Lajme Shqip Friday, 11 April 2014 12:53

Skuadra kampione në fuqi e Ligës së Kampionëve, Bayern Munich do të ketë punë të vështirë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi do të përballet me Real Madridin, në rrugën drejt Lisbonës ky synon që ta mbrojë trofeun e fituar një vit më parë në Londër.

Një çift të tillë në shortin e Nionit e tërhoqi legjenda portugeze, Luis Figo. Ndeshjen e parë bavarezët do ta luajnë në Madrid, derisa atë të kthimit e cila do të jetë vendimtare do ta zhvillojnë para tifozëve të vet në “Allianz Arena”. Ndërkohë në gjysmëfinalen tjetër do të ballafaqohen Atletico Madrid dhe Chelsea.
 
Ndeshjet e para gjysmëfinale zhvillohen më 22 e 23 prill, kurse ato të kthimit më 29 e 30 prill, derisa finalja e madhe më 24 maj në Lisbonë. /rtk/

 
Lajme Shqip Wednesday, 23 October 2013 12:12

 

Real Madrid ka mposhtur Juventusin me rezultatin 2-1. Golat u shënuan nga Cristiano Ronaldo (5’, 28 penallti) dhe LLorente për juven (22’).

Loja ka pasur një nivel mjaft të lartë me madrilenët dominues.

Miqtë që në minutën e 48 u detyruan të luanin me 10 lojtarë pasi Chellini u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhe.

 

 

Sonte përballja Juventus-Real Madrid

 

 

Sonte zhvillohen ndeshjet e xhiros së tretë në kuadër të Ligës së Kampionëve, në grupet A, B , C dhe D. E gjithë vëmendja e futbolldashësve evropianë pritet të jetë e fokusuar në “Santiago Bernabeu”, tempulli ku do të zbarkojnë dy rivalët e vjetër europianë, Real Madrid dhe Juventus.

Shikuar statistikat, Reali ka bilanc pozitiv në shtëpi ndaj “zonjës së vjetër”, duke fituar katër nga gjashtë ndeshjet e zhvilluara. Sidoqoftë, ndeshja e fundit në “Bernabeu” në mes të këtyre dy klubeve, e cila ishte zhvilluar në kuadër të fazës së grupeve të LK-ës më 11 nëntor 2008, kishte përfunduar 0:2 për italianët.

Real Madridi ende është duke u konsoliduar nën drejtimin e Ancelottit i cili mori drejtimin e klubit madirilien këtë verë, përderisa Juve ka një ekip mjaft mirë të komponuar dhe një trajner tashmë të dëshmuar.

“Ne duhet të kemi kujdes ndaj të gjithë lojtarëve të Juves. Ata kanë lojtarë me përvojë të madhe si Pirlo apo Buffon, por unë mendoj së gjëja më e rëndësishme është se ata funksionojnë si tërësi. Besoj se do të jetë një lojë e mirë dhe në fund shpresoj të fitojmë ne“, ka deklaruar qendërmbrojtësi i “los blancos”, Pepe.

Në anën tjetër, Juventusi ngadalë por sigurt është duke u ngritur përsëri në majat e futbollit botëror, aty ku ishte para Caciopolit. ”Bianconerët” kanë fituar dy tituj radhazi së fundmi në Serie A duke u bërë tashmë mjaft të rrezikshëm edhe në Europë.

“Kam shënuar dy herë në Bernabeu dhe është me të vërtet një stadium i mahnitshëm. Jam i lumtur që do të rikthehem përsëri aty. Mendoj se do të jetë një rast i mirë për të parë se ku jemi, pasi që Reali është me të vërtetë një klub i madh. Sidoqoftë ne besojmë në rezultat pozitiv”, ka thënë sulmuesi spanjoll i Juves, Fernando Llorente. /zëri/ albeu/ 

 
Lajme Shqip Monday, 24 June 2013 16:35

Skënderbeu mund të quajë me fat shortin e Ligës së Kampioneve, në turin e dytë paraeliminator të turneut, pasi goglat e shortit i kanë vënë korçarët përballë Neftçi Baku të Azerbajxhanit.

Duke pasur parasysh se mund të gjente përballë Sëlltik Gllasgou, Dinamo Zagreb apo Bate Borisov, shorti që u hodh sot në Nion ishte shumë i mirë për kampionët e Shqipërisë, që kanë realisht më shumë shanse se në vitet e kaluara për të kaluar një turn në këtë aktivitet.

Kuptohet që teorikisht, Neftçi është një skuadër më e fortë, jo vetëm sepse u shpall kampione e Azerbajxhanit në sezonin e fundit, por edhe për faktin se ka një skuadër shuam të konsoliduar, që arriti të kalonte në fazën në grupe të Europa League në sezonin 2012-2013. (LajmeShqip.com)

Shorti i Ligës së Kampioneve

Turi I Paraeliminator:

FC Shirak (Armeni)-SP Tre Pene (San Marino)

FC Lusitans (Andorra)-EB/Streimur (Ishujt Faroe)

Turi II Paraeliminator:

Neftçi PFK (Azerbajxhan)-KS Skënderbeu (Shqipëri)

FC Steaua Bukuresht (Rumani)-FK Vardar (Maqedoni)

FC Viktoria Plzen (Çeki)-FK Zheljezniçar (B. Hercegovine)

FC Sherif (Moldavi)-FK Sutjeska (Mali i Zi)

Birkirkara FC (Maltë)-NK Maribor (Slloveni)

Sligo Rovers FC (Irlandë)-Molde FK (Norvegji)

IF Elfsborg (Suedi)-FC Daugava Daugavpils (Letoni)

HJK Helsinki (Finlandë)-JK Nome Kalju (Estoni)

FK Ekranas (Lituani) v FH Hafnarfjordur (Islandë)

The Nnju Seints FC (Uells)-Legia Varshavë (Poloni)

Sëlltik FC (Skoci)-Kliftonvill FC (Irlandë e Veriut)

GNK Dinamo Zagreb (Kroaci)-CS Fola Esh (Luksemburg)

Giori ETO FC (Hungari)-Makabi Tel-Aviv FC (Izrael)

FC BATE Borisov (Bjellorusi)-FC Shakhter Karagandi (Kazakistan)

FC Shirak (Armeni)/SP Tre Pene (San Marino)-FK Partizan (Serbi)

SK Slovan Bratislava (Sllovaki)-PFC Ludogorets Razgrad (Bullgari)

FC Dinamo Tbilisi (Gjeorgji)- FC Lusitans (Andorra)/EB/Streimur (Ishujt Faroe)