Lajme Shqip Tuesday, 08 January 2013 18:32

Londër – Janë bërë lista të ndryshme të meshkujve më atraktivë të vitit 2012. Nuk kanë munguar emrat e zakonshëm, si Johnny Depp e Brad Pitt, mirëpo yjet e reja të ekranit pozicionohen gjithnjë e më lartë në renditje.

Një listë me 100 meshkujt me seksi të vitit 2012 fillon me Ashton Kutcher në pozitën e fundit e vazhdon me Matthew McConnaughey në pozitën e 99-të. Pastaj Russell Brand (95), George Clooney (93), Will Smith (92), Leonardo DiCaprio (86) e Josh Duhamel (76).

Aktori australian Liam Hemsworth në këtë listë është i 73-ti, por diku tjetër është i renditur në pozita shumë më të larta. Princi Harry, i cili gjatë vitit 2012 u përmend për disa skandale, renditet në vend të 70-të. Në grupin e meshkujve më joshës bën pjesë edhe irlandezi Colin Farrell (68), pastaj më lartë në listë është hamshori hollivudian, Brad Pitt (61), Orlando Bloom (59), si edhe aktori të cilin revista People e shpalli mashkullin më seksi të vitit, Bradley Cooper (53).

Një tjetër aktor i shpallur nga People si mashkulli më seksi (në vitin 2008), Hugh Jackman, përbën listën e meshkujve më tërheqës për vitin 2012, ai renditet në pozitën 51. Ylli i tinejxherëve, Justin Bieber, zë vendin e 49-të, më lartë gjendet Justin Timberlake (47), David Beckham (46), Gerard Butler (43), Joe Jonas (33), Zac Efron (30), Jared Leto (26), Tom Hardy (20) e Daniel Craig (15).

Në top-dhjetë vendet e para renditen:
Channing Tatum
Chris Hemsworth
Robert Pattinson
Christian Bale
Johnny Depp
Karl Urban
Ben Affleck
Robert Downey Jr
Matt Bomer
Mark Wahlberg. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Sunday, 30 December 2012 16:55

TIRANE – 2012-a ishte viti i grupeve muzikore të djemve, një rikthim i lavdisë së kohës së grupeve ‘N Sync dhe Backstreet Boys. Grupi The Wanted, që u krijua nga provat në masë të muzikantëve, ishte i suksesshëm në Britani, por fitoi edhe më shumë famë kur menaxheri i Justin Bieber, Scooter Broën, filloi të punonte me ta.

Kënga ritmike “Glad you Came” bën pjesë në albumin e dytë “Battleground” dhe është shitur në tre milionë kopje vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një nga pjesëtarët e grupit, Max George fitoi përkohësisht një admiruese të re të flaktë” Lindsey Lohan.

Grupi One Direction, u mor në patronazh nga Simon Coëell, dhe hyri në histori në vitin 2012. Ata ishin grupi i parë britanik që kapën numrin një në klasifikim në Shtetet e Bashkuara me albumin e tyre të parë dhe turma adoleshentësh në gjithë botën u magjepsën me ta. “Live While You’re Young” e albumit të dytë të One-Direction “Take Me Home”, u bë kënga më e shitur para se të dilte në treg në histori. Tani ata kanë një biznes me vlerë prej 50 milionë dollarësh.

Disa mund ta pëlqejnë dhe disa mund të mos të duan ta dëgjojnë, por një nga këngët më të preferuara të vitit 2012 dhe që Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon e quajti ‘një forcë për paqe në botë’ ishte “Gangnam Style” i yllit korean PSY.

Kjo këngë sensacionale që është parë një miliard herë në YouTube, ka si admirues artistët Britney Spears, Katy Perry, T-Pain, Nelly Furtado dhe Josh Groban. Videoja dhe humori i saj shërbyen si frymëzim për një milion parodi dhe e çuan këngën në numrin një të klasifikimit në mbi 30 vende.

“Vallëzimi si galop, ishte i famshëm në vitet ’80. Për 12 vjet në Kore, unë kam bërë poza të ndryshme të pazakonta vallëzimi. Unë nuk jam një artist i zakonshëm. Prandaj lëvizjet e mia të vallëzimit duken ndryshe. Fytyra ime është serioze, por vallëzimi nuk është serioz”.

Një sukses tjetër këtë vit ishte Payphone e albumit Overexposed të grupit Maroon Five. Kënga doli në krye të klasifikimit në mbi 30 vende.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 05 November 2012 13:16

Nju-Jork – Jackie Samuel, 29-vjeçarja është një “përqafuese profesioniste”. Ajo qëndron shtrënguar me njerëz që nuk i njeh në këmbim të një pagese dhe këtë e bën për të paguar studimet dhe për të mbajtur djalin e saj të vogël.

Ajo fiton 260 dollarë në ditë dhe përqafohet me rreth 30 meshkuj në javë, këtu përfshihen edhe pensionistë apo veteranë lufte. Por, “profesioni” i saj po i rrezikon shkollën pasi Jackie është paralajmëruar me përjashtim dhe nga shumë persona konsiderohet një prostitutë.

Ajo shprehet: “Mendoj se kam lindur për të përqafuar njerëz. Mendoj se ka shumë arsye që klientët më kërkojnë mua. Klientëve të mi të moshuar i ka vdekur gruaja dhe ata kanë nevojë për dikë që thjesht tu qëndrojë pranë, të kenë kontakt fizik. Ndërsa të rinjtë kanë probleme në marrëdhënien e tyre ose thjesht janë kuriozë për çfarë bëhet fjalë. Nuk ka asgjë të imoralshme këtu.”

Jackie e reklamon online shërbimin e saj dhe fiton 60 dollarë në orë. Rregullat janë të thjeshta: klientët nuk mund ta prekin Jackie-n në pjesët e trupit që janë të mbuluara nga të brendshmet dhe ajo gjithmonë vishet me pizhama kur shtrihet me një klient në krevatin dysh të shtëpisë së saj.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 25 October 2012 20:30

Brazil – Një studente braziliane do e shesë virgjërinë e saj për shumën e 780 mijë dollarëve. Ajo e pati nxjerrë virgjërinë për shitje online.

 

Një person, i quajtur Natsu, nga Japonia, arriti të fitojë ndaj rivalëve amerikanë dhe indianë për të siguruar një takim me 20 vjeçaren Katarina Milorini. Ankandi u mbyll dje dhe studentja e edukimit fizik, që thotë se do të përdorë paratë e fituara për të ndërtuar shtëpi për familjet e varfra, mori 15 oferta.

 

Veprimi i studentes shkaktoi zemërim në botë, pasi shumë njerëz thanë se ajo është një prostitutë. Po ashtu ajo shkaktoi shumë debat, pasi një ekip televiziv australian do e ndjekë çdo hap të saj për të përgatitur një dokumentar të quajtur “Virgins Wanted”.

Katarina iu përgjigj akuzave duke thënë se: “Unë e pashë si një mundësi për biznes. Kam mundësi të udhëtoj, të jem pjesë e një filmi dhe të marr një bonus. Nëse e bën njëherë në jetë, nuk je prostitutë”.

 

“Ankandi është thjesht biznes. Unë jam një vajzë romantike dhe besoj tek dashuria”.
Ndërkohë që filmi dokumentar nuk do të zbulojë identitetin e blerësit të virgjërisë.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 18 October 2012 12:00

Tiranë – Austriaku Felix Baumgartner ka arritur të bëhet personi i parë në botë që kalon shpejtësinë e zërit duke u hedhur nga 39 kilometër lartësi. Ai ka arritur shpejtësinë maksimale prej 1.342 kilometra në orë.

43 vjeçari u hodh nga lartësia 39 kilometër duke thyer rekordin e rënies pikiatë. Austriaku deklaroi se ai për pak sa nuk e la këtë mision pasi pjesa e shikimit në helmetën e tij ishte mjegulluar.

U deshën më pak se 10 minuta që ai të zbresë. Nga fundi ai hapi parashutën. Kur zbriti në tokë, ai ra në gjunjë dhe ngriti grushtin në shenjë triumfi.

Helikopterët e morën atë nga vendi i rënies. Duke folur më pas, Baumgartner tha: “Më besoni, kur je aty në majë të botës, nuk bëhet më fjalë për rekorde apo për të dhëna shkencore. E vetmja gjë që do është të kthehesh gjallë në tokë”.

Si rregull, ai duhej të hidhej në pozicionin delta, që nënkupton kokën poshtë dhe krahët pas. Por në bordin e kontrollit filluan të shihnin me ankth kur në sekondat e para, ai thjesht rrotullohej, pa arritur të kapë këtë pozicion.

“Kur po rrotullohesha në sekondat e para, kurrë nuk mendoja se do humbisja jetën, por po zhgënjehesha se po humbja rekordin. Kam punuar shtatë vite për këtë gjë,” tha ai.

Por përvoja e tij e gjatë me hedhjet bëri që ai të fitonte sërish pozicionin e duhur. Nëse kostumi i tij do ishte dëmtuar, kjo do ishte fatale për të.

Baumgartner ishte në rënie të lirë për 4.20 minuta. Ai ka thyer një rekord që kishte 50 vite që mbahej nga Joe Kittinger i Forcave Ajrore Amerikane.

Joe ishte personi që ishte në kontakt me Baumgartner gjatë hedhjes. Joe e vendosi rekordin në vitin 1960 kur u hodh nga një lartësi 31 kilometra. Rekordi i tij për rënien e lirë do mbetet megjithatë, pasi ai ishte 4.30 minuta në rënie të lirë, kurse Baumgartner 4.20 sekonda. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Sunday, 14 October 2012 16:53

Tiranë – Rreth 77% e njerëzve besojnë se nuk mund ta zgjedhim personin në të cilin do të dashurohen.Kur bëhet fjalë për t’u dashuruar, është e vështirë ta parashikoj më pse, kur dhe në kë do të dashurohemi, apo jo?

Nganjëherë dashurohemi kalimthi, e nganjëherë shfaqen ndjenja të thella sa nëse nga ajo lidhje nuk ka dobi do të mbetemi zemërthyer dhe të pikëlluar. Më pas, në ndihmë vijnë shoqet, duke thënë se kjo nuk është gjë, se ai tipi ishte një majmun dhe se nuk është i vetmi djalosh në botë.Sipas studimeve më të reja, as ndjenja. e të qenit të dashuruar nuk zgjat përjetësisht.

Në fakt, në një anketë (në të cilën kishin marrë pjesë 2 000 të anketuar) kanë zbuluar se njeriu mesatarisht dhe sinqerisht dashurohet vetëm katër herë gjatë jetës së tij.Në bazë të po të njëjtit studim, 33% e të anketuarve i kanë qëndruar besnik dashurisë së parë.Rreth 61% e të anketuarve vajtojnë pse kanë lënë t’u largohet dashuria nga dora.

Në anën tjetër, është zbuluar se 41% prej nesh dashurohet në personin që nuk guxon apo nuk do të duhej të dashurohej, e këtë ka të tillë që e përsëritin edhe më shumë se një herë të vetme.Në listën e ‘dashurisë së ndaluar’ ishin partneri apo partnerja e shokut më të mirë, e në disa raste janë përmendur madje edhe prindërit e shokut apo shoqes më të ngushtë.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 13 October 2012 17:55

Itali – Një fotograf ka bërë një set fotografish duke u mbështetur në pikturat e shekullit të 16-të. 

Klaus Enrique Gerdes i frymëzuar nga piktori italian, Giuseppe Arcimboldo krijoi në realitet portrete me fruta, perime, mish dhe lule tamam si në piktura.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 08 October 2012 15:13

Filadelfia – Dy nuse panë t’i shkatërrohej dita më e bukur e jetës së tyre kur të ftuarit e dasmës së tyre nisën një sherr masiv në hollin e një hoteli në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Xhaxhai 57-vjeçar i njërës prej nuseve vdiq nga një infarkt jashtë hotelit Sheraton Mission Hill.

Ngjarja është regjistruar në video nga një person që po flinte në hotel dhe u zgjua nga zhurma e tmerrshme në orën 2 të mëngjesit të së dielës. Tre persona u arrestuan nga agjentët e policisë. Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi sherrin e dhunshëm në barin e hotelit ku po organizoheshin dy dasma në të njëjtën kohë.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Sunday, 12 August 2012 11:00
 
Lajme Shqip Saturday, 11 August 2012 09:30