Lajme Shqip Tuesday, 28 January 2014 22:56

Në vigjilje të sfidës mes Napolit dhe Lacios për Kupën e Italisë, duket se mes dy ekipeve mund të ketë një marrëveshje.

Bëhet fjalë për blerjen e Blerim Dzemajilit nga ekipi i qytetit të Romës. Lojtari me origjinë shqiptare nuk ka shumë hapësirë tek Napoli dhe duket se Lacio i ofron më shumë hapësirë për të luajtur.

Promotor për arritjen e kësaj marrëveshjeje është drejtori Sportiv i Lacios, Igli Tare. Me kalimin e 27-vjeçarit tek Lacio, ekipi i kryeqytetit italian do të quhej fare mirë ekipi i shqiptarëve, shkruan shekulli.

Në këtë ekip luajnë shqiptarët, Lorik Cana, Etrit Berisha dhe djali i portierit të kombëtares, Thomas Strakosha. Por, ndryshe nga këto të fundit, Dzemajli luan për kombëtaren e Zvicrës edhe pse ka lindur në Maqedoni nga prindër shqiptarë.