Lajme Shqip Wednesday, 15 May 2013 22:10

Angelina Jolie ka ndërmarrë një hap të guximshëm duke intervenuar me mastektomi të dyfishtë  për shkak të rrezikut të madh nga krijimi i kancerit, hap ky që u komplimentua nga njerëz nga anë e mbanë bota.

Por, babai i saj Jon Voight thotë  se ai e ka vizituar vajzën e tij dhe gjithë familjen e saj disa ditë më parë

pa ditur asgjë, derisa ka hyrë në suplementin e shoubizit në New York Times, ku mësoi për operimin e vajzës së tij.

“Dashuria dhe adhurimi për vajzën time nuk mund të përshkruhen me fjalë. Unë e kam parë atë dy ditë më herët me djalin tim Jamie. Ne të gjithë kemi qenë bashkë për ditëlindjen e tij. Aty ishte edhe Brad dhe fëmijët. Por, unë nuk e kam ditur. Nuk e kam vërejtur. Unë këtë e mësova të martën në mëngjes. Isha i befasuar sikur të gjithë dhe tejet u preka me mënyrën se si e ka menaxhuar situatën”, u shpreh babai Angelinas.

Brad Pitt, partneri i Jolie, tha që vendimi i gruas së tij ishte “ plotësisht heroik “, dhe se ai dëshiron që ajo të ketë një “jetë të gjatë dhe të shëndetshme” sëbashku me familjen e tyre.

“Jam me shumë fat që kam një partner, Brad Pitt, I cili është I dashur dhe mbështetës”, tha Jolie.

 
Lajme Shqip Thursday, 17 January 2013 18:38

Tirane – Të gjithë kanë qejf të flasin për dashurinë. Për më shumë se kaq, të gjithë dëshirojnë ta përjetojnë. Nevoja jonë për dashurinë është e pamasë, ndërsa rrjedh nga brendia jonë. Këtë na e ka përcaktuar natyra si qenie shoqërore. Prandaj, kur jemi vetëm, nuk jemi “në element”. Përveç nevojave biologjike, ngjashëm me atë të ngrënies dhe të përtëritjes, të gjithë kemi nevojë për afërsi dhe dashuri. Të gjithë njerëzit duan, porse jo të gjithë në të njëjtën mënyrë.

Ekzistojnë më shumë lloje dashurish, për shembull dashuria ndaj nënës, ndaj vëllait, ndaj fëmijës, porse, kur flasim për dashurinë, në të vërtetë mendojmë në “dashurinë mbi dashuritë”, ose për dashurinë romantike. Pse? Sepse, ajo është diç për të cilën bëjmë krejt çfarë bëjmë. Për shkak të saj jemi të lumtur ose vuajmë, shkruajmë poezi…Për këtë dashuria romantike është në fokus të interesit tonë. Është problem pse nganjëherë dashurinë e arrijmë vështirë ose e humbim lehtë?

RREGULLAT E LIDHJES SË LUMTUR

Mos luani në top të parë
Secila dashuri fillon me ndjenjën e afërsisë, ndërsa kjo me pëlqimin. Që të bëhemi të afërt me ndonjë person, ai duhet të na ngashënjejë. Ky ngashënjim më së shpeshti ka të bëjë me tërheqjen trupore, ndonëse ky kriter nuk është i drejtë, ndërsa me kalimin e kohës mund të duket si i parëndësishëm. Porse, kështu është në jetë! Pse? Sepse në fillim mungojnë informacionet e rëndësishme, prandaj jemi nën ndikim të asaj çfarë sheh syri ynë. Më vonë, kur e njohim më mirë personin i cili na ka intriguar, hyjmë në fazën e përmirësimit të përshtypjeve të para. Nga përvoja, shumica nesh e di se ndonjëherë nga ajo përshtypje e parë dëmi tashmë është bërë. Prandaj, para se ta fshini dikë ose t’ia dhuroni besimin tuaj dhe dashurinë – jepini vetes kohë dhe kujtohuni. Sytë tepër të bukur, zëri i këndshëm ose shtati i hijshëm, nuk flasin për vetitë e të përzgjedhurit.

Dashuria dhe relaksimi
Fillimi i çdo dashurie shënon të qenit të dashuruar. Për këtë arsye shumë të dashuruar i mundon ndjenja e mungesës – kur janë larg, nuk pushojnë së menduari në njëri-tjetrin, vijimisht i telefonojnë njëri-tjetrit dhe me orë të tëra bisedojnë, disa madje thonë se ndiejnë dhembje fizike kur janë larg nga personi në të cilin janë të dashuruar.
Ndërsa kur personat e dashuruar janë bashkë, ndiejnë nevojë të këmbejnë butësi, shikohen me shumë dashuri dhe gati harrojnë botën përreth. Pas një kohe kjo fazë e parë e dashurisë kalon në fazën e dytë – të çlirimit të këndshëm në shoqëri të personit që na tërheq, të cilin e kupton dhe e mbështet. Kështu, dashuria na mbush me ndjenjën e kënaqësisë dhe është krejt normale të dëshirojmë që situata e tillë të zgjasë e të zgjasë.
Veçse, dashuria nuk është cilësi e lindur, prandaj shumëkush befasohet kur partneri e braktis për shkak të mospërfilljes. Në fakt, sikurse miqësia, edhe dashuria është bimë e ndjeshme, e cila vazhdimisht do përkujdesje, kultivim dhe mbështetje.

KTHEJANI SHPINËN VETMISË

Dilni, komunikoni
Disa meshkuj e femra vështirë vënë ose vështirë shprehin lidhjen dashurore. Këtë vështirësi në lidhje e kanë personat e pasigurt, të cilët kanë mungesë të vetërespektit dhe në shoqëri janë të mbyllur. Edhe po qe se e gjejnë personin i cili u pëlqen, nuk kanë guxim t’i afrohen, ndërsa, kur i mbizotërojnë vështirësitë e njohjes, dyshojnë – a thua vërtet i pëlqejnë personit të caktuar?

Personat e tillë nuk dinë t’i kthejnë as t’i shprehin ndjenjat e tyre dhe “i mbyt” xhelozia. Thënë ndryshe, rreth vetes zgjerojnë klimë të papërshtatshme për krijimin e lidhjes romantike. Ndërsa për tipa të tillë nevojitet kohë dhe krijim i rrethanave të përshtatshme. Shumica ankohen se për shkak të punës nuk kanë kohë për lidhje, se “nuk kanë rast” ta njohin dikë … që vërtet është fakt në këtë botë tonën.

Kush rrezikon, përfiton
Pak njerëz e dinë se nuk mund të jenë të afërt me shumë persona ose me të gjithë njësoj. Me rëndësi është të gjesh personin e vërtetë për lidhje dashurie. Për këtë mund t’ju ndihmojë rregulla e pashkruar e cila thotë – “Sa më shumë të dëshirosh diçka, aq më vështirë do të kesh sukses ta kesh”. Dashuria, nëse nuk e keni ditur, vjen kur nuk besoni, si vetëtima. Nuk mund të thirret me lutje, as me dhunë. Porse, vështirë do ta përjetoni nëse tërhiqeni në vetvete ose pritni të vijë si princi në kalë të bardhë, sepse kjo ndodh vetëm në përralla.

Jetojeni jetën, silluni në shoqëri të njerëzve interesantë, lejoni t’ju prijnë ndjenjat, ngjarjet dhe situatat. Lejoni vetes ta zbuloni dashurinë, edhe atëherë kur i frikësoheni. Një proverb i vjetër thotë – “Kush nuk rrezikon, nuk përfiton”. Për secilin njeri ekziston shtegu i veçantë, i cili shpie tek partneri. Shëtitni nëpër atë shteg.

Nesër është ditë e re…
• Gabojnë të gjithë ata që mendojnë se vetëm një herë dashurohet. Mund të jemi të dashuruar në dhomën fëmijërore, në atë të rinisë, por edhe në vitet e pjekurisë. Secila periudhë e ka dashurinë e vet, e cila, sipas kualitetit dhe intensitetit, ndryshon nga të kaluarat dhe nga të ardhshmet, ndërsa secila prej tyre na bën njeri më të mirë. Nëse njëra dashuri ndërpritet, mund të shfaqet tjetra.
• Psikologët, prej të cilëve kërkojmë këshilla, kur dashuria nuk na kthehet ose kur na ka braktisur partneri, nuk mund ta detyrojmë atë tjetrin të na dojë ose që të na kthehet. Nuk mund të na ndihmojnë që të kuptojmë se pas së sotmes vjen dita e re dhe se çdokush ka mundësi që përsëri të takojë personin i cili do ta dashurojë.
• Shumica e njerëzve presin – që t’i dojë dikush e jo që ata ta duan dikë. Nisur nga kjo, të tillët nuk e zhvillojnë aftësinë për të dashur.
• Dashuria na ndihmon që t’i mbizotërojmë ndjenjat e vetmisë, ka shkruar filozofi, sociologu dhe psikologu i njohur gjerman, Erich Fromm.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 16 January 2013 16:43

TIRANË – Gjatë  vitit 2012, në Gjykatën e Tiranës janë regjistruar 1787  kërkesa për divorc. Sipas statistikave të publikuara në websiten e këtij institucioni të drejtësisë, nga këto kërkesa kanë përfunduar 1223 raste.
Siç rezulton asnjë nga çiftet  kryeqytetase që kanë kërkuar divorcin nuk janë pajtuar me ndihmën e gjykatës. 
Statistikat e gjykatës tregojnë se ka një rritje të kërkesave për divorc krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, që rezulton rreth 700 kërkesa.
Arsyet që çojnë një çift drejt divorcit, sipas psikologëve, janë ato ekonomike, por në të njëjtën kohë dhe sociale.  Në kohët e fundit disa  nga shkaqet kryesore të divorceve konsiderohen dhuna në familje, emigracioni, por njëkohësisht nuk mbetet pas gjendja ekonomike e familjeve.
Pasojat e një divorci krahas ish-bashkëshortëve, më së shumti rëndojnë tek fëmijët e tyre. Sipas psikologëve në shumë raste fëmijët ndihen të lënë pas dore dhe vuajnë nga ndjenja të fajit . Njëkohësisht divorci i prindërve ndikon negativisht tek ata, pasi humbin modelin e një familje të shëndetshme, gjë që pasqyrohet dhe në të ardhmen e shoqërisë.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 28 December 2012 16:01

SHBA -Vit i ri, rregulla të reja. Në mjaft shtete amerikane viti 2013 vjen me disa ligje disi të pazakonta. Nëse dëshiron të qëndrosh larg telashave në Kaliforni, duhet të kujdesesh që qeni yt të mos ndjekë një ari.

Në Kentaki nuk duhet të kapesh duke lëshuar derra të egër.Duke nisur nga java që vjen, shitja e cigareve elektronike për të miturit në Nju Jork do të konsiderohet shkelje. Ligjet shtetërore atje e ndalojnë shitjen e cigareve normale për personat nën 18 vjeç dhe tregtarët që sfidojnë rregullin gjobiten me 1.000 dollarë.

Me sa duket, tani nuk do të bëjnë përjashtim as cigaret elektronike që fillimisht u konsideruan si alternativë e sigurt për duhanin e zakonshëm, por disa zëra thonë se aroma e tyre e karamelizuar mund t’i ndjellë të miturit.

Ligjvënësit në Ilinois i dërgojnë një mesazh të qartë shefave zhbirues me miratimin e një mase që nuk lejon punëdhënësit tu kërkojnë aplikuesve për punë fjalëkalimet e profileve të tyre në rrjetet sociale Tëitter e Facebook. Ilinoisi u bë gjithashtu shteti i parë që miratoi ndalimin e tregtisë, shitjes dhe shpërndarjes së fletëve të peshkaqenit.

Në Kaliforni ndërkohë ka marrë dritën jeshile makina e drejtuar me kompjuter. Ajo mund të testohet në publik, por vetëm nëse në sediljen e pasagjerit, në vend të parë, ka një njeri që mund të marrë timonin në rast problemesh.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 30 November 2012 14:47

Tiranë – Buzëkuqi i kuq është i përjetshëm. Ai kurrë nuk del nga moda. Nuanca adekuate e buzëkuqit të kuq do t’jua përmirësojë edhe pamjen e dhëmbëve, duke i bërë ata që të duken më të bardhë.

Shikojeni bazën

Çdo buzëkuq i kuq ka një bazë të verdhë-të portokalltë, të kaltër, apo të kuqe neutrale. Efektin më të mirë do ta arrini me bazën e kaltër, sepse ajo zvogëlon pamjen e verdhë të dhëmbëve. Por, si ta dalloni bazën e kaltër? Bëni nga një vijë me tri nuanca të buzëkuqit edhe atë në pjesën e brendshme të dorës, afër venave. Venat e kaltra do t’ju ndihmojnë në përzgjedhjen e buzëkuqit me bazë të kaltër.

Përshtateni buzëkuqin me ngjyrën e lëkurës

sepse bën që teni të duket i hirtë. Për këtë shkak, për femrat me lëkurë të errët preferohet buzëkuqi i kuq me bazë neutrale.

Evitoni shkëlqimin e tepërt

Shkëlqyesi i kuq për buzë nuk do ta ketë të njëjtin intensitet në çdo pjesë të buzëve. Ai po ashtu nuk do ta arrijë efektin e dhëmbëve të bardhë.

Përdoreni lapsin për buzë
Përzgjidheni një laps që ka nuancë e cila përshtatet me atë të buzëkuqit tuaj. Lapsi do ta theksojë ngjyrën e buzëkuqit, do ta pengojë “derdhjen” e tij jashtë vijave dhe do të ndihmojë që ngjyra e tij të qëndrojë më shumë.

Provojeni ngjyrën në buzë para se ta blini
Nëse nuk keni mundësi, që buzëkuqin ta provoni në buzë, atëherë bëjeni një vijë në gisht, në afërsi të enëve të gjakut. Aty gjendet ngjyra e cila është më e afërt me nuancën e buzëve tuaja.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 29 October 2012 22:38

Tiranë – A është martesa e mirë për shëndetin? Në përgjithësi hulumtimet sugjerojnë se është. Të martuarit jetojnë më gjatë, kanë qasje më të mirë ndaj kujdesit shëndetësor, bëjnë jetë më të mirë seksuale, përjetojnë më pak stres, kanë jetë-stil të shëndetshëm, dhe në krahasim me të pamartuarit, kanë përqindje më të ulët të sëmundjes së zemrës, diabetit dhe depresionit.

 

Lista e dobive shëndetësore që vijnë me martesën është e gjatë, në fakt në Amerikë Departamenti i Shërbimeve Njerëzore dhe Shëndetësore e ka bërë këtë pjesë kryesore të kampanjës kombëtare mediale dyvjeçare duke shpenzuar 5 milion dollar për të promovuar dobitë dhe gëzimin e martesës. Por këtu ka diçka që duhet të dini – meshkujt dhe femrat nuk marrin dobitë e njëjta shëndetësore nga martesa. Jeta seksuale e një mashkullit me gjithë gjasat përmirësohet më shumë se sa ajo e femrës përderisa rreziku i femrës ndaj depresionit tenton të zvogëlohet më shumë nga marrëdhëniet afatgjata siç është martesa.

 

Në realitet nuk do të thotë se është e nevojshme të martohesh, kuptohet nëse kjo është diçka që nuk ua merr mendja se duhet ta bëni tani. Meshkujt dhe femrat arrijnë shumë dobi shëndetësore vetëm duke jetuar së bashku apo thjeshtë duke qenë në lidhje të qëndrueshme afatgjate, sugjerojnë hulumtimet.

 

John Gallacher, hulumtues në Universitetin e Mjekësisë Cardiff në Ëales, i cili së fundmi ka publikuar një letër në BMJ Journal për dobitë shëndetësore të marrëdhënieve, thotë, “Nuk mendoj se medoemos është çështje e martesës; por më shumë çështje e nivelit të përkrahjes sociale dhe të lidhjes reciproke.” Jetëgjatësia: Martesa ofron dobi shëndetësore si: jetë më të gjatë. Në krahasim me të pamartuarit, të martuarit kanë jetë mesatarisht më të gjatë dhe shumë më pakë kanë gjasa të vdesin në moshë të re.

 

Martesa është veçanërisht e mirë në shmangien e aksidenteve fatale, dhunës dhe telasheve tjera, që janë më të zakonshme tek të rinjtë, thotë Michael Murphy, profesor i demografisë në Shkollën Ekonomike të Londrës dhe autor udhëheqës i studimit të 2007ës. Por, pa marr parasysh moshën, jetëgjatësia e mashkullit duket se përfiton më shumë nga martesa se sa ajo e femrës.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Sunday, 30 September 2012 12:02

Tajlandë-Në një video të publikuar në “YouTube” marinarët realizojnë disa koreografi të stilit rodeo, nën tingujt e këngës që ka bërë xhiron e botës.

Versioni origjinal i saj pati rreth 300 milionë klikime

Për ta realizuar videon, e xhiruar në bazën Phuket, u deshën 3 ditë prova. Të gjithë të qeshur, me syze dielli, që kërcejnë nën ritme që s’kanë shumë lidhje me uniformën që mbajnë.Videoja u projektua gjatë një feste në bazën detare të marinarëve-kërcimtarë. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 11 August 2012 10:00

Otavë – E tëra filloi me një recetë e vjetër familjare deri të cilën gati rastësisht e kishte gjetur stërgjyshi i kanadezit Pascal Miche, i cili tani tregton 34.000 shishe të këtij eliksiri në pronën e tij në Quebec.

Ky 40-vjeçar kanadez me prejardhje nga Belgjika ka një vresht të pazakontë, ku nuk kultivon hardhinë e rrushit, por disa lloje të domates që ai vet i ka përzgjedhur. Ky ish kasap thotë se kultivimin e domates së verës e ka filluar para shtatë vitesh.

“Doja të përfundoja atë që stërgjyshi im e ka filluar në fillim të viteve ’30-të të shekullit të shkuar”, tha për agjencinë e lajmeve AFP Miche, i cili domates së tij i përkushtohet po aq sikur vreshtarët që e kultivojnë rrushin e tyre.

Ai verën e tij, për prodhimin e së cilës në një cikël i nevojiten nëntë muaj, e ka quajtur “Omerto”, sipas stërgjyshit të vet.

Kjo verë me ngjyrë ari përmban 18 për qind alkool dhe nuk ka fare shije të domates, dhe shitet me një çmim prej 25 dollarësh kanadezë për shishe.

Ai shpreson që së shpejti këtë verë të fillojë ta eksportojë edhe në SHBA dhe Evropë.

 
Lajme Shqip Saturday, 11 August 2012 09:00

Stokholm – Femrat të cilat flenë më pak se tetë orë në ditë, kanë prirje për të shtuar peshë në rajonin e belit, tregon një studim i realizuar në Suedi.

Ekspertët pranë Universitetit Uppsala kanë bërë hulumtime te 6.500 femra në moshën mbi 50-vjeç.

Rezultatet e studimit (në të cilin janë marrë të dhënat rreth gjendjes shëndetësore të pjesëmarrëseve, gjatësisë dhe peshës) kanë treguar se femrat të cilat flenë më pak janë të prira që të shtojnë në peshë.

Beli tek femrat që flenë pesë orë në raport me ato që flenë tetë orë, është për gjashtë centimetra më i madh.

Autorët e studimit thonë se kortizoli dhe hormoni i rritjes janë faktorët që ndikojnë në këtë rritje, por kur nuk flemë kemi edhe më shumë kohë për të konsumuar ushqim.

 
Lajme Shqip Friday, 10 August 2012 15:28

Ndonëse pushimet janë periudha më e shumëpritur e vitit, për shumë çifte ato mund të shndërrohen në një makth të vërtetë të një kalvari debatesh pa fund. Sipas një sondazhi të kryer në Evropë, shumica e çifteve kanë përjetuar të paktën një zënkë të hidhur gjatë pushimeve të kaluara së bashku.

Midis të anketuarve, 79% pranuan se kishin pasur të paktën një zënkë, 62% se kishin kaluar të paktën një ditë të mërzitur apo të veçuar dhe në 6% të rasteve, kishin arritur deri në largimin nga dhoma me partnerin.

Arsyeja kryesore e debateve është xhelozia, për shikimin e një vajze me bikini apo një djali tërheqës, ndjekur nga interesat e ndryshëm e deri tek mënyra e administrimit të parave.

Arsyet më të shpeshta të zënkave gjatë pushimeve janë:

1. Një nga partnerët sheh dikë tërheqës në plazh.
2. Mashkulli dëshiron të kryejë marrëdhënie, ndërsa partnerja të shijojë ditën.
3. Mosmarrëveshje për çfarë dhe ku do të hahet.
4. Tejkalimi i masës së alkoolit.
5. Mos orientimi me hartat dhe me një mjedis të huaj.
6. Bërja e valixheve (koha dhe sasia e gjërave të vendosura në të).
7. Femra që vonohet shumë për t’u bërë gati për darkë.
8. Shpenzimi i tepruar i parave.
9. Orari i udhëtimit për në aeroport.
10. Monedha dhe vlera e këmbimit në vendet e huaja.