Lajme Shqip Saturday, 01 June 2013 23:45

Barcelona ka mbyllur kampionatin me një fitore 4-1 ndaj Malagas, duke arritur kuotën e 100 pikëve në kampionat, për të barazuar rekordin e vendosur një vit më parë nga Real Madrid.  

Katalanasit e kanë pasur shumë të thjeshtë në këtë sfidë, me kundërshtarët që thuajse ishin inekzistentë në minutat e parë të ndeshjes, duke lënë që Vija, Fabregas e Montoja të shënonin me qetësi, ndërsa ishte Iniesta që në fillimin e pjesës së dytë çoi në katër numrin e golave me një goditje të jashtëzakonshme nga jashtë zonës. Një gol i Morales ishte shumë pak për të vlerësuar si pozitive paraqitjen e Malagas, në stolin e të cilës ulej për herë të fundit Manuel Pelegrini.

Ndërkohë, Zhoze Murinjo ka arritur të bëjë bujë edhe në ndeshjen e tij të fundit në pankinën e Realit, gjatë fitores 4-2 ndaj Osasunas. Tekniku portugez fillimisht ishte protagonist i një incidenti të vogël, kur praktikisht fotoreporterët pushtuan zonën e pannkinës së tij, duke detyruar gjyqtarin të ndërpriste ndeshjen. Më pas, ai ia doli të përçante tifozerinë e Realit, e cila pjesërisht mbronte atë dhe pjesërisht e vërshëllente gjatë të gjithë takimit.

Java e fundit e kampionatit ka përcaktuar edhe emrat e skuadrave që do të luajnë në Ligën e Kampioneve e Europa League, si dhe atyre që do të bien nga kategoria. Përcaktuese ka qenë fitorja e Real Sociedad në fushën e Deportivo La Korunjës, duke dënuar këta të fundit me rënien nga kategoria, bashkë me Majorkën e Real Saragozën. Ndërkohë, vetë Real Sociedad arriti të kualifikohet në Ligën e Kampioneve, duke kaluar pikërisht në javën e fundit Valencian. (LajmeShqip.com)

La Liga

Java 38 / Rezultatet

Real Madrid-Osasuna                4-2

35’ Higuain, 38’ Esien, 69’ Benzema, 87’ Kajehon / 52’ Roberto Torres, 63’ Cehudo

Barcelona-Malaga                      4-1

3’ Vija, 14’ Fabregas, 16’ Montoja, 52’ Iniesta / 56’ Morales

Granada-Getafe                         2-0

29’ Nolito, 63’ El-Arabi

Sevilja-Valencia                          4-3

40’, 44’ (p), 57’, 61’ Negredo / 12’ Banega, 56’, 88’ Soldado

D. La Korunja-R. Sociedad         0-1

22’ Grizman

Selta Vigo-Espanjol                     1-0

16’ Insa

Majorka-Real Vajadolid                4-2

17’ Alfaro, 43’ Hose Marti, 58’ Dos Santos, 69’ Havi Markez / 30’ Bueno, 72’ Omar Ramos

Real Saragoza-Atletiko Madrid    1-3

89’ Postiga / 84’ Turan, 90’, 90’+2’ Diego Kosta

Levante-Betis                               1-1

51’ Pedro Rios / 67’ Molina

Rajo Vajekano-Atletik Bilbao         2-2

19’ Vaskez / 31’ Susaeta, 48’ Aurtenetkse, 55’ Piti

Klasifikimi: Barcelona 100 pikë, Real Madrid 85, Atletiko Madrid 76, Real Sociedad 66, Valencia 65, Malaga 57, Betis 56, Rajo Vajekano 53, Sevilja 50, Getafe 47, Levante 46, Atletik Bilbao 45, Espanjol 44, Real Vajadolid 43, Granada 42, Osasuna 39, Selta Vigo 37, Majorka 36, Deportivo La Korunja 35, Real Saragoza 34.

 

 
Lajme Shqip Sunday, 26 May 2013 22:36

Barcelona vazhdon rrugëtimin e saj drejt barazimit të rekordit të 100 pikëve që mbahet nga Real Madrid i sezonit të kaluar. Me suksesin ndaj Espanjol në javën e parafundit, tashmë katalanasve u mbetet vetëm të sigurojnë 3 pikët në ndeshjen e javës së ardhshme ndaj Malagas për të barazuar këtë rekord të kampionatit spanjoll. 

Në derbi, skuadra e Vilanovas e ka pasur shumë të thjeshtë, ndërsa ka shënuar në minutat e parë të ndeshjes me anë të Sançez e në fundin e saj ka dyfishuar shifrat me Pedron, pa u vënë thuajse asnjëherë në vështirësi nga vendasit, të cilët shkuan rrallëherë në portën e mbrojtur nga Valdes.

Ndërkohë, Real Madrid është ndalur në një barazim 3-3 në “San Sebastian” përballë Real Sociedad vendas. Skuadra e Murinjos, ndonëse nuk lufton për asgjë tashmë, ka respektuar maksimalisht kampionatin, pasi ka luftuar përballë vendasve të cilët luanin për kualifikimin në Ligën e Kampioneve dhe me këtë barazim kanë humbur pozicionin e katërt në renditje. Vetëm një gol i Ksabi Prieto në minutën e 93-të të takimit siguroi barazimin 3-3 për vendasit, të cilët duhet thënë se dominuan përballë madrilenëve, ku aktivizoheshin shumë prej lojtarëve që kanë qëndruar në stol në pjesën më të madhe të sezonit. (LajmeShqip.com)

La Liga

Java 37 / Rezultatet

Getafe-Rajo Vajekano             1-2

48’ Rafa / 53’ Dominguez, 90’ (ag) Diego Kastro

Valencia-Granada                    1-0

60’ Soldado

Osasuna-Sevilja                       2-1

63’ Punjal, 79’ Cehudo / 50’ Negredo

Real Sociedad-Real Madrid     3-3

64’ (p), 90’+3’ Ksabi Prieto, 78’ Grizman / 6’ Higuain, 57’ Kajehon, 80’ Khedira

Malaga-Deportivo La Korunja   3-1

45’ Saviola, 65’ Baptista, 80’ Isko / 76’ Salomao

Espanjol-Barcelona                 0-2

14’ Sançez, 86’ Pedro

Real Vajadolid-Selta Vigo        0-2

28’ Kabral, 56’ (p) Aspas

Atletiko Madrid-Majorka           0-0

Betis-Real Saragoza              4-0

1’ Ruben Kastro, 17’, 71’ Pabon, 51’ Molina

Atletik Bilbao-Levante             0-1

90’ Huanlu

Klasifikimi: Barcelona 97 pikë, Real Madrid 82, Atletiko Madrid 73, Valencia 65, Real Sociedad 63, Malaga 57, Betis 55, Rajo Vajekano 52, Sevilja 47, Getafe 47, Levante 45, Espanjol 44, Atletik Bilbao 44, Real Vajadolid 43, Osasuna 39, Granada 39, Deportivo La Korunja 35, Selta Vigo 34, Real Saragoza 34, Majorka 33.

 
Lajme Shqip Monday, 20 May 2013 10:08

Barcelona ka festuar para publikut të vet titullin e 22-të kampion në historinë e klubit, festim që u parapri nga fitorja 2-1 ndaj Vajadolid që e lë në garë për arritjen e kuotës së 100 pikëve në kampionat. 

Pedro dhe një autogol i Valiente bënë diferencën në pjesën e parë të takimit për katalanasit, në radhët e të cilëve mungonte Mesi, i cili ka mbyllur tashmë sezonin e tij dhe mori pjesë vetëm në ceremoninë përfundimtare të ngritjes së titullit. Goli me penallti i Perez në minutën e 89-të nuk prishi festën e katalanasve që vazhdojnë serinë e fitoreve, me objektivin e qartë që i kanë vënë vetes që të triumfojnë edhe në dy ndeshjet e mbetura në kampionat.

Ndonëse të gjithë lojtarët dhe drejtuesit e Barcelonës janë shprehur publikisht se nuk ndjekin asnjë rekord, tashmë është botërisht e ditur se synohet me çdo kusht që të arrihet shifra e 100 pikëve në kampionat, e cila u regjistrua për herë të parë në sezonin e kaluar nga Real Madrid. Në këtë mënyrë, do të binte plotësisht poshtë edhe miti i Murinjos, i cili shumë shpesh ka cilësuar si arritjen e tij më të madhe faktin se ka mbyllur kampionatin në këtë kuotë pikësh. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Sunday, 12 May 2013 21:13

Barcelona ka festuar titullin kampion me një fitore 2-1 në fushën e Atletiko Madrid, duke qëndruar ende në garë për të arritur kuotën e 100 pikëve në këtë kampionat, ashtu si Real Madrid i Murinjos një vit më parë. 

Në fakt fitorja nuk ka qenë e thjeshtë për katalanasit, të cilët u pritën me duartrokitje në hyrjen e tyre në stadium nga ekipi kundërshtar, por që në fushë nuk treguan superioritetin e pritur prej kampionëve. Për më tepër, vendasit kaluan në avantazh me Falkaon në minutën e 51-të të ndeshjes, duke lënë të mendohej se katalanasit do të mundeshin në këtë ndeshje, ku realisht nuk kishte se pse sforcoheshin.

Dëmtimi i Mesit, që la skuadrën me 10 vetë pasi Vilanova kishte kryer të gjitha zëvendësimet, shtoi më shumë besimin se katalanasit do të mundeshin në këtë ndeshje. Por Sançez barazoi rezultatin në minutën e 72-të, ndërsa një autogol i Gabi i dha përfundimisht fitoren ekipit katalanas që regjistroi fitoren e 29-të në kampionat.

Barcelona ka 91 pikë dhe nëse fiton në 3 takimet e mbetura me Real Vajadolid, Espanjol dhe Malaga, mund të barazojë shifrën e 100 pikëve që është rekordi i kampionatit spanjoll, të vendosur një vit më parë nga Real Madrid. (LajmeShqip.com)

La Liga

Java 35 / Rezultatet

Rajo Vajekano-Valencia           0-4

28’, 34’ (p) Soldado, 62’ Guardado, 90’ Valdez

Betis-Selta Vigo                       1-0

67’ Ruben Kastro

Atletiko Madrid-Barcelona       1-2

51’ Falkao / 72’ Sançez, 80’ (ag) Gabi

Klasifikimi: Barcelona 91 pikë, Real Madrid 78, Atletiko Madrid 69, Valencia 59, Real  Sociedad 58, Malaga 53, Betis 52, Getafe 47, Sevilja 46, Rajo Vajekano 46, Espanjol 44, Real Vajadolid 43, Levante 42, Atletik Bilbao 41, Osasuna 36, Granada 35, Real Saragoza 34, Deportivo La Korunja 32, Selta Vigo 31, Majorka 29.

 
Lajme Shqip Sunday, 12 May 2013 10:10

Barcelona është shpallur kampione e Spanjës për herë të 22-të në historinë e saj, ndonëse nuk ka luajtur ende në këtë fundjavë. Meritë për festimin e titullit është barazimi mes Real Madrid dhe Espanjol, dy armiqtë më të mëdhenj të ekipit katalanas, që i dha matematikisht trofeun skuadrës së Vilanovas që do të festojë sot në fushë ndaj Atletiko Madrid. 

Në ndeshjen e mbrëmshme, Murinjo dukej qartësisht që po mendonte më shumë për ndeshjen e Kupës së Mbretit kundër Atletiko Madrid, pasi la pushim pjesën më të madhe të titullarëve, përfshirë edhe Kristiano Ronaldon, i ulur në stolin e rezervave.

Por Espanjol kaloi në avantazh në pjesën e parë me Stuani dhe vuri në vështirësi të dukshme skuadrën madrilene. Një gol i Higuain në minutën e 58-të vendosi barazpeshën në rezultat, por as hyrja në fushën e lojës e Kristiano Ronaldos nuk bëri që Reali të siguronte një fitore për të mos ia dorëzuar me dorën e vet këtë titull katalanasve, pasi takimi u mbyll me rezultatin 1-1.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Murinjo ka një shqetësim të madh para finales së Kupës së Mbretit, pasi në fillimin e ndeshjes së mbrëmshme u dëmtua Varane dhe me shumë mundësi do të mungojë në këtë sfidë. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 09 May 2013 17:54

Presidenti i Deportivo La Korunja, Augusto Cesar Lendoiro, mendon se manipulimi i ndeshjeve është një fenomen i përhapur gjerësisht në kampionatin spanjoll. Lendoiro, i cili ka marrë drejtimin e klubit që nga viti 1988, deklaroi për “Europa Press”, se shumë nga ndeshjet e javëve të fundit në Spanjë kanë qenë të manipuluara, me rezultatet e paracaktuara.

“Thuajse të gjitha ndeshjet e fundit të këtij sezoni kanë qenë të manipuluara në një mënyrë apo në tjetrën”, ishte deklarata e bujshme e tij.

Ai bëri të qartë se mendonte që rënia e klubit në kategorinë e dytë në fund të sezonit 2010-2011 erdhi vetëm si pasojë e manipulimit të këtyre ndeshjeve ku klube të veçanta paguheshin që të humbnin, për të favorizuar një klub apo penalizuar një tjetër.

“Të gjithë tifozët e futbollit duhet të jenë të qartë, Deportivo nuk ka marrë pjesë asnjëherë në këtë lloj manipulimi. Unë vë kokën time si garant për lojtarët dhe drejtuesit”, u shpreh ai.

Por pak ditë më parë, Hose Barkero, mesfushori i Levantes, akuzoi shokët e tij të skuadrës së kishin lënë ndeshjen pikërisht ndaj Deportivo La Korunjas, e cila rrezikon rënien nga kategoria. Levante, ndonëse është një skuadër e mesit të tabelës në Spanjë, u mund lehtësisht me rezultatin 4-0 në fushën e vet. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 08 May 2013 23:40

Real Madrid nuk i ka dhënë kënaqësinë Barcelonës që të fitojë titullin kampion “nga poltroni”, pasi ka fituar ndeshjen e vet kundër Malagas, duke shtyrë festën e titullit të katalanasve të paktën deri në fundjavë. Skuadra e Murinjos ka fituar me një rezultat të thellë 6-2 këtë sfidë, duke përfituar nga superioriteti numerik pas dy kartonëve të kuq për ekipin mik. 

Madrilenët kaluan në avantazh që në minutën e 2-të me Albiol, por nuk e prisnin reagimin e Malagas që barazoi me Santa Kruz. Por në minutën e 21-të, miqtë mbeten me një lojtar më pak në fushë, pasi Serxho Sançez ndëshkohet me karton të kuq sepse shkaktoi një penallti. Nga pika e bardhë gjuan Kristiano Ronaldo, por Kabajero bën mrekullinë duke devijuar me këmbë gjuajtjen e tij.

Megjithatë, lojtari i Realit hakmerret pak minuta më vonë duke kaluar në avantazh skuadrën e tij, ndërsa Ozil çoi shifrat në 3-1. Një gol i jashtëzakonshëm i Antunes dukej sikur do të vinte gjithçka në diskutim, për është Benzema që çon kthen avantazhin e dy golave për skuadrën e tij në pushimin e ndeshjes, duke shënuar golin e katërt pak para vërshëllimës së gjyqtarit.

Në pjesën e dytë, dominimi i Realit është mëse i dukshëm me Modriç që shënon në minutën e 63-të të ndeshjes golin e pestë për vendasit. Malaga nuk ka forcë as të reagojë, pasi sheh një tjetër lojtar të largohet me karton të kuq, Demikelis, edhe pse argjentinasi nuk bëri faull ndaj Kristiano Ronaldos dhe po protestonte me të drejtë ndaj gjyqtarit. Pas rasteve të njëpasnjëshme të madrilenëve, ndeshja mbyllet me golin e Di Maria në minutat shtesë, duke çuar rezultatin në 6-2 për ekipin e Murinjos.

Duhet theksuar se festa e madrilenëve u prish disi nga dëmtimi në minutat e fundit i Ozil, i cili braktisi fushën e lojës dhe mund të jetë në dyshim për finalen e Kupës së Mbretit. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Sunday, 05 May 2013 23:12

Barcelona duhet të falënderojë shumë herë Lionel Mesin, pasi pa argjentinasin, katalanasit tashmë nuk do të ishin vetëm një fitore larg titullit kampion. Futbollisti, edhe pse i dëmtuar dhe jo në formën e tij më të mirë, po bën diferencën për skuadrën e tij, siç ndodhi sot në suksesin 4-2 ndaj Betis, ku u desh hyrja e tij në fushën e lojës për të kthyer një ndeshje që ishte komplikuar shumë. 

Ndonëse tifozeria e Barçës kishte thirrur në kor emrin e argjentinasit, Vilanova vendosi përsëri ta linte atë në stolin e rezervave, duke preferuar të aktivizonte Vijan në qendër të sulmit. Por planet e trajnerit të katalanasve morën një goditje të rëndë kur pas vetëm 2 minutash ishte Pabon që kaloi në avantazh miqtë. Barazimi i shpejtë i Sançez nuk është se zgjoi shumë Barcelonën, e cila vuajti shpesh përballë Betis. Për më tepër, miqtë mbyllën pjesën e parë në avantazh, falë një goli të Ruben Kastro.

Në pjesën e dytë, Barça u duk disi më e vendosur dhe falë insistimit të Vijës vjen edhe goli i barazimit në minutën e 56-të. Por sulmuesi lë fushën e lojës menjëherë pasi gjeti rrugën e rrjetës, me Vilanovën që vendosi të aktivizonte Mesin. Argjentinasit iu deshën vetëm 3 minuta në fushë që të dhuronte një perlë, duke kaluar në avantazh skuadrën e tij me një goditje dënimi mjeshtërore. As 10 minuta më vonë, ai ishte shumë pranë shënimit të një tjetër goli me goditje dënimi, thuajse identik me të parin, por këtë radhë topi u ndal nga traversa. Megjithatë, ai “shleu fajin” me golin e shënuar në minutën e 70-të, që çoi rezultatin në 4-2 duke mbyllur këtë ndeshje të komplikuar për skuadrën e tij.

Kur mbeten 4 javë nga fundi, Barça vazhdon të ketë një avantazh prej 11 pikësh ndaj Real Madrid të vendit të dytë dhe mund të shpallet kampion që në mesjavë, nëse Reali nuk fiton ndaj Malagas. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 04 May 2013 22:39

Real Madid ka fituar 4-3 ndaj Real Vajadolid, duke shtyrë përkohësisht festën e titullit të Barcelonës, që nuk shpallet matematikisht kampion edhe nëse fiton nesër ndeshjen e saj në kampionat. 

Në takimin e luajtur në “Santiago Bernabeu”, protagonisti i ndeshjes ka qenë Kristiano Ronaldo që ka shënuar dy gola në këtë sfidë, duke arritur shifrën e 200 golave në 196 takime me skuadrën madrilene. Portugezi, që shënoi golat 32 dhe 33 të këtij kampionati, ka regjistruar deri tani në total 146 gola në kampionat, 16 në Kupën e Mbretit, 35 në Ligën e Kampioneve dhe 3 në Superkupën e Spanjës.

Veç të tjerave, në këtë ndeshje ka rënë në sy edhe sjellja e tifozerisë në “Santiago Bernabeu”, pasi në fillimin e takimit shumë prej të pranishëmve kanë vërshëllyer emrin e Zhoze Murinjos kur është përmendur nga spikeri i stadiumit, ashtu siç është shoqëruar me vërshëllima edhe zëvendësimi në pjesën e dytë i Gonzalo Higuain. (LajmeShqip.com)

La Liga

Java 34 / Rezultatet

Valencia-Osasuna                   4-0

39’ Soldado, 44’ Rikardo Kosta, 60’ Banega, 90’ (p) Xhonas

Granada-Malaga                      1-0

28’ Ighalo

Real Madrid-Rajo Vajekano     4-3

26’ (ag) Valiente, 32’, 70’ Ronaldo, 49’ Kaka / 8’ Gonzalez, 35’ Havi Guerra, 87’ Luiz Sastre

 
Lajme Shqip Saturday, 27 April 2013 22:22

Real Madrid vazhdon të tregohet dominues në derbin e Madridit, ndërsa ka lënë në fuqi shifrën e bujshme të 14 viteve radhazi pa fitore në derbi të Atletiko Madrid. Skuadra e Murinjos, edhe pse më shumë me mendjen te ndeshja e mesjavës në Ligën e Kampioneve, ka fituar 2-1, duke arritur të mbrojë njëkohësisht edhe vendin e dytë në renditje. 

Në fakt ishte Atletiko që kaloi në avnatazh i pari me anë të Falkao, por një autogol i pafat i Huanfran pas një harkimi të Di Maria solli shpejt barazinë në shifra. Në pjesën e dytë, edhe pse ishte Atletiko që kërkoi dhe iu afrua më shumë golit, ai erdhi nga këmbët e Di Marias, që i dha suksesin e radhës skuadrës së Murinjos.

Madrielënt kanë 6 pikë diferencë nga rivalët e qytetit, ndërsa janë 11 pikë pas Barcelonës që vazhdon të kryesojë në një tjetër natë rekordesh për Mesin, edhe pse nuk arriti të fitonte përballë Atletik Bilbaos. Vendasit e drejtuar nga Bielsa kaluan në avanatzh me Susaeta, por aktivizimi i Lionel Mesit në pjesën e dytë të ndeshjes ktheu plotësisht ekuilibrat e ndeshjes, pasi argjentinasi shënoi golin e baarazimit ndërsa pak minuta më vonë Sançez kaloi në epërsi Barcelonën. Por një gol i Ander Herrera në minutën e 90-të vulosi barazimin 2-2, i drejtë për atë që u pa në fushën e lojës nga të dy skuadrat.

Duhet theksuar se goli i Mesit ishte i 100-ti në këtë kampionat për Barcelonën dhe i 24-ti që argjentinasi shënoi në këtë kampionat në fushën kundërshtare, duke thyer rekordin e mëparshëm që mbahej nga Kristiano Ronaldo. Bilanci sezonal i Mesit është 44 gola në kampionat, ndërsa një sezon më parë shënoi 50, një shifër që mud të arrihet përsëri në 5 javët e mbetura.  (LajmeShqip.com)

La Liga

Java 33 / Rezultatet

Levante-Selta Vigo                    0-1

21’ Fernandez

Atletik Bilbao-Barcelona            2-2

27’ Susaeta, 90’ Herrera / 67’ Mesi, 69’ Sançez

Atletiko Madrid-Real Madrid      1-2

4’ Falkao / 13’ (ag) Huanfran, 63’ Di Maria

Klasifikimi: Barcelona 85 pikë, Real Madrid 74, Atletiko Madrid 68, Real Sociedad 55, Valencia 53, Málaga 50, Betis 48, Rajo Vajekano 46, Getafe 44, Espanjol 43, Sevilja 42, Levante 40, Vajadolid 39, Atletik Bilbao 37, Osasuna 33, Deportivo La Korunja 30, Selta Vigo 30, Granada 29, Majorka 28, Saragoza 27.