Lajme Shqip Friday, 28 February 2014 20:14

Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi kanë zyrtarizuar partinë e tyre e cila quhet “Nisma për Kosovën”.

Kryetar i partitë është Fatmir Limaj i cili në fjalën e tij ka filluar duke thënë “nga sot ne po ia nisim”. Limaj ka ftuar qytetarët që t’i bashkangjiten Nismës.

“Kosova nga sot do të ketë një alternativë të re politike. Ju ftoj të bashkoheni me Nismën sot, për ta ndryshuar të ardhmen tonë. Ju lutem që kudo që shkoni, bëni ballë lodhjes, jinni të durueshëm që misionin e nismës ta cojmë në cdo cep të vendit tonë duke shpalosur vizionin tonë si dhe duke i dëgjuar kërkesat e tyre”, ka thënë Limaj.

Kurse Jakup Krasniqi, i cili është edhe kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës, ka premtuar se do të hapin rrugën e integrimeve evropiane. 

 
Lajme Shqip Friday, 21 February 2014 13:46

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, beson në perspektivën e subjektit politik të ri të themeluar nga ai dhe Fatmir Limaj, pavarësisht që Limaj mund të mungojë në terren si pasojë e ballafaqimit me drejtësinë.

Krasniqi, në një prononcim për Kohen Ditore, ka thënë se subjekti i ri nuk do ta lidhë veten me asnjë emër të përveçëm.

“Ne do të themelojmë një subjekt politik që nuk lidhet me individë të veçantë, por që lidhet me programin politik dhe ekonomik, të cilët i duhen vendit. Secili individ e ka rolin e tij.

Ne nuk mund të paragjykojmë si do të ndikojë, por ne do të bëjmë thirrje dhe do të dëshirojmë që njerëzit të bashkohen rreth programit dhe jo rreth individëve, ngase se si përfundojnë subjektet politike që lidhen me cilindo personalitet ne e kemi parë gjatë këtyre viteve”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi e ka pohuar që më 28 shkurt do të zyrtarizohet partia e re.

“Ajo është datë që do të prezantohet, do t’i kemi organet nismëtare dhe të përkohshme, të cilat pastaj marrin përgjegjësi për t’i bërë organet e qëndrueshme dhe të përhershme”, ka thënë Krasniqi.