Lajme Shqip Saturday, 05 May 2012 22:32

Lionel Mesi me katër gola të shënuar vulos derbin e Barcelonës kundër Espanjol, duke falënderuar në mënyrën më të mirë të mundshme Pep Guardiolën, në ndeshjen e tij të fundit në “Kamp Nou”. Në këtë mënryë, sulmuesi argjentinas ka shkuar në kuotën e 50 golavë në kampionat. 

Ky është një rekord që vështirë se mund të arrihet nga Kristiano Ronaldo, i “ndalur” në kuotën e 45 golave, pasi shënoi vetëm një herë në fitoren me përmbysje të Real Madrid në fushën e Granadës. Madrilenët vazhdojnë ecurinë e tyre rekord të këtij sezoni, pasi javën e ardhshme do të kenë mundësinë të arrijnë kuotën e 100 pikëve në kampionat.

Valencia ka fituar në minutën e fundit të ndeshjes derbin me Vijareal dhe ka siguruar matematikisht vendin e tretë në renditje. Ndërsa Malaga ka parë të përmbyset avantazhi i saj në fushën e Aletiko Madrid, duke i dhënë mundësinë këtyre të fundit të shpresojnë ende për në vend në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, çdo gjë mbetet në lojë për mbijetesën në Primera Division, pasi në javën e fundit do të vendoset se kush mes Granada, Vijareal, Rajo Vajekano, Saragoza dhe Sporting Gijon do të jetë në elitën e futbollit spanjoll edhe në sezonin ardhshëm. (LajmeShqip.com)

Rezultatet

Atletik Bilbao-Getafe             0-0

Atletiko Madrid-Malaga        2-1

69′ Koke, 79′ Adrian / 38′ Eliseu

Barcelona-Espanjol                 4-0

12′, 64′ (p), 74′, 79′ (p) Mesi

Granada-Real Madrid            1-2

5′ Jara / 81′ (p) K. Ronaldo, 92′ (ag) Kortes

Majorka-Levante                    1-0

54′ Pina

Osasuna-Real Sociedad          1-0

14′ Balde

Saragoza-Racing                      2-1

13′ Helder Postiga, 78′ Lafita / 12′ Fernandez

Sevilja-Rajo Vajekano             5-2

30′, 46′ Baba, 43′ Kala, 65′ Rejes, 81′ Kanute / 37′ (p), 77′ Kosta

Sporting Gijon-Betis                2-1

13′ (p), 55′ Sangoi / 45′ Molina

Valencia-Vijareal                      1-0

90′ Jonas

Renditja

Real Madrid 97, Barcelona 90, Valencia 61, Malaga 55, Atletiko Madrid 53, Levante 52,  Majorka 52, Osasuna 51, Sevilja 49, Atletik Bilbao 49, Getafe 47, Betis 46, Espanjol 45, Real Sociedad 44, Granada 42, Vijareal 41, Rajo Vajekano 40, Saragoza 40, Sporting Gijon 37, Racing Santander 27.