Lajme Shqip Friday, 22 June 2012 08:01

Në mes të kaosit, e qetë dhe e veshur me një pallto të shkëlqyer prej leshi… kjo është pikërisht ajo që ka zgjedhur të bëjë Lindsay Lohan.

Aktorja shfaqet me një pamje aspak dinjitoze në grupin e xhirimit të filmit të saj të ardhshëm “Lifetime Lizs & Dick”. Ajo dukej sikur ishte duke xhiruar një skenë në frontin e një avioni gjigand me Grant Bowler, partnerin e saj në skenë.

Megjithëse kohët e fundit Lindsay ka qenë në qendër të vëmendjes, ju gjithmonë do të befasoheni prej saj! Ylli kinematografik para pak kohësh u shtrua në spital pas një aksidenti në bregdetin Pacific Highway, Malibu, ku ajo u gjet pa ndjenja.

Nga gjithë këto ndodhira dhe ngarkesa në këtë sezon të nxehtë veror, Lindsay duket tejet e lodhur, saqë disa burime nga të afërm të saj janë shprehur se ajo ndihet tejet e lodhur për të luajtur rolin e zonjushës Elizabeth Taylor.

 
Lajme Shqip Thursday, 14 June 2012 15:05

Për kthimin e saj në ekran, Lindsay Lohan dëshiron t’i bëjë gjërat në mënyrë madhështore. Pas filmit televiziv “Liz & Dick”, që po xhiron në Los Anxheles dhe ku interpreton divën me sy vjollcë Elizabeth Taylor, aktorja synon të rilançojë karrierën e saj.

Kështu, në korrik ajo do të jetë në sheshin e xhirimit për “The Canyons”, film i ambientuar në Qytetin e Engjëjve, që flet për jetën e të rinjve, mes seksit dhe parave.

Këtu, Lohan do të shfaqet nudo përkrah aktorit të njohur të filmave me drita të kuqe, James Deen, bëjnë të ditur mediat amerikane online.

Në vitet e fundit, më tepër sesa si aktore, Lohan ka qenë në qendër të vëmendjes për telashet e saj me drejtësinë, për shkak të drogës, alkoolit dhe aksidenteve rrugore.

Vetëm pak ditë më parë ajo u aksidentua me makinën e saj luksoze, por këtë herë, ndryshe nga më parë, nuk kishte qenë faji i saj por i drejtuesit të automjetit tjetër.

 
Lajme Shqip Sunday, 10 June 2012 09:30

Lindsay Lohan ka pësuar një aksident automobilistik, teksa udhëtonte me një Porche ngjyrë të zezë nëpër rrugët e Santa Monikës, pranë Los Angeles, SHBA. Aktorja amerikane mjaft e përfolur kohët e fundit është shtruar në spital, por fatmirësisht nuk ka probleme serioze për jetën.

Paraprakisht Lindsay duket të jetë e pafajshme, pasi një kamion i ka prerë rrugën. Lohan është përpjekur të frenojë, por nuk ka mundur të shmangë përplasjen.  Policia ka deklaruar se 25-vjeçarja nuk kishte konsumuar alkool apo drogëra.

Lohan po shkonte të xhironte “Liz and Dick”, një film mbi Elizabeth Taylor e Richard Burton. Bashkë me të udhëtonte dhe asistentja e saj, e cila nuk ka pësuar asnjë dëmtim.

 
Lajme Shqip Monday, 04 June 2012 12:25

Elizabeth Taylor është një yll hollivudian i cili do të mbetet i pashuar, pavarësisht se ajo ndërroi jetë një vit më parë. Imazhin e saj e ka ‘kopjuar’ aktorja mjaft e përfolur hollivudiane Lindsay Lohan.

Lohan pas problemeve të shumta që pati me ligjin, për shkak të vjedhjes së një varëse në argjendari dhe abuzimit me alkoolin, sigurisht që ndjeu dhe pasoja në karrierën e saj.

Pasi provoi të rifitonte emër dhe sidomos një grusht me para, ajo pozoi nudo për revistën Playboy.

Por Lilo mendon se filmi i ri “Liz and Dick” do ta ndihmojnë atë rrënjësisht që të ringrejë karrierën e saj kinematografike.

Nga pamjet ekskluzive që media rozë TMZ ka siguruar, duket qartë se Lohan mund të jetë shumë afër suksesit, pasi imazhi i saj është pothuajse identik me atë të divës së pavdekshme Taylor, duke prerë dhe lyer flokët identik si Liz. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 06 April 2012 10:45

Lindsay Lohan është më në fund një njeri i lirë, pasi një gjykatëse hoqi pas katër vitesh masën e lirimit me kusht që rëndonte mbi të.

Në seancë, gjykatësja theksoi nevojën për t’i qëndruar larg telasheve, por kjo nuk e pengoi 25-vjeçaren që të festonte deri në orët e para të mëngjesit në vazhdim.

Lindsay ishte e pranishme në një festë në Los Anxhelos së bashku me një grup miqsh, midis të cilët përfshihet edhe ylli i “Twilight”, Robert Pattinson.

Aktorja dhe modelja u duk në gjendje të mirë shpirtërore, ndërsa u shfaq me një veshje jashtëzakonisht tërheqëse, që nxirrte dukshëm në pah format e saj joshëse.

Një pjesëmarrës në festë deklaroi për një revistë: “Ndonëse ishte një festë private, kishte kaq shumë njerëz, sa ishte shumë e vështirë të shikoje 2-3 metra përtej pistës së vallëzimit”.

 
Lajme Shqip Monday, 19 March 2012 15:10

Lindasy Lohan ka paditur reperin Pitbull duke pretenduar se kënga e tij hit “Give me Everything’ njollos reputacionin e saj lidhur me eksperiencat e saj të paraburgimit.

Pitbull po vijon betejën ligjore me Linday Lohan, duke pretenduar se Ryan Seacrest nuk e ka paditur atë se e ka përmenduar atë në një këngë.

Siç raporton TMZ, Linday ka ngritur që prej nëntorit një padi kundër Pitbull (së bashku me Ne-Yo dhe Afrojack) për përmendjen e  saj në këngën ‘Give me Everything’.

Ajo pretendon se teksti që thotë: ”I kam mbyllur si Lindsay Lohan”, i ka shkaktuar një dëm të pariparueshëm.

Në seancën ligjore këtë javë në New York, Pitbull u përgjigj duke thënë se ka kënduar edhe për Seacrest në të njëjtën këngë, dhe ai jo vetëm që nuk e ka paditur, por e ka ftuar ta performojë këngën në spektaklin e fundvitit të organizuar nga vetë Seacrest.

“Seacrest ka një sens humori, ndërsa Lindsay nuk e ka”, ka thënë Pitbull. Ndërkaq, gjyqi ende nuk ka përfunduar dhe pritet të jepet vendimi nëse Lohan është cënuar apo jo nga kënga e Pitbull.

E prodhuar nga Afrojack dhe me pjesëmarrjen e reperit tjetër Ne-Yo, kënga e tij ka shitur më shumë se dy milionë kopje dhe verën e kaluar u rendit për katër javë e dyta në top listën europiane.

 
Lajme Shqip Thursday, 01 March 2012 11:30

Me pamjen e saj prej dive, Lindsay Lohan edhe njëherë na provon se di të jetë shumë seksi dhe joshëse.

Pas pozimit të saj për revistën Playboy, ajo pozon sërish në të brëndshme shumë tërheqëse, kësaj here për revistën ‘Love.

Me stilin e saj si Marilyn Monroe ajo ngjan porsi një kukull porcelani.

Buzët e kuqe dhe me sytë e lyera vetëm me penel, flokët e saj në ngjyrë platini i japin një pamje shumë ndryshe nga më përpara. Për më tepër shikoni galerinë.

(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 08 December 2011 12:10

Kur karriera jote është duke u shkatërruar, kur ke probleme me ligjin dhe rastet e vetme kur tërheq vëmendjen janë kur shtrohesh për rehabilitim apo në gjyq, e vetmja gjë që nga ngelur për t’u bërë është që të pozosh për PlayBoy!

Pikërisht kjo është strategjia që 25-vjeçarja Lindsay Lohan ka ndjekur dhe ka pozuar nudo për revistën për të rritur “PlayBoy”. Ajo është zhveshur përkundrejt shumës prej 1 milion dollarësh.

Dhe ndërkohë që e gjithë bota është në pritje të daljes së numrit të Janarit me Lohan në të, fotografia e kopertinës së revistës është zbuluar tashmë online.

Megjithëse shumica e mediave amerikane e kanë cilësuar publicitetin që po i bëhet asaj si patetike, Lohan i është bashkëngjitur listës së aktoreve të famshme që kanë pozuar për lakuriq, si Drew Barrymore, Joan Collins, Charlize Theron, Sheron Stone etj.

A do ta rigjallërojnë karrierën e Lohanit fotografitë e reja?

Gjithsesi, sipas mediave amerikane, nëse PlayBoy nuk bën punë, atëherë shpresa e vetme i ngelet tek shtëpia pornografike Penthouse…

(LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Friday, 02 December 2011 14:30

Vejusha e këngëtarit Kurt Cobain është shprehur për revistën ‘Details’ se dëshiron të ndihmojë aktoren Lindsay Lohan.

Courtney Love ka thënë “Kujdesem për Lohan se askush tjetër nuk e bën. Në krahasim me mua ajo i ka punët më keq, pasi në kohën time nuk kishte portale thashethemesh si TMZ që të të nxinin jetën më shumë!”.

Courtney prej vitesh ka vuajtur nga abuzimi me drogë dhe alkool, por vitet e fundit thuhet se ajo është çintoksikuar, rehabilituar plotësisht. A do e pranonte Lohan ndihmën e saj? (LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Monday, 07 November 2011 13:45

Aktorja Lindsay Lohan ka dalë nga burgu vetëm 4 orë e gjysmë pasi kishte hyrë në qelitë e Kalifornisë për të vuajtur dënimin prej 30 ditësh.

Aktorja që u dënua me burgim për mosrespektimin e rregullave të lirimit me kusht, nuk kaloi as edhe një natë në burg!

Sipas burimeve të TMZ arsyeja e lirimit të saj është vazhdimi për shërbimin e komunitetit të morgut dhe ka shumë gjasa që ajo të kaloj pak kohë pas hekurave.

Po sipas burimeve të këtij tabloidi, një burim pranë zyrës së sherifit të Kalifornisë ka thënë se nëse dikush dënohet me më pak se 90 ditë burgim, kohën e dënimit mund ta kalojë duke hyrë dhe dalë shpesh nga burgu. (LajmeShqip.com)