Lajme Shqip Thursday, 12 December 2013 11:16

Gjykata e Lartë në kryeqytetin e Canberra-s të Australisë, ka vendosur të shfuqizojë ligjin për martesat e të njëjtës gjini.

Sipas burimeve zyrtare, janë anuluar 27 martesat e të njëjtës gjini, të cilat janë bërë 6 ditë pasi ky ligj hyri në fuqi.

Qeveria Federale ka fituar sfidën e saj në Gjykatën e Lartë, bazuar në faktet se legjislacioni i territoreve australiane “nuk mund të vihet në konkurrencë me aktin federal 1961 për martesat” i cili “nuk ofron momentalisht bazë ose njohje të martesave të çifteve të gjinisë së njëjtë”, raporton shekulli.

Vendimi është zbatuar pasi kushtetuta pohon se ligjet federale qëndrojnë mbi ato shtetërore.

 
Lajme Shqip Wednesday, 06 November 2013 12:35

Prishtinë – Hoxhë Sadullah Bajrami predikon ligjëratat e tij për këtë komunitet njerëzish, kur në internet gjenden fjalimet e tij mbi homoseksualitetin, këtë “sëmundje e cila sjell edhe sëmundje të tilla”.

“Nuk kemi nevojë që lesbiket të na dalin në rrugë e të na tregojnë trashëgiminë dhe virtytet e popullit të tyre” thotë mes tjerash Bajrami. Homologu i tij, Kujtim Hasani, thotë se të jesh homoseksual është e pështirë dhe e ndyrë, duke kujtuar e rrëfyer se një kohë paska ekzistuar një vend i tërë me “njerëz të tillë”, dhe të cilin All-llahu e rrokullisi, dërgoi lehjen e qenve dhe gurët vrastarë, duke i dhënë fund këtij degjenerimi kolektiv. Gripi i pulave apo sida, sipas Hasanit, janë pjellë e ardhur nga gejët e lesbiket, shkruan Zëri.

Në fundin e shtatorit të këtij viti, Beogradit po i kthehej një hall i vjetër. E moçme si ide, mbajtja e një parade të homoseksualëve në njërin prej viteve kishte rezultuar me gjak e vrasje të këtij komuniteti, ndërsa vitin e kaluar një javë e tërë solli aktivitete që do ta prodhonin paradën revoltuese, por që nuk ndodhi e përfundoi me protestë para Qendrës Mediale në Beograd. Edhe aktivistë nga Kosova ishin pjesë e kësaj gej-parade.

Një vit më vonë, Beogradi refuzoi paradën, por një e tillë me rreth 200 persona u mbajt krejt në një natë normale, madje në mes të qytetit. “Ove je Prajd” ishin parullat që Beogradit i erdhën si rrufe kur nuk pritej. Në Shqipëri, zyrtarë të lartë kishin deklaruar se do ta dërgonin ushtrinë në luftë me “të sëmurit mentalë”, dhe se traditës shqiptare nuk i ka hije një gjë e tillë.

LGBT-të dhe shoqëria, jo të gatshëm për dalje në rrugë

Në Kosovë, asnjëherë nuk ka pasur një përpjekje serioze për të pasur një paradë homoseksuale. Ajo që sot në botë shihet si një ditë feste ku pjesëtarë nga komuniteti e të tjerë “protestojnë” në mënyrë paqësore, për Kosovën duket si drita në fundin e tunelit./Zëri/ 

 
Lajme Shqip Saturday, 26 October 2013 14:09

Tiranë- Propozimi i Avokatit të Popullit, Igli Totozani për të zyrtarizuar me ligj martesat gay ka shkaktuar reagimin e deputetes së Partisë Demokratike, Mesila Doda. Me një citim sot në rrjetin social, Facebook, Doda përvecse shpreh mosaprovimine saj lidhur me këtë nismë ndërsa akuzon Totozanin si shpikës kauzash. 

“Pasi kauzën e Romëve e mori Erjon Veliaj, Avokati i Popullit Igli Totozani shpiku kauzën e tij të fundit, atë të përgatitjes së projektligjit për martesat gay. Si deputete, grua, nënë, familjare shpreh mosaprovimin tim të thelle për një prononcim të tillë. Familje është vetëm ajo që vjen nga martesa e një burri dhe një gruaje, dhe sëbashku mbështesin dhe mirëpresin fëmijët që vijnë në jetë”. 

Doda bën thirrje në Facebook që të krijohet një bllok pengese kundra kësaj nisme. 
“Ju ftoj të gjithëve të bëhemi një bllok pengese për inisiativa te tilla që shkojnë kundra thelbit të jetës sonë, kundra vullnetit të Zotit që boten tonë e bekoi me bashkimin e burrit me gruan”. 

PROLGBT 
Drejtori ekzekutiv, “Të Bashkuar PRO kauzes LGBT (ProLGBT)” Kristi Pinderi ka reaguar lidhur me deklaratën e deputetes Mesila Doda. Pinderi bën thirrje që deputetët të marrin pjesë në këtë debat me argumenta dhe jo linçime. Sipas Pinderit këto deklarata si të Dodës, përvecse agresive, përjashtojnë kategori qytetarësh nga integrimi. 

DEKLARATA E PLOTË 
Deputetja Mesila Doda ka reaguar sot në lidhje me debatin rreth martesave gej.Ne gjykojmë se fryma agresive dhe thirrjet pët të ndarë qytetarët në llogore njësoj si në situatat e lincimeve kolektive nuk është fryma e Europës së qytetëruar. Ngjan më shumë me frymën e vendeve të ish Bashkimit Sovjetik dhe Rusisë. 

Eshtë e rëndësishme që deputetët dhe deputetet të cilat kanë mundësi dhe hapësira të pafundme për të shprehur mendimin, të marrin pjesë në këtë debat me argumenta dhe jo me lincime. 

Zonja Doda tha se “familje është vetëm ajo që vjen nga martesa mes një burri dhe një gruaje”. 

Kjo nuk është e vërtetë! Madje është një deklaratë që fton qytetarët të përcmojnë të gjitha ato forma të tjera të familjes që nuk përmbushin kriteret e familjes tradicionale. 

Këto janë deklarata kategorike që tentojnë të përjashtojnë nga integrimi një kategori të tërë qytetarësh. 

Për shembull: Familja e zonjës Doda është e nderuar, por kjo nuk e pengon familjen e një cifti gej të jetë gjithashtu e nderuar. 

Familje e nderuar është edhe ajo mes një burri e një gruaje që presin të rrisin fëmijët e tyre, por po aq e nderuar është edhe ajo familje mes një prindi të vetëm që adopton një fëmijë, apo familja e gjysherve që rrisin nipin apo mbesën, apo po ashtu e nderuar është dhe familja që përbëhet nga tezja dhe nipi (sic ishte rasti i familjes se Sofies në Durrës). 

Mospranimi i formave familjare që nuk mbyllen dot në korniza të një martese mes një burri dhe një gruaje, rrezikon që të mbajë larg shërbimeve dhe perfitimeve ligjore mijëra njerëz. 

Ne nuk po flasim për koncepte fetare apo hyjnore, por flasim për koncepte konkrete ligjore dhe për të drejtën që cdo qytetar ka në këtë vend për të krijuar familjen e tij dhe për të qenë i respektuar dhe jo i përjashtuar. Nëse një komunitet fiton një të drejtë që kushdo tjeter e ka, atëherë kjo nuk do t’i pengojë burrat që duan gra, të martohen me to, apo gratë që duan burrat të martohen me ta! 

Orientimi seksual dhe identiteti gjinor nuk jane zgjedhje qe befas, ne nje situate si ato te Apokalipsit ne Bibel do e nxisnin gjithë shoqërinë të bëhej homoseksuale. Këto janë thjesht frikëra të cilat ne duhet ti adresojmë përmes një debati të shëndetshëm”. /ballkanweb/ 

 
Lajme Shqip Monday, 21 October 2013 12:43

Podgoricë- Parada e parë e Homoseksualëve ka përfunduar në mënyrë paqësore në Podgoricë.

Nën masa të rrepta sigurie, protestuesit kanë valuar flamurin e komunitetit LGBT dhe kanë fishkëlluar.
Kryeorganizatori i protestës, Daneijel Kalezic ka thënë se “ne nuk do të ndalemi derisa të fitojmë lirinë e merituar sikur të gjithë njerëzit e tjerë”.
Në të njejtën kohë, persona të cilët e kundërshtonin protestën, janë përleshur me policinë në lokacione të ndryshme nga ai ku po protestohej.
Mediet në Mal të Zi, njoftojnë se rreth 400 persona kanë thyer xhamat e dyqaneve dhe kanë gjuajtur policinë me gurë, në shenjë pakënaqsie me mbajtjen e paradës.
Autoritetet kishin vendosur rreth 2,000 trupa në mbrojtje të protestës./rel/ 

 
Lajme Shqip Wednesday, 04 September 2013 10:42

Durrës-Një ngjarje krejt e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e 31 korrikut në Durrës. Një pushues 20-vjeçar nga Mitrovica e Kosovës është marrë peng për 8 orë nga një 30- vjeçar që hiqej si polic, i cili ka tentuar të kryejë marrëdhënie intime me të riun e më pas i ka grabitur 700 euro dhe dokumentet e identifikimit.

Ngjarja është shënuar të shtunën, në plazhin e Durrësit, ndërsa policia ka identifikuar si autor dhe ka shpallur në kërkim 30-vjeçarin me origjinë nga Puka, B. I., banor në Sukth. 30-vjeçari është i skeduar nga policia si person me prirje biseksuale dhe tashmë është shpallur në kërkim e po punohet për kapjen e tij. “GSH” ka zbardhur të gjithë ngjarjen e rëndë, të ndodhur në harkun kohor të tetë-nëntë orëve, dhe dëshminë e dhënë nga vetë 20-vjeçari Arben F. nga Mitrovica, në polici. Sipas burimeve nga blutë, 30- vjeçari është i martuar dhe baba i 2 fëmijëve.

 

DESHMIA E 20-VJEÇARIT


I shokuar, 20-vjeçari Arben F. nga Kosova ka përshkruar me detaje gjithë ngjarjen, nga momenti i rrëmbimit në plazhin e Durrësit deri në arratisjen e tij nga pengmarrësi. “Rreth orës 18:00 të së shtunës po bëja xhiro bregut të detit. Në bregun e detit m’u afrua një person, burrë rreth të tridhjetave, dhe më tha që ishte punonjës i Antidrogës. Më nxori një distinktiv ku lexonte ‘Policia’, por unë nuk e pashë mirë fotografinë që ta vërtetoja. Më tha se do të bënte kontroll për drogë. Më mori në hyrjen e një pallati dhe më urdhëroi të zhvishesha nga mesi e poshtë. Më pas më tha të vishesha dhe më tha që jam i dyshuar. Më tregoi armën tip pistoletë dhe më mori në zonën e plazhit, në katin e pestë të një pallati. Atje më tha të zhvishesha plotësisht, por nuk pranova. Më pas më tha se donte të kryente marrëdhënie seksuale me mua, nga goja, por në mënyrë absolute nuk pranova. Më pas më vuri pistoletën në gojë dhe më tha sërish të zhvishesha. Më vuri një palë pranga në duar dhe më lidhi në hekurat e një shtrati, tërësisht të zhveshur. Më tha se kishte dëshirë që të kryente marrëdhënie me mua, vetëm me gojë. Nuk pranova absolutisht. Vuri një kasetë me video porno dhe më tha ta shikoja, por unë nuk pranoja. Nuk mund të bëhesha burrë para tij”, ka rrëfyer i riu. Ai ka deklaruar se pengmarrësi i ka treguar se më parë ka rrëmbyer edhe djem të tjerë, të cilët kanë pranuar çfarë i ka urdhëruar të bëjnë. “Më tha që ‘të gjithë ata që kam sjellë këtu kanë pranuar’, por unë nuk pranova kurrsesi. Rreth orës 12 të natës, më tha të vishesha dhe më pyeti ku e kisha shtëpinë. I tregova se isha me qira në sektorin e Rrotës së Kuqe. Më tha ‘dakord, do të të çoj në shtëpi’. Ishte natë dhe jashtë na priste një automjet. Mua më ulën në vendin e parë, ndërsa ai u ul pas meje. Por makina hyri në autostradë dhe ai më tha që ‘do të shkojmë në Maminas për të bërë qejf'”, ka treguar në polici 21-vjeçari. Arben F. ka mundur të fiksojë targën e makinës me të cilën ka udhëtuar, çka ka ndihmuar policinë në identifikimin e autorit. “Kur mbërritëm në Maminas, atje ishte një lokal me muzikë, kishte edhe balerina. Sapo zbrita nga makina, u ula dhe lidha lidhësen e atleteve. Mora targën e makinës, tip ‘Benz’, AA 991 CT. Sapo hymë, ai foli me badigardin në vesh. Më pas foli në vesh edhe me një balerinë, e cila m’u afrua dhe më preku në trup në vende të ndryshme, edhe në organet gjenitale, por i përsërita disa herë të largohej prej meje. Qëndruam së paku deri nga ora 2 e 30 e mëngjesit, ose edhe më shumë. Kur u ngritëm të iknim, i thashë që doja të kryeja disa nevoja personale dhe ia kam mbathur me vrap. Ai më ndiqte me pistoletë në dorë. Shtëpinë e parë që pashë, trokita fort duke kërkuar ndihmë. Ai m’u afrua dhe kur e pa që u zgjuan të zotët e shtëpisë, më kërkoi portofolin, ku kisha 700 euro dhe disa dokumente, dhe u largua me vrap”, – ka treguar kalvarin e tij të rrëmbimit, pushuesi kosovar. Më pas, kanë qenë banorët që e kanë ndihmuar dhe kanë lajmëruar policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje. Ende i tronditur, 21-vjeçari u ka kërkuar bluve të ndalojnë sa më shpejt autorin. “Unë dua që ai person të kapet e të vihet para drejtësisë, sepse kjo që më ndodhi mua, mund t’i ndodhë kujtdo. Ai është mashtrues dhe i rrezikshëm, sepse mban dokumente policie dhe armë me vete”, – ka përfunduar i riu nga Kosova. /BW/

 
Lajme Shqip Sunday, 30 June 2013 21:27

Prishtinë – Komuniteti LGBT (lesbike, homoseksualë, biseksualë dhe transeksualë) vazhdon të jetë i kërcënuar dhe i rrezikuar nga pjesa tjetër e shoqërisë në Kosovë.
Ky është konstatimi i nxjerrë nga një hulumtim i realizuar nga organizata “GBC/Prishtinë” me titull “Perceptimet e pozitës së komunitetit LGBT në Kosovë”, të cilin e ka siguruar Gazeta Express.
Hulumtimi ka nxjerr disa të dhëna interesante për pozitën e komunitetit LGBT në shoqërinë kosovare.
Aty është evidentuar një shkallë të lartë të qëndrimeve të ashpra negative ndaj pjesëtarëve të këtij komuniteti.
Gati gjysma e të anketuarve mendojnë se homoseksualiteti është sëmundje (47.6 %) deri tek ato konsiderojnë se ky fenomen është i rrezikshëm për shoqërinë (61.6 %).
“Si rezultat i këtyre qëndrimeve të anketuarit janë të mbështetje të politikave të tilla të ashpra si ndalimi me ligj dhe ndëshkimi i LGBD (50.6 %), apo ndalimi i martesave të gjinisë së njëjtë (57.3 %)”, thuhet në hulumtim.
Ndërkohë, një përqindje e theksuar e të anketuarve konsiderojnë se homoseksualët lindin të tillë ( 40.7 %), se homoseksualiteti ka ekzistuar gjithmonë ( 36.1 %), dhe se dikur fshihej, por sot flitet dhe shfaqet hapur për te (57.5 %).
Aty thuhet se qëndrimi tjetër pozitiv ndaj homoseksualëve është se ata duhet t’i kenë të gjitha të drejtat si pjesëtarët e tjerë të shoqërisë.
“37.9 për qind e të anketuarve e aprovojnë këtë qëndrim, përkundër 28.4 për qind që kanë mendim të kundërt (ndërkaq që në këtë kategori saktësisht 1/3 e të anketuarëve, ose 33.7 % nuk e kanë deklaruar mendimin)”.
Në hulumtim janë nxjerr edhe disa përfundimet të cilat japin pasqyrë për gjendjen e komunitetit LGBT në Kosovë.
“Homoseksualiteti vazhdon të jetë një tabu e madhe në shoqërinë kosovare, qoftë në familje, qoftë në shkollë, në media apo edhe në nivele të tjera. Tematizimi i tij bëhet vetëm në formë të “humorit mes miqsh”, por jo edhe si çështje që meriton diskutim serioz e të thelluar”, thuhet në përfundimet e hulumtimit.
Sipas hulumtimit, ekziston një dhunë e trefishtë ndaj Komunitetit LGBD në Kosovë : dhunë fizike nga qytetarët e rëndomtë, dhunë e herë pas hershme nga zyrtarët publik dhe dhunë strukturore.
“Lidhur me paradën e krenarisë dominon opinioni se shoqëria kosovare ende nuk është e përgatitur që të reagoj ose paqësisht ose me indiferencë ndaj zhvillimit të një parade të tillë”, thuhet aty.
Sipas këtij dokumenti, për përmirësimin e pozitës së komunitetit LGBD në Kosovë mendohet se rruga më e mirë është aplikimi i strategjive të vetëdijesimit në nivele të mediave dhe shkollave, duke mos përjashtuar edhe detabuizimin e kësaj teme edhe brenda familjeve.
Në këtë hulumtim janë realizuar 755 anketa, prej tyre janë ndërtuar 3 mostra, e para reprezentative prej 686 respondentëve ku respondentët serbë dhe të minoriteteve të tjera janë llogaritur në përqindjet reale sa janë prezent në strukturën demografike të Kosovës. Mostra e dytë ka qenë ajo e shqiptarëve, si etni dominante në Kosovë e përbërë prej 623 resepondentëve.
Sidoqoftë, në hulumtim janë nxjerr të dhëna se qytetarët e Kosovës kanë njohuri për komunitetin LGBT.
Kështu që në pyetjen drejtuar të anketuarve mbi njohuritë rreth çështjes së komunitetit LGBD, në nivel të Kosovës 71.7 për qind janë deklaruar se kanë njohuri mbi këtë çështje. Në aspektin e dallimeve ndëretnike 71.9 për qind e të anketuarve shqiptarë e japin këtë përgjigje, ndërsa nga të anketuarit prej komuniteteve në kuotën prej 69.2 për qind.
Ky qëndrim patriarkal është homofobik, mirëpo origjina e tij lidhet me mentalitetin etnocentrik, sipas të cilit “tradita nacionale shqiptare nuk i pranon praktika të tilla si homoseksualizmi”. Në këtë perspektivë qëndrimi homofobik arsyetohet me idenë se “ne si popull jemi kundër homoseksualizmit, jo pse jemi mysliman, por sepse jemi shqiptarë”.
Sipas hulumtimit, në nivel të Kosovës, 86.3 për qind e të anketuar janë deklaruar se nuk njohin apo nuk kanë njohje personale me persona të komunitetit LGBD. Kjo përqindje është edhe më e lartë tek të anketuarit shqiptar ( 88.3 %), dhe më e ulët tek minoritetet (67.4 %). Tek këto të fundit vërehet një njohje më e madhe personale me prestarët e komunitetit LGBD ( 22.7 %).
Pse dikush bëhet homoseksual?
Debati i zhvilluar në Kosovë mbi homoseksualitetin, përveç tjerash, ka prekur edhe dimensionin e orgjinë së këtij fenomeni, nëse është fenomen i lindur dhe i përcaktuar nga vetë natyra, apo produkt i rrethinës sociale në të cilën jeton individi me orientim homoseksual, ose në anën tjetër një çështje mode sociale?
Në nivel të Kosovës 39.9 përqind e të anketuarve kanë vlerësuar se ky fenomen është lindur. Tek të anketuarit shqiptarë një mendim të tillë e ndajnë 42.4 për qind, ndërsa tek minoritetet dukshëm më pak, 25.8 për qind.Ndërkaq 28.5 përqind në nivel të Kosovës, 28. 4 për qind nga të anketuarit shqiptar, dhe 24.2 për qind nga ata të minoriteteve konsiderojnë se homoseksualiteti është produkt i rrethit social.
Nga kjo shihet se pikëpamja mbi origjinën natyrore të homosekualiteti është dukshëm më e përhapur, sidomos tek shqiptarët. Tek minoritet ndërkaq dominon opinioni i mosnjohurisë mbi këtë problem (41.7 %).
Veç kësaj hulumtimi ka nxjerr të dhëna se homosekualiteti dhe çështja e komunitetit LGB në Kosovë është problematizuar dhe tematizuar nga presioni i vendeve perëndimore.
“Kjo pikëpamje ka një përkrahje të gjerë në nivelin e Kosovës ( 68.3 % ), tek shqiptarët ( 67.8 %) dhe edhe më të lartë tek minoritetet (70.4 %)”, thuhet në konstatimet e hulumtimit.
Megjithëkëtë, hulumtimi nxjerr të dhëna interesante edhe sa i përket debatit dhe fshehjes së identitetit LGBT .
Kësisoj 57 për qind e të anketuarve në nivel të Kosovës konsiderojnë se homosekualiteti që dikur fshihej, tani shfaqet hapur. 56.2 për qind e të anketuarve shqiptarë dhe 70.5 për qind e të anketuarve nga minoritet e ndajnë një opinion të tillë.

 

 
Lajme Shqip Monday, 24 June 2013 13:11

Shkup – Ambasada e Mbretërisë së Holandës ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj zyrës së komunitetit të LGBT-së dhe dhunimin e katër të rinjve shqiptarë në sheshin e Shkupit. 

Ambasada është shprehur e tmerruar nga sulmi ndaj zyrës së këtij komuniteti, të cilën e financon dhe e mbështet dhe vetë ajo, ndërsa ka kërkuar nga autoritetet identifikimin dhe kapjen e autorëve. 
“Ftojmë autoritetet të dënojnë të gjitha veprat e dhunës të cilat sjellin në pikëpyetje sigurinë e qytetarëve. Ambasada inkurajon njëherësh autoritetet të zbatojnë hetim të detajuar dhe t’i nxjerrin përpara ligjit autorët e kësaj vepre, si dhe të bëjnë gjithçka kanë në fuqinë e tyre, të mbrojnë pronën dhe sigurinë e qytetarëve, pavarësisht statusit ose bindjes së tyre sociale”, thuhet në reagimin me shkrim të Ambasadës së Holandës, raporton zhurnal.
Ditë më parë, një grup huliganësh maqedonas kanë protestuar kundër paradës që organizohet në kuadër të Javës së Krenarisë nga ana e komunitetit LGBT. 
Pas mbarimit të protestës, ata kanë dhunuar katër të rinj shqiptarë të pafajshëm, duke u shkaktuar lëndime në kokë dhe trup.

 
Lajme Shqip Saturday, 22 June 2013 11:32

Shkup – Në prag të kërkesave të LGBT popullatës në Maqedoni, në mbrojtje të të drejtave të njeriut, në rrjetet sociale është paraqitur grupë e njerëzve e cila organizon të ashtuqujturin tubim “Kontra –gejParadës”. 
Kundër parada organziohet duke u thirur më së shumti në faktorin kryesor, fenë e cila nuk lejon marrëdhënie midis të njëjtës gjini. 
“Nuk guxojmë të lejojmë që në Shkupin tonë, në Maqedoninë tonë të shëtiten paradë e homoseksualëve. Në asnjë moment nuk duhet të lejojmë që ata paturpësisht të dalin dhe paturpësisht të ledhatohen, përqafohen para syve të besimtarëve”,  shkruajnë mes tjerash në rrjetet sociale, transmeton zhurnal. 
Nuk duhet të lejojmë që ndonjë fëmijë i vogël i pafajashëm të ketë dy nëna ose dy baballarë.  

 

 

 

 
Lajme Shqip Saturday, 08 June 2013 10:23

Prishtinë – Policia e Kosovës është vënë në kërkim të 10 personave që dyshohen se kanë kryer vepra penale ndaj komunitetit të lezbikëve, homoseksualëve, biseksualëve dhe transeksualëve (LGBT) me rastin e promovimit të revistës Kosova 2.0.

“Hetimi Kosova 2.0 përfshin shtatë incidente të veçanta që janë duke u hetuar nga një ekip i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe EULEX-it. Përveç incidentit që ka ndodhur më 14 dhjetor 2012 tek Salla e Kuqe, Pallati i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ka pasur edhe disa incidente të tjera në ose afër datës së njëjtë.

Të gjitha incidentet kanë të bëjnë me veprat penale kundër komunitet të lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe transeksualëve (LGBT) në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu policia ka publikuar edhe fotografitë e personave të përfshirë në këtë rast. Ndërsa kërkohet edhe ndihma e qytetarëve për ti kapur ata.

“Deri tani hetimet e policisë kanë rezultuar me identifikimin e 12 (dymbëdhjetë) personave si të dyshuar të mundshëm për vepra të ndryshme, kundër 5 (pesë) prej tyre Prokurori ka hapur një hetim formal. Policia e Kosovës, falënderon të gjithë qytetarët për bashkëpunimi e vazhdueshëm të treguar, si dhe në të njëjtën kohë kërkon nga të gjithë ata të cilët kanë informata të besueshme të na kontaktoni në numrat e telefonit; 192, 92 dhe 038 242131 prej orës 08:00-16:00. Të gjithë ata që ofrojnë informacion të besueshëm për Policinë e Kosovës, do të trajtohen në mënyrë konfidenciale”,thuhet në njoftim.