Lajme Shqip Wednesday, 14 November 2012 16:23

Tiranë -Punonjësit në të gjithë Bashkimin Europian janë bashkuar ditën e mërkurë në një seri protestash dhe grevash, kundër rritjes së papunësisë dhe masave shtrënguese.

40 grupime, nga 23 vende të ndryshme, janë përfshirë në këtë ditë proteste.

Grevat e përgjithshme në Spanjë dhe Portugali kanë paralizuar transportin, aktivitetin ekonomik dhe u shoqëruan me mbylljen e shkollave dhe universiteteve.

Në Madrid, përplasje të dhunshme ndodhën midis protestuesve dhe policisë.

Greqia, Italia dhe Belgjika gjithashtu po dëshmojnë manifestime popullore, të punëtorëve të irrituar nga masat e vazhdueshme shtrënguese, shkurtimet dhe rritja e papunësisë.

Franca, Britania e Madhe, Gjermania dhe disa vende të Europës Lindore janë bërë gjithashtu dëshmitare të manifestimeve sindikaliste.

Greva ka sjellë probleme të rëndësishme edhe me qarkullimin ajror, me disa qindra fluturime që janë ndërprerë gjatë ditës në Europë, për shkak të solidarizimit me grevën të punonjësve të disa aeroporteve të rëndësishëm.

Manifestimi i së mërkurës u organizua nga Konfederata Europiane e Tregëtisë. ”Masat shtrënguese janë një rrugë pa krye”, shkruhej në një deklaratë të publikuar nga KET-i, që kërkon politika më të fuqishme pro punësimit dhe stimulimit të rritjes ekonomike.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 13 November 2012 17:24

Madrid – Sindikatat e punëtorëve për nesër kanë lajmëruar për herë të parë mbajtje të protestave të përbashkëta kundër politikave të qeverive të cilët parashikojnë masa ekonomike për kursime.

Në Spanjë dhe Portugali greva e përgjithshme për herë të parë do të organizohet në të njëjtën ditë.

Greva do të ketë në Itali, Greqi, Maltë, dhe në pjesën e Greqisë të Qipros.

Në thirrje të Konfederatës të Sindikatave Evropiane me titull Dita e Evropës e solidaritetit dhe protestave, demonstrata do të mbahen në 23 shtete.

Greqia nga fillimi i vitit 2010 gjithsej 26 ditë ishte paralizuar nga grevat e përgjithshme të të punësuarve në sektorin publik.

Për herë të parë në histori Spanja në të cilën papunësia është 25 për qind, do të ballafaqohet me dy greva të përgjithshme për një vit.

Greva e nesërme e përgjithshme do të jetë e treta në 16 muajt e kaluar në Portugali, ku janë zvogëluar rrogat, ndërsa çmimet për transport, shërbime shëndetësore, tatime dhe harxhime të regjisë janë rritur.

Sekretarja e përgjithshme e Konfederatës Bernadet Segol paralajmëroi  protesta në 23 shtete në Evropës. Ajo tregoi në rëndësinë nga veprimi i përbashkët i qytetarëve nga të gjitha shtetet evropiane ku politikat për kursim kanë nxitur dobësim të ekonomive, ndërsa Unioni Monetar është në  prag të shkatërrimit.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 19 October 2012 11:00

Spanjë – Sipas saj, politikanët katalanas janë duke punuar aktualisht për krijimin e një “Katalonje të Madhe”, e cila do të përfshijë pjesë të ishujve Baleare, rajonin e Valencias dhe mbase edhe disa krahina kufitare me Francën.

Deklarimi i pavarësisë është planifikuar të ndodhë në vitin 2014, nëse gjatë kësaj kohe nuk do të gjendet një konsensus i përbashkët me Madridin zyrtar.

Në dritën e fakteve, ka pak gjasa që lëvizja separatiste katalanase të gjeje kompromis me qeverine qendrore dhe për këtë arsye, qeveria lokale e Barcelonës mund të deklarojë pavarësinë, siç bëri Kosova në vitin 2008.

Nëse kjo do të ndodhë, do të jetë e rëndësishme për Katalonjën që të fitojë menjëherë disa njohje të rëndësishme ndërkombëtare, por ndonëse “precedenti kosovar” mund të përdoret për të shpallur pavarësinë e njëanshme, duket se ka pak gjasa që krahina të fitojë njohje të menjëhershme.

Megjithate, precedenti do te kete rendesine me te madhe, ne argumentimin qe politikanet vendas pritet te perdorin per te justif8ikuar te drejten e krahines per te deklaruar ne menyre te njeanshme pavaresine.

Një krahinë autonome, ajo e Katalonjës përballet me presione gjithmonë e më të mëdha separatiste, ndikuar nga ndienja e fortë e përkatësisë kombëtare e popullsisë së rajonit dhe problemet e theksuara ekonomike të Spanjës.

Ndonëse është vetëm një prej 19 krahinave të Spanjës, Katalonja është më e pasura dhe dërgon në arkat e shtetit 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të të gjithë shtetit.

Përballë krizës së thellë që po përjeton vendi, katalanasit gjithmonë e më shumë vlerësojnë si të padrejtë që paratë e tyre të shërbejnë për të mbajtur në këmbë një shtet, që siç thekson “La Stampa”, ata nuk ndiejnë se i përkasin. Sipas saj, politikanët katalanas janë duke punuar aktualisht për krijimin e një “Katalonje të Madhe”, e cila do të përfshijë pjesë të ishujve Baleare, rajonin e Valencias dhe mbase edhe disa krahina kufitare me Francën.

Deklarimi i pavarësisë është planifikuar të ndodhë në vitin 2014, nëse gjatë kësaj kohe nuk do të gjendet një konsensus i përbashkët me Madridin zyrtar.

Në dritën e fakteve, ka pak gjasa që lëvizja separatiste katalanase të gjeje kompromis me qeverine qendrore dhe për këtë arsye, qeveria lokale e Barcelonës mund të deklarojë pavarësinë, siç bëri Kosova në vitin 2008.

Nëse kjo do të ndodhë, do të jetë e rëndësishme për Katalonjën që të fitojë menjëherë disa njohje të rëndësishme ndërkombëtare, por ndonëse “precedenti kosovar” mund të përdoret për të shpallur pavarësinë e njëanshme, duket se ka pak gjasa që krahina të fitojë njohje të menjëhershme.

Megjithate, precedenti do te kete rendesine me te madhe, ne argumentimin qe politikanet vendas pritet te perdorin per te justif8ikuar te drejten e krahines per te deklaruar ne menyre te njeanshme pavaresine.

Një krahinë autonome, ajo e Katalonjës përballet me presione gjithmonë e më të mëdha separatiste, ndikuar nga ndienja e fortë e përkatësisë kombëtare e popullsisë së rajonit dhe problemet e theksuara ekonomike të Spanjës.

Ndonëse është vetëm një prej 19 krahinave të Spanjës, Katalonja është më e pasura dhe dërgon në arkat e shtetit 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të të gjithë shtetit.

Përballë krizës së thellë që po përjeton vendi, katalanasit gjithmonë e më shumë vlerësojnë si të padrejtë që paratë e tyre të shërbejnë për të mbajtur në këmbë një shtet, që siç thekson “La Stampa”, ata nuk ndiejnë se i përkasin. (T.Ch)

 
Lajme Shqip Friday, 20 July 2012 17:47

Madrid – Qindra mijë njerëz dolën në rrugë në 80 qytete spanjolle për të protestuar kundër masave të fundit qeveritare për kursim, kumtuan agjencitë botërore.

Partia popullore në pushtet e shfrytëzoi shumicën e vet në parlament për t’i shtyrë masat, të cila përfshijnë rritje të tatimeve dhe ulje të rrogave.

Demonstruesit u tubuan në sheshin kryesor madrilen “Puerta del sol” dhe para parlamentit, ku policia kishte vendosur forca të veta dhe vendosi barrikada si masë kujdesi në rast të paraqitjes së dhunës.

Megjithatë dhuna shpërtheu dhe njëzet e gjashtë persona u lënduan në përleshjet ndërmjet policisë dhe demonstruesve në Madrid. Përleshjet shpërthyen para parlamentit, pasi që një grup demonstruesish tentoi t’i kalojë rrethojat e vendosura nga organet e rendit.

Janë arrestuar gjashtë demonstrues. Në mesin e të lënduarve është edhe një polic. Protesta masive kishte edhe në Barcelonë dhe Bilbao. Sipas gazetës “Pais”, në demonstratat në Madrid kanë marrë pjesë mbi 100.000 njerëz.

Spanja po e përjeton recesionin e dytë në tre vitet e fundit dhe ka rrezik të futet në situatën që i nevojitet shpëtim, ngjashëm me Greqinë, Irlandën dhe Portugalinë, nënvizuan agjencitë. (LajmeShqip.com)