Lajme Shqip Wednesday, 06 February 2013 18:55

Tiranë – Një 30-vjeçare shtatzënë në muajin e nëntë ka shpëtuar mrekullisht bashkë me beben e saj, falë një ndërhyrje të specializuar të ekipit të mjekëve të sanatoriumit dhe atij të maternitetit “Koço Gliozheni”.

“Pata një komplikacion, një marrje fryme të menjëhershme. Këtu humba fare thuajse ndjenjat, nuk kisha më fare frymëmarrje”, tregon nëna Patris Nika.

Nëna e re është paraqitur para një jave në gjendje të rëndë shëndetësore në sanatorium, duke vijuar me tej me frymemarrje te komanduar, aq sa mjekët janë vënë në dileme, nese duhet te shpetonin beben apo nenen.

“Nëna ishte në gjendje mjaft të rëndë shëndetësore ishte me frymëmarrje artificiale, bebi ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore sepse kishte rënie të rrahjeve të zemrës. Eshtë bërë e mundur që të lindë me urgjencën më të madhe. Në momentin e lindjes bebi ka qenë me 30 deri 40 rrahje në minutë, ndërkohë që norma është 140 rrahje per minute. Eshtë transportuar menjëherë urgjentisht në reanimacion në maternitet dhe bebi ka qenë një ditë e gjysmë i intubuar. Më pas e mori veten gradualisht dhe tani bebi është në gjendje shumë të mirë shëndetësore, pret që të dalë edhe nëna nga spitali”, thotë Rubena Moisiu, drejtoreshë e maternitetit “Koco Gliozheni”.

Ekipi i kirurgeve gjinekologe ka kryer operacionin ne Sanatorium, duke shpetuar beben e pare te kesaj nene te re, e cila eshte paraqitur me insuficiense respiratore per shkak te problemeve kardiake.

“Ka ardhur me vuajtje të frymëmarrjes, insuficiensë të rëndë respiratore. Vuante mushkëria, vuante edhe zemra. Nëna vazhdon në mjekim, sepse përvec patologjisë, mbetet ende problem kardiomiopatia perinatale”, thotë Epaminonda Fybe, drejtor i Sanatoriumit.

Ministri i Shëndetesise Vangjel Tavo ka vizituar nenen, e cila vazhdon te trajtohet nen kujdesine mjekeve te sanatoriumit, po nderkohe inkurajon bashkepunime te tilla te ekipeve mjekesore edhe me spitalet jopublike .

“Problemi realisht ka qenë shumë serioz dhe falë një bashkëpunimi shumë të mirë midis drejtorisë dhe ekipit mjekësor të sanatoriumit dhe drejtorisë dhe ekipit mjekësor të maternitetit është bërë e mundur që të shpëtojnë dy jetë, edhe gruaja edhe fëmija”, thotë Tavo.

Fale bashkepunimit te dy ekipeve mjeksore jane shpetuar dy jete.Tashme Mami Patris do te gezoje bebe e saj te parë Klea, te cilen ende nuk e ka pare.(T.CH/LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 04 February 2013 20:51

Gjermani – Një qendër sociale për integrimin e emigrantëve, me kurse për mësimin e gjuhës gjermane për të huajt. Pas vitesh të tëra diskutimesh, mund të jetë ky fati i shtëpisë austriake ku 20 prillin e 1889-ës lindi diktatori nazist Adolf Hitler.

Pushteti lokal i qytezës Braunau, që me Ministrinë e Brendshme menaxhon prej dekadash ndërtesën në pronësi të një zonje austriake që ruan anonimatin, po merr në konsideratë kthimin e godinës në një qendër sociale.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja austriake “Kurier”, sipas të cilës organizata Volkshifle, që në gjermanisht do të thotë “ndihmë për popullin”, i është përgjigjur me interes ofertës së bërë nga këshilli bashkiak për kthimin e shtëpisë së diktatorit në strehë për emigrantët.(T.CH/LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 04 February 2013 17:27

SHBA – Çdo vit, korporata “IBM” zgjedh mes teknologjive të reja pesë prej tyre, për të cilat ajo mendon se do të ndryshojnë botën në pesë vitet e ardhshme.

Lista vjetore e kompanisë, e quajtur “Pesë brenda pesë”, në të kaluarën është përqendruar tek risitë për telefonat celularë, imazhet 3 dimensionale, sistemet e transportit dhe teknologjitë e energjisë.

Këtë vit, lista e “IBM”-së përmban pajisje që do të zotërojnë aftësi të shqisave tona, madje edhe më tepër: “Makinat inteligjente së shpejti do të jetë në gjendje të dëgjojnë tingujt përreth dhe të nxjerrin në pah ato që na interesojnë më tepër”, thotë “Zëri i Amerikës”.

Për shembull, një sistem i avancuar do të mund t’u tregojë prindërve pse është duke qarë fëmija i tyre i vogël, sepse është i semurë, i urritur apo thjesht ndihet i vetmuar.(T.CH/LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 14 January 2013 12:08

SHBA – Astronomët kanë zbuluar galaktikën spirale më të madhe në pjesën më të afërt të Universit. Galaktika NGC 6872 rezulton të jetë pesë herë më e madhe se Rruga jonë e Qumështit, njofton NASA. Kjo u bë e qartë nga analiza e të dhënave të arkivit të teleskopit “të ndjerë” me rreze ultravioletë GALEX, i cili u fik në shkurt të vitit 2012, pas 9 vjetëve punë.

Disku i galaktikës, i cili ndodhet në konstelacionin Paulina 212 milionë vite drite larg nga Toka, ka një shtrirje prej 522.000 vitesh drite. Astronomët besojnë se galaktikat e mëdha, duke përfshirë edhe tonën, rriten në sajë të gllabërimit të galaktikave të vogla simotra.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 28 December 2012 15:46

SHBA – Ekspertët për Kombet e Bashkuara  kanë bërë projektime të të dhënave për atë se si do të dukej bota në vitin 2100. Do të jemi 10 miliardë banorë, ndërsa naftë dhe ushqim do të ketë shumë më pak… Me numrin e tanishëm të banorëve në Tokë prej 7miliardësh, i cili rritet çdo moment, shumë njerëzve u intereson se si do të dukej jeta në botë në vitet e ardhshme.Ekspertët për Kombet e Bashkuara kanë bërë projektimet për atë se si duhet të dukej bota në vitin 2100. Kështu parashikohet që numri i banorëve do të rritet në rreth 10 miliardë, ndërsa më shumë se 80 për qind e popullatës do të jetojë në qytete.

Ushqimi dhe nafta mungojnë që tani, ndërsa situatë edhe më e rëndë do të jetë pas rreth nëntëdhjetë vjetësh. Ndryshime do të ketë edhe në numrin e gjuhëve që do të fliten. Kështu, tani në botë ka rreth 7.000 gjuhë, ndërsa me kalimin e viteve një numër i madh i tyre nuk do të përdoret më. Gjuha mbizotëruese do të jetë anglishtja, shkruan “Business Insider”.

Dukshëm do të rritet edhe përqindja e njerëzve më të moshuar se 65 vjeç.

Kështu në vitin 2010 në botë ka pasur 7.6 për qind më të moshuar se 65 vjeç, derisa për vitin 2100 parashikohet që ky nunër do të rritet në 22.3 për qind. Në përputhje me këtë do të zgjatet edhe jetëgjatësia mesatare nga 68 në 81 vjeç.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 26 December 2012 16:25

SHBA – Herën e fundit që njeriu ka shkuar në Hënë ka qenë para 40 vjetësh, kjo duket me të vërtetë një kohë e gjatë. Tani një kompani private amerikane  “Golden Spike”, po përpiqet ta ripërtërijë interesimin, duke krijuar sistem të transportit për në Hënë, të cilin mund ta përdorë secili vend.

Menaxheri i kësaj kompanie, Max Vozoff, thotë se po planifikon “është diçka si hekurudhë për në Hënë”.

Kompania “Golden Spike” ka shpallur këtë plan në  fillim të këtij muaji se shpreson se do ta ndërtoj një sistem raketor, që do të jetë në gjendje të mundësojë fluturimin e dy personave në Hënë dhe kthim prapa në Tokë, për çmimin prej 1.5 miliardë dollarësh, për një fluturim, deri në vitin 2020, transmeton Koha.

Kompania thotë se shpreson që kjo do të zgjojë interesim në shumë vende të botës për t’i dërguar astronautët e tyre në Hënë.

Por cilat do të ishin ato vende dhe çfarë do të kërkonin. “Janë një gjysmë duzine vendesh, që po dërgojnë anije robotike në Hënë, vetëm gjatë kësaj dekade dhe çmimi për të gjitha këto misione është afër asaj që ne propozojmë, me qëllim që t’i dërgojmë dy njerëz në Hënë”, thotë Max Vozoff, menaxher i kompanisë Golden Spike. Por, kur flitet për sistemin e transportit me njerëz, çmimi duket se është jashtëzakonisht i lartë.

“Golden Spike” vlerëson se çmimi për këtë lloj programi do të ishte prej 7 e deri në 8 miliardë dollarë, përfshirë zhvillimin dhe testimin. A mund të gjenden investitorët për këtë program?

“Mendoj se do të shihet gjatë tetë viteve të ardhshme. Nuk ka shumë projekte madhore të infrastrukturës, që fillojnë me të gjitha të hollat, që presin në xhirollogaritë e kursimeve. Në këtë aspekt, ne nuk bëjmë përjashtim. Nga ana tjetër, ky çmim është një e pesëdhjeta e çmimit që ishte dëshiruar për kapacitete të ngjashme.”

“Tash çmimi afërsisht ndahet ndërmjet atij për zhvillim dhe për testim, që do të thotë se ekziston një program testues gjithëpërfshirës për fluturime në gjithësi, i shoqëruar me këtë zhvillim para se ju ndonjëherë ta futni njeriun në bord të gjërave të këtilla”, thotë Max VoVozoff.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 22 December 2012 19:35

Nju-Jork – Video e këngës “Gangnam Style” cila ka arritur një popullaritet të jashtëzakonshëm e kënduar nga reperi i korean PSY, ka thyer një rekord me një miliard klikime në YouTube.

Është hera e parë që ndonjë video ka mund të arrij një numër kaq të madh të klikimeve. Video ishte postuar më 15 korrik të këtij viti, dhe ka arritur që deri më tani mesatarisht të ketë 200 milionë klikime për muaj.

Rekordi i kaluar ka qenë me 800 milionë klikime të cilin e ka mbajtur video e këngës “Baby” e kënduar nga Justin Bieber.

“Gangnam Style” gjithashtu është emri e dytë më i kërkuar në Google gjatë vitit 2012, pas këngëtares “Whitney Houston”, e cila vdiq në shkurt të këtij viti.

Në fillim të këtij viti, reperi PSY emri i vërtet i të cilit është Park Jae-Sang është shpërblyer me Urdhërin Okgwan, një nga urdhërat më të lartë të Koresë së Jugut.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 22 December 2012 18:45

Nju-Jork- Incizime të pabesueshme të rëntgenit të motrave binjake siameze Alison Xhun dhe Amelija Li Taker nga Nju-Jorku tregojnë se sa i komplikuar ka qenë operimi i kryer në muajin nëntor. Intervenimi kirurgjik ka zgjatur shtatë orë, kurse në të kanë marrë pjesë 40 anëtarë të stafit mjekësor.

Binjaket kishin 9 muaj moshë kur iu nënshtruan operimit për ndarje të gjoksit dhe pjesës abdominale.

Mjekët thonë se Alison është më e vogël, por më e fuqishme, kurse Amelia është më e përparuar, por gjendet akoma në kurim intensiv.

Vogëlushet ishin të ngjitura në pjesën e poshtme të gjoksit dhe barkut, kurse kishin të përbashkët gjoksin, diafragmën, qesen e zemrës dhe mëlçinë. 

Binjakët e ngjitur (siamezë) lindin në çdo 50-60 mijë lindje, kurse shumica nuk mbijetojnë.

Rreth tri të katërtat (75 për qind) e binjakëve të tillë janë vajza. Gjasat për ndarje të suksesshme dhe përmirësim janë më të mëdha nëse binjakët e tillë kanë sete organesh të ndara. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 05 December 2012 12:20

Pekin  – Ombrella të padukshme….dhe natyrisht kjo risi vjen nga Kina.

Ombrella më e re që do të hidhet në treg përdor forcën e ajrit, ku me anë të një tubi plastik është në gjendje të krijojë një perde të padukshme që do të na mbroj nga shiu, rrebeshi apo bora.

Dizejnatorë të ombrellës së padukshme janë Je Sung Park dhe Woo Jung Kwon dhe ata dëshirojnë që nëpërmjet kësaj ombrellat unike të kontrollohet forca e ajrit në bazë të reshjeve të shiut që bie, po gjithashtu mund të kontrollohet edhe gjatësia e saj.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 03 December 2012 15:20

Londër- E hëna shënon 20 vjetorin e dërgimit të parë të mesazhit përmes telefonave celularë (SMS).

Më 3 dhjetor, të vitit 1992, inxhinieri britanik 22 vjeçar ka dërguar SMS-in e parë (Short Messaging Service) nga kompjuteri i tij në telefonin e një shoku.

Në mesazhin e Neil Papworthit thuhej “Gëzuar Krishtlindjet”.

Një person mesatarisht sot dërgon 50 SMS në javë.

Nga dërgimi i triliona e SMS-ve të dërguara nëpër botë, sot gjenerohen të ardhura vjetore prej 112 miliardë dollarësh.

Gjysma e parë e vitit 2012 megjithatë ka shënuar një rënie të numrit të SMS-ve të dërguar, pasi që gjithnjë e më shumë njerëzit, po iu kthehen mediave sociale, si Facebook e Twitter për të komunikuar me njëri-tjetrin.(LajmeShqip.com)