Lajme Shqip Thursday, 26 June 2014 12:11

Strukturat e Policisë së Shtetit gjatë ditëve të zhvillimit të operacionit në Lazarat kanë mundësuar asgjesimin e rreth 133.567 rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe të një sasie mbi 54 ton e 415.565 kg kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin.

Në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit, bëhet e ditur se janë gjetur 8 pako e dyshuar heroinë në një ambient në afërsi të qendrës Lazarat, janë sekuestruar dhe 1.3 kg lëndë narkotike çokollatë, si dhe 3 kg farë kanabis sativa, rreth 3 l vaj hashishi.

Po ashtu gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe 5 laboratorë nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 3 për përpunimin e vajit të hashashit, si dhe 2 inkubatorë ku u sekuestruan 27 llampa për ngrohje.

Sasi të konsiderueshme municioni dhe armë:

-317 armë zjarri automatikë e pushkë, 18 pistoleta, 2 snajper, 1 mitroloz kundërajror me gjithë shtrat, 24 mitrolozë, 1 gulinov , 4 antitank, 4 murtaja dhe 5 granatëhedhës, 5 armë të vjetra, si dhe 17 armë gjahu, 1 armë teke gjermane, 2 pistoleta shenjëdhënëse.

-janë gjetur e sekuestruar 45 armë të djegura, si: 2 snajper, 6 mitrolozë, 1 granatëhedhës, 26 automatikë dhe 3 pushkë, 2 armë sharp gjermane, 3 pistoleta, 2 armë gjahu, po ashtu dhe pjesë armësh si 1 silenciator dhe 2 krëhra.

-janë sekuestruar gjithashtu sasi të konsiderueshme municioni si: 121.532 fishekë të llojeve të ndryshme, 2 kuti me fishekë 12.7 për mitrolozë të rëndë, 317 kallëpë tritol dhe një arkë me tritol, 290 granata dhe një arkë me granata, 107 predha granatëhedhësi, 160 copë predha murtaje, 19 mina kundër këmbësorisë, 1670 kapsolla detonatore dhe një sasi tjetër e konsiderueshme, 226.3 m fitil zjarrpërcjellës dhe një sasi tjetër fitili, 208 krëhra fishekësh, 9 mbushje predhash.

-janë bllokuar për kqyrje të mëtejshme 11 mjete me armë e kanabis brenda tyre, si dhe 23 automjete të tjera.

-janë bllokuar dhe 3 mjete të djegur (2 furgonë dhe 1 veturë) me kanabis.

-janë sekuestruar 37 targa automjetesh.

-janë sekuestruar 10 pajisje presuese droge, 9 kallëp presash, 18 gërshërë për krasitje kanabisi, 2 pajisje për vakum ajri.

-është sekuestruar 1 aparat kërkues floriri dhe 4 kasaforta.

-është gjetur e sekuestruar 1 metalkërkues,

-dokumenta identitetesh të ndryshme, uniforma policie.

-2 maskë, 1 jelek multifunksional policie, 1 dylbi termike.

-nga kontrolli i forcave të policisë në territoret përreth banesës së një shtetasi në fshatin Kordhocë, në një tunel u gjet një sasi prej 26 milion e 480 mijë lekë të vjetër, të cilët u bllokuan me cilësinë e provës materiale.

-një sasi e madhe gëzhojash e një sërë materialesh të tjera etj.

Krahas sa më sipër në një kazino në qendër Lazarat janë gjetur e sekuestruar dhe:

-19 makineta lojra fati

-1 rulet lojëra fati

-2 tavolina-fusha lojra fati

-2 kasaforta

-9 bateri për makinetat e lojrave të fatit

Është ushtruar kontroll në territoret e mbi 687 banesave dhe ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e Komunës.

Në kuadër të këtij operacioni deri në këto momente janë arrestuar e ndaluar 29 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për prodhim e shitje të narkotikëve, për kultivimin kanabisi, kundërshtim të punonjësve të policisë apo për shkatërrim prone. Po ashtu është proceduar penalisht dhe Kreu i Komunës Lazarat.

 

 
Lajme Shqip Monday, 23 June 2014 12:46

Jo të gjithë kanë kultivuar hashash në Lazarat. Të paktën 40 familje janë “të pastra”. Nuk kanë mbjellë ndonjëherë qoftë edhe një rrënjë të vetme cannabis sattiva, e aq më pak të kenë mbajtur armë apo municion në shtëpi. Këtë nuk e kanë bërë, jo se ishte e jashtëligjshme, por sepse nuk ua lejon feja, e quajnë “haram”.

Bëhet fjalë për 40 familje, besimtarë të devotshëm të fesë islame, që nuk u tunduan kurrë, e as nuk xhelozuan fqinjët e shumtë që pasuroheshin shpejt me kultivim droge. Këtë nuk e thonë vetëm ata, apo fqinjët e tyre, por e thonë edhe vetëm forcat e Policisë që prej 4 ditësh po kryejnë kontrolle shtëpi më shtëpi. 

“Nuk u kemi gjetur asgjë të jashtëligjshme. Ndryshe nga fqinjët, këto familje myslimane, në vend të hashashit kishin mbjellë qepë, domate e perime të tjera”, na thonë disa prej oficerëve të forcave speciale që kanë kryer kontroll në banesat e tyre. Që të gjithë banorët e Lazaratit kultivonin drogë, ishte një ide që nuk e kishim krijuar vetëm ne, por edhe vetë Policia e Shtetit. Por ndodhi që pasi Policia u fut në fshat, u përballën edhe me njerëz që kishin zbatuar ligjin. Madje një besimtar mysliman, që sapo kishte krijuar familjen e tij të re, kishte preferuar të jetojë në një shtëpi përdhese modeste, duke refuzuar vilën dykatëshe që i kishte dhuruar i ati. 

Arsyeja: Shtëpia ishte ndërtuar me para të fituara nga droga. Por ndodh që, edhe pse nuk kanë kultivuar hashash, një prej tyre, Kresho Gërveshi, 70-vjeçar, vazhdon të jetë i shoqëruar në Policinë e Gjirokastrës. Në oborrin e banesës së tij u gjet një automatik, që me shumë mundësi është hedhur aty kur grupet e armatosura kanë vendosur të ndalojnë luftën kundër Policisë dhe janë larguar nga fshati. Megjithatë derisa të sqarohet e gjithë kjo situatë, i moshuari do vazhdojë të mbahet në qeli, ndonëse edhe vetë Policia dyshon se arma nuk ka lidhje me të. Familjarët e Gërveshit refuzojnë të prononcohen rreth këtij incidenti që u ka ndodhur. Edhe kjo për shkak të fesë./Express/

 

 
Lajme Shqip Sunday, 22 June 2014 11:54

Policia e Shtetit njoftoi se në kuadër të operacionit të ndërmarrë në fshatin Lazarat mbrëmjen e djeshme, janë ndaluar dhe arrestuar 3 shtetas të akuzuar për vrasje, prodhim e shitje të lëndëve narkotike, kultivim i bimëve narkotike, dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit.

 

Policia bëri të ditur për shtypin sot, se është ndaluar shtetasi Minush Asllan Brahimi, 21-vjeç, nga fshati Lazarat, pasi dyshohet se ka qëlluar më armë ndaj forcave të policisë gjatë operacionit të zhvilluar nga këto forca, gjatë kësaj jave. Ky shtetas është identifikuar të ketë hapur zjarr ndaj forcave të policisë në datat 15, 16, 17 dhe 18 qershor 2014.

 

Po ashtu bëhet me dije se është ndaluar shtetasi Laçe Zane Koli, 69-vjeç, banues në Lazarat, pasi akuzohet për veprat penale “prodhim e shitje e narkotikëve”, “kultivim i bimëve narkotike”, “mbajtje pa leje e armëve luftarake” dhe “mbajtje pa leje e armëve te gjahut”.

 

Strukturat e Policisë së Shtetit arrestuan gjithashtu shtetasin Gjirit Shaqo Malaj, 30-vjeç, banues në Lazarat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në brendësi të banesës së tij,  janë gjetur e sekuestruar një sasi lëndësh narkotike, një sasi fishekësh dhe një tytë arme e prerë.

 

Materialet procedurale në ngarkim të tre personave, i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë për veprat penale prodhim e shitje e narkotikëve dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit.

 

 

Rezultate të operacionit në total

 

Deri në këto momente janë arrestuar 21 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për kultivimin kanabisi, kundërshtim të punonjësve të policisë apo për shkatërrim prone. Strukturat e Policisë së Shtetit gjatë ditëve të zhvillimit të operacionit në Lazarat, kanë mundësuar asgjësimin e rreth 112.152 rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe të një sasie mbi 39 ton e 156.26 kg kanabis sativa.

 

Po ashtu gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe 5 laboratorë nga të cilët, 2 për përpunimin e bimëve narkotike dhe 3 për përpunimin e vajit të hashashit, si dhe 2 inkubatorë ku u sekuestruan 27 llampa për ngrohje.

 

Sasi të konsiderueshme municioni dhe armë:

–          98 armë zjarri automatikë e pushkë, 6 pistoleta, 2 snajper, 1 mitroloz kundërajror me gjithë shtrat, 7 mitrolozë, 2 antitank, 1 murtajë dhe 2 granatëhedhës, 2 armë të vjetra si dhe 3 armë gjahu.

–          janë gjetur e sekuestruar dhe 1 snajper i djegur dhe 7 armë të tjera të djegura si: 3 mitrolozë të rëndë, 1 mitroloz i lehtë, 2 automatikë dhe 1 pushkë të djegura

–          janë sekuestruar gjithashtu sasi të konsiderueshme municioni si: 72.497 fishekë të llojeve të ndryshme, 67 kallëp tritoli, 2 pako kapsolla detonatorë, 50 granata dhe një arkë me granata, 17 predha granatëhedhësi, 8 krëhra fishekësh, 2 kuti ndezësish, fitil zjarr-përcjellës.

–          1 kasafortë për të cilën do të bëhet këqyrja

–          dokumenta identitetesh të  ndryshme, një kartë të shtetësisë serbe, po kryhen  verifikimet.

–          në një tjetër ambient janë gjetur dhe uniforma policie.

–          janë bllokuar për këqyrje të mëtejshme 11 mjete të tjera me armë e kanabis brenda tyre, si dhe 10 automjete bosh.

–          janë bllokuar dhe 3 mjete të djegur (2 furgonë dhe 1 veturë) me kanabis si dhe 4 targa automjetesh.

–          janë sekuestruar 2 presa kanabisi.

 

Është ushtruar kontroll në territoret e mbi 413 banesave dhe një numri të konsiderueshëm ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e komunës.

 
Lajme Shqip Saturday, 21 June 2014 23:01

Strukturat e Policisë së Shtetit gjatë ditëve të zhvillimit të këtij operacioni në Lazarat kanë mundësuar asgjësimin e rreth 112.152 rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe të një sasie mbi 39 tonë e 156.26 kg kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin.

Janë gjetur 8 pako e dyshuar heroinë në një ambient në afërsi të qendrës Lazarat. Po ashtu gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe 5 laboratorë nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 3 për përpunimin e vajit të hashashit, si dhe 2 inkubatorë ku u sekuestruan 27 llamba për ngrohje.

Janë gjetur sasi të konsiderueshme municioni dhe armë: 98 armë zjarri automatikë e pushkë, 6 pistoleta, 2 snajper, 1 mitroloz kundërajror me gjithë shtrat, 7 mitrolozë, 2 antitank, 1 murtajë dhe 2 granatëhedhës, 2 armë të vjetra si dhe 3 armë gjahu. 

Janë gjetur e sekuestruar dhe 1 snajper i djegur dhe 7 armë të tjera të djegura si: 3 mitrolozë të rëndë, 1 mitroloz i lehtë, 2 automatikë dhe 1 pushkë të djegura. 

Janë sekuestruar gjithastu sasi të konsiderueshme municioni si: 72.497 fishekë të llojeve të ndryshme, 67 kallëpë tritol, 2 pako kapsolla detonatore, 50 granata dhe një arkë me granata, 17 predha granatëhedhësi, 8 krëhra fishekësh, 2 kuti ndezës, fitil zjarrpërcjellës. 

Është gjetur një kasafortë për të cilën do të bëhet kqyrja. Po ashtu, janë gjetur edhe dokumente identitetesh të ndryshme, një kartë të shtetësisë serbe, po kryhen verifikimet. Në një tjetër ambient janë gjetur dhe uniforma policie.

Janë bllokuar për këqyrje të mëtejshme 11 mjete të tjera me armë e kanabis brenda tyre, si dhe 10 automjete bosh. Po ashtu, janë bllokuar dhe 3 mjete të djegur (2 furgonë dhe 1 veturë) me kanabis si dhe 4 targa automjetesh. Janë sekuestruar 2 presa kanabisi.

Është ushtruar kontroll në territoret e mbi 413 banesave dhe një numri të konsiderueshëm ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e komunës në territorin ku forcat e policisë kanë depërtuar në zonë.

Në kuadër të këtij operacioni deri në këto momente janë arrestuar 18 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për kultivimin kanabisi, kundërshtim të punonjësve të policisë apo për shkatërrim prone.

Nga strukturat e Policisë së Shtetit gjatë ditës së sotme kanë vijuar veprimet në terren, për kontrollin e territorit, gjetjen e asgjësimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike, të sasive të narkotikëve, të sendeve të tjera të kundraligjshme si armë, municione etj., si dhe fiksimin e provave materiale, ku deri mbrëmjen e së shtunës: është ushtruar kontroll në territoret e mbi 161 banesave dhe një numri të konsiderueshëm ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e komunës në territorin ku forcat e policisë kanë depërtuar në zonë.

Janë gjetur dhe asgjësuar rreth 8 ton e 290.86 kg marijuanë, nga të cilat 1620 kg e presuar dhe rreth 4982 bimë narkotike kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzaminim; janë gjetur 8 pako e dyshuar heroinë në një ambient në afërsi të qendrës Lazarat është gjetur një laborator për vaj hashashi dhe 2 dhoma ngrohje (inkubator) për bimën narkotike ku janë sekuestruar 27 llampa për ngrohje.

Kryerja e kontrolleve nga forcat e policisë dhe e veprimeve procedurale nga grupet e ekspertëve në terren do të vijojnë dhe gjatë ditëve në vijim.

 

 
Lajme Shqip Saturday, 21 June 2014 16:00

Policia Shqiptare ka shpallur fitoren të premten mbi prodhuesit e drogës të cilët për më shumë se 15 vjet, e kishin kthyer fshatin jugor të Lazaratit në një çiflig personal, ku mbillnin hashash në shkallë industriale, të paprekur e të pashqetësuar nga vendi anëtar i NATO-s.

Policia e armatosur me automjete e furgona të blinduar tashmë lëvizin lirshëm në Lazarat, duke vendosur pika kontrolli dhe duke sekuestruar armë pas një operacioni 5 ditor ku u pritën me të shtëna armësh të rënda dhe mitralozë.

Banorët u zgjuan në një fshat pa kanabis, i cili për shumicën prej tyre ishte shndërruar në burimin kryesor të të ardhurave.  

Policia ushtron kontrolle në kopshte, rrugë e shtëpi trekatëshe të zbukuruara me gurë të prerë bukur.

Thasë të sekuestruar me kanabis u dogjën, spirale tymi duken kudo në fshatin i cili për vite me rradhë ka penguar Shqipërinë imazhin e “Perëndimit të egër të Ballkanit” që pa rënies së komunizmit në vitin 1991.

“Nuk ka më Lazarat kriminal e të pathyeshëm”, shprehet për Reuters, zëvendësdrejtori i policisë Sokol Bizhga. Ai kujton një ndeshje futbolli mes policisë dhe banorëve të Lazaratit të organizuar këtë vit, si pjesë e një fushate për rritjen e besimit.

“Ne u përbuzëm nga media për humbjen e asaj ndeshje, por ja ku jemi. Ne e fituam ndeshjen e fundit.” shprehet ai

Operacioni policor, i urdhëruar nga qeveria socialiste e cila mori pushtetin në shtatorin e kaluar, ishte në sinkronizim të plotë me mbështetjen e Bashkimit Evropian, e cila do të vendosë në fund të muajit për statusin kandidat për Shqipërinë për integrimin në Unionin Evropian, pas vitesh hezitimi. Droga e kapur në Greqi, Itali dhe Gjermani, kishte si burim Lazaratin, e cila prodhonte gjysmën e kanabisit në Shqipëri.

Mënyrë Jetese

Gjatë 5 ditëve operacion, policia asgjësoi më shumë se 80 mijë fidanë e rrënjë marijuanë dhe mbi 23 ton kanabis. Janë sekuestruar 11 armë të rënda, mbi 7 mijë fishekë, eksplozivë dhe 10 granata. Po ashtu janë arrestuar 14 persona si dhe janë kontrolluar 140 shtëpi.

Pika kyçe ishte të enjten kur një njësi elitare e policisë, duke fluturuar me një helikopter francez Puma, arriti pas dy orësh të shpërndajë një grup kriminelësh të armatosur të cilët kishin edhe armë kundra ajrore, çka kishte ngadalësuar policinë.

Kriminaliteti vijon të mbetet një problem madhor në Shqipëri, e cila kërkon t’i bashkohet familjes evropiane. Lazarati ishte një dhimbje koke e kaosit që u krijua përgjatë viteve ‘90, gjatë tranzicionit post-stalinist të pushtetit të Enver Hoxhës.

Kryetari i Komunës së Lazaratit Dasho Aliko vuri gishtin mbi dhunën me të cilën u përball policia dhe të arratisurit, sipas të cilit nuk ishin banorë të Lazaratit.

“Banorët e mi po ankohen për arrestime të padrejta, dëme të shtëpive. Por gjëja më e rëndësishme është që nuk ka pasur viktima, falë edhe profesionalizmit të policisë dhe fshatarëve.” tha Aliko për Reuters. Megjithatë disa fshatarë janë dukshëm të pakënaqur me praninë e policisë.

“Kur do të largohen?”, pyet një fshatar reporterin e Reuters. Shumë të tjerë pranojnë që trafiku i kanabisit kishte një kohë të gjatë që po vazhdonte, por janë të shqetësuar se çfarë do ta zëvendësojë mënyrën e tyre kryesore të jetesës, pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të promovuar prodhimin e veshjeve dhe të këpucëve. Shqipëria është një nga vendet më të varfra të Evropës me një papunësi që zyrtarisht është 18%.

“Si do të arrijnë banorët të përballojnë jetesën?” pyet Aliko.

“Më tregoni ju, të gjithë në Lazarat po i bëjnë vetes këtë pyetje.”

Tregtia e hashashit e kishte kthyer Lazaratin nga një fshat të vogël e të varfër në një fshat me vila të reja dhe makina luksoze. Sipas policisë shumica e trafikantëve janë arratisur gjatë natës.

Të premten oficerët e policisë u ftuan të pinin kafe nga disa fshatarë. Një burrë i moshuar, dukshëm i kënaqur nga skena shprehet me humor: “Ne jemi të gjithë vëllezër shqiptarë. Dihej që një ditë shteti do të shfaqej dhe kështu ndodhi. Kjo punë u zgjat për shumë kohë, por gjithçka e ka një fund”, shkruan Reuters. 

 
Lajme Shqip Saturday, 21 June 2014 12:20

Teksa policia vijon kontrollin cep më cep në Lazarat, paraditen e sotme është zbuluar një bazë e personave që i bënë rezistencë policisë. Baza e gjetur është pranë një depoje uji, 100 metra nga qendra e Lazaratit, nga e cila dyshohet se është qëlluar për ditë me radhë. Brenda depos së ujit u gjetnë armë të rënda, një çifte, një kallash, një tyt mitralozi, 3 granata. Policia ka gjetur edhe disa gëzhoja në vendin e ngjarjes.

Deri më tani janë kontrolluar mbi 15 shtëpi.

Gjykata e Tiranës vendos masën arrest shtëpie, për Florenc Hoxhën, kreun e Inspektoriatit Ndërkombëtar Urbanistik Vendor në Bashkinë e Tiranës. Ndaj tij janë depozituar 6 kallëzime penale për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Sipas gjykatës, arrestimi nuk është i mbështetur në prova dhe gjithçka pritet që të verifikohet, ndërkohë që Hoxha do të jetë në ‘arrest shtëpie’. 

 
Lajme Shqip Friday, 20 June 2014 21:56

 Menjëherë pas deklaratës së ministrit të Brendshëm Tahiri dhe Kreut të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi se Prokuroria e vendit po vepron ngadalë, organi reagoi duke shkuar në vendngjarje. Drejt Gjirokastrës u nisën prokurorë të Krimeve të Rënda, për të parë dhe hetuar nga afër situatën në Lazarat. Ndërkohë, mësohet se paraditen e sotme janë nisur dhe Drejtuesi i Prokurorisë për Krime të Rënda dhe Drejtori i Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Lajmi bëhet i ditur nga Prokuroria e Përgjithshme, me anë të një deklarate për mediet. “Në Gjirokastër, gjatë paradites së të premtes, ka qenë prokurori i gatshëm dhe të gjithë oficerët e Policisë Gjyqësore. Menjëherë pas mbledhjes së përgjithshme të Prokurorëve, zhvilluar gjatë paradites së sotme, sipas një agjende të parashikuar më parë drejt Gjirokastrës janë nisur prokurorë të Krimeve të Rënda, përfshirë Drejtuesin e Prokurorisë për Krime të Rënda dhe Drejtori i Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme”, thuhet në njoftimin për shtyp. Didi: Jemi në moment kritik, s’kemi mbështetjen e Prokurorisë Artan Didi, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, bëri me dije nga Lazarati se Prokuroria duhet të ishte e pranishme në këtë operacion për ti hetuar provat nga afër. Ai gjithashtu deklaroi se policia është e vendosur të realizojë objektivat e saj me goditjen e grupit kriminal dhe vënien e tyre para drejtësisë: “Operacioni vazhdon, policia është e vendosur të realizojë objektivat e saj, goditjen e grupit kriminal dhe vënien e tij para drejtësisë. Ne jemi të vendosur të çojmë deri në fund operacionin për të eliminuar armët që ndodhen në fshat, që janë të shumta”, tha Didi. Por Didi, theksoi se mungon mbështetja e organit të Prokurorisë dhe prania e saj në terren, aty ku janë provat e krimit: “Jemi në një moment kritik për sa i përket mbështetjes nga Prokuroria. Kur polica është në këmbë dhe populli po na ndjek, këtu ka prova kriminale, armatime predha e mortaja, bimë narkotike nëpër baçe e parcela, polica është lënë vetëm nga prokuroria. Prokuroria nuk po bashkëpunon në avancimin me mbledhjen e provave kriminale”, shtoi Didi. Gjithashtu Didi tha se në polici janë bërë disa shoqërime, ndërsa mohoi zërat se janë bastisur shtëpitë e lazaratësve nga policia. “Ka pasur shoqërime dhe procedime. Ka pasur familje që iu kanë dhënë bukë policëve me 2 deri 3 orë gjumë. Banorët të rrinë në banesat e tyre, nuk kanë pse largohen. Në konfidencë po ju them se nuk ka asnjë bastisje, edhe pse këtë duhet ta thotë prokuroria”, shtoi Didi. Operacioni i sotëm në Lazarat Gjatë ditës së sotme nga strukturat e Policisë së Shtetit deri në këto momente: – janë kontrolluar 105 ambiente të ndryshme (banesa, stane, magazine) në territorin e fshatit Lazarat. – janë gjetur e asgjësuar 7 ton e 448.7 kg marijuanë – janë gjetur e asgjësuar 25.870 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa – janë sekuestruar 32 armë zjarri automatikë e pushkë, – janë sekuestruar 4 pistoleta – janë sekuestruar 2 armë të vjetra -është sekuestruar 2 mitroloz dhe 1 antitank dhe 1 granatëhedhës -janë sekuestruar 29.750 fishekë, si dhe 9 arka me fishekë dhe 13 kaseta me fishekë – janë gjetur e sekuestruar 5 automjete me armatim e municion, si dhe 10 automjete bosh – janë sekuestruar 4 kuti predha granatëhedhësi, 3 granata, 4 kallëp tritol – janë sekuestruar 2 presa kanabisi Rezultatet në total Gjatë gjithë ditëve të operacionit të Policisë së Shtetit në fshatin Lazarat, është asgjësuar një sasi prej 23 ton e 404.1 kg kanabis sativa, si dhe rreth 81.300 rrënjë bimë narkotike dhe fidanë. Po ashtu janë gjetur 4 laboratorë nga të cilët 2 për përpunimin e bimëve narkotike dhe 2 për përpunimin e vajit të hashashit, si dhe sasi të konsiderueshme municioni dhe armë, nga të cilat 17 armë të rënda, si dhe 2 armë gjahu. Janë kontrolluar territoret e mbi 130 banesave. Janë arrestuar 15 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për kultivimin kanabisi, prodhim e shitje të narkotikëve, kundërshtim të punonjësve të policisë, për shkatërrim prone apo mbajtje pa leje të armëve e municionit luftarak.

 
Lajme Shqip Friday, 20 June 2014 11:30

Sipas , policisë nga kontrollet e zhvilluara,  në ambientet mbi depon e ujit në qendër të fshatit Lazarat, janë sekuestruar një antitank, një mitraloz dhe sasi e madhe fishekësh e municioni mitraloz, antitanku, e armësh të tjera.

Gjithashtu bëhet e ditur se po vijojnë hetimet për kapjen e personave, të cliët qëlluan me armë forcat e Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit bën të ditur se, është prezente në të gjithë komunën e Lazaratit, duke mbajtur nën mbikëqyrje situatën dhe duke ofruar rend e siguri për banorët. 

Polica ka mundur të arrestojë shtetasin Telha Gjyli, pasi gjatë kontrollit të zhvilluar nga strukturat e policisë gjatë ditës së djeshme në banesën e tij u gjetën e u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 590 fishekë, nga të cilët 520 fishekë Ak-47 dhe 70 fishekë pistolete TT. Po ashtu i janë sekuestruar dhe 23 karta telefonike sim, 4 telefona celular, dy targa të huaja etj. Materialet procedurale në ngarkim të këtij shtetasi i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë.

Rezultate të operacionit në total

Strukturat e Policisë së Shtetit gjatë ditëve të zhvillimit të këtij operacioni në Lazarat kanë mundësuar asgjësimin e një sasie mbi 23 tonë e 404.1 kg kanabis sativa, si dhe të rreth 81.300 rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzaminim. 

Po ashtu gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe 4 laboratorë nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 2 për përpunimin e vajit të hashashit, si dhe sasi të konsiderueshme municioni dhe armë, nga të cilat 17 armë të rënda, si dhe 2 armë gjahu.

Është ushtruar kontroll në territoret e mbi 130 banesave dhe një numri të konsiderueshëm ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e komunës në territorin ku forcat e policisë kanë depërtuar në zonë.

Në kuadër të këtij operacioni deri në këto momente janë arrestuar 15 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për kultivimin kanabisi, prodhim e shitje të narkotikëve, kundërshtim të punonjësve të policisë, për shkatërrim prone apo mbajtje pa leje të armëve e municionit luftarak.

 
Lajme Shqip Thursday, 19 June 2014 16:15

Në 5-ditë të operacionit të policisë shqiptare në Lazarat janë asgjësuar më shumë se 80 mijë rrënjë bimë të ndryshme narkotike si dhe rreth 13 ton kanabis-sativa.

Ndërkohë janë arrestuar 13 persona që dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të policisë. Zhvillimet në Lazarat kanë shkaktuar debate të ashpëra mes pozitës dhe opozitës në Kuvendin e Shqipërisë që kanë rezultuar më përjashtimin për 10-ditë nga seancat të deputetit, Sali Berisha.

 
Lajme Shqip Wednesday, 18 June 2014 13:04

“Beteja” mes policisë dhe trafikantëve lazaratas e ka kthyer fshatin në një shesh lufte. Mortaja, mitraloza të rëndë dhe të lehtë, antitanke, autoblinda e deri snajpera ne perdorim. Breshëri armësh nga grupi rebel dhe kundërpërgjigje nga forcat e policisë dhe ato speciale. 

Banorë të “ngujuar” prej tre ditësh në shtëpitë e tyre që nxitojnë të dalin sa për të blerë ndonjë gjë dhe rikthehen sërish në banesa. Banorë të dyzuar nga frika për jetën e tyre, por edhe për hashashin e kultivuar në bodrumet e shtëpive, me të cilin prej shumë kohësh kanë siguruar jetesën. Nga ana tjetër policia, RENEA dhe FNSH në bazë të një plani operacional të mirëorganizuar përpiqen që të detyrojnë kriminelët të dorëzohen dhe të mos ketë viktima. Ky është Lazarati që nga pasditja e së dielës. Dje u plagosën dy barinj dhe një efektiv i FNSH-së së Shkodrës, të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhanë më të fundit të policisë, bëhet me dije se është mundësuar asgjësimi i rreth 70 mijë rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe të një sasie mbi 11 ton e 300 kg kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin. Gjatë orëve të mëpasme të pasdites vetëm në 7 banesa kontroll u sekuestrua një sasi prej 1.5 ton kanabis. Po ashtu gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe 2 laboratorë përpunimi të bimëve narkotike, si dhe sasi të konsiderueshme municioni.

Mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar janë sekuestruar sasi të konsiderueshme bimësh të kultivuara, boçe kanabisi, makineri për presimin e hashashit. 

Mbrëmjen e djeshme u vetëdorëzua në polici i shumëkërkuari Gate Mahmutaj. 46-vjeçari nga Lazarati, i akuzuar si kreu i bandës së trafikantëve që prej disa ditësh ka nisur sulmin me armë ndaj policisë, ka mohuar akuzat duke deklaruar se nuk ka lidhje me sulmin. Por burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se deklaratat e Gate Mahmutaj janë kontradiktore.