëntë ndërmjet Prishtinës e Beogradit do të jetë plani të cilin e kanë përgatitur SHBA, pikë kyçe e të cilit është se nuk do të ketë ushtri të Kosovës në veri, transmeton FoNet raportin nga ‘Novi magazin”.
Sipas burimeve të kësaj gazete, Prishtina në raundin e sotshëm plus, do të pranojë shumë koncesione që çojnë drejt marrëveshjes, por se koncesione priten edhe nga Beogradi, por pa e rrezikuar kërkesën themelore – sigurinë e Bashkësisë serbe në veri e jug të Ibrit, transmeton Koha.net.
Sipas planit amerikan, Forcat e Sigurisë të Kosovës brenda disa viteve të ardhshme nuk do të jenë në pjesën e veriore të Kosovës. Propozimi i ndërmjetësit të “padukshëm” është që kjo periudhë të jetë tri deri pesë vjet, ndërsa Serbia kërkon një periudhë dhjetëvjeçare, kështu që duket se periudha pesëvjeçare do të jetë opsioni më real.
Po ashtu sipas burimeve të kësaj gazete konfirmohet se FSK-ja, ushtria e ardhshme e Kosovës, në veri do të mund të intervenojë vetëm në raste të fatkeqësive elementare, pra pa armë.
Pikë tjetër e planit e marrëveshjes së mundshme është autonomia e plotë e Bashkësisë së komunave serbe në arsim, shëndetësi dhe mbrojtje sociale, ashtu siç parashihet edhe me Planin e Ahtisarit.
Njëherësh, Prishtina merr obligimin se nuk do të kërkojë zgjerimin e Bashkësisë as me pjesën jugore të Mitrovicës, as me komuna të tjera me popullsi shumicë shqiptare.
E panjohura që duhet të zgjidhet është emërimi i shefit të policisë rajonale në veri si dhe kompetencat dhe subordinimi i gjykatave, që sipas “Novi magazin” kjo do të mund të jetë pikë kyçe e marrëveshjes.
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka udhëtuar për në Bruksel, me dëshirën për të arritur marrëveshje me Serbinë. (LajmeShqip.com)
|

Prishtinë – Pjesëtarë të xhandarmërisë serbe kanë kaluar të enjten Portën numër 1 të kufirit Kosovë-Serbi dhe kanë hyrë qindra metra në brendi të territorit kosovar. Dëshmitarë të rastit i kanë thënë gazetës se ata kanë qëndruar për disa orë në territorin e Kosovës.
Gjatë kohës sa ky njësit elitë i policisë serbe ka qëndruar në territorin e Kosovës, në fshatin Rudar, që gjendet afër Mitrovicës, një grup biznesmenësh serbë kanë bllokuar rrugën magjistrale dhe kanë kërcënuar se do të rrënojnë Portën 1, për shkak të marrëveshjes së dy kryeministrave që të paguhen taksa doganore edhe për mallrat që hyjnë nga portat kufitare që lidhin veriun e Kosovës me Serbinë.
Porta kufitare numër 1, deri para aranzhimit të fundit të pajtuar mes kryeministrave, ka qenë e vendosur në Jarinjë, por për shkak të marrëveshjes është zhvendosur afër portës serbe në fshatin Rudnicë. Megjithatë, sipas dëshmitarëve, të enjten, xhandarmëria pos që ka kaluar portën kosovare, ku kanë qenë të vendosur zyrtarë të institucioneve të Kosovës, ata kanë hyrë thellë në territorin kosovar me justifikimin se po marrin masa që të mbrojnë portën kufitare dhe zyrtarët që kanë qenë aty.(K.N/LajmeShqip.com)
|

Beograd – Gjyqi Special në Bepograd ka ndërprerë burgimin e Zvonko Veselinoviqit nga Zveaçani dhe Dragan Çurçiti nga rasha pasi u deklarua të mos jetë kompetent që t’i gjykojë ata, njofton B92. Lënda për këtë rast do t’i dërgohet Gjyqit të rregullt.
Veselinoviq është liruar nga Burgu i qarkut në Beograd në të cilin ka qëndruar nga 20 dhjetori i vitit të shkuar.
Me aktakuzë Veselinoviq me dy të tjerët akuzohen se në mënyrë të paligjshme kanë përvetësuar 32 kamionë nga kompania “Hipo-Alpe Adria lizing”. Një pjesë e këtyre kamionë është gjetur në Kosovë. Në Kosovë ai konsiderohet si njëri nga udhëheqësit e krimit ekonomik të organizuar.
KFOR- e ka identifikuar Veselinoviqin si njërin nga organizatorët e trazirave në veri në tetorin e vitit 2011. (LajmeShqip.com)
|

Prishtinë – Robby Zocher, është polic gjerman që rrezikon jetën përditë në luftën kundër krimeve të rënda në veri të Kosovës.
Me një qershor ai ishte në mesin e ushtarëve të Kforit kur nga ana tjetër e barrikadës, serbët shtëne me armë kundër tyre. Vendi ku ai vepron është qyteti kosovar i Mitrovicës, i ndarë në mes nga lumi Ibër. Qytet ky ku ndahen shqiptarët dhe serbët e ku fjala nuk është mjeti i duhur për zgjidhjen e problemeve, por arma. Veriu i Mitrovicës, shkruan Tyringer Allgemajne është vendi i punë së policit Zocher.
Kë më shumë se një vit e gjysmë që ai ndjek kriminelët në këtë pjesë të Kosovës në kuadër të misionit evropian Euleks. Që nga maji i vitit të kaluar, kur ka marrë detyrën në veri të Kosovës, polici Zoher tregon se ka hetuar 62 raste të krimit. Ai thotë se vjedhja dhe mashtrimi nuk bien në fushëveprimin e tij – objekt i hetimeve për të janë sulmet me armë e granata. Vetëm në javën e fundit ka pasur katër sulme me granata e armë, thotë ai për gazetën gjermane. Nga këto sulme nuk kursehen as makinat e policisë së Kosovës, por as ato të Euleksit. Në shumicën e rasteve, polici Zoher hetimet i kryen në mënyrë interne, vetëm me policë të Euleksit dhe pa pjesëmarrjen e hetuesve vendorë. Ndonëse ka përvojë shuam të gjatë në zbulimin krimeve, kjo nuk arrihet me aq sukses në veri të Kosovës. Ai shprehet e i dëshpëruar sidomos për raste kur krimi zbulohet, identifikohen kryesit e krimit, por ata nuk arrestohen.
Ai nënvizon rastin e vrasjes së policit të Kosovës me 25 korrik të vitit 2011. “Serbët kishin sulmuar konvojin e policisë së Kosovës dhe kishin vrarë një polic të njësisë speciale. Ne kemi shpallur gjashtë fletë – arrestime ndërkombëtare, e përkundër kësaj ende nuk është arrestuar asnjëri nga kriminelët e kërkuar. Personalisht thotë se nuk ka pasur frikë për jetën e tij. Ai tregon se ka përvojë pasi ka qenë me misione të ngjashme edhe në Bosnjë e Afganistan dhe se më shumë se gjysmën e viteve të punës i ka kaluar në misione jashtë vendit.(LajmeShqip.com)
|

Kosovë – Një studim i gazetarëve të B92 për përdorimin e mjeteve të shtetit serb në Kosovë, nxjerr në pah shumë gjera interesante. Si vijnë mjetet nga Serbia, si blihen shtëpitë e shqiptarëve në veri dhe shumë e shumë gjera tjera.
Sipas studimeve, miliona euro përdoren nga Serbia në Kosovë, të cilat në emër të ndihmës për serbët pa strehë, keqpërdoren nga politikanët lokalë, transmeton B92. Emisioni ”Insajder” B92 i shpalos të gjitha, që nga Nebojsha Çoviqi, ish-kryetar i Këshillit Koordinues për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e deri te shqiptari Idriz Shijaku, i cili ishte i përfshirë si ndërmjetësues për të bind shqiptarët të shesin shtëpitë në pjesën veriore të Kosovës.
Idriz Shijaku, ndër të tjera për gazetarët e B92 thotë: Myslimanët (boshnjakët) i kam bindur më lehtë për t’i shitur shtëpitë e tyre, ndërsa me shqiptarët kam pasur problem. Unë është dashur që të shes edhe shtëpinë time në mënyrë që t’i bind shqiptarët e tjerë si të veprojnë”. Idriz Shijaku, i cili ishte ndërmejtësues mes shqiptarëve shitës dhe shtetit serb si blerës, merrte 3% të çmimit si komision.
Në lidhje me këtë skandal, priten arrestime në Serbi. Ish-koordinatori për Kosovën dhe nënkryetari i Qeverisë së Serbisë, Nebojsha Çoviq, pritet të arrestohet për shpërdorim të fondeve, raportojnë mediat e Beogradit. Këto paralajmërime ai i konsideron kërcënime, pas të cilave fshihen ata që kanë vjedhur para në Kosovë.Siç shkruan “Kurir” i Beogradit, Çoviq që para një viti hetohej për shpërdorim të 459 milionë dinarëve të dedikuar për ndërtimin e shtëpive të serbëve në Mitrovicë.
Portali LajmeShqip.com ka publikuar disa materiale ekskluzive mbi investimet e Qeverisë së Serbisë për blerjen e trojeve dhe banesave të shqiptarëve në veri të Mitrovicës.
1) Në datën 20 Dhjetor 2011, LajmeShqip.com publikoi skandalin në të cilin, shqiptaro-turko-boshnjaku Idriz Shijaku në bashkëpunim me ish-kreun e Serbisë për Kosovën Nebojsha Çoviç, u kanë premtuar shqiptarëve, ku ai ( Idriz Shijaku) punonte në ish gjykatën e Zubin Potokut që njëkohësishtë ka qënë gjykatë paralele e Serbisë dhe UNMIK-ut dhe gjatë nënshkrimit të kontratave të blerjes i thoshte shqiptarëve që “nënshkruani që i keni marrë paratë e më pas, Qeveria e Serbisë do t’iu paguajë”. Shumë qytetarë i kanë nënshkruar kontratat se gjoja i kanë marr paratë dhe sot e asaj dite, shtëpitë e tyre shfrytëzohen nga serbet, por paratë nuk erdhën kurrë. Publikimin e plotë të lajmit mund ta lexoni këtu.
2) Në 24 dhjetor 2011, LajmeShqip.com publikoi ekskluzivisht, dokumenta konfidenciale të Natos mbi përfshirjen e politikanin serb Nebojsha Çoviç në bashkëpunim me liderin e ‘demokratëve’ të Voisllav Koshtunicës për Kosovën, si dhe një nga udhëheqësit më radikal të serbëve të veriut Marko Jakshiç, gjithashtu në bashkpunim me kapo-bandën, të të ashtuquajturin lider i serbëve të veriut, Milan Ivanoviç, kanë keqpërdorur fondin mbi 6 milion euro nga investimet e Qeverisë së Serbisë për blerjen e trojeve, shtëpive dhe banesave të shqiptarëve në veri të Mitrovicës. Publikimin e plotë mund ta lexoni këtu.
3)Në 8 nëntor 2011, LajmeShqip.com publikoi ekskluzivisht, dokumenta konfidenciale të Natos mbi kriminelin që kontrollon veriun e Kosovës, Milan Ivanoviç. Në materialin konfidencial të NATO-s, përkrah postit publik quhet “kryetar i Komitetit të Mbrojtjes së Kosovës Veriore dhe Kryetar i Këshillit Nacional Serb”. Publikimin e plotë të lajmit mund ta lexoni këtu. (LajmeShqip.com)
|

Prishtinë – Idetë për ndarje dhe shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë sa vijnë e shtohen në prag të dialogut të paralajmëruar në nivele të larta politike mes dyja qeverive.
Kryeministri serb, Ivica Daçiq ka përsëritur këto ditë, atë që ai e cilëson si mendim të tij individual, se ndarja e Kosovës do të ishte zgjidhja më e mirë.
Kurse në Prishtinë, ka mendime që prekja e kufijve dhe tërësisë territoriale do të duhej të ishte reciproke, duke aluduar në shkëmbimin e territoreve.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri për një kohë më të gjatë ka lansuar idenë e tij që Kosova dhe Serbia të ridefinojnë kufirin.
Ideja e tij aludon në kufirin mes dyja vendeve që ka ekzistuar deri në vitin 1956. Sipas kësaj ideje, Kosova do të merrte brenda kufijve të saj komunat jugore të Serbisë, Preshevën, Medvegjën e Bujanocin, kurse Serbisë do t’i ktheheshin Leposaviqi dhe disa fshatra të Zubin Potokut.
“Definimi i kufirit i zgjidh problemet tjera. Përmes një dialogu politik, të natyrshëm dhe pranueshëm për të dyja palët duhet të zgjidhet problemi i shqiptarëve në lindje të Kosovës (jug të Serbisë) dhe ai i serbëve në veri të Kosovës duke e vendosur parimin e kufirit të vitit 1956, atëherë kur reforma agrare në ish-Jugosllavi apo kur politika serbomadhe e fshehur në petkun e komunizmit ka bërë ndryshimet të territoreve për shkak të ndryshimit demografik në Kosovë”, thotë Haziri.
Ndërkohë, pozicioni i Serbisë në prag të dialogut të ardhshëm me Kosovën, aktualisht po prezantohet me dy e më shumë alternativa.
Përderisa kryeministri Daiçiq prezanton pikëpamje personale për ndarje të Kosovës, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin thotë se ende nuk ka asgjë konkrete lidhur me bisedimet, nivelin dhe temat që do të trajtohen.
“Mos prisni nga ne, pasi që nuk është as praktikë diplomatike që të dalim me dokumente dhe qëndrime përfundimtare, përderisa pala tjetër nuk është deklaruar se a i dëshiron në fakt bisedimet politike”, thekson Vulin.
“Tash për tash ne kemi gatishmërinë për bisedime teknike dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura. Dhe, në momentin kur pala tjetër të deklarohet për bisedime politike si edhe bashkësia ndërkombëtare, të njëjtin moment do ta keni edhe përgjigjen e Serbisë”, thotë Vulin.
Në anën tjetër, deputeti Lutfi Haziri thotë se Serbia po përgatitet që të hyjë në dialog me Kosovën me zgjedhje opsionale duke ofruar qoftë alternativën e ndarjes së veriut apo statusin special për atë pjesë.
Të dyja zgjidhjet, sipas tij do ta defunksionalizonin shtetin e Kosovës, andaj ai mendon se edhe pala kosovare duhet të ketë një plan B para se të hyjë në procesin e ardhshëm të bisedimeve me Serbinë.
“Tani kemi ardhur në një kohë kur edhe Kosova duhet të bëj zgjedhje opsionale dhe duhet të ketë panin B. Fundja unë besoj që një dialog politik në këtë kohë që jemi i zgjidh problemet dhe me një marrëveshje paqësore në mes Kosovës dhe Serbisë rreth territoreve mund të përballohen vështirësitë kryesore që kemi me Serbinë. Nuk mund të ketë normalizim dhe pajtim me Serbinë pa i zgjidhur problemet e hapura që lidhen edhe me territorin edhe me luftën e fundit në Kosovë”, thotë Haziri.
Deputeti Haziri mendon se faktori politik në Kosovë fillimisht duhet të ulet dhe gjejë një konsensus të brendshëm politik në lidhje me planin B në këto bisedime dhe në kohën më të përshtatshme të hyjë në bisedimet me Serbinë për të diskutuar për çështjet dhe temat e hapura.
Sidoqoftë, opsionet për ndarje, shkëmbim territoresh apo ridefinim të kufijve në Ballkan, nga faktori ndërkombëtar që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës janë konsideruar të mbyllura.
Por, këto tema janë trajtuar në vazhdimësi nga politikanë të ndryshëm për shkak të problemeve dhe vatrave të hapura të krizave që janë të pranishme në shumë vende të rajonit dhe efekteve zinxhirore që prodhojnë secila prej tyre. (LajmeShqip.com)
|

Tiranë – Kryetari i Listës për Shqipëri Natyrale, Koço Danaj, ka deklaruar se rajoni i Ballkanit, përkundër propagandës demagogjike të Brukselit, ndodhet në prag të trazirave dhe konflikteve të cilat mund të shndërrohen në Luftën e Tretë Ballkanike.
Deklarata e Danaj vjen pas një studimi 6 mujor të Institutit të Prognozave Rajonale. Sipas Danajt, ka disa vatra në rajon të cilat janë të gatshme për të ndezur zjarrin e trazirave dhe të luftës.
“Vatra e parë është Greqia. Krize totale, falimentim i pashmangshëm. As qeveria aktuale, nuk i jep dot zgjidhje. Tërheq vëmëndjen fakti që raporti i Trojkës u shty pas zgjedhjeve në SHBA. Ndërkaq, neonazistët grekë, vazhdojnë të ngjiten në shkallët e sondazheve, ata sot janë në vënd të tretë. Mjetet paqesore duket se kanë shterruar. Këtë situatë e shmang vetëm lufta. Greqia po përgatitet të eksportojë krizën e saj totale. Por jo në trojet greke. Por në trojet shqiptare dhe maqedonase. Cili do të jetë preteksti? Regjistrimi i popullsisë në Shqipëri. Po ku? Jo në Sarandë, jo në Gjirokastër, ndoshta në Himarë, ndoshta në Korçë. Do akuzohet qeveria Shqiptare se ka fallsifikuar të dhënat e regjistrimit dhe do nxiten një apo disa grupe njerëzish të fillojnë trazirat. Ose ne trojet maqedonase, në Krushevë ku pretendon se ka një minoritet grek. Anullimi i regjistrimit nga Nikola Gruevski, e ka shtyrë në kohë përdorimin e këtij preteksti, por nuk e ka fshirë”.
“Vatra e dytë është Maqedonia. Kërcënimet e Gruevskit ndaj shqiptarëve se ata nuk duhet të kërkojnë më shumë se sa mund t’ju japë ai në shtetin e tij, urrejtja e tij ndaj UÇK-së dhe dëshmorëve të saj të vitit 2001, vendosmëria e tij për të mos u tërhequr nga kjo vijë përballë asnjë presioni, treguan dhe vërtetuan para opinionit publik shqiptar në Maqedoni, përballë bashkësisë ndërkombëtare se shovinizmi maqedonas nuk ka ndërmënd të pranojë bashkejetesë mbi baza të barabarta me shqiptarët. Në të kundërt, Gruevski foli hapur dhe thjesht. Ai i kërcënoi shqiptarët dhe politkanët shqiptarë. Ai u shpreh hapur se nuk trëmbet, se nuk tërhiqet, se nuk mund të vendosë shënjën e barazimit midis branitellave dhe ish-luftëtarëve të UÇK. Këta të dytët, ai nuk hezitoi t’i konsiderojë terroristë. Thjesht Gruevski u shfaq si një nacional socialist”.
“Vatra e tretë është dhe mund të jetë Bosnja. Ajo qeveriset pjesë pjesë. “Majtisti” serb, Milorad Dodik pritet të bëjë referendumin për shkëputje. Në ceremoninë e betimit të tij si president mori pjesë edhe ish-presidenti serb, Boris Tadic. Brukseli e miratoi këtë veprim. Ndërkaq në lojë është futur edhe Turqia që e konsideron Bosnjën si provinën e 81-të të saj. Deklaratat e fundit të kryeministrit Reccep Tayyip Erdogan se çdo boshnjak duhet të lindë të paktën pesë fëmijë, është deklaratë lufte.
“Vatra e katërt është veriu i Kosovës. Ajo nuk e njeh qeverinë legjitime të Prishtinës. Ajo drejtohet nga shërbimi sekret sërb. Deklarata e fundit e kryeministrit serb, Ivica Dacic” se ndarja e Kosovës është zgjidhja më e mirë, është në thelb një deklaratë lufte”.
Danaj vazhdoi duke thënë se parashtrimi I mësipërm është një prognozë bazuar mbi një analizë të ftohtë të fakteve jashtë propagandës dhe manipulimit demagogjik të Brukselit. “Natyrisht prognoza nuk është e plotë. E tillë, pra e plotë ajo është në dosjet e shërbimeve sekrete që operojnë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Sërbi, Bosnjë, Greqi, Uashington, Moskë apo Bruksel. E vërtetë është kriza totale e BE, ashtu sikurse është e vërtetë se Barroso deklaroi që BE ka vdekur dhe në vënd të saj duhet të lindë federate e shteteve europiane”.
Në fund të deklaratës, Danaj është shprehur se ka një rrugëdalje nga kjo situatë shumë e turbullt. Para një shekulli, tre shqiptarë mëndje ndritur, të quajtur Mehmet Konica, Filip Noga dhe Rashi Dino, në Memorandumin drejtuar mbledhjes kolonialiste të Londrës në Janar 1913, midis të tjerash i shkruanin se: Po t’i pengoni shqiptarët që të bashkohen, ne ju njoftojmë se ky rajon nuk do të ketë paqe për një shekull. Londra i pengoi shqiptarët duke i coptuar në mënyrë kriminale dhe për një shekull, rajoni nuk pati qetësi”.
“Pra zgjidhja është e thjeshtë për Brukselin dhe Uashingtonin: Zëvëndësoni boshtin Beograd-Athinë, me Trekëndëshin Beograd-Tiranë-Athinë, lejoni, Shqipërinë Natyrale, lejoni bashkimin e shqiptarëve në një shtet. Vetëm atëhere, vatrat e zjarrit do shuhen. Boshti që krijuat për gati një shekull prodhoi kriza dhe luftë. Pirostija (Trekëndëshi), stabilizon rajonin, por ndihmon edhe Brukselin, ndërsa ballkanasit do të jetojë në paqe dhe ta kapërxejë krizën me paqe dhe jo me luftë rajonale që mund të kthehet edhe në luftë europiane”. (LajmeShqip.com)
|

Prishtinë – Serbia nuk i ka përmbushur kërkesat e Komisionit Evropian për të filluar negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, derisa në veri të Kosovës akoma operojnë disa qindra pjesëtarë të MUP-it, ka thënë zëvendës/shefi i EULEX-it, Andy Sparkes.
“Pjesëtarët e MUP-it janë pengesë e madhe për EULEX-in dhe ne e dimë që ata operojnë në veri, në kundërshtim edhe me Rezolutën 1244, në të cilën thirret edhe Serbia. Ata e pengojnë efikasitetin e EULEX-it dhe kjo duhet të ndryshojë”, ka thënë Sparkes për Danas, transmeton Telegrafi.
I pyetur nëse EULEX-i ka të dhëna të sigurta për operimin e pjestarëve të MUP-it në Kosovë, Spakes ka thënë se misioni evropian ka dëshmi të mjaftueshme për të vërtetuar veprimtarinë ilegale të policëve të Serbisë. Madje ai ka thënë se janë disa qindra pjesëtarë të MUP-it që operojnë ende në Kosovë.
Ndëersa i pyetur të komentojë ndërprerjen e vizitës së shefit të “Zyrës për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, nga ana e policisë së Kosovës, Sparkes ka thënë se nuk dëshiron të përzihet në këtë rast, por ka kujtuar se vizitat e zyrtarëve të të dyja palëve duhet bërë sipas procedurave të parapara.
“Sipas procedurës së paraparë, zyrtarët serbë për të vizituar Kosovën duhet të bëjnë kërkesë te përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Prishtinë. Më pas kërkesa i përcillet Qeverisë së Kosovës, e cila merr vendim pasi ta ketë shqyrtuar agjendën. Në rastin Konkret Prishtina ka vlerësuar se Vulin e ka shpërfillë axhendën dhe është deportuar nga Kosova”, ka thënë ndër të tjera Sparkes. (LajmeShqip.com)