Lajme Shqip Wednesday, 08 August 2012 08:30

Lady Gaga ka postuar në faqen e saj të internetit LittleMonsters.com një foto nudo të sajën në një pishinë duke puthur të dashurin.

Këngëtarja 26-vjeçare shihet e përqafuar me të dashurin e saj Taylor Kinney, aktor në serialin e famshëm ‘Vampire Diaries’.

Fotoja ka bërë që shumë fansa të klikojnë faqen e internetit dhe duke shkaktuar bllokim të faqes për disa orë.

Lady Gaga dhe Taylor Kinney janë takuar në korrik të vitit 2011 dhe janë së bashku që nga ajo kohë.

Për ta është spekuluar shumë se janë ndarë disa herë, por burimet më të sigurta konfirmojnë se ata janë shkëputur vetëm për një periudhë të shkurtër në muajin maj, pasi

Lady Gaga ishte shumë e zënë me turin e saj botëror. Fotografia e postuar prej saj ka qenë simbolikë për festimin e 1-vjetorit të tyre.

 
Lajme Shqip Saturday, 21 July 2012 12:12

Lady Gaga, një femër e cila ka ndezur polemika të shumta për lookun e saj,  do të lançojë për herë të parë parfumin e “Lady Gaga Fame” i cili është cilësuar si një risi e veçantë në botën e parfumeve.

Deri më tani ajo ka pushtuar skenen me muziken dhe performancat e saja të mrekullueshme, ndërsa tani kjo vajzë po përgatitet të pushtojë boten edhe me parfumin e ri. Kjo këngëtare tani do t’ju bashkangjitet personave të tjerë të famshëm, të cilët po ashtu kan lançuar parfumet e tyre. Ky parfum është krijuar nga Coty Chief ekzekutiv.

Zoti Beets tha, “Lady Gaga është një nga talentet legjendar për të cilën Coty ka krijuar një parfum. Gaga përfaqëson për mua pikëpamjen time përsonale për jeten. Absolutisht çdo detaj i këtij parfumi është e risi duke nisur që nga modeli shishes, parfumi, ashtu siç është dhe vetë zonjusha që mban emrin e këtij parfumi. Ajo është e përfshirë në çdo detaj të ketij parfumi.

Sipas WWD Parfumierët që punuan me Gagën për të krijuar këtë parfum kanë thyer kufinjtë duke krijuar një formulë unike e cila përmban nota të larta të ulëta dhe mesatare.

Steve Mormoris  ka thënë që ky parfum është unik sepse ka një stukturë të përshtatshme. Diva është e njohur për stilin e saj unik, prandaj është e sigurtë që ajo ka krijuar një parfum me një aromë unike i cili do t’a përfaqësojë denjësisht atë.

Parfumin e  parë i lançuar nga Lady Gaga mund t’a përshkruajmë si të lehtë, misterioz dhe sensual, ashtu siç është edhe këngëtarja vetë e cila është fymëzuar nga bima helmuese ‘Belladonna’, mjalti, shafrani, nektari, kajsia dhe orkideja.

 
Lajme Shqip Wednesday, 11 July 2012 10:57

Në qoftë se një njeri i thjeshtë do të merrte guximin të shfaqej i veshur në këtë mënyrë në ambientet e një restoranti, me siguri që do ta gjente veten të arrestuar nga policia.

Por Lady Gaga, e cila darkoi mbrëmë në një restorant me një veshje, pothuajse e çveshur, duket se qëndron përmbi ligjin. Teksa lista e krimeve të saj ndaj modës rritet, duket se askush nuk guxon t’i vërë kufij asaj.

26 vjeçarja është paraqitur në një restorant të Hollivudit me një veshje skandaloze! E mbuluar vetëm nga të brendshmet transparente dhe geta të holla, Lady Gaga dukej sikur po shkonte gjetkë, dhe jo në një restorant për të darkuar! (LajmeShqip.com)    

 
Lajme Shqip Monday, 09 July 2012 12:13

Ajo është një nga këngëtaret më të përfolura, prandaj nuk është aspak e çuditshme qe ka vendosur ta ekzagjerojë pak me zhveshjen në setin fotografik që ka bërë për revistën “MAX”. Një këngëtare që ka befasuar tërë botën me stilin e saj ekstravagant dhe të veçantë.

Këngëtarja 26 vjeçare nxjerr format e saj perfekte para fotografit Reninio Maifredi vetëm për revistën “MAX Australia”. Lady Gaga është rritur me dëshirën e madhe ndaj artit, duke u fokusuar tek muzika. Kjo gjë e ka ndihmuar atë të kalojë vështirësitë që ka hasur gjatë rrugës së famës.

Ajo është rritur që e vogël nën frymëzimin e këngëtareve të mëdha si mbretëresha Madonna, por çuditërisht edhe nga Britney. Për shkak të stilit të saj jo-konformist për shoqërinë, Lady Gaga ka qenë shënjestër e shumë thashethemeve, sidomos për prirjen e saj seksuale, nëse ajo është ‘Hermaprohide’.

Në lidhje me pyetjen nëse ajo preferon të ketë marrëdhënie me një djalë apo një vajzë; Lady Gaga është përgjigjur, “Kjo varet nga djali ose vajza. Nuk dua të diskutoj me ju jetën time seksuale. Por mund të them që do të isha shumë e lumtur nëse do të bëja gjithë njerëzit në botë homoseksualë’.

 
Lajme Shqip Tuesday, 12 June 2012 11:36

Këngëtarja e famshme mbajti një koncert në Auckland të Zelandës së Re. Gjatë interpretimit të njërës prej këngëve, kur turma ishte ekzaltuar, këngëtarja goditet pa dashje me një tub hekuri në kokë nga një balerin i trupës së saj skenike.

Nga pamjet që qarkullojnë në internet duket qartë që goditja ka qenë e fortë. Megjithatë këngëtarja përfundoi këngën, më pas u shkëput nga skena për disa çaste për t’u rikthyer sërish.

“Duhet të më falni nëse bëj ndopak numra sonte. S’e di a e keni parë, por sapo përplasa kokën dhe mendoj se jam pak e çoroditur sonte. Ju mos u shqetësoni, spektaklin do ta përfundoj”, iu drejtua këngëtarja fansave, pak pas incidentit.

Ndërkohë, në Twitter, asistentja e Gaga-s, Tara Savelo siguroi të gjithë fansat se këngëtarja është mirë.

“Gaga ka një plagë, por është mirë. Dëshiron që ju ta dini se ju do shumë. Unë do të kujdesem për të. S’mund ta besoj që e përfundoi koncertin”, shkruan Savelo në rrjetin social.

Imazhet e regjistruara nga fansat po bëjnë xhiron në rrjete dhe forume të ndryshme në internet, ku të gjithë komplimentojnë Lady Gaga-n për “stoicizmin” e saj në skenë.

 
Lajme Shqip Wednesday, 06 June 2012 08:18

Lady Gaga është paraqitur më elegante se kurrë me një fustan portokalli. Këngëtarja 26 vjeçare është paraqitur rrezëllitëse kur ka mbërritur në Zelandën e Re.

E veshur në mënyrë të pazakontë për stilin e saj të çuditshëm, ajo mbante të veshur edhe këpucë me taka super të larta të të famshmit Christian Loubotin. Dhe jo vetëm kaq! Përveç veshjes elegante ajo mbante edhe doreza të bardha, vathë me perla dhe flokë të stiluar me shumë elegancë.

Ajo është mirëpritur nga një turmë fansash dhe fotografësh përpara hotelit.

Duket se këngëtarja e “Born This Way” ka filluar të vishet në mënyrë më serioze që pas koncertit në Xhakartë. Ndërkohë mendohet se këngëtarja mund t’i jetë rikthyer sërish lidhjes së saj me aktorin e ‘Vampire Diaries’, Taylor Kinney.

 

 

 
Lajme Shqip Saturday, 02 June 2012 09:00

Lady Gaga është personi i parë që arriti shifrën e 25 milionë ndjekësve në Twitter dhe menjëherë këngëtarja falenderoi fansat e saj përmes një mesazhi në këtë rrjet social.

“25 milionë ndjekës! Zyrtarisht sot po ndihem vajza më fatlume në botë”, shkroi Lady Gaga në profil të premten.

26 vjeçarja ka rreth 2 milionë e gjysmë ndjekës më shumë se sa Justin Bieber, i cili renditet i dyti në klasifikimin e “followers”-ave.

Lady Gaga ka fituar shumë fansa me anë të veshjeve ekstravagante në skenë dhe jashtë saj.

Stefani Germanotta (emri i vërtetë i këngëtares) ka një marrëdhënie të veçantë me fansat të cilët i quan “përbindësha të vegjël”, ndërsa veten e cilëson “nëna përbindësh”.

 
Lajme Shqip Tuesday, 15 May 2012 13:30

Lady Gaga duhet të anulojë koncertin e saj në Indonezi për shkak të kundërshtimeve nga ana e islamikëve ndaj performancës së divës së pop-it.

Një zëdhënës i policisë theksoi për AP se këngëtares nuk i është dhënë leja për koncertin ‘Born This Way’, i parashikuar në datën 3 qershor. Ky koncert do të ishte më i madhi i turit aziatik të Lady Gagës.

Promotori i turit, Michael Rusli, kishte shitur 52 mijë bileta, por nuk është prononcuar për këtë çështje.

Shumica e myslimanëve në Indonezi janë tolerantë, por kohët e fundit myslimanët radikalë kanë fituar terren. Disa grupe islamike kanë protestuar për veshjet provokuese të Gagës dhe kanë deklaruar se spektakli i saj do t’i bëj keq të rinjve.

“Do të shkatërrojë moralin e kombit. Ne myslimanët jemi të përgatitur për të ndaluar zhvillimin e koncertit”, deklaroi shefi i Frontit të Mbrojtjes së Islamit (FPI) për ‘The Yakarta Post’.

Në Korenë e Jugut koncertet e Lady Gaga u lejuan vetëm për personat mbi moshën 18 vjeç.

 
Lajme Shqip Monday, 14 May 2012 08:40

Ka qenë shoku i saj Terry Richardson ai që ka postuar foto ku këngëtarja Lady Gaga shfaqet me një unazë në gishtin e fejesës.

Këngëtarja e re është ndarë së fundmi edhe nga i dashuri i saj Taylor Kinney dhe ishte një surprizë për fansat të shihnin unazën e cila krijoi jo pak konfuzion në rrjetet sociale.

Por ka qenë shoku i Gagas ai që pretendon se ajo është fejuar. Ndërsa fotografi i saj ka postuar një link në blogun e ti ku thotë “Gaga duke treguar unazën e fejesës”. Në link paraqitet ylli i ‘Bad Romance’ duke mbajtur në gisht një unazë fejese.

Ndoshta kjo mund të jetë një shaka e kurdisur nga shoku i Gagas, pasi këngëtarja e re ka veç në muaj që është ndarë nga aktori i serialit Ditarët e Vampirit.

Sipas burimeve ajo është ndarë nga Kinney sepse ka dashur të përqendrohet totalisht në karrierën e saj dhe kështu ka menduar se lidhja e tyre kishte nevojë për pushim, pasi Gaga nuk kishte kohë mjaftueshëm që të mbante dhe një lidhje.

 
Lajme Shqip Monday, 07 May 2012 11:20

Tashmë ka marrë fund historia e dashurisë mes yllit të popit Lady Gaga dhe të dashurit të saj, aktorit Taylor Kinney. Të dy kanë vendosur që t’i japin fund lidhjes që zgjati dy vjet. Gaga për momentin preferon që t’i përkushtohet më tepër karrierës së saj.

Një vendim egoist nga ana e Gagas, e cila përveçse suksesit të korrur deri më tani kërkon të lërë menjanë aspektin sentimental dhe t’i përkushtohet totalisht karrierës. Revista ‘Us Weekly’ ka raportuar ‘goditjen’ e fundit që kishte marrë Gaga dy vite më parë kur kishte patur një dashuri me shikim të parë me aktorin Kinney gjatë xhirimeve për klipin “You and I”.

Vendimi për t’i dhënë fund lidhjes ka zënë në befasi jo vetëm fansat e saj por edhe ato që shkruanin rreth këngëtares së famshme. Gaga i ka thënë mjaft lidhjes së saj, duke bërë si qëllim kryesor të ndarjes së saj pasionin për punën. Ndërkohë që këngëtarja po shëtit botën me shfaqjet e saj të shumta, kërkon që të ketë edhe pak kohë për albumin e saj më të ri.

Ideja e të pasurit në shtëpi një të fejuar i cili e pret me padurim ardhjen e saj, nuk përkon me atë ç’farë ajo kërkon. Këtë ide e ka përforcuar më tepër një mik i saj kur ka thënë:

“Gaga e ka kuptuar tashmë që është e pamundur që të kesh njëkohësisht një lidhje dhe të udhëtosh gjithë kohës. Gjithashtu, ajo edhe pse do të jetë nëpër ture të ndryshme, ajo do t’i përkushtohet edhe një albumi të ri. Pra, ajo dëshiron që të ketë kohë dhe hapësirë vetëm për vete”.