Lajme Shqip Monday, 20 February 2012 09:31

Kush e tha që Lionel Mesi është në krizë!? Kundërpërgjigja e argjentinasit në sfidën kundër Valencias ka qenë mjaft e qartë me katër gola e tij që e çojnë në 27 numrin e rrjetave të tundura në 23 ndeshje kampionat. Por “Pleshti” është kënaqur më tepër me faktin që skuadra i është kthyer paraqitjeve spektakolare duke kaluar momentin e vështirë të disa javëve më parë. 

“Nuk e filluam ndeshjen mirë dhe fatkeqësisht u gjendëm në disavantazh. Por pastaj skuadra bëri një ndeshje të jashtëzakonshme dhe ne iu kthyem lojës së bukur”.

“Gjëja më e rëndësishme është skuadra, jo golat e mi. Sot kemi bërë më të mirën dhe kjo është ajo që ka rëndësi dhe më kënaq më shumë”.

“Guardiola? Trajneri do të marrë vendimin e tij kur ta shohë të arsyeshme por të gjithë ne duam që ai të vazhdojë”, ishin fjalët e Mesit pas ndeshjes ku u bë lojtari më i ri në moshë që aktivizohet në 200 ndeshje kampionati me fanellën e Barcelonës. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Sunday, 19 February 2012 23:42

Barcelona ka treguar se nuk do të dorëzohet në luftën për titullin kampion, duke ruajtur distancën prej 10 pikësh nga Reali i Madridit. Katalanasit kanë mundur 5-1 Valencian falë një ndeshje të jashtëzakonshme të Lionel Mesit, autor i katër golave.

Miqtë kanë thumbuar vetëm në fillimin e ndeshjes dhe kanë gjetur golin e avantazhit në minutën e 9-të me anë të Piati. Por kundërpërgjigja e katalanasve nuk ka vonuar me Mesin që barazon shifrat në minutën e 22-të.

Vetëm 5 minuta më vonë, argjentinasi gjen përsëri rrugën e rrjetës, këtë radhë duke arritur t’i heqë topin nga duart portierit Alvezh, për të mbyllur pjesën e parë në avantazh.

Pjesa e dytë kthehet në një dialog të vazhdueshëm të sulmit katalanas me portierin e Valencias që provon të shpëtojë portën e tij nga një goleadë. Por as ai nuk mund të bëjë asgjë ndaj Mesit në ditën e tij më të mirë, pasi në minutat 75 dhe 84, argjentinasi gjen edhe dy herë të tjera golin, për të festuar më së miri ndeshjen e tij të 200 me fanellën e katalanasve.

Në fundi ka pak lavdi edhe për Ksavin, i cili i futur në fushë në minutën e 85-të për të zëvendësuar Iniestën, rrumbullakos rezultatin 5-1 në minutën e 90-të, në prekjen e tij të dytë të topit për këtë mbrëmje.

Me këtë fitore, distanca mes Realit dhe Barçës mbetet 10 pikë, por katalanasit duket se e kanë kaluar momentin e vështirë, duke fituar bindshëm ndaj një prej skuadrave më të forta të kampionatit spanjoll. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 18 February 2012 23:35

Real Madrid fiton qetësisht 4-0 ndaj Racing Santander dhe shkon në +13 nga Barcelona, duke treguar se nuk do të lëshojë pe në luftën për titull.

Në “Santiago Bernabeu”, madrilenët kanë treguar se janë të pandalshëm dhe kanë gjetur rrugën e rrjetës që në minutën e 6-të më anë të Kristano Ronaldos. Për të komplikuar më shumë situatën për skuadrën mike, vjen edhe kartoni i kuq për Cisma për prekje të topit me dorë ndonëse ky gjest ishte i pavullnetshëm.

Si rrjedhojë, vjen edhe dyfishimi i shifrave, nga një tjetër gabim i gjyqtarëve, ku këtë radhë anësori nuk sheh pozicionin jashtë lojë të Benzema i cili shënon qetësisht golin e dytë për skuadrën e tij. Në pjesën e dytë, dominimi i Realit vazhdon dhe Di Maria e përsëri Benzema plotësojnë goleadën.

Megjithatë, polemikat do të vazhdojnë, pasi për të disatën javë radhazi, gabimet e gjyqtarëve flasin vetëm në favor të madrilenëve, fakt që është pranuar edhe nga mediat spanjolle të cilat zakonisht mbështetin këtë skuadër. (LajmeShqip.com)