Lajme Shqip Saturday, 29 March 2014 17:01

Tifozët e njohur të qytetit të Kumanovës, “Ultras Ilirët”, nuk e kanë harruar pritjen jomiqësore që Artan Grubi iu ka bërë gjatë ndeshjes Shkupi -K.F. Bashkimi, ndeshje e zhvilluar në kuadër të ligës së tretë të futbollit.
Nëpërmjet një kumtese publike në rrjetin social facebook “Ultras Ilirët” kanë paralajmëruar Shtabin e BDI-së se Artan Grubiështë person non grata për ta.

“Grupi i tifozëve te k.f.Bashkimi – Ilirët; duke respektuar të drejtën e secilit individ për përkatësinë e tij partiake do të distancohet nga cfarëdo propagande politike e cila dëshiron ta keqpërdore emrin dhe reputacionin e Ilirëve. Gjithashtu, bëjmë me dije se sulmet fizike dhe ofendimet ekstreme që i përjetuan tifozët tanë dhe futbollistët e Bashkimit gjatë sezonit të kaluar në Shkup përgjithësisht nga tifozët e K.f. Sllogës – Shvercetat janë ende të freskëta, dëmet e së cilave ende janë aktuale. Prandaj, lusim BDI-në, nëse kanë respektin minimal mbi shqiptarët e Karadakut të Kumanovës, qe në aktivitetet e kësaj partie në treven tanë ta parandalojnë pjesmarrjen fizike të personit Artan Grubi, njeri ndër fajtorët kryesorë për të gjitha incidentet e ndodhura mes dy tifozerive”, thuhet në letrën e tifozëve “Ilirët”.

Ata kanë kërkuar nga kryesia e BDI të Kumanovës që të mos përfshihet Grubi në listën e kandidatëve për deputet. /albeu/