Lajme Shqip Friday, 03 May 2013 08:34

Atletiko Mineiro është kthyer në një favorite kryesore për të fituar Kupën Libertadores, pasi ka bërë një hap shumë të rëndësishëm drejt çerekfinaleve të turneut. Meritë e këtij suksesi për klubin brazilian që nuk ka triumfuar asnjëherë në arenën ndërkombëtare, vjen pjesërisht nga paraqitjet e Ronaldinjos, i cili po shkëlqen me skuadrën e tij dhe ka qenë protagonist në suksesin e rëndësishëm 2-1 në fushën e Sao Paulo për të bërë një hap tjetër drejt çerekfinaleve. 

Xhadson kaloi në avantazh vendasit në fillimin e ndeshjes por Ronaldinjo shënoi golin e barazimit para pushimit të takimit, ndërsa Tardelli shënoi golin e fitores në minutën e 60-të.

Në këtë edicion, duket se rivalët kryesorë për trofeun më të rëndësishëm për klube në Amerikën Latine do të jenë përveç Atletiko Mineiro edhe dy skuadrat e tjera braziliane, Palmeiras e Gremio, ashtu si edhe argjentinasit e Boka Juniors të cilët janë shumë pranë eliminimit të fituesve në fuqi të Korinthians, pasi i mundën 1-0 në ndeshjen e parë në fushën e tyre. (LajmeShqip.com)

Kupa Libertadores

Velez Sarsfild-Njuells Old Bois          1-0

Real Garcilaso-Nacional                   1-0

Tigre-Olimpia                                     2-1

Tihuana-Palmeiras                            0-0

Santa Fe-Gremio                               1-2

Korinthians-Boka Juniors                   0-1

Sao Paulo-Atletiko Mineiro                 1-2

Fluminense-Emelek                           1-2