Lajme Shqip Tuesday, 12 November 2013 18:27

Në kufirin serbo-kosovarë (afër Kurshumlisë) në fshatin e Dabinovcit të Kurshumlisë, në kufirin me Kosovë-Serbi, persona të panjohur nga territori i komunës së Podujevës, “kanë hapur zjarr mbi patrullën e ushtrisë serbe” kanë njoftuar mediat serbe duke ju referuar burimeve nga policia, transmeton agjencia e lajmeve presheva jonë.

Incidenti ka ndodhur kur një patrullë ushtarake gjendej për manovrime në terren në fshatin Shushnjak në kufi mes Repubikës serbe dhe kosovare, ku sipas dëshmitarëve okular ka pasur këmbim zjarri mes dy palëve

“Forcat ushtarake të cilat ishin në krye të detyrës, kanë vërejtur dy persona të cilët hapën zjarr mbi ta, fatmirësishtë pasoja për pjesëtarët e Ushtrisë së Serbisë nuk ka pasur…” thuhet në vazhdim të ketij njoftimi

Hetimet kanë filluar për këto sulme nga autoritetet gjyqësore kompetente, por deri tani nuk ka asnjë shenjë apo informacion zyrtar në lidhje me këtë incident. 

 
Lajme Shqip Sunday, 28 April 2013 14:30

Prishtinë – Deputetja e Listës së Bashkuar Serbe në Kuvendin e Kosovës, Rada Trajkoviq ka thënë se me zbatimin e marrëveshjes së Brukselit në veri të Kosovës asgjë nuk do të ndryshojë në raport me atë çka momentalisht kanë serbët.

“Tani të gjithë bashkërisht duhet të bëjmë përpjekje që me pranimin e kësaj marrëveshjeje popullata mos të drejtohet kah shpërnguljet, që me ndonjë zhurmë në Beograd, popullata të mos frikohet edhe më shumë dhe të mos fillojë të shpërngulet, dhe pas kësaj kur të stabilizohemi duhet ngadalë të punojmë në projektin e kthimit”, ka thënë Trajkoviq, raportojnë mediat serbe.

Sipas saj, liderët serbë nga veriu i Kosovës duan që me një fushatë sa më të fuqishme të punojnë në destabilizimin e Serbisë, sepse mendojnë se Serbia e destabilizuar nuk do të punonte në zbatimin e marrëveshjes.

“Ata llogarisin se do të mbetet status kuoja sa i përket veriut. Kjo praktikisht do të thotë se shkojnë në projektin e realizimit të ndarjes së Kosovës dhe të përgatitjeve për zgjidhje e cila në esencë duhet të jetë ndarja e Kosovës. Ata tërësisht eliminojnë serbët poshtë Ibrit, e do të thosha edhe serbët në Serbinë Qendrore, sepse pas kësaj do të pasonte kriza e tmerrshme politike dhe ekonomike e Serbisë”, ka theksuar ajo.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 20 April 2013 11:47

Prishtinë – Kryetarja e Këshillit të Helsinkut për të drejtat e njeriut, Sonja Biserko ka deklaruar se arritja e marrëveshjes midis Beogradit dhe Prishtinës është lajm i mirë për Serbinë, për Kosovën dhe për gjithë rajonin dhe përmbyll çështjen ballkanike të kufijve, e cila deri më tanin rrinte pezull në ajër.

Marrëveshja ka thënë ajo se është një tregues se edhe njëra, edhe tjetra palë janë të vetëdijshme se sa do të humbnin në rast të dështimit, para së gjithash në rrugën e tyre evropiane.

“Kjo tregon se Serbia nuk ka alternativë tjetër dhe as opsion tjetër dhe se opsioni evropian është diçka që për Serbinë është imperativ. Serbia tani në mënyrë kualitative duhet t’i ndryshojë qëndrimet e saja ndaj gjithë rajonit”, ka thënë Biserko. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 17 April 2013 11:10

Beograd – Kryetari i Serbisë  thotë se pa Serbinë s’ka pavarësi të Kosovës. Ai shton se mosnjohja e pavarësisë është atu që Prishtina në dialog të pranojë atë që është e arsyeshme e normale.

Nikoliq thotë se ekzistojnë kufij që Serbia nuk do të kalojë e ata janë mos shtrirja e plotë e institucioneve të Prishtinës në gjithë territorin e Kosovës.

Kryetari serb në intervistën  për Happy TV se “ashtu siç ekzistojnë shtete që nuk do ta njohin kurrë pavarësinë (e Kosovës) ekzistojnë edhe ato që e kanë njohur atë dhe kanë të drejta të njëjta të vetos dhe këtu është bllokadë e totale”.

Nikolqi ka thënë se supozohet se nga Brukseli ka një “presion të qetë” kundër ekipit  negociues serbe, por ekziston kufiri deri ku mund të durohet ai presion…” (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 05 April 2013 18:48

Beograd –  S’është puna ime, as e drejta, t’i flas më kreut shtetëror të Serbisë se çfarë duhet të bë në këto momente të vështira. GFjithë çfarë kam pasur për të thënë për Kosovën e kam thënë qartë e publikisht dhe e kam shkruar në vitet që i kemi lënë pas. Kështu i ka deklaruar ‘V.novosti’ akademiku dhe ish-presidenti i Republikës Federative të Jugosllavisë, Dobrica Qosiq, me rastin e dilemës historike para të cilës ndodhet sërish Serbia, siç e cilëson  kjo gazetë këtë kohë, kur Serbia duhet të deklarohet rreth marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

 Qëndrimet e veta pr Kosovën Qosiq i kishte parashtruar në një Plenum të Komitetit Qendror të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë (të 14-tin) më 29 maj të vitit 1968, kur ai kishte akuzuar shqiptarët për shovinizëm, antiserbizëm.

Qosiq u shfaq publikisht me idenë për ndarjen e Kosovës pas viti 1981 (pas demonstratave të njohura stundetore në Kosovë – sqarim ynë). Këtë ide e formuloi në librin “Kosovo” të botuar më 2004. Aty ai kishte propozuar haptas kufizimin territorial ndërmjet shqiptarëve e serbëve në Kosovë në bazë të kompromisit historik dhe të drejtës etnike.

 Ai kishte propozuar që ideja e kufizimit territorial të zbatohej përmes referendumit të shqiptarëve e të serbëve në bashkëpunim aktiv me KS të KB, BE dhe SHBA dhe që marrëveshja të njihej e garantohej ndërkombëtarisht.

Duke rezymuar propozimin, Qosiq rikujton:

“Nëse betejën e Kosovës më 1389 turqit e fituan në fushëbetejë, serbët e fituan shpirtërisht. Edhe turqit, edhe serbët këtë betejë gjatë kohë e humbën. Përgjegjësia për të ardhmen kërkon nga serbët dhe shqiptarët që betejën shekullore për Kosovën tani të mos e zgjidhin në fushëbetejë, por rreth tavolinës, me marrëveshje, duke respektuar të drejtat e njërës dhe palës tjetër dhe që hakmarrjen ta zëvendësojnë me bashkëpunim. Kjo është e vetmja mundësi që edhe serbët, edhe shqiptarët të mbesin fitimtarë në Kosovë. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 04 April 2013 10:28

Prishtinë – Ambasada amerikane në Kosovë nuk ka saktësuar të mërkurën nëse Shtetet e Bashkuara janë pro një autonomie për veriun e vendit të banuar me serbë. Është pyetur për autonominë, ndërsa ka kthyer një përgjigje, me të cilën i jep mbështetje dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe i inkurajon palët që të gjejnë një zgjidhje.

“Shtetet e Bashkuara e kanë përkrahur dialogun e lehtësuar nga BE-ja – dhe lidershipin e përfaqësueses së lartë Ashton – që nga fillimi, dhe ne kemi përshëndetur angazhimin serioz të të dy kryeministrave. Nënkryetari Biden e ritheksoi këtë kur ai u takua me kryetarin Nikoliq dhe me kryeministrin Thaçi në Romë muajin e kaluar”, thuhet në një përgjigje të shkruar të Ambasadës, në pyetjet e “Kohës Ditore” që i referoheshin autonomisë. “Sekretari e ka dërguar zëvendësndihmës sekretarin Reeker rregullisht në Bruksel si pjesë e përkrahjes sonë të vazhdueshme për këtë proces”.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 11 March 2013 18:47

Beograd – (E plotësuar) Autoriteteve shtetërore të Serbisë, në takimin e sotëm me kryediplomaten evropiane, Catherine Ashton, do t’iu ofrohen “institucione të caktuara qeveritare në veri të Kosovës dhe një lloj statusi special për këtë pjesë”, shkruajnë mediat serbe, siç transmeton REL.

Sipas tyre, pranimi i kësaj oferte, “do t’i hapte rrugën Serbisë për marrjen e datës së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

“Nëse oferta e Brukselit është e pranueshme për Beogradin, Ashton, më 16 prill do t’i rekomandonte Këshillit të Ministrave që t’i ndajë Serbisë datën për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në bllok”, shkruan Tanjug, duke u thirrur në burimet e veta.

Prishtina është shprehur fuqishëm kundër statusit të veçantë për veriun e Kosovës, duke thënë se për gjithë territorin e vendit do të vlejnë Kushtetuta dhe ligjet e Republikës.

Nikoliq: Po na përgatisin një letër të papranueshme

Kryetari i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka thënë se kreut shtetëror të Serbisë gjatë takimit të tyre të sotëm në Bruksel do t’u ofrohet ‘njëfarë letre’ e cilat tani për tani është e papranueshme për Serbisë.

“Parashoh që sot në Bruksel do të na ofrohet njëfarë letre, konturat e së cilës i kam parë. Nëse nuk do të ketë ndryshime në atë letër, atëherë ajo është e papranueshme për Serbinë”, u ka thënë gazetarëve në Beograd, presidenti i Serbisë.

Sipas tij, do të binte se BE nuk e do Serbinë nëse ‘na ofrojnë letër ku janë përcaktuar ligjet të cilat ndërkohë janë marrë në Prishtinë, pas asnjë shqyrtim në atë se çfarë janë të drejtat e Serbisë, nëse nga ajo letër bëhet e qartë që ata heshturazi pranojnë Kosovën si shtet’.

I pyetur se çfarë është ajo letër, Nikoliq ka thënë se aty janë paraparë të drejtat e bashkësisë serbe në kuadër të administratës së Prishtinës dhe se ato janë të drejta të cilat parashikohen me ligjet për vetë-administrim lokal dhe akte të tjera.

I pyetur se çfarë nëse ajo janë kushte për përfitim të datës së nisjes së negociatave për anëtarësim, Nikoliq ka thënë se Serbia nuk mund ta ndryshojë vetën për kurrfarë joshjesh dhe as për kurrfarë karriere politike.

Sipas tij, Beogradi gjatë viteve të fundit ka hapur mjaftë rrugë e vetëdijshme me atë që mund të ndodh që dikush të na parashtrojë ultimatume.

“Serbia kurë nuk u është nënshtruar ultimatumeve”, ka thënë Nikoliq duke shtuar se ajo letër nuk mund të pranohet edhe për atë që Kuvendi i Serbisë ka votuar rezolutën e saj nëpërmjet se cilës ka përcaktuar sjelljen e Serbisë nuk raport me dialogun që po zhvillohet në Bruksel.

Daçiq: Do të insistojmë për Asociacion ekzekutiv

Një një intervistë për mediat në Beograd, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se vendi i tij nuk mund të pranojë asgjë që nuk siguron funksionimin dhe ekzistencën e serbëve dhe të bashkësisë serbe në Kosovë.

“Prishtina hedh poshtë propozimet tona për bashkësinë e komunave serbe, por as ne nuk do të pranojmë asgjë nën këtë. Nuk pajtohemi që bashkësia serbe të fitojë të drejtën e organizimit të shfaqjeve folklorike dhe të botojë buletine. Do të insistojmë në autorizimet ekzekutive të saj”, ka thënë Daçiq.

Beogradi kërkon presionin e BE’së mbi Prishtinën

Këshilltari i presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të bëjë presion mbi Prishtinën, nëse do anëtarësimin e Serbisë brenda.

“Presidenti Nikolliq e di se cila është linja që nuk mund ta kalojë. BE duhet të bëjë pak presion edhe mbi Prishtinën. Nuk bën që vetëm njëra palë të lëshojë pe në negociata – atëherë ato nuk janë negociata”, ka thënë Oliver Antiq.

Sot në Bruksel po qëndrojnë autoritetet e larta shtetërore të Serbisë, të cilat do të takojnë shefen për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton, e cila njëherësh është ndërmjetësuese e bisedimeve Kosovë-Serbi.

Konsultimet në Bruksel

Kreu shtetëror i Serbisë do të udhëtojë sot për në Bruksel, ku do të takohet me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, duke përfshirë këtu edhe Përfaqësuesen e Lartë, Catherine Ashton, e cila ndërmjetëson bisedimet Kosovë – Serbi.

Kryetari i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, kryeministri Ivica Daçiq dhe zëvendës-kryeministri i parë Aleksandar Vuçiq do të bisedojnë me baroneshën Ashton lidhur me ngecjet në bisedimet që kanë të bëjnë me formimin e bashkësisë së komunave serbe në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar formimin e kësaj bashkësie, që në Kosovë njihet si Asociacion, por ka refuzuar mundësinë që ky organizim të ketë fuqi ekzekutive, ashtu siç synon Beogradi.

Siç transmeton REL, para nisjes, kryeministri serb Daçiq ka deklaruar se Serbia nuk do të pranojë asgjë më pak nga ajo që në Kosovë të formohet bashkësia e komunave serbe, e cila do të kishte pushtetin ekzekutiv.

Zëvendës-kryeministri i parë serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se kreu i shtetit serb po udhëton në Bruksel për të marrë datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Lidhur me këtë çështje dhe me procesin negociator në përgjithësi, baronesha Ashton pritet ta vizitojë Prishtinën më 14 mars.

Takimet e Ashton janë cilësuar si konsultime në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Raundi i ardhshëm i këtij dialogu, në nivel kryeministrash, mbahet në Bruksel më 20 mars.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 11 March 2013 14:46

Beograd – Versioni i punës për marrëveshjen kornizë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilën e ka parë gazeta serbe “Danas”, ndër të tjera parasheh që “të dyja palët të kenë marrëveshje të mira fqinjësore të bazuara në mosndërhyrjen në çështjet e brendshme dhe në respektimin e ndërsjellë të integritetit territorial”.

Të dyja palët duhet të ”bien dakord se anëtarësimi i tyre në Kombet e Bashkuara dhe organizatat tjera ndërkombëtare nuk nënkupton vërtetimin sipas të drejtës ndërkombëtare”, dhe se të dy palët angazhohen ”për zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura nën patronazhin e Bashkimit Evropian”.

“Danas” , siç transmeton telegrafi, nga shumë burime e ka konfirmuar vërtetësinë e përmbajtjes së këtij dokumenti, të cilin Christoph Heusgen – këshilltari special për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Kancelares, Angela Merkel – në shkurt të këtij viti ia ka dorëzuar nënkryetarit të Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë qëndrimit të këtij të fundit në Berlin.

Nga fondacioni “Konrad Adenauer” kanë thënë për të përditshmen serbe se bëhet fjalë për idenë e tyre që në bashkëpunimin e grupeve të juristëve dhe politikanëve shqiptarë e serbë, thuktë të analizohen të gjitha temat që marrëveshja për normalizimin e raporteve duhet të përmbajë në rrethanat aktuale. Dokumentin e punës fondacioni në janar ia ka dorëzuar Heusgenit. Deri tash nuk ka konfirmim zyrtar nëse ky bashkëpunëtor i besueshëm i kancelares Merkel do të jetë në delegacionin i cili që nga data 16 e deri më 19 mars do të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin.

Siç kanë sqaruar jozyrtarisht për “Danas”, versioni i punës së marrëveshjes për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka të bëjë me dinamikën dhe përmbajtjen e negociatave në Bruksel, edhe pse në mesin e tyre ka ngjashmëri, sidomos kur është fjala menaxhimin e integruar të kufirit, zyrës për ndërlidhje etj.

Versioni i punës për normalizimin e raporteve parasheh që “të dy palët të futen në negociata për caktimin e pikëkalimeve të reja kufitare, si dhe në përmirësimin transportit rrugor, ajror dhe hekurudhor midis dy territoreve”.

Sipas dokumentit, të dyja palët duhet ”reciprokisht të zotohen për të ngritur zyra ndërlidhëse në selitë e qeverisë” dhe se ”do të kërkojnë bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet komunave dhe komuniteteve, nxitje të vëllazërimit të komunave dhe marrëdhënieve reciproke, për të lehtësuar lirinë e lëvizjes në mes të komuniteteve fqinje” – në mënyrë që të ”reduktohen barrierat”.

Në një prej dispozitave është parashikuar që secila palë “të respektojë të gjitha bashkësitë nacionale (pakicat) në territorin e vet, të garantojë mbrojtje të të gjitha të drejtat të tyre në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare, veçanërisht nëpërmjet promovimit të arsimit, kulturës, fesë, dhe gjuhës së komunitetit nacional”. Këtu përmenden ”organet e zgjedhura në mënyrë demokratike të pakicave kombëtare ose forma të tjera të përfaqësimit të tyre në të dy anët, të cilat duhet të kontribuojnë në zgjidhjen e çështjeve praktike të mbrojtjes së pakicave kombëtare”.

Dokumenti parashikon që edhe Prishtina e edhe Beogradi që synojnë të futen në BE, ”të respektojnë parimet e decentralizimit dhe koordinimit të punëve për harmonizimin e legjislacionit me standardet e BE-së”. Të dyja palët në marrëveshje duhet të angazhohen që ”reciprokisht do të mbështesin përpjekjet për të qenë anëtare të BE-së”, dhe që “nën patronazhin e OKB-së zgjidhen të gjitha mosmarrëveshjet e tyre, vetëm nëpërmjet mjeteve paqësore, pa kërcënim ose përdorim të forcës”.

Sipas draft-dokumentit, Prishtina dhe Beogradi duhet të ”vazhdojnë të sillen me bindjen se asnjëra palë nuk mund të përfaqësojë palën tjetër në marrëdhëniet ndërkombëtare, e as të veprojë në emër të saj, dhe se autoriteti i tyre është i kufizuar vetëm në territorin e tyre”.

Marrëveshja, siç propozohet, duhet të hyjë në fuqi pas nënshkrimit nga përfaqësuesit e të dy palëve, ndërsa versioni anglez i tekstit konsiderohet si i vetmi për interpretim.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 01 March 2013 17:00

Prishtinë –  Kryeministri ka paralajmëruar se më 4 mars do të shkojë në negociata me Daçiçin.  Kryeministri do të shkojë atje që së bashku me zyrtarë të lartë të shtetit të Serbisë të gjejë një zgjidhje për veriun e Kosovës.

Ky pazar për veriun po ndodh pasi që Kryeministri vazhdimisht që nga viti 2011 ka premtuar se veriu kurrë nuk do të negociohet. Tash vetë ai po iu prin negociatave dhe kompromisit të ardhshëm për veriun e Kosovës. Me 4 mars Kryeministri po shkon në Bruksel me një qëllim të qartë, e ai është negocimi i autonomisë së entitetit territorial serb brenda Republikës së Kosovës. Me 4 mars do të flitet për statusin që do ta ketë Serbia brenda Republikës Kosovës, dhe statusin që do ta kenë strukturat shtetërore të Serbisë brenda vendit tonë. Me fjalë tjera, me 4 mars Kryeministri po shkon në Bruksel që ta shes veriun e Kosovës. Kryeministri tashmë ka thënë se do të krijohet asociacioni i komunave serbe të Kosovës. Kjo nuk është gjë tjetër veçse një emër tjetër për bashkësinë serbe të komunave në Kosovë, të ofruar nga platforma e Serbisë për Kosovën,ka thënë në një konferencë shtyp grupi parlamentar i Vetëvendosje.

Brenda platformës së Serbisë për Kosovën ekziston një e ashtuquajtur bashkësi e komunave serbe. Ne mendojmë që emri i Kryeministrit për këtë asociacion të komunave serbe është një emërtim tjetër për këtë që tashmë po ofrohet prej platformës së Serbisë, e që është krijimi  i bashkësisë së komunave serbe në Kosovë. Sipas kësaj platforme të Serbisë parashihet që ky entitet t’i ketë nëntë komuna, përveç atyre të veriut si Zubin Potoku, Zveçani, Leposaviçi dhe veriun e ndarë prej Mitrovicës, të fusin pra edhe komunat tjera që janë krijuar sipas planit të Ahtisaarit si Graçanica, Parteshi, Ranillugu, Kllokoti dhe Shtërpca.

Kjo nuk do të thotë që veriu i Kosovës dhe këto komuna të pakontrolluara nga Kosova t’i bashkohen planit të Ahtisaarit, por përkundrazi ne po shkojmë kah procesi që këto komuna t’i bashkohen atyre në veri të Kosovës, dhe ta ngrenë statusin e tyre njëjtë siç e ka veriu i Kosovës, në një kontroll total nga shteti i Serbisë. Kryeministri po ashtu doli dhe na tha se ky asociacion që po krijohet tash, na qenka sipas tij në përputhje me planin e Ahtisaarit. Ky është një mashtrim i madh që po i përgatitet popullit dhe qytetarëve të Kosovës. Madje në planin e Ahtisaarit nuk mund ta gjeni askund një asociacion të komunave me bazë territoriale, me bazë etnike, për të cilën ne u dashka që të negociojmë me Serbinë dhe ta krijojmë këtë asociacion në bashkëpunim me Serbinë, e ku do të kishte hise është Serbia e Daçiçit.

Të gjitha këto po tregojnë se procesi po shkon drejt hedhjes në tavolinë të vetë planit të Ahtisaarit.  kur u pat pranuar plani i Ahtisaarit, Qeveria e Kosovës dhe zyrtarë të ndryshëm në atë kohë thonin se plani i Ahtisaarit po pranohet, mirëpo është një kompromis maksimal dhe është koncesioni i fundit që po e bën Kosova. Tash, me vetë faktin se Kryeministri po shkon dhe po e hedh në tavolinë veriun e Kosovës, po tregon që këta janë të gatshëm ta hapin edhe planin e Ahtisaarit, atë që e quanin kompromisin e fundit të dhimbshëm.

Në negociatat e 4 marsit po fillon krijimi i një pushteti të tretë në Kosovës. Në Kosovë janë 2 pushtete, ai qendror dhe ai lokal. Tash, duan ta krijojnë një pushtet me bazë etnike dhe territoriale brenda Kosovës, që ka pushtet më shumë sesa niveli lokal, dhe që nuk i nënshtrohet nivelit qendror. Ky pushtet i tretë do të ishte fatal për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.(K.N/LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 21 February 2013 20:20

RAMUSH HARADINAJ
Ne jemi në dijeni për ndjeshmërinë e dialogut dhe temave. Kuptohet me rëndësi është që të gjitha temat janë hapur dhe ka një progres. Ne nuk kemi kohë dhe askush në Ballkan nuk ka kohë, nuk ka kohë Kosova dhe as Serbia. Prandaj, është me interes që temat të përshpejtohen dhe të zgjidhen. Është në interesin e të gjithëve. Pra, edhe ne shpresojmë që nuk do të humbet kohë që të zgjidhen temat që janë shtruar.

RAMUSH HARADINAJ
Qëndrimi i Beogradit zyrtar nuk ka bazë ligjore në asnjë nga dokumentet ndërkombëtare apo edhe në dokumentet themelore të Kosovës. Do të thotë, vetë veprimtaria e të ashtuquajturave struktura të sigurisë në veri është joligjore dhe nuk ka bazë ligjore. Serbia obligohet në bazë të parimeve dhe obligimeve të veta për avancim në procesin integrues të BE-së që të respektojë ligjet edhe parimet ligjore.

Atë që po bën Kosova është se duke pasur parasysh ndjeshmërinë e zhvillimeve dhe temave, për të cilat po flasim, po reflekton një kujdes të madh që të vijmë deri te zgjidhjet e duhura në mënyrë që qytetarët e veriut të integrohen në juridiksionin, rendin dhe ligjin dhe në të gjitha ato që i parasheh Kushtetuta dhe Pakoja e Ahtisarit e integruar në Kushtetutën e Kosovës, e që është një vetëqeverisje komunale, pra lokale për serbët në veri.

RAMUSH HARADINAJ
Nuk është një veprim apo drejtim i duhur, meqenëse Plani i Ahtisaarit në kohën kur është hartuar dhe aprovuar nga ana e jonë, i ka paraparë zgjidhjet e duhura për serbët në tërë Kosovën, pra edhe në veri. Mendojmë se zbatimi i zgjidhjeve që janë paraparë në Pakon e Ahtisaarit është zgjidhja e duhur.

RAMUSH HARADINAJ
Kosova ka treguar një pjekuri të madhe dhe kujdes që të mos ndërmarrë veprime të njëanshme për zgjidhjen e çështjeve që na preokupojnë në veri. Për këtë mendoj se Kosova meriton një përkujdesje të madhe të bashkësisë ndërkombëtare që këto tema të zgjidhen në interes të qytetarëve të veriut edhe të Kosovës dhe proceseve integruese.

Pra, Prishtina zyrtare nuk ka bërë asnjë veprim, përmes të cilit ka mundur të vështirësojë gjendjen e zgjidhjeve. Por, Prishtina zyrtare është edhe e aftë dhe e gatshme që t’i përmbushë përgjegjësitë e veta në gjithë territorin e vet.

RAMUSH HARADINAJ
Mendoj se është në interes të të dyja vendeve dhe i jemi mirënjohës baroneshës Ashton, qeverisë amerikane, BE-së dhe të gjitha qeverive nacionale që po japin ndihmesën e tyre. Mendoj se ky është një kontribut për rajonin dhe nuk ka rrugë tjetër, pos arritja te normalizimi.

Disa herë e kam thënë se BE-ja duhet ta mbajë standardin shumë lart për ne, në mënyrë që ne të mos kemi dilema në rajon. Pra, nëse do të bëheshin lëshime ndaj Serbisë në hapat drejt integrimit ato lëshime do të dërgonin mesazhe jo të qarta për rajonin. Pra, jemi shumë të interesuar që të ketë qëndrime të qarta dhe standarde të larta dhe të mos ndryshojnë për të gjithë ne në rajon.  

Koalicioni PDK – AAK

RAMUSH HARADINAJ
Unë kam qenë 100 ditë në qeverisje dhe unë e kam vërtetuar se me një qeverisje efektive, Kosova mund të zhvillohet dhe të marrë drejtimin e duhur dhe të arrijë sukseset që i pret, por të cilat i presin edhe miqtë e Kosovës. Andaj, punoj çdo ditë që të marr besimin, të vij deri te mundësia që t’i japim Kosovës një qeverisje efektive. Këtë mundësi ia kam ofruar edhe kryeministrit aktual, Thaçi, dhe PDK-së, si mundësi që ata t’ia japin dikujt përgjegjësitë, në mënyrë që të nxirret vendi nga gjendja e tashme.

Në fillim ka pasur një entuziazëm në këtë mënyrë të punës, por më vonë ndryshuan qëndrimet. Më vjen keq pse ka ndodhur kështu, sepse do të ishte një mundësi e mirë që t’i jepnim një dinamikë të re qeverisëse dhe politikë të re vendit në zhvillimet e brendshme, e cila nuk do të ndikonte në obligimet ndërkombëtare të Kosovës, as në dialogun me Serbinë, e as në obligimet tjera që i ka Kosova, si agjenda për BE-në, pastaj në reformat e brendshme e të tjera. Por, përkundrazi do të ishte një përpjekje në këto procese.  

RAMUSH HARADINAJ
Tani kemi mbetur në opsionin që sovrani të vendosë dhe ne po ua ofrojmë platformën tonë qytetarëve. Do të thotë që kemi marrë një rol të qendrës për ndryshimet që do të vijnë në zgjedhjet e rregullta. Marrim pjesë dhe përgjegjësi direkte në temat e interesit nacional, siç është rasti te dialogu, jemi i vetmi subjekt opozitar që marrim pjesë direkt në dialog. Pastaj në agjendën evropiane, reformën zgjedhore dhe temat që janë të interesit nacional.

Por, bëjmë një opozitë të përgjegjshme duke e kritikuar qeverinë në politikat që kanë të bëjnë me rendin e ligjin, në politikat ekonomike, në burokracinë korruptive që ekziston dhe shumë tema që ne na shqetësojnë në vend. Ne tash presim që të marrim mbështetjen nga sovrani, votuesi, që të formojmë qeverinë, por kuptohet nëse ky besim nuk do të ishte i mjaftueshëm, ne do të kërkonim edhe partner. 

RAMUSH HARADINAJ
E para që është me rëndësi në Kosovë, duhet të qëndrojmë në përputhje me obligimet e marra, mandatet. Duhet t’i mbajmë zgjedhjet komunale në kohën e paraparë dhe të mos e ndryshojmë agjendën zgjedhore. Po ashtu, spektri politik duhet të arrijë një dakordim për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

Ne nuk po kërkojmë zgjedhje për Aleancën, por për Kosovën, për gjithë spektrin politik. Mendoj se Qeveria Thaçi duhet të bëjë vetë një analizë se a është në rregull të vazhdohet me qeverisje në trendët e tashëm dhe me besimin çfarë ka në Parlamentin e Kosovës dhe me peshën e temave.

Por, mendoj se vendimi ose iniciativa i takon PDK-së, pasi që mbajnë përgjegjësitë e para që të vlerësojnë dhe të ftojnë në një analizë të përbashkët spektrin politik. Sa na përket neve, si Aleancë, ne mendojmë se sa më shpejt që mbahen zgjedhjet parlamentare, të rregullta dhe dakorduara politikisht, do të jetë më mirë për Kosovën.(REL/LajmeShqip.com)