Lajme Shqip Wednesday, 08 January 2014 14:35

Pa pikë dyshimi Etrit Berisha mund të luajtë titullar në çdo skuadër të Serie A. paraqitja e tij në ndeshjen e fundit përballë Interit i ka rënë në sy gazetarëve të gazetës më të madhe sportive në Itali “LaGazzetta dello Sport”. Në shkrimin e djeshëm për Lazio-Inter notë pozitive për shqiptarin që ka debutuar në elitën e futbollit apenin.

Sipas tyre Etrit Berisha jo vetëm që merr notë të mirë, por pa dyshim është edhe një nga ata të cilët mund të luajë pa problem në këtë kampionat.

“Berisha, votë 6. Portieri e mbyll ndeshjen me portën e paprekur, ndryshe nga takimet e fundit këtë kampionat për Lacion. Bën që mungesa e Marketit të mos bierë fare në sy. Madje ofron më shumë siguri në topat inaktivë sesa italiani. Shkurt është gati që të luajë titullar”, shkruan në edicionin e saj të sotëm “La Gazzetta dello Sport”. /albeu/

Berisha është për titullar
Pa pikë dyshimi Etrit Berishamund të luajtë titullar në çdo skuadër të Serie A. paraqitja e tij në ndeshjen e fundit përballë Interit i ka rënë në sy gazetarëve të gazetës më të madhe sportive në Itali “LaGazzetta dello Sport”. Në shkrimin e djeshëm për Lazio-Inter notë pozitive për shqiptarin që ka debutuar në elitën e futbollit apenin.