Lajme Shqip Monday, 03 June 2013 16:00

Prishtinë – U organizua punëtori kushtuar zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit, i cili ka hyrë në fuqi më 22 maj 2013. Me këtë rast, u vlerësua se Ligji është mirëpritur jashtëzakonisht mirë nga qytetarët e vendit.

 “Në këtë punëtori, janë zbërthyer situatat e mundshme praktike që  lidhen me zbatimin e ligjit, detaje të së cilit janë elaboruar së bashku me inspektorët si dhe janë dhënë instruksione të qarta për veprimet e mëtejme, të cilat do ta fuqizojnë edhe më tej zbatimin e ligjit”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

 Nga kjo punëtori në të cilën kanë marrë pjesë zyrtarë të MSH-së, OBSH-së, AUVK-it dhe KADC-së…,  u është bërë thirrje qytetarëve dhe pronarëve të bizneseve dhe kafe bareve të ndryshme që të vazhdojnë ta zbatojnë ligjin, duke rikujtuar në të njëjtën kohë se pas kësaj faze të parë të informimit rreth ligjit, sanksionet e parapara me ligj do të zbatohen për ata që nuk e respektojnë atë.

Pjesëmarrës të kësaj punëtorie ishin rreth pesëdhjetë inspektorë sanitarë nga  komunat e ndryshme të Kosovës, të cilët në bashkëpunim me përfaqësuesit e Koalicionit Anti-duhan (MSH, OBSH, KADC …), referuan për ditët e para të zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit, rezultatet e para dhe sfidat e mëtejme në zbatim të këtij ligji.

 

 

 
Lajme Shqip Wednesday, 22 May 2013 15:31

Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani që udhëheq edhe Këshillin Ndërministror për zbatimin e ligjit për kontroll të duhanit e vlerësoi si datë historike 22 majin ditën kur ka hyrë zyrtarisht në fuqi ligji që ndalon pirjën e duhanit në hapësira publike.

Ligji parasheh ndalimin e ekspozimit të pakove të cigareve nëpër të gjitha pikat e shitjës dhe ndalimin e 100 për qindtë të duhanit në hapësirat e mbyllura publike.

Ligji i vjetër për duhanin parashihte ndalimin në vetëm 70 përqind të hapësirave të mbyllura duke lejuar tymosjën në 30 për qind të hapësirës.