12
 
Lajme Shqip Thursday, 12 June 2014 13:11

Labinotë Demi – Murtezi, do të jetë deputetja e parë me shami në Kuvendin e Kosovës.

Kandidatja e koalicionit (PDK- PD) Labinotë Demi – Murtezi, duke u bazuar në procesin e numërimit të votave, ka shprehur besimin se vetëm në Gjilan, mund të sigurojë një numër prej rreth 5 mijë votash.

“Ende mendoj se është herët të flitet për ndonjë rezultat konkret, sepse ende votat nuk janë numëruar, mirëpo besoj që përveç Gjilanit, edhe në komuna tjera kam marrë vota”, ka thënë Murtezi.

Ajo ka sqaruar se nga tetë për qind të votave të numëruara në komunën nga e cila vjen ajo, Gjilani, ka siguruar 500 vota.

Murtezi, është aktualisht anëtare e Kryesisë së PD-së, drejtoreshë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në komunën e Gjilanit, si dhe kandidate për deputete në Kuvendin e Kosoves. Sipas një zyrtari të Partisë së Drejtësisë, Labinotë Demi-Murtezi, mund të jetë kandidatja femër më e votuar në zgjedhjet e 8 qershorit.

 

 
Lajme Shqip Wednesday, 07 May 2014 15:15

Me 90 vota për 4 kundër dhe 3 abstenime, Kuvendi i Kosovës ka marrë vendim që të shpërndajë vetveten. 

 
Me këtë vendim, Kuvendi vendosi që të çojë Kosovën në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
 
Mocioni është ngritur nga një grup prej 57 deputetëve në bazë të marrëveshjes së arritur ndërmjet liderëve të PDK-së dhe LDK-së për shpërndarjen e Kuvendit.
 
Arsyetimin e ka prezantuar deputeti i PDK-së, Arsim Bajrami i cili ka thënë se me këtë vendim, Kuvendi hap procedurat ligjore për shpalljen e datës së zgjedhjeve.
 
Nisma e deputetëve është mbështetur më pas edhe nga grupet parlamentare të PDK-së, LDK-së, përderisa ata të AAK-së kanë prezantuar qëndrime të ndryshme. 
 
Në fjalimin e tij të fundit para kësaj legjislature, kryeministri Hashim Thaçi e ka arsyetuar vendimin për të shkuar në zgjedhje, duke thënë se muajt dhe javët e fundit kanë dëshmuar edhe për jofunksionalitet të institucioneve.
 
Thaçi ka rikujtuar sidomos dështimin e Kuvendit që të themeloj Forcat e Armatosura të Kosovës.

Gjatë përvjetorit të pavarësisë, ai pati premtuar se Kosova do t’i ketë Forcat e Armatosura brenda muajve.
 
“Vendimi për shpërndarjen e këtij Kuvendi po bëhet në pajtueshmëri të plotë të partive kryesore në vend. Argumenti tjetër lidhet me vendimin që javë më parë është marrë nga Qeveria e Kosovës për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës – Ushtrisë së Kosovës. Duhet ta kuptojmë se Kosova duhet të ketë institucione kredibile që marrin vendime në interes të shtetit dhe qytetarëve të vet”, është shprehur Thaçi.
 
Ndërkohë, në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, deputeti Ismet Beqiri tha se është mirë që Kosova po shkon në zgjedhje, ngaqë për tri vjet të kësaj qeverie vendi është udhëhequr keq dhe janë shënuar shumë degradime e kthime prapa në proceset politike.
 
“Për ne nuk është shumë e rëndësishme forma por esenca dhe përmbajtja. Esenca e gjithë kësaj është që të shkohet në zgjedhje dhe qytetarët me votën e tyre, kësaj qeverie e cila sot qenka komplet këtu t’ia tregojnë derën për në shtëpi”, ka thënë Beqiri.
 
Kundër procedurës së shpërndarjes së Kuvendit është shprehur Aleanca Kosova e Re, partnere e PDK-së në koalicionin aktual.
 
Po ashtu, kundër shpërndarjes u deklarua Lëvizja Vetëvendosje. Ky subjekt politik tha se rruga drejt zgjedhjeve duhet të jetë përmes rrëzimit të qeverisë dhe jo shpërndarjen e Kuvendit.
 
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ftoi opozitën që të lënë çështjen e shpërndarjes dhe të ulën se bashku dhe të nënshkruajnë mocionin për rrëzimin e qeverisë.
 
“Nëse shkojmë në zgjedhje me shpërndarje të Kuvendit ne e humbim ofensivën si opozitë. Nëse e rrëzojmë qeverinë, ne hyjmë në zgjedhje si parti opozitare me ofensivë. E ofensiva është çelësi i fitores. Prandaj, ne duhet ta rrëzojmë qeverinë dhe të shkojmë në zgjedhje të ardhme këtë vit”, ka thënë Kurti.
 
Propozimi i Kurtit, megjithatë nuk i ka bindur dy partitë tjera opozitare, të cilat në fund mbështetën shpërndarjen e Parlamentit.
 
Në fund, votimi ka treguar se 90 deputetë mbështetën shpërndarjen e Kuvendit, çka ka lënë të nënkuptohet se nismës së PDK-së e LDK-së i janë bashkuar edhe deputetë të pakicave dhe ata të AAK-së.
 
Tani, pritet që kryetarët e partive politike në konsultim me presidentenAtifete Jahjaga të merren vesh për datën e zgjedhjeve të parakohshme e cila do të shpallet për pjesën e parë të qershorit.
 
Kjo ishte hera e dytë që institucionet e Kosovës nuk arrijnë të përmbyllin mandatin katër vjeçar. Mandatin e kaluar, Kuvendi pati shkarkuar qeverinë dhe më pas ishte shpërnda dhe kishte dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme./Radio Evropa e Lire/ 

 

 
Lajme Shqip Saturday, 19 April 2014 17:10

“Kuvendi i Kosovës më nuk do të aprovojë asgjë.Jam shumë i bindur që ky Kuvend do ta përfundojë punën e tij, ose kësaj të mërkurë ose kësaj jave.Nëse nuk e përfundon formalisht punën atëherë do ta përfundojë realisht,sepse ky Kuvend nuk është në gjendje të marrë vendime të cilat kanë ndonjë relevancë ose një rëndësi të caktuar,ngase nuk e ka shumicën”, ka deklaruar kryetari i LDK-së Isa Mustafa. Ai tha se pas seancës së Kuvendit që do të mbahet këtë të enjte, ku do të diskutohet vazhdimi i mandatit të EULEX-it dhe krijimin e Gjykatës speciale, bashkë me partitë tjera do të merren vesh që ta shpërbejmë Kuvendin, në mënyrë që të shkojmë në zgjedhje të parakohshme.

Sipas tij, nuk ka më arsye të mbahet një Kuvend i cili e ka paralizuar vetën.

Këto komente Mustafa i bëri, gjatë një ligjëratë të mbajtur sot me studentët e Universitetit AAB, ku foli për plan-programin e LDK-së. 

 
Lajme Shqip Saturday, 29 March 2014 16:58

Partia Demokratike e Kosovës nuk mund të mburret se është forca më e madhe parlamentare. Nga e premtja, vendin e parë e ndan me Lidhjen Demokratike të Kosovës, të cilës ia pati marrë primatin në zgjedhjet e vitit 2007. Pas Jakup Krasniqit, Fatmir Limajt e Haxhi Shalës, së fundmi nga PDK-ja është larguar edhe deputetja nga Ferizaj, Lumnije Morina. Lëvizja e kësaj të fundit ka bërë që brenda një viti, partia e Thaçit të mbetet në vetëm 29 deputetë nga gjithsej 33 sa i ka pasur më herët. 

Ndërkaq partia e Isa Mustafës në zgjedhjet e fundit lokale, më 3 nëntor kishte sjellë në radhët e veta edhe dy deputetë, Muhamet Mustafën dhe Alma Lamën, duke e çuar kështu në 29 numrin e deputetëve të kësaj partie.

 
Lajme Shqip Thursday, 27 March 2014 15:31

PDK dhe LDK kanë debatuar nëse në Ligjin për Veteranët duhet të përfitojnë edhe veteranët e FARK-ut.

Ndërsa Kryeministri Hashim Thaçi është shprehur se Ligji për Veteranët e Luftës do përfshirë të gjithë luftëtarët që kanë luftuar kundër forcave serbe.

“Nuk do t’i mohohet asnjë luftëtari të UCK-së të drejtat e tij dhe benificionet që i takojnë. Të gjithë njerëzit që kanë luftuar me armë në dorë kundër ushtrisë serbe dhe kanë bartur uniformën e UÇK-së”, është shprehur Thaçi, duke theksuar “S’kam takuar ndonjë ushtar tjetër përpos të UÇK’së”.

Kryeministri Hashim Thaçi ka konfirmuar marrëveshjen me Qeverinë e Bujar Bukoshit për unifikimin e forcave të UÇK-së dhe FARK-ut kundër forcave serbe.

Thaçi deklaroi se me ish-kryeministrin Bukoshi kishin rënë dakord për unifikimin e të gjitha forcave politike dhe ushtarake nën një emblemë siç ishte UÇK-ja.

“U pata pajtuar me Bujar Bukoshin që krejt ushtarët të luftojnë me emblemën e UÇK’së”, ka thënë Thaçi, në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Ismet Beqiri, ka kërkuar nga Kryeministri Thaçi që në ligjin për veteranët të përfshihen edhe luftëtarët që kanë qenë në komandën e Qeverisë së Bujar Bukoshit apo FARK-ut.

Para se të vendosnin për ligjin për veteranët deputetët kanë kërkuar dhjetë minuta pushim për t’u kthyer dhe për të vendosur nëse do të hyjë në rend të ditës Ligjipër Veteranët e Luftës. Pas diskutimeve dhe pas votimit është vendosur që ku ligj të mos hyjë në rend të ditës gjatë seancës së sotme parlamentare. /albeu/

 
Lajme Shqip Thursday, 20 March 2014 16:23

Deputetet e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar sot në lexim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, dhe viktimave civile të luftës dhe familjeve të tyre.

Time Kadrija deputete e AAK-së, thekson se ky projektligj është i mirëseardhur pasi këtu janë përfshirë edhe femrat edhunuara gjatë luftës.

“Me këtë projektligj janë përfshirë e gjithë ajo çka është debatuar në seancë për një kategori të viktimave civile, kyprojektligj ka qenë në plotësim-ndryshim. Dhe plotësim- ndryshimi ka ardhur për përfshirjen e femrave të dhunuara, ndërsa, edhe viktimat civile të cilat u debatuan sot si dhe kategoritë e tjera janë të përfshira në ligjin bazë”, është shprehur Kadrija.

Ndërsa për deputeten e LDK-së Alma Lama, e keqja e këtij projektligji është se nuk është miratuar buxheti i cili do t’i vinte në ndihmë viktimave të luftës, duke shtuar se janë diku rreth 20 mijë gra të dhunuara gjatë luftës. Ajo tha se në ligjin që është miratuar është lënë një hapësirë kohore rreth 4 vjet që femrat kanë mundësi të lajmërohen, njofton RTK.

“Sot ia dolëm që të miratohet më shumë vonesë projektligji ku janë përfshirëviktimat e dhunës seksuale, por e keqja është që nuk është miratuar buxheti i cili do t’i vinte në ndihmë sado pak këtyre viktimave”, ka deklaruar Alma Lama. /albeu.com/

 

 
Lajme Shqip Wednesday, 13 November 2013 13:35

Prishtine- Përpos pagave dhe mëditjeve, deputetët e Kuvendit të Kosovës kompensohen me rreth 4000 euro në vit për shpenzimet e rrugës, ndonëse shumica prej tyre banojnë në Prishtinë.

Sipas një dokumenti të siguruar nga gazeta “Zëri”, gjatë vitit të kaluar shpenzimet e rrugës për 75 ligjvënës kosovarë kanë arritur shumën prej mbi 170 mijë euro.

Përpos pagës mujore prej rreth 1500 euro, 240 eurove në muaj për pjesëmarrje në seancat plenare, deputetët marrin mbi 300 euro edhe për shpenzimet e rrugës.

Çështja e shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve është e rregulluar me vendim të Kuvendit të Kosovës, i cili parasheh decidivisht kompensim për shpenzimet e udhëtimit për pjesëmarrje të deputeteve në punimet e seancave plenare dhe në komisione nga 10 euro deri në 30 kilometra, kurse nga 20 euro deri në 60 kilometra dhe 30 euro më shumë se 60 kilometra.

E para në listë me shpenzime më të larta të rrugës është deputetja Jasmina Zivkoviq, e cila udhëton nga Shtërpca për në Prishtinë dhe gjatë vitit 2012 ka shpenzuar 4720 euro.

Lista me shpenzime

Shpenzimet e rrugës së deputetit, Rasim Demiri, kanë arritur shumën e përgjithshme prej 4500 euro, Jelena Bontiq ka dërguar faturën e shpenzimeve të rrugës në relacionin Brezovicë-Prishtinë dhe anasjelltas prej 4400 euro.

Deputetit të PDK-së, Nait Hasani, shpenzimet e rrugës i kanë arritur në 4230 euro.

Deputeti i LDK-së,Armend Zemaj, për rrugë gjatë një viti i ka shpenzuar 3990 euro. Edhe deputetja Sevdije Lama ka shpenzuar 3990 euro, ndërsa deputetja tjetër e PDK-së, Safete Hadergjonaj, ka shpenzuar 3780 euro./ Zëri/

 
Lajme Shqip Thursday, 04 July 2013 09:07

Prishtinë – (E plotësuar) Me 70 vota për, 21 kundër dhe 2 abstenime nuk ka arritur të kaloj në lexim të parë ky projektligj, pasi që janë dashur 2/3 e votave të deputetëve.

3,PDKShaip Muja,PDK,Yes

5,PDKElmi Recica,PDK,Yes

6,PDKLatif Gashi,PDK,Yes

8,PDKZenun Pajaziti,PDK,Yes

9,PDKBehar Selimi,PDK,Yes

10,PDKXhavit Haliti,PDK,Yes

11,PDKFadil Demaku,PDK,Yes

12,PDKIdriz Vehapi,PDK,Yes

13,PDKAdem Grabovci,PDK,Yes

14,PDKFatmir Xhelili,PDK,Yes

15,PDKHalit Krasniqi,PDK,Yes

16,PDKRame Vataj,PDK,Yes

17,PDKRamiz Ladrovci,PDK,Yes

19,PDKSala Berisha-Shala,PDK,Yes

20,PDKBlerta Deliu-Kodra,PDK,Yes

23,PDKLumnije Morina,PDK,No

24,PDKSalihe Mustafa,PDK,Yes

25,PDKXhevahire Izmaku,PDK,Yes

27,PDKSafete Hadergjonaj,PDK,Yes

29,LDKIsmet Beqiri,LDK,Yes

30,LDKArben Gashi,LDK,Yes

31,LDKKimete Bytyqi,LDK,No

32,LDKLutfi Haziri,LDK,Abstain

33,LDKNaser Osmani,LDK,Yes

34,LDKAnton Quni,LDK,Yes

35,LDKHashim Deshishku,LDK,Yes

37,LDKBahri Thaqi,LDK,Yes

39,LDKSkender Hyseni,LDK,Yes

40,LDKVjosa Osmani,LDK,No

41,LDKArmend Zemaj,LDK,No

42,LDKImri Ahmeti,LDK,Yes

43,LDKHaki Demolli,LDK,Yes

44,LDKSalih Morina,LDK,Yes

45,LDKNazane Breca,LDK,Yes

46,LDKSadri Ferati,LDK,Yes

47,LDKRita Hajzeraj-Beqaj,LDK,Yes

48,LDKTeuta Sahatqija,LDK,Yes

49,LDKLirije Kajtazi,LDK,Yes

50,LDKLutfi Zharku,LDK,Yes

51,LDKHykmete Bajrami,LDK,Yes

52,LDKSali Asllanaj,LDK,Yes

53,LDKAferdita Berisha-Shaqiri,LDK,Yes

55,VVAlbin Kurti,VV,No

56,VVFlorin Krasniqi,VV,No

57,VVGlauk Konjufca,VV,No

58,VVRexhep Selimi,VV,No

60,VVLiburn Aliu,VV,No

61,VVAlbana Fetoshi,VV,No

62,Pa GPAgim Kuleta,LB,No

63,VVVisar Ymeri,VV,No

64,VVAfrim Kasolli,VV,No

65,VVAlma Lama,VV,No

66,Pa GPAurora Bakalli,LB,No

67,VVAlbana Gashi,VV,No

68,VVAlbulena Haxhiu,VV,No

69,KKRUke Rugova,AAK,Yes

70,AAKDaut Haradinaj,AAK,Yes

71,AAKDonika Kadaj-Bujupi,AAK,Yes

72,AAKBlerim Shala,AAK,Yes

75,AAKArdian Gjini,AAK,Yes

76,AAKBurim Ramadani,AAK,Yes

80,Pa GPMuhamet Mustafa,AKR,No

81,Pa GPEmin Gerbeshi,,No

82,KKRMyzejene Selmani,AKR,Yes

83,KKRSevdije Lama,AKR,Yes

84,SLSPetar Miletic,SLS,Yes

85,ZBGoran Marinkovic,ZB,Yes

86,SLSJelena Bontic,SLS,Yes

87,SLSJasmina Zivkovic,SLS,Yes

88,ZBBiserka Kostic,ZB,Yes

90,SLSSasa Milosavljevic,SLS,Yes

91,ZBVesimir Savic,ZB,Yes

95,6+Mufera Sinik,KDTP,Yes

96,6+Rasim Demiri,VAKAT,Yes

97,6+Duda Balje,VAKAT,Yes

98,ZBSasa Djokic,ZB,Yes

99,KKRDanush Ademi ,PDAK,Yes

100,ZBEtem Arifi,ZB,Yes

102,ZBHamza Balje,ZB,Yes

103,AAKXhevdet Neziraj,IRDK,Yes

104,SLSMurselj Haljilji,GIG,Yes

105,6+Allbert Kinolli,PREBK,Yes

106,PDKHydajet Hyseni,PDK,Abstain

108,PDKNait Hasani,PDK,No

109,PDKArsim Bajrami,PDK,Yes

110,PDKBerat Buzhala,PDK,Yes

111,PDKKurtan Kajtazi,PDK,Yes

112,PDKValbona Dibra,PDK,Yes

115,KKRSuzan Novoberdaliu,AKR,No

116,ZBBoban Todorovic,ZB,Yes

117,AAKBali Muharremaj,AAK,Yes

118,6+Fikrim Damka,KDTP,Yes

119,ZBMilivoje Stojanovic,ZB,Yes

 

***

Debati për Projektligjin e Amnistisë ka ngjallur debate të ashpra në Kuvendin e Kosovës. Partitë opozitare si LDK dhe AAK e kanë përkrahur në parim Projektligjin, me kusht që të bëhen disa ndryshime në lexim të dytë.

Fillimisht zëvdnëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, gjatë prezantimit të Projektligjit para deputetëve, ka thënë se ai nuk amneston vrasësit.

Kuçi u është përgjigjur debateve të fundit, duke thënë se rasti i Enver Zymberit dhe Selver Haradinajt, nuk përfshihet në këtë amnisti.

“Këtu nuk përfshihet asnjë vrasje apo lëndim i personave zyrtar. Nuk përfshihet rasti i Enver Zymberit apo Selver Haradinajt”, ka thënë veç tjerash Kuçi.

Ndërkaq Haki Demolli nga LDK ka thënë se kjo parti e përkrahë në parim Projekligjin duke shtuar se ai duhet të pësojë disa ndryshime. Për LDK-në sipas tij, është shqetësuese që në këtë Projektligj është përfshirë një numër i madh i veprave penale. Ngjashëm mendojnë edhe deputetët e AAK-së, të cilët thanë se kjo parti përkrahë projektligjin, me kusht që të ketë përmirësime në të.

E Vetëvendosje është kundër projektligjit, ku në emër të kësaj partie, Albulena Haxhiu tha se ligji ka për qëllim amnistimin e kriminelëve në veri dhe qeveritarët e korruptuar. 

 

Beqiri-Thaçit: I vetëm mund ta bësh komunë edhe Burojën

 

Prishtinë –  Në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Kosovës  debatet më të ashpra u zhvilluan rreth Ligjit për caktimin kufijve komunalë. Në debatin në vijim u tha se caktimi i kufijve komunalë tani është i dëmshëm pas caktimit të datës së zgjedhjeve lokale nga presidentja e vendit Atifete Jahjaga  për 3 nëntor. 

Por kahun e debatit e ndryshoi krejtësisht kur para foltores së Kuvendit doli kryeministri Thaçi i cili tha se bëhet fjalë për marrjen vendimit për themelimin e dy komunave të reja në Rogovë, në Gjonaj e më pas edhe në Kodër të Trimave, raporton koha. 

Kundër propozimit të kryeministrit u ngri kryetari Grupit parlamentar të LDK –së Ismet Beqiri i cili i tha kryeministrit Thaçi se ju mund të vendosni për formim komunash në Burojë e Komoran e Tophane, por në këtë votim nuk do të marrë pjesë LDK-ja. 

Pas këtij insistimi Projekt ligji për formimin komunave të reja, me propozim të Hashim Thaçit. 

Seanca po vazhdon punimet për miratimin e Ligjit për Amnsti.  

 

Shqyrtohet projektligji për amnisti, protestë para Kuvendit 

Prishtinë -( E plotësuar) Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, përmes një aksioni para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, kanë kundërshtuar projektligjin për amnisti, i cili pritet të shqyrtohet sot në Kuvend.

Akivistët e kësaj lëvizje kanë shfaqur shpresën se “ka deputetë që kanë ndërgjegje” dhe do të mundësojnë që të mos bëhen 80 vota për kalimin e ligjit.
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka thënë se ky projekt-ligj tregon pasojat e para të marrëveshjes së arritur me Serbinë.
“Me këtë ligj po amnistohen dy grupe. Njëri janë të gjitha krimet që janë kryer nga strukturat ilegale në veri, si: djegia e pikave kufitare dhe gjithçka që është bërë në emër të dëmtimit të shtetit të Kosovës – pra, do të lirohen të gjithë ata kriminelë dhe nuk do të ndiqen penalisht. Në këtë emër të aminstimit kemi edhe grupin e dytë, që janë uzurpimi i pronës së paluajtshme, sulmi ndaj personave zyrtarë… Shihet se këta deputetë kanë dashur t’i amnistojnë kriminelët e tyre”, është shprehur Ahmeti.
Për miratimin e Ligjit për Amnistinë në Kuvendin e Kosovës, do të nevojiten dy të tretat e votave të deputetëve.
Ligji për Amnistinë thuhet se rregullon kushtet dhe procedurën me të cilën jepet amnisti për personat që janë dënuar për një vepër penale, personat që janë nën ndjekje penale për vepra penale, apo personat që mund të jenë objekt i ndjekjes penale për veprat penale, të kryera para 20 qershorit të vitit 2013, brenda territorit që tani përbën Republikën e Kosovës.

 

KDI: Ligji i amnistisë në favor të politikanëve

 

Instituti Demokratik i Kosovës është e shqetësuar me përmbajtjen e ‘Projektligjit për Amnistinë’ i cili është planifikuar për miratim në lexim të parë, në seancën e nesërme plenare të Kuvendit të Kosovës.

Në një komunikatë për medie KDI konstaton se përmbajtja e tillë e këtij projektligji është në kundërshtim të plotë me interesat e qytetarëve të Kosovës dhe cenon sigurinë nacionale dhe interesin publik në Kosovë.

“Qeveria e Kosovës përkatësisht Ministria e Drejtësisë si sponzoruese e këtij projektligji, po tenton që përmes këtij projektligji të amnistojë një numër të madh të personave me precedente penale që janë pjesë e strukturave politike, institucionale apo edhe në pozita të larta publike”, thuhet në komunikatëne KDI-së.

“Qeveria e Republikës së Kosovës po ashtu ka paraparë që kategori të veprave penale që do t’i nënshtrohen amnistisë të jenë edhe shumë vepra penale apo krime ordinere si: vjedhja, fajdeja, haraçi, etj, e të cilat kanë dëmtuar rëndë jetën e qytetarëve të Kosovës që nga paslufta e deri më tani. Gjithashtu amnistia e veprave penale që lidhen me krimet ekonomike, janë mesazhe tejet të dëmshme dhe të rrezikshme për shoqërinë tonë”, thuhet tutje në këtë komunikatë.

Sipas KDI-së, e cila është edhe bartëse e Amnesty International Kosova, duke u nisur nga fakti se ky projektligj, “është kundër interesave të qytetarëve të Kosovës dhe kundër përpjekjeve për ndërtimin e shtetit ligjor”, KDI iu bën thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që mos ta votojnë këtë projektligj dhe të njëjtin t’ia kthejnë qeverisë për ripunim.

 

***

Kuvendi i Kosovës pritet të miratojë sot Ligjin për Amnisti, i cili buron nga Marrëveshja e Brukselit.

Projekt-ligji ka nxitur reagimin kundër të një pjese të opozitës, të analistëve dhe shumë qytetarëve.

Këta të fundit kanë paralajmëruar për sot protesta para Kuvendit të Kosovës. 

 
Lajme Shqip Tuesday, 28 May 2013 16:34

 

Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së parë Ndërkombëtare të parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe planit të zbatimit për këtë marrëveshje u miratua sot pa ndonjë debat nga Qeveria e Kosovës.

Në mbledhjen e ekzekutivit të vendit të mbajtur të martën është miratuar me shumicë votash ky projektligj. Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se pas nënshkrimit të planit të zbatimit nga të dyja palët, është paraparë që marrëveshja të ratifikohet nga të dyja shtetet.

 “Ne jemi pajtuar që ditën e enjte kur e kemi nënshkruar planin e zbatimit të marrëveshjes, por që diçka të ratifikohet duhet të jetë e pajtueshme për të dyja palët dhe tani Serbia e ka dhënë pajtimin. Ne sot kemi menduar që ta kalojmë edhe në Qeveri këtë çështje dhe ta procedojmë menjëherë në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë kryeministri Thaçi.

Ndërsa zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi ka dhënë më shumë detaje rreth këtij projektligji.

Ai ka thënë se ky projektligj ratifikon marrëveshjen e parë ndërkombëtare për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, kjo marrëveshje është miratuar nga Kuvendi më 22 prill 2013 përmes rezolutës dhe plani i zbatimit që është përafruar nga dy kryeministrat dhe ky plan i zbatimit është miratuar nga Qeveria.

“Theksoj se edhe marrëveshja e parë janë pajtuar dhe miratuar nga pala tjetër. Marrëveshja e parë ndërkombëtare do ta keni në shtojcën e parë dhe planin e zbatimit që është në marrëveshje. Këto të dyja do të jenë pjesë përbërëse të këtij ligji. Ky ligj i obligon dy republikat ta zbatojnë. Jam i bindur që me miratimin e këtij dhe ratifikimin e tij hapet mënyra e qartë e zbatimit të marrëveshjes të nënshkruar më parë”, ka theksuar Kuçi.

Ndërkohë në rend të ditës ka qenë edhe Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për kufijtë administrativ të komunave, ku edhe ky projektligj me shumicë votash është miratuar.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sllobodan Petroviq ka thënë se MAPL në bazë të mandatit propozon ndryshimin e projektligjit për kufijtë administrativë, për dy komunat e reja që do të formohen

Formimi i dy komunave të Hasit, normalisht që parasheh edhe implikime buxhetore.

 

 
Lajme Shqip Monday, 20 May 2013 10:59

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi përmendi tre emra të zyrtarëve të partisë së tij të cilët mund ta zëvendësojnë atë në postin e kryeministrit.

Kryeministra të ardhshem sipas tij mund të jenë figura politike si Kadri Veseli, Fatmir Limaj e Hajredin Kuçi.

” Nëse unë nuk do të rikandidoj atëherë njëri nga kandidatët e mundshëm për kryeministër janë: z.Kadri Veseli,  z.Fatmir Limaj dhe z.Hajredin Kuqi”, ka deklaruar Thaçi.

Kryeministri ka folur edhe për rastin Limaj ku është si dëshmitar.

Ai ka thënë se i ka raportet e mira me ish-ministrin e Transportit.

“Limaj padrejtësisht po akuzohet nga misioni për sundimin e rendit dhe ligjit EULEX. Limaj shpejt do të jetë i lirë pranë familjes së tij dhe do të rikthehet fuqishëm në skenën politike”, ka thënë Thaçi.

12