Lajme Shqip Monday, 29 April 2013 13:00

Athinë – Parlamenti grek ka miratuar me 168 vota pro dhe 123 kunder projektligjin e fundit te reformave dhe masave te kursimit, si kusht per marrjen e dy kesteve te radhes me vlere prej 8.8 miliardë euro nga kreditoret e huaj.

Midis te tjerash ky projektligj permban pushimin nga puna te me shume se 15 000 nenpunesve te administrates civile deri ne vitin 2014, privatizimin e shume organizmave shteterore dhe gjysme shteterore apo mbylljen e tyre, taksa te reja mbi pronen private, rritjen e oreve te mesimit per mesuesit. Synimi i tij eshte krijimi i nje shteti modern me pak te kushtueshem qe do te risjelle ne rrugen e zhvillimit ekonomine e rrenuar te vendit.

“Jemi duke ecur nëpër një rrugë shumë të vështirë, por kjo do të jetë një histori suksesi”, theksoi Antonis Samaras, Kryeministër grek.

Eshte hera e katert qe Greqia aprovon ne Parlament masat shtrenguese dhe reforma qe prej vitit 2010, kur kerkoi ndihme nga FMN dhe BE, pasi rrezikonte falimentimin dhe daljen nga zona e Euros. Por eshte hera e pare qe Qeveria greke thyen nje tabu prej disa dekadash, duke pushuar nga puna nenpunes te administrates shteterore qe deri dje mbroheshin nga Kushtetuta, ne nje kohe qe papunesia ne vend ka arritur ne 27%, me e larta ne shtetet e zones se euros dhe ekonomia e saj vazhdon te tkurret per te gjashtin vit rrjesht.

“Unë besoj fuqimisht se jemi në rrugën e duhur dhe kjo është gjëja më e rëndësishme pasi kishim nje mbështetje të fortë sonte ne Parlament”, tha Janis Sturnaras, Ministri i Financave.

Ndersa ne Parlament votohej projekligji qe konsiderohet nga partite e opozites si nje ligj qe gjunjezon perfundimisht klasen e mesme dhe shkaterron shtresat e varfra, jashte nderteses disa qindra qytetare kane protestuar duke mbajtuar ne duar pankartat ne te cilat shkruhej: “Po shkaterroni jetet tona”.(T.CH/LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 04 March 2013 18:21

Athinë – Greqia është tronditur nga një lajm i fundit i BE-së, e cila ka lëshuar një “Udhëzues të luftës për Greqinë!”. Treshja evropiane ka mbërritur në Athinë në kuadër të takimeve për masat shtrënguese që ky vend duhet te plotësojë.

Por kjo vizitë është shoqëruar me një debat të madh, pasi mediat greke kanë zbuluar një “Udhëzues lufte”, siç konsiderohet një -email i Komisionit Evropian, ku u kërkohet funksionarëve shtetërorë në Athine të marrin masa të larta sigurie, gjatë qëndrimit të tyre në Greqi. Por më e keqja është se ata përshkruajnë skenarë me të vdekur, të vrarë dhe trazira.

E- maili në fjalë, përshkruan një situatë tejet të rëndë dhe të frikshme për kryeqytetin grek.

Sipas medieve të tilla paralajmërime u janë dërguar edhe funksionarëve të FMN-së, të cilët vijnë në Greqi, ndërkohë që bën fjalë edhe për masa udhëzuese më të larta të sigurisë, të cilat do t’u jepen gojarisht të interesuarve.

Sipas porosisë në fjalë, bëhet fjalë për Udhëzuesin e parë që lëshon Komisioni për një shtet anëtar të BE-së dhe u propozon funksionarëve të BE, të cilët vijnë në Athinë, qofshin të huaj, apo edhe grekë, që të marrin një sërë masash, në mënyrë që të mos rrezikohet jeta e tyre, thua se ata po shkojnë në Kabul, e jo në Athinë.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 27 February 2013 11:41

Romë – Rezultati i zgjedhjeve italiane ka rritur edhe më shumë frymën e kundërshtimit të masave të ashpra financiare në Greqi.

Në fillim përfaqësues të së Majtës Radikale dhe më pas ata të partive të tjera opozitare, kanë theksuar se politikat e kursimit, të imponuara nga Berlini e Brukseli, kanë sjellë popujt e Europës së jugut në limitet e tyre dhe se kështu BE nuk mund të ecë përpara, pasi në rradhë të parë ekzistojnë njerëzit, më pas tregjet financiare.

Në shumicën e titujve të gazetave vendase ndihet një gëzim që, atë që nuk bëri dot Greqia e vogël me zgjedhjet e saj, e bëri Italia e madhe.

“Basta” është titulli i opozitares Avriani. “Tërmet italian. Mesazh kundër Merkelit dhe masave të kursimit”, shkruan gazeta “To Ethnos”. “Basta Merkel, votuan italianët”, është titulli i gazetës “6 ditët”. “Shuplakë italiane te Merkel dhe masat e kursimit”, thekson Eleftheros Tipos.

Analistët vendas shprehen se mesazhi i italianëve ndaj Merkelit dhe politikave të Brukselit ishte se, ata mund të jetojnë pa euron, por Europa nuk mund të rrezikojë një Itali jashtë saj, apo për më tepër të paqeverisur, ndaj dhe grekët shpresojnë në një ndryshim të vijës së ashpër të Berlinit.

Duke parë edhe rritjen e protestave në Spanjë e Portugali, shumica e grekëve shprehin kundërshtimin ndaj politikave të kursimit dhe reformave të ashpra, të imponuara nga kreditorët, që nuk po sjellin asnjë rezultat, përveç recesionit të thellë, papunësisë së madhe dhe pabarazisë sociale.

I intervistuar për gazetën greke “Proto Thema”, komiku Beppe Grillo, që ktheu në dramë për Europën zgjedhjet italiane, me përqindjen që siguroi, thekson se i vjen keq që grekët u bënë kaviet e financave botërore.

Sipas tij, Greqia ishte e para që hyri në vorbullën e fuqive botërore ekonomike dhe duhet të jetë e para që do të dalë, duke u bërë qytetarët e saj më aktivë në qeverisjen e vendit.(T.CH/LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 31 January 2013 12:25

Athine – Greqia është përfshirë përsëri nga një valë grevash në sektorë të ndryshme të vendit. Nga mëngjesi i së enjtes në grevë 24 orëshe ndodhen drejtuesit e mjeteve të sherbimit  publit,te autobuseve, tramvajit, trenave dhe disa pjeseve të metrose se kryeqytetit.

Gjithashtu spitalet do te punojne me personel sigurie. Unioni i Sindikatave te sektorit publik ka ndaluar punen per disa ore ne shenje solidarizimi me sindikatat e mjekeve dhe te nenpunesve spitalore.

Nderkohe vazhdojne greven e tyre per te nenten dite rrjesht punonjesit e kantiereve detare te Elevsines  te cilet kane me shume se 13 muaj pa u paguar. Anijet do te ngelen te ankoruara ne porte per 48 ore rrjesht pasi marinaret kundershtojne reformat qeveritare ne kete sektor.

Ne greve 24 oreshe jane edhe nenpunesit e Sherbimit Elektrik Kombetar te vendit. Ndalime pune do te kete edhe ne shkollat e arsimit te mesem dhe te ulet.Ne  protestat para ministrive perkatese dhe me pas para parlamentit vendin kryesor e zene thirrjet dhe parrullat ndaj masave shternguese dhe reformave qeveritare qe kane si synim reduktimin e pagave ,pensioneve  dhe pushimet nga puna.

Te merkuren protestues militante te partise komuniste kane hyre me force ne zyrat e ministrit te Punes Janis Vrutsis  dhe policia ka kryer me shume se 35 arrestime duke perdorur dhunen.

Pasi ka marre me shume se 46 miliardë euro ndihme nga kreditoret e huaj Athina zyrtare ka filluar me zell te madh te zbatoje reformat e kerkuara nga BE-ja dhe FMN-ja, duke ulur ndjeshme te ardhurat, duke rritur taksat, ndersa papunesia ka shkuar ne mbi 26%. Masat kane gjetur ne menyre te herepashershme kundershtimin e sindikatave, ndaj dhe  grevat dhe protestat e dhunshme janë bërë të zakonshme tashme në Athinë dhe qytetet e tjera te vendit.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 14 November 2012 16:23

Tiranë -Punonjësit në të gjithë Bashkimin Europian janë bashkuar ditën e mërkurë në një seri protestash dhe grevash, kundër rritjes së papunësisë dhe masave shtrënguese.

40 grupime, nga 23 vende të ndryshme, janë përfshirë në këtë ditë proteste.

Grevat e përgjithshme në Spanjë dhe Portugali kanë paralizuar transportin, aktivitetin ekonomik dhe u shoqëruan me mbylljen e shkollave dhe universiteteve.

Në Madrid, përplasje të dhunshme ndodhën midis protestuesve dhe policisë.

Greqia, Italia dhe Belgjika gjithashtu po dëshmojnë manifestime popullore, të punëtorëve të irrituar nga masat e vazhdueshme shtrënguese, shkurtimet dhe rritja e papunësisë.

Franca, Britania e Madhe, Gjermania dhe disa vende të Europës Lindore janë bërë gjithashtu dëshmitare të manifestimeve sindikaliste.

Greva ka sjellë probleme të rëndësishme edhe me qarkullimin ajror, me disa qindra fluturime që janë ndërprerë gjatë ditës në Europë, për shkak të solidarizimit me grevën të punonjësve të disa aeroporteve të rëndësishëm.

Manifestimi i së mërkurës u organizua nga Konfederata Europiane e Tregëtisë. ”Masat shtrënguese janë një rrugë pa krye”, shkruhej në një deklaratë të publikuar nga KET-i, që kërkon politika më të fuqishme pro punësimit dhe stimulimit të rritjes ekonomike.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 13 November 2012 17:24

Madrid – Sindikatat e punëtorëve për nesër kanë lajmëruar për herë të parë mbajtje të protestave të përbashkëta kundër politikave të qeverive të cilët parashikojnë masa ekonomike për kursime.

Në Spanjë dhe Portugali greva e përgjithshme për herë të parë do të organizohet në të njëjtën ditë.

Greva do të ketë në Itali, Greqi, Maltë, dhe në pjesën e Greqisë të Qipros.

Në thirrje të Konfederatës të Sindikatave Evropiane me titull Dita e Evropës e solidaritetit dhe protestave, demonstrata do të mbahen në 23 shtete.

Greqia nga fillimi i vitit 2010 gjithsej 26 ditë ishte paralizuar nga grevat e përgjithshme të të punësuarve në sektorin publik.

Për herë të parë në histori Spanja në të cilën papunësia është 25 për qind, do të ballafaqohet me dy greva të përgjithshme për një vit.

Greva e nesërme e përgjithshme do të jetë e treta në 16 muajt e kaluar në Portugali, ku janë zvogëluar rrogat, ndërsa çmimet për transport, shërbime shëndetësore, tatime dhe harxhime të regjisë janë rritur.

Sekretarja e përgjithshme e Konfederatës Bernadet Segol paralajmëroi  protesta në 23 shtete në Evropës. Ajo tregoi në rëndësinë nga veprimi i përbashkët i qytetarëve nga të gjitha shtetet evropiane ku politikat për kursim kanë nxitur dobësim të ekonomive, ndërsa Unioni Monetar është në  prag të shkatërrimit.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 07 November 2012 19:15

Athinë – Prej orës pesë të pasdites së të mërkurës mijëra qytetarë janë grumbulluar në qendër të Athinës duke iu përgjigjur thirrjes së dy sindikatave të sektorit publik dhe atij privat, në ditën e dytë të grevës së përgjitshme në vend, që të vazhdojnë protestën tek sheshi Sintagma para parlamentit grek brenda të cilit diskutohen dhe pritet të miratohen në mbrëmje vonë masat më të rrepta ekonomike në historinë e vendit.

Protestuesit kanë qëlluar me gurë, sende të tjera të forta dhe bomba molotov në drejtim të forcave të shumta të policisë, ndërsa kjo e fundit është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës për shpërndajren e tyre.

Mijëra persona vazhdojnë të qendrojnë përballë dhe përreth godinës së parlamentit, ndërsa vendi është i paralizuar nga greva e përgjithshme 48 orëshe për të kundërshtuar masat anti-krizë të qeverisë.

Projektligji i të ashtuquajturit “Memorandumi 3 i Ndihmës” është hedhur për miratim si një nen i vetëm në mënyrë urgjente pavarësisht së përbehet nga qindra faqe me reforma administrative dhe masa financiare që prekin kryesisht shtresën e varfër dhe të mesme të popullsisë.

Midis të tjerash reduktime të reja nga 5 deri në 15% të pensioneve, të pagave të sektorit shtetëror dhe atij privat, heqjen e përfitimeve shtesë, rritjen nga 65 në 67 vjet të moshës së pensionit për të gjithë, pushimin nga puna të 27.000 nënpunësve shtetërore deri në fund të 2013, reduktime të ndjeshme në sektorët e shëndetësisë dhe arsimit, rritjen e re të taksave.

Kryeministri grek u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të aprovojnë masat e dhimbshme, pasi në rast të kundërt vendi shkon drejt katastrofës. Por duket se vetëm rreth 154 nga 177 deputetë e koalcionit trepartiak në parlamentin 300 vendësh pritet të votojnë pro, një shenjë e qartë kjo e klimës që mbizotëron.

Ky votim do të pasohet nga ai i së dielës për projektbuxhetin e vitit 2013 dhe të dyja së bashku pritet që të jenë edhe një votëbesim i ri për qeverinë Samaras në momentin më të vështirë të saj. Nëse në të dy rastet votohet pro, Greqia ka shumë gjasa  të marrë në 12 nëntor dritën jeshile nga samiti i ministrave të Eurozonës për lëvrimin e këstit prej 31.5 miliard euro, shumica e të cilit shkon për rikapitalizimin e bankave të vendit.

Sot Komisioni Europian ka deklaruar se Greqia mund të dalë më herët nga recensioni shumëvjecar i ekonomisë së saj, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2014 me një ritëm zhvillimi prej 0,6%. Por sic  ka theksuar Komisioneri për Ekonomine Olli Rehn cdo gjë varet se si do të votojë Athina.

Ndërkohë opozita u ka bërë thirrje qytetarëve të qendrojnë jashtë parlamentit deri në momentin e votimit. Mijëra policë dhe forca speciale janë në gjendje gadishmerie për të shpërndare turmën me makinat e ujit me presion apo me bombat me gaz lotsjellës.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 19 October 2012 09:00

Athinë – Epiqendra e protestuesve ishte sheshi Syntagma nga ku nisën edhe përleshjet e ashpra me policinë. Manifestuesit hodhën gurë, bomba molotov dhe sende të tjera të forta ndaj forcave të sigurisë, ndërsa këto të fundit iu kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës dhe shkopinj gome.

Dhjetra persona raportohen të lënduar nga përleshjet, disa për të cilëve me plagë të thella. Dhjetra të tjerë janë prangosur nga policia, ndërkohë që kryeqyteti zien nga flakët.

Në respektim të vendimit për një grevë të përgjithshme 24 orëshe, transporti ka mbyllur dyert, ndërsa dyqanet në kryeqytetin grek kanë ulur qepenat nga frika e trazirave që ishin paralajmëruar më parë.

Protestuesit kundërshtojnë zbatimin e masave të reja shtrënguese të qeverisë, e detyruar nga kërkesa e huadhënësve ndërkombëtarë për të bërë të mundur marrjen e këstit të radhës së ndihmës financiare në muajin nëntor.

Kjo është greva e dytë e përgjithshme e sindikatave brenda një muaji. Organizatat e punëtorëve kanë paralajmëruar të tjera greva në ditët në vazhdim dhe përshkallëzimin e tyre nëse qeveria kalon paketën e re të masave. (LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Thursday, 18 October 2012 09:30

Athinë  – Bëhet fjalë për një marrëveshje mbi reformat që duhen aplikuar në këmbim të lëshimit të këstit të ri të ndihmës prej 31,5 miliardë eurosh.

“Grupi i Komisionit Evropian, BQE-së dhe FMN-së ka përfunduar misionin në Greqi për të diskutuar me autoritetet lokale mbi masat e duhura për të finalizuar programin e riparimit ekonomik të vendit”, thuhet në një komunikatë të lëshuar në mbrëmje nga zyra e KE-së.

Sipas Komisionit, bisedimet kanë qenë “të frytshme” dhe autoritetet helene me Trojkën kanë rënë dakord për masat kryesore për t’i hapur rrugën pjesës përfundimtare të testit.

Më herët kryeministri grek, Andonis Samaras u shpreh optimist rreth dhënies së këstit të radhës së ndihmës nga ana e ndërkombëtarëve për Greqinë.

“Greqia do të ketë shumë shpejt këstin e radhës për të paguar borxhet e saj, për të rikapitalizuar bankat dhe për të rikthyer qarkullimin e parave në treg”, tha Samaras.

Deklaratën në fjalë kreu i qeverisë helene e bëri mbrëmjen e së hënës në kongresin e organizuar nga “International Herald Tribune” në Athinë.

“Atëherë do të marrë fund frika e kthimit te dhrahmia. Për herë të parë në Greqi ekziston një konsensus i fortë popullor që mbështet reformat strukturale”, shtoi kryeministri. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 09 October 2012 13:21

Athinë (PLOTESUAR 9 TETOR, 16:00)- Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha sot se Greqia ka mbuluar shumicën e pjesëve që kanë nevojë për shërim, gjatë vizitës së saj në Athinë, e cila është pritur me protesta masive.

Gjatë vizitës së saj gjashtë orëshe në Greqi, Merkel tha se shpreson që Greqia do të vazhdojë të qëndrojë në grupin prej 17 vendeve anëtare të eurozonës, por tha se qeveria në Athinë duhet ende të shtyjë përpara reformat e shkurtimeve. Kjo është vizita e saj e parë që nga fillimi i krizës në eurozonë, e që e kaploi këtë vend para tre vjetësh.

Policia greke ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve, të cilët gjuanin gurë dhe bombola gazi në qendër të Athinës, vetëm disa qindra metra larg vendit ku po zhvillohej takimi ndërmjet kancelares Merkel me kryeministrin grek, Antonis Samaras.

Më shumë se 7000 policë janë vendosur në Athinë për t’i parandaluar trazirat gjatë vizitës së Merkelit, ndërkohë që rreth 50 mjë grekë raportohet se janë mbledhur në protestën masive, më të madhen në muajt e fundit, për ta kundërshtuar vizitën e kancelares gjermane dhe masat e shtrëngimit që janë përkrahur nga qeveria e saj.(LajmeShqip.com)

****************************************

Athinë – Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka arritur në Greqi, në vizitën e saj të parë që nga fillimi i krizës në eurozonë, e që e kaploi këtë vend para tre vjetësh.

Më shumë se 7000 policë janë vendosur në Athinë për t’i parandaluar trazirat e mundshme gjatë vizitës gjashtë orëshe të Merkelit, gjatë se cilës ajo pritet të zhvillojë bisedime për krizën me kryeministrin e vendit, Antonis Samaras.

Gjatë ditës së djeshme, me mijëra njerëz protestuan në Athinë për ta kundërshtuar vizitën e Merkelit dhe masat e shtrëngimit që janë përkrahur nga qeveria e saj. Shumë grekë e fajësojnë kancelaren gjermane që ka detyruar Greqinë që t’i zbatojë reformat e vështira, në këmbim të paketave ndërkombëtare të ndihmës, për ta evituar falimentimin. (LajmeShqip.com)