Lajme Shqip Tuesday, 17 June 2014 14:13

Sot në qytetin e Pogradecit u përurua linja e tragetit Pogradec-Ohër. Të pranishëm gjatë këtij eventi, ishin ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto dhe homologu i tij maqedonas. 

Sipas marrëveshjes që MTI ka nënshkruar me Ministrine Maqedonase të Transportit gjatë periudhës kohore 15 Qershor deri ne 15 Shtator është planifikuar vendosja e një linje trageti për sezonin turistik mes qytetit të Pogradecit dhe atij të Ohrit në Maqedoni .

Gjatë përurimit të linjës më të re të tragetit në Pogradec, ishin të pranishme ministrja e Turizmit, Eglantina Gjermeni dhe Drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali.