Lajme Shqip Sunday, 13 April 2014 12:08

Roja i repartit usharak numër 2210 në vendin e quajtur “Lugu i keq”, në Kukës ka mbetur i plagosur nga një shpërthim.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 09:20 të mëngjesit të sotëm në ish-godinat e Divizionit të Kukësit dhe burime nga policia lokale kanë bërë të ditur se, i plagosur është Kastriot Shahu.

Ky i fundit është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Kukësit dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje. Burimet thanë se, Shahu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Për policinë ende nuk janë të qarta shkaqet e shpërthimi të ndodhur në repartin ushatarak ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Ndërkaq mësohet se, nga shpërthimi ka sjellë edhe shembje të godinës./Shqiptarja/ 

 
Lajme Shqip Friday, 27 September 2013 22:54

Një autobus me pasagjerë nga Kosova, që po kthehej nga Durrësi, është sulmuar nga persona të paidentifikuar.

Autobusi me targa 537KS712 në afërsi të Morinës, është qëlluar nga përpara në krahun e fatorinos, ku fatmirësisht nuk është lënduar asnjë pasagjer.

Shoferi i autobusit ka dëshmuar në polici se sulmi është kryer me armë zjarri, mirëpo policia e Kukësit e ka rrëzuar këtë dëshmi sepse në bazë të ekzaminimit të shenjave rezultoi se autobusi është sulmuar me gurë.

Ende nuk dihen rrethanat e sulmit, nëse sulmi ka për motiv grabitjen apo shkaqe të tjera.

Policia e Kukësit po punon për identifikimin e autorëve, ndërkohë që pasagjerët nuk kanë arritur të fiksojnë asgjë nga autorët.